Nga Viktor Malaj
Ai kishte lindur me idenë fikse se çdo gjë e mirë i duhej kushtuar atij dhe se nuk do të kishte një të dytë si ai. Kur ishte fëmijë dhe kishin dalë të kërkonin lopën në pyll me të vëllanë, ata kishin shkuar në drejtime të ndryshme. Kur po kthehej, pa lopën fare afër murit të livadhit. Vuri re se lopën e kishte gjetur i vëllai dhe po e çonte drejt kasolles. Vrapoi ta ndalonte dhe i tha të kthehej në shtëpi disa minuta pas tij dhe të thoshte se nuk kishte mundur ta gjente lopën. Askush tjetër nuk mund ta bënte një akt kaq të rëndësishëm sa ai që ta shquante mbi të tjerët në shtëpi dhe në fis. Askush nuk duhej të ishte para tij dhe as mbi atë. Lopa ngordhi një ditë dhe fisi e harroi këtë akt zotësie. Kjo nuk e shqetësonte por merakosej rreth mundësisë që edhe NATO të shpërbëhej ndonjë ditë dhe atëherë nuk i mbeste asgjë e mirë me të cilën të krenohej dhe ta përmendte historia e vendit të vet.
Gjithë çështja ishte që të paraqitej sa më mirë në parlament. Prandaj, u ngrit në këmbë, u vesh dhe u drejtua nga pasqyra e madhe e dhomës së tij të gjumit. Duhej t’i dërmonte kundërshtarët politikë. Ky fakt do t’i ngazëllente pa masë ndjekësit e shumtë, sidomos në zonat fshatare. Kishte qenë dhe mbetej idhulli i shumicës së katundarëve, pjesës që s’i kishte interesuar shumë dija dhe kultura. Ashtu si Haxhi Qamili që pohonte se nuk i nevojitej gjë Evropa sa të kishte Shijakun edhe këtij nuk i prishte punë mendimi dhe qëndrimi i shumicës së qytetit dhe pjesës më të arsimuar të vendit për aq kohë sa kishte me vete fshatarësinë. Në fund të fundit, nga një votë për kokë është vlera e mendimeve dhe gjykimeve në ditën e zgjedhjeve. Vetëm kjo kishte rëndësi.
Iu drejtua pasqyrës duke përfytyruar sikur iu drejtohej deputetëve në parlament dhe nisi provat e ligjërimit të ardhshëm. Iu duk vetja i gërmuqur e me shtrembërime të tjera, si Kuazimodo, personazhi i famshëm i Viktor Hygoit. U përpoq të drejtonte trupin pasi nuk shkonte ta shihnin shqiptarët ashtu njeriun që, për të krijuar mitin e pavdekësisë së vet, iu kishte thënë se ishte ngjitur në Murin e Madh Kinez dhe se kishte thyer rekordin e qëndrimit mbi ujë në det megjithëse nuk dinte fare not.
-Ju jeni të gjithë mafiozë sepse ju jeni neobllokmenë, gjakpirësit e popullit shqiptar, racë kriminelësh. Juve ju urren populli shqiptar dhe ju e urreni atë.
Ndërsa fliste dhe vepronte me gjeste, i kujtoheshin fotografitë që kishte bërë dikur thuajse me të gjithë anëtarët e Byrosë Politike dhe ua tregonte shokëve si shenjë krenarie, i kujtohej fakti se iu ishte lutur dikur jo vetëm ta pranonin anëtar të asaj partie, por edhe që teserën e partisë t’ia jepnin në 8 nëntor, ditën e themelimit të Partisë Komuniste. Kjo kontradiktë midis atyre që mendonte dhe atyre që besonte se i nevojiteshin t’i thoshte i shkaktonin njëlloj buzëqeshjeje.
– Edhe ti atje,- vazhdoi duke bërë një rrotullim 180 gradë dhe duke drejtuar gishtin nga dera e dhomës, sikur po i drejtohej Kryeministrit që ndodhej pas shpinës së tij në Parlament,- ke qenë dhe mbetesh bllokmen, i biri i kriminelit, një Enver i dytë por populli shqiptar do ta tregojë shpejt vendin ashtu si etërve të tu…
Iu kujtuan menjëherë vizitat e shpeshta në shtëpinë e Hoxhës në fillim të viteve ’80 pasi kishte krijuar shoqëri me djalin e tij të dytë, si dhe shëtitjet me të familjarisht në liqenin e Pogradecit kur nuk lejonte askënd tjetër të voziste një varkë me rrema si shenjë përkushtimi dhe besnikërie ndaj familjes së parë të vendit. Gjithashtu, iu kujtuan fotografitë e shumta me ta si dhe një vjershë për Enver Hoxhën që kishte bërë dikur dhe ia ruante me besnikëri një poet nga vendlindja e vet. Mbi gjithçka i kujtohej kur e kishte takuar për herë të parë udhëheqësin kryesor komunist dhe për një javë refuzonte t’ua jepte dorën shokëve dhe kolegëve, sepse besonte se ia ndynin pasi ishte takuar me… Atë. Këtu nuk u përmbajt dhe filloi të buzëqeshë aq fort sa i shkoi goja vesh më vesh.
Fytyra e vet iu duk si e krokodilit. Kjo s’kishte ndodhur për herë të parë dhe nuk e shqetësonte aspak, madje, i bindur sa për simbolikën aq edhe se frikësonte kundërshtarët, i jepte zemër. Kishte qenë shumë i shqetësuar kur kohë më parë një gazetë e kishte krahasuar me një qen stani që leh fort dhe pa pushim gjithë ditën. Besonte se qeni mund të jetë edhe i hijshëm por atë shpesh e mposht ujku, ndërsa krokodili mbetet i vetmi sundimtar i tokës dhe ujit. Kjo kishte rëndësi. Në histori harrohesh shpejt për bukurinë, por kujtohesh gjithnjë për forcën, sidomos kur e përdor atë pa mëshirë dhe me dinakëri.
Kur ishte kthyer nga dera e dhomës me gishtin drejtuar drejt saj, nipi dhe mbesa që po ndiqnin shfaqjen e gjyshit nga vrima e çelësit ishin trembur dhe vrapin e kishin ndalur tek gjyshja për ta pyetur se çfarë po bënte gjyshi që thërriste aq fort dhe përdorte disa fjalë të pakuptueshme për ta. Ajo i qetësoi dhe iu tha me të qeshur se po luante teatër.
-Pse gjyshe, a ka luajtur gjyshi ndonjëherë në teatër?- e pyetën ata njëzëri.
– Gjithë jeta e tij ka qenë teatër,- ua ktheu ajo me buzëqeshje.
-Ka luajtur komedi apo tragjedi?- pyeti mbesa që ishte pak më e rritur dhe kishte lexuar diku për gjinitë letrare.
-Tamam-tamam,- vazhdoi gjyshja,- ai është një aktor komik por e ka shumë të lehtë ta shndërrojë rolin e tij në tragjik, sidomos për spektatorët që e duartrokasin pa e kuptuar si duhet.
Ndërkohë, nga dhoma e tij e gjumit vinin britma të luhatshme, me ngritje dhe ulje. E folura ishte si përçart dhe i ngjante një gramafoni të vjetër që i është prishur pllaka nga përdorimi i tepërt. Pasioni dhe gjendja gjithmonë e tensionuar emocionale ia prishnin fillin e mendimit ashtu si mbështetja e fletores në një sipërfaqe të paqëndrueshme prish bukurshkrimin. Vazhdonte t’iu “drejtohej” armiqve politikë: Shiko! Unë ju siguroj juuu se… jo po më thuej ti mue… E dini se çfarë? Jua baj fytyrën më të zezë se këpuca!… Ha, ha,ha! Ju mendoni se më frikësoni mue? A e dini kush jam unë? Po, po. Do jua ngrij buzëqeshjen në buzë unë juve… E kam thanë edhe herë tjetër. Shqipëria është e bukura e dheut… posi! Qesh ti sa të duesh. Zoti e ka bekue Shqipërinë… falangat e krimit komunist nuk kanë të ardhme. Ja u them me 100%, posi… ashtu do të bëhet… rroftë Shqipëria! Poshtë komunizmi!.. Rroftë Zoti!
Mbas përgatitjes për rolin që do të luante në sallën e Parlamentit ndihej i lodhur dhe mendoi se ishte koha për të ngrënë. Mori edhe një herë drejtqëndrim përballë pasqyrës, shtriu krahun e majtë lart dhe e tundi disa herë dorën e mbledhur grusht, por me gishtin tregues dhe atë të mesit të hapur, zakon që i kishte mbetur qysh nga viti 1990 kur iu desh që nderimin me grusht ta zëvendësonte me dy gishtat e hapur përpjetë. Në këtë kohë teshtiu fort dy herë dhe menjëherë, duke u kthyer mbrapa, tha: ‘Faleminderit!’ “. I ishte dukur se e gjithë salla e Parlamentit e kishin uruar “Shëndet! por sapo u rrotullua pa se ndodhej në dhomën e tij të fjetjes.
Rreth orës 10 i solli e shoqja ushqimin e zakonshëm, mirëpo nuk i hahej. Sapo kishte lexuar në gazeta një sondazh që kishte bërë OSBE me shqiptarët dhe ku, veç të tjerash, rezultonte se më shumë se gjysma e të pyeturve e vlerësonin Hoxhën si figurë që i kishte sjellë shumë gjëra pozitive vendit. Si është e mundur,- pyeste veten,- që ky popull është aq mosmirënjohës saqë 55% e tyre e çmojnë lart Hoxhën 30 vjet pas vdekjes së tij ndërsa mua, ndonëse i gjallë, as 30% nuk më vlerësojnë dhe, madje, ma patën hequr pushtetin pas katër muajve kur e mora për herë të parë? Prandaj ndihej krenar dhe aspak i penduar që i kishte dhunuar dhe ua kishte marrë votat, herë me falsifikim dhe herë me forcë, kësaj race të pagdhendur. Mendoi se ishte e nevojshme të ndërmerrte dy veprime për ta zhvlerësuar atë sondazh të mallkuar. E para, vendosi ta shpallë publikisht si të dirigjuar nga Edi Rama. Së dyti, pasi mendoi se shpallja e Hoxhës si Hitleri i Shqipërisë nuk kishte bërë shumë efekt, vendosi që, në rastin më të parë, ta shpallte Hoxhën “tradhtarin më të madh në historinë kombëtare”. U ndie i lehtësuar nga ardhja në mendje e këtyre dy ideve çarmatosëse.
Aty nga dreka i telefonoi një shoku dhe ish- kolegu të vjetër që drejtonte një klinikë private otorino-laringologjie. E pyeti se kur mund të shkonte për një vizitë mjekësore “rutinë”. Në mirëbesim i tha se nuk do të donte të kishte njeri tjetër aty në atë kohë. Ish-kolegu i caktoi një orë, kur tre punonjësit e tjerë të klinikës shkonin për drekë dhe aty s’kishte pacientë të tjerë. I tha së bijës ta çonte me makinë dhe të mos kishte roje me vete.
Kur vajti atje e la të bijën në makinë, hyri brenda dhe, pasi u përqafua me mjekun, mikun e vjetër i tha:
-Ndihem keq që vij këtu por kam një problem që mund ta ndaj veç me ty në mirëbesim.
-Pa problem,- ia ktheu ish-kolegu duke qeshur,- ne jemi miq të vjetër, pastaj e kemi edhe ca moshën dhe të gjithëve na kanë filluar defektet. Si është puna?
– Ka ca kohë që dëgjoj disa zhurma. A mund të më bësh një kontroll të veshëve?- e pyeti disi i ndrojtur.
Pasi e vizitoi me shumë kujdes dhe i bëri provën përkatëse të dëgjimit, ish- kolegu i tha me shaka:
-Ti je shëndosh e mirë por ke gjetur vizitën si sebep ngaqë të ka marrë malli për shoqërinë e vjetër.
-Shiko,- ia ktheu pacienti politikisht më i rëndësishëm që kishte hyrë ndonjëherë në atë klinikë,- unë vërtetë kam mall për shoqërinë e vjetër por problemi që kam është shumë serioz dhe dua që ta mbash vetëm për vete.
-Patjetër,- ia ktheu ish- kolegu duke marrë pamje serioze,- fol si me veten tënde, si qëndron puna?
-Sa herë ndodhem në ambiente publike, sidomos politike dhe pranë meje kalojnë personazhe politikë unë dëgjoj disa zhurma të pazakonshme, nga ato që i krijojmë pa dashje.
Doktori e pikasi problemin dhe, si tip shakaxhiu që ishte, i tha: Që të flasim pa doreza sepse njihemi prej 60 vitesh, a të duket se dikush pranë teje lëshon gazra që krijojnë zhurma…?
-Tamam, ashtu është i nderuar, dhe kam idenë se e bëjnë qëllimisht për të më poshtëruar. Ti e di fare mirë sa të ndyrë janë këta komunistët me të cilët bëj një luftë të pakompromis prej tri dekadash.
Ish-kolegu e kuptoi se pacienti “kishte shkuar për lesh” dhe vendosi të bëjë një shaka delikate duke e pyetur drejtpërdrejt: Mendon se pjerdhin për ty?
-Tamam, ashtu mendoj,- ia ktheu ky.
-Po, pse nuk thua shyqyr?- ia priti doktori,- Po të mos e bënin këtë do të thotë se nuk je dikush. A e ke dëgjuar shprehjen popullore që thotë “s’pjerdh njeri për ty!”?
-Shiko, i nderuem,- reagoi pacienti,- unë nuk po bëj shaka. Për mue ky është një problem madhor. Nuk mund të lejoj unë që disa birbo të më poshtërojnë me veprime të tilla publike.
Duke vënë re ndryshimin dramatik në fytyrën e tij mjeku mendoi për degradimin mendor të pacientit dhe, aty për aty, u hodh në një interpretim tjetër psikologjik.
-Ne shqiptarët, i dashur, kemi edhe një thënie tjetër për këto raste. Ti e di se, si në jug ashtu edhe në veri, përdoret shprehja domethënëse “I shpëtuan pordhët nga frika”. Pra, ata që ti mendon se i kryejnë këto akte, mund të mos i bëjnë për të të fyer ty por nga frika që ti iu kall atyre.
– Hmm!- mërmëriti dhe pastaj duke buzëqeshur, pyeti: A thue të jetë vërtetë kështu?
– Nëse anamneza që paraqet pacienti këtu është e saktë, atëherë unë konkludoj me bindje se vetëm kështu është,- u shpreh mjeku dhe i rrahu krahët,- por, si shok i vjetër, unë të këshilloj t’i injorosh fare këto raste dhe mos e mbaj mendjen atje.
Kur hyri në makinë e bija i kujtoi se nuk kishte seancë parlamentare atë ditë por vetëm mbledhje të komisioneve parlamentare. Atëherë i tha ta çonin në shtëpi pasi mbledhja e komisionit, ku ai bënte pjesë, fillonte pas dy orësh dhe atje do ta çonte shoferi i tij si zakonisht.
Në orën pesë pasdite mbërriti tek ndërtesa ku bëhej mbledhja dhe, me hap të shpejtë u nis të hynte brenda. Përveç rojeve, pa se në oborr dhe në korridor kishte shumë deputetë dhe njerëz të politikës. I mbante veshët ngritur por s’po dëgjonte asnjë zhurmë për be. Fillimisht u ndie i çliruar sepse nuk po e pirdhte kush, por pastaj e zuri një lloj ankthi i shkaktuar nga mëdyshja se si ishte më mirë, të dëgjonte apo të mos dëgjonte zhurmat e njohura.
-Në këtë jetë,- tha me vete,- është hall i madh. Hall të të pjerdhin dhe hall të mos pjerdhë kush për ty. Është vërtetë hall të dëgjosh pordhët e Erion Braçes dhe Taulant Ballës, por edhe pa pordhë nuk shtyhet jeta. Është vdekje për së gjalli. Gjithsesi,- vazhdoi,- sikur ta dija me siguri se e bëjnë për të më poshtëruar, ia vë zjarrin Shqipërisë derisa t’iu punoj qindin. Iu kujtua se shprehja më e pëlqyer prej tij ishte ajo e Luigjit të 15-të “Apres moi le deluge” që e kishte përdorur edhe vetë në shqip, “Pas meje u bëftë kiameti”. Pastaj e mundonte ideja se, megjithëse ia kishte vënë zjarrin disa herë vendit të tij, kur besonte se me kaos mund ta merrte ose mbante pushtetin, po ta përsëriste këtë gjë do të mbetej në histori si i vetmi njeri që i vuri zjarrin vendit për një pordhë.
U kthye i lodhur në shtëpi, por besonte se ia vlente të futej në facebook dhe të sajonte disa shpifje ndaj kundërshtarëve politikë, duke i paraqitur sikur ia kishin dërguar “qytetari dixhital” apo “oficeri dixhital”. E dinte mirë se të gjitha gazetat do i botonin të nesërmen dhe kjo do të thoshte fitore e dyfishtë: edhe rrënoheshin kundërshtarët politikë, por edhe ai vetë mbetej në qendër të vëmendjes. Nuk mund të duronte që të kalonin 24 orë pa e cituar apo pa ia përmendur emrin.
Si e mbaroi këtë ritual të përditshëm, hëngri diçka të lehtë dhe u shtri të flinte herët i sigurt se do të bënte gjumë të çrregullt. E prapëseprapë harroi të pinte ilaçet. Pa kaluar shumë kohë iu fanit një ëndërr e çuditshme. Iu duke se, ndërsa ishte duke ecur në këmbë drejt bulevardit kryesor të Tiranës, pa një kortezh mortor shumë të gjatë. Kurrë në jetën e tij, as në mitingjet më të mëdhenj politikë që kishte drejtuar dikur, nuk kishte parë aq shumë njerëz. Mori vendim t’u afrohej vjedhurazi për të parë se çfarë po ngjiste. Bulevardi ishte mbushur plot me njerëz që nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek stacioni i trenit.
Vuri re se arkivoli ishte shumë i vogël sa për një fëmijë të sapolindur. Atë e mbanin në krahë demokratët më të thekur të Bushatit dhe Mamurrasit që i ishin gjendur gjithnjë në ditët më të vështira të tij. Pas arkivolit vinin njerëzit më të afërt dhe nja 4-5 deputete demokrate nga Tropoja, Shkodra, Mirdita, Durrësi dhe Vlora, por kjo e fundit dukej më leshkorrë se shoqet. Deputetet e njohura qanin me ngashërim dhe vetëm qanin. Ato dhe pak të tjerë ishin veshur me të zeza. Për çudi shumica dërmuese e njerëzve ecnin lirshëm dhe dukeshin të qeshur e të gëzuar. Ç’të jetë ky hidhërim dhe gëzim i njëkohshëm?- pyeti veten dhe u mundua të afrohej akoma më shumë për të kuptuar gazavajin e çuditshëm. Nga afër mundi të lexojë disa parulla ku shkruhej: Ti s’ke vdekur! Ti jeton në zemrat tona! dhe në mes të pankartave iu duk se pa një fotografi të vetën shumë të madhe. Priti pas një kabine telefonike anës rrugës sa të kalonin thuajse të gjithë njerëzit dhe iu afrua një djali të ri, me besimin se nuk do ta njihte, dhe e pyeti: Cilin po dërgojnë në varreza sot?
Djaloshi, i qeshur, ia ktheu se kufoma e arkivolit kishte qenë shumë i njohur. I shkreti kishte qenë dy herë president dhe dy herë kryeministër i vendit.
-Po, si ka mundësi që një arkivol aq i vogël të zërë një president apo kryeministër?- e pyeti djaloshin me buzët që i dridheshin.
-Shpjegimi është i thjeshtë,- u përgjigj djaloshi,- populli po varros moralin e tij dhe jo trupin dhe kjo është më e rëndësishme prandaj janë grumbulluar kaq shumë njerëz.
Në çast, gjatë kësaj ëndrre të çuditshme që i ngjethi gjithë kurmin, iu duk se u largua nga bulevardi dhe ndodhej pas murit të varrezave. Atje pa një varr të madh, më i madhi dhe më i larti nga të gjithë. Ky ishte varri që kishte ëndërruar për të ardhmen, por për një të ardhme shumë të largët. Si çdo gjë tjetër edhe varri i tij duhej të ishte ndryshe nga ai i shqiptarëve të tjerë, gjithsesi më madhështor. E tmerroi fakti se kjo e ardhme kishte ardhur, por edhe më shumë u tmerrua kur lexoi ato që ishin shkruar poshtë fotografisë së tij të vendosur në ballinën kryesore të varrit. Epitafi thoshte: KËTU PREHET NJË I MARRË QË PËR TRIDHJETË VJET E TËRHOQI SHQIPËRINË ZVARRË.
Ia ktheu shpinën menjëherë. Nisi të largohej. Ndërmend i erdhi historia e Don Miguel de Manaras, të njohur si Don Zhuan. Ky pati jetuar në Sevilje të Spanjës në shekullin e 17-të. Dashuroi e përdhunoi mbi një mijë femra, disa prej tyre dhe disa prej të afërmve të tyre i grabiti dhe i vrau, por një ditë i ndodhi t’i kalonte pranë një procesion mortor dhe të vërë re më të pabesueshmen. Në arkivol ndodhej trupi i tij. I pyeti ata që përcillnin të vdekurin dhe ata ia konfirmuan dyshimet vizuale. Pas disa kohësh vdiq “i penduar” dhe kërkoi që në varrin e tij të shkruhej: Këtu prehet njeriu më i keq i botës.
U rrotullua në shtrat duke u betuar se nuk mund t’ia lejonte kurrsesi vetes të pendohej si Don Migueli dhe aq më pak që varri i tij të mbante atë epitaf. Duhej të shkruhej diçka madhështore që ta përjetësonte si më të madhin e të gjitha kohërave. Marazi i shkaktoi makth. U zgjua. U ngrit i djersitur, piu një grusht me ilaçe dhe shkoi menjëherë tek dhoma e të shoqes. Sa e pa të zverdhur dhe të kredhur në ethe, ajo brofi menjëherë nga shtrati dhe e rrëmbeu duke e pyetur se çfarë kishte.
Nuk donte t’ia tregonte kurrsesi ëndrrën që kishte parë, por e pyeti me përdëllim: Due të më thuash nji gja të vërtetë, por mendohu njëqind herë përpara se të përgjigjesh.
-Patjetër!- ia ktheu e shoqja e tronditur,- Ti e di se unë gjithmonë të vërtetën të kam thënë por vazhdo më tutje.
-Po, po, më ke thënë të vërtetën por kjo është e vërteta më e madhe e jetës time prandaj due të më thuash se si më dalin mue ëndrrat.
-Nuk po të kuptoj,- ia ktheu ajo,- çfarë do të thuash me këtë?
-Due me thanë, a e mban mend ti nëse ëndrrat e mija dalin ashtu siç i shoh apo e kundërta?
-Po, ti e di shumë mirë se ëndrrat kryesore të janë realizuar, sidomos kur ke parë ëndërr fitoret e pushtetit, pse çfarë ëndrre ke parë?
-Në fakt kam parë ëndrrën më të keqe të jetës time. Shpresoj të më dalë e kundërta.
-Sigurisht që e kundërta do të dalë por hajde të flesh tani ose, po deshe, ulu të flesh me mua. U mundua ta qetësonte pa ngulmuar t’i tregonte ëndrrën pasi nuk donte të shqetësohej në atë orë aq të vonë, aq më shumë që ëndrrat i kishte të përnatshme.
U shtri në shtratin e të shoqes, por nuk e zinte gjumi. Ajo e dëgjonte tek pëshpëriste: Zot bane të kundërtën! Zot bane të dalë ndryshe, vetëm për mirë. Nuk e meritoj unë këtë ëndërr… I dukej se makthi nuk do të përfundonte kurrë dhe se Zoti nuk kishte dëshirë ta ndihmonte.
* Këtë tregim e shkrova për idhujtarët që vazhdojnë ta adhurojnë pa kushte personazhin kryesor. Të gjithë lexuesve të tjerë iu kërkoj ndjesë për përdorimin e disa fjalëve jo shumë të hijshme por përshkrimi sa më besnik i sjelljeve të personazhit e kërkonte një gjë të tillë

Me i marre se qenke ti sta paska shokun ,o zoti Malaj.nuk jam nje njeri qe pi kafen me berishen,por kam qene 90% kundra veprime dhe vendimmarrjeve te ,por duhe te theksoj se ky njer i ka fituar pothuajse te gjitha betejat politike qofhin ato ne dobi te popullit ose kunder tij.
Perandori romak, Kaligula: “Le te me urrejne, mjafton te me kene friken!”. Mbase kete shprehje ka ne mendje dhe “I Marri”, e keqja me e madhe e ketyre 26 vjeteve ne Shqiperi. Por ja qe nuk jemi më ne diktature dhe ketij njeriu i duhej treguar me kohe vendi me vote. Le te presim sa te emancipohen dhe zgjohen militantet dhe lolot e tjere qe i shkojne pas, dhe qe bejne hyzmet si gjithe lolot e botes: “Çorbes”.
Dhe nje mandat me Kim Jongun e rilindjes dhe doktor mavria do na duket shenjt Ai ka qene dhe eshte pushtetari i vertete dhe te tjeret kuklla me ngjyra pas tij
Nuk eshte Sali Berisha i “marre”, jane te tjeter qe jene marre me te!
Ky eshte tregimi humoristik me i bukuri qe kam lexusr deri sot dhe i pergjigjet realitetit. Te lumte dora dhe mendja.
Bravo z.Malaj
Me te lumte ajo mendje qe formuloi te verteten dhe ajo dore qe e shkroiti ate per ta lexuar ATA cileve ua dedikon.
e drejta për t’u bërë kriminel profesionist si S.Berisha nuk i mohohet askujt.!…..
Shkrim i bazuar ne gjera te verteta. Ky eshte Berisha qe mban peng Shqiperine dhe mbeshtet nga te marret e tjere.
Ka vene emrin qe te zgjidhet perseri si deputet me 25 Qershor. Do te jete nje gje e mrekullueshme qe ta qeronit nga politika me vote. Mobilizohuni qe aty ku do te votohet te jete shumica kundra. Jam i sigurte qe do ti bjere infakt nga injorimi.
Viktor Malaj me i mare e me idiot se ty nuk paska. Te paska kap ndjeja e inferioritetit.Normale qe kur nuk je askushi do merresh me ata qe jane dikushi……
Berisha burr shteti
Ky ish funksionari i lart i ministris se mbrendeshme po me kujton nje liber qe kishte si titull 24 ore nga jeta e nje grueje.Pse prap je aktiv more spiun.
Nga shkrimi dhe shenimi qe paska bere autori ne fund te shkrimit duket qarte se i paska respektuar ne maksimum edhe ” Mark uk “, ” intelektualin “, ” Adrin ” dhe te tjere si keta qe vdesin per ” Te Marrin “. Nuk e kuptoj pse keta nuk e lavderojne, te pakten kete shkrim, sepse iu kushtohet atyre. Ne vend qe ta lavderojne shkrimin dhe autorin i versulen si qen te zgjebosur. Ky eshte nje tregim pa emrin e personazhit kryesor. Atehere ckane keto zgjebet qe inatosen ? Me sa duket tek personaqzi kryesor gjejne idhullin e tyre. Ha! ha! haaaa!
hahahhahahahaa, ka edhe nje shpjegim te trete per pordhet, Sales i shpetojne vete dhe uleret i pari; “Kush pordhi”? Eshte mjeshter i hipokrizise. Megjtihate ia ka dale per mrekulli, duke perfituar nga aforizma e vjeter e popullit qe te Cmendurit hapi rruge…Ketij edhe Perendia ia ka hapur rruge, se eshte i çmendur 100%.
Per te paullin e kriminelin Berisha sapo ka filluar humori. Ne vitet e ardhme do shkruhen shume komedi e do behet shume Humor sa do te kaloje edhe Shvejkun..Lum kush te rroje e ti lexoje.
NESER!..
Ket’ dhe pjella qe e p… polli
Mban’ varrit s’do e qas!
Majtas-Djathtas,do thone: “Ngordhi
dhe ngordhjen harram e paste!…”
Ai epitafi se ku prehet i marri që e tërhoqi Shqipërinë zvarrë 30 vjet (të shpresojmë se nuk bëhen më shumë) është mjaft i goditur. Të lumtë pena se vërtetë për të paudhin Berisha për vite e vite me radhë, s’do rreshtet së nxjerri në pah hipokrizitë dhe tradhëtitë e kësaj monstre.
Kam thane uneee…o me mue, o me mue…rrnoft mue
Moj sheqere,moj zehere
salehun kur polle atehere
ke qene e cmendur,apo shume e vjeter
se nuk me del llogari tjeter
Ne ke qene e cmendur
te ka ngjare ty
ne ke qene e vjeter
ke pjelle nje trylyly
Tani ti sheqere
je ne boten tjeter
por le ne kete bote
nje monster te vertete.
Lunxheria:Shko te dhit atje ne lunxheri e mos u merr me gjera qe nuk ja keni iden.
Pelivan te lumte pena. ,po te keqen e kemi mrena. S’ka faj Sali Serbi qe pellet ,Po Gjatoshi qe i mban iso.
Te lexova sepse je artist ne kalem.
Por kisha deshir qe te ndigjoja pikrisht marrina te tije kur justifikonet per permbytjet se kishte lidhje me Zotin.Kur krimet shtetrore i quante pa dashje.Kur ne fushaten e kushtetutes se vicidolit nderhynte ne keshillin e apostujve te qiellit dhe i thoshte priftit te Elbasanit: Votoje kushtetuten sepse e ka bekue Zoti.Priftit sa i iku tepeleku i kokes.Ngaqe direktivat e Zotit ne qiell duhet te vijne ne selit shenjte ne toke,tek ne dhe neve qobenet e Zotit ia tranmetojme barinjeve Homosapiensis.Po kurren e kurres politikes aq ma shume keti budalles qe per orientim per te mos humbur shtepin lidhesh per bishtin e lopes ne vend te busull.Jo vetem kaq por ne Dukagjin i kerkoj besen dukagjinasve.Per ti bindur e mbushrur mendjen i tregoi nji histori qe vetem ky vicidolisti e din e askushtjeter ndonji i marre i dyte:Une dhe Skenderbeu kena ardhe ne dukagjin prandaj me jepni besen se do votoni Kushtetuten e bajraktarit te Vicidolit qe nuk e njohu askush kete “dreq” fshatit.Sebep u ba ky i marri qe ndjek lopen kapur per bisht per te shkue ne shtepi.Prita te ndigjoje edhe pastertin e lekut te shqiptarve derdhur si shiu i rrembyeshem ne bankat piramidale,qe iken te gjitha per lesh te leshit fjolle dhe kaqurrel.Ky luftetar strateg i zjarrte i korrupsionit i dhuroi numrin telefonik miletit.Por vete nuk e denoncoi bosin qe i kerkonte te bente simbiozen.Ky njeri zot i lidhun me Atin ne qiell qe i nderron besimit simbas vendit dhe kuvendit.Vendeve Arabe u thoshte,Fale inisiatives se ti pa pyetur as kuvend as dreqin me te birin por vetem Sala,Salin e Rame Berishes,100 % populli shqiptare asht Mysliman kjo bene te anetaresohemi cil e mbyll syt.Sa vjen e takohet me Papen rruges apo ku di une ne Vatikan i deklaron se shqiptaret jane mbi 80% katolik.Mirpo gjithe ky vullnet dhe lidhja me Atin ne qiell krijon sensacione te jashtzakonshme ne lidhje me ligjet e natyres ne kontrast me ato fizike:Mbasi e ka pranue kohet e fundit se krimi i 21 janarit ishte gabim shteteror.Ne kohen e ngjarjes posa kishte (fillue) ekzekutue krimi.Kerkonte ti mbushte mendjen popullit dhe mediave qe krimet u kryene nga armatimi i sofistikuem cadra,stilolapse.Po nuk e hangri njeri.Atehere ne lidhje me Atin ne Qiell deklaroi qe krimet u vrane nga rikoshetat ajrore.U deshte te pershkruanit dhe perkushtimin ne ndihme te kosovarve me “embargon Patriotike”.
Ka te marre e te marre.Po ky asht nga ma te vecantit i pa kontrollushem edhe nga shkenca apo ADN.
Fundi fundit na e ka qite Zoti per hise te marrin e te marrve per udheheqes shtetit.Sepse ka demaskue kominizmin qe e mori coban me valixhe prej drurit dhe e bani mjek qe shkaktoj semundje ne mbare zemrat e shqiptarve.