Na ndajnë 24 orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e kandidaturave për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Deri tani gjashtë persona kanë depozituar kërkesën pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Tre nga gjashtë emrat të cilët kanë shprehur interes për këtë post janë; ish-kryeinspektorja e KLD-së Marsida Xhaferrllari, ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi dhe gjyqtari administrativ Artur Malaj.
Ndërkohë që nesër pritet që KED-ja në skadim të afatit të publikojë edhe emrat e tre kandidatëve nëse nuk do të ketë të tjerë. Pas renditjes së kandidaturave nga KED, parlamenti zgjedh kreun e ILD-së.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje. Madje do të bëjë edhe hetimin për anëtarët e KLP-së për marrjen e masave ndaj tyre.
Por ky institucion mund të nis hetim edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses.
b.b./dita
