24 orë nga jeta e një të marri (I)

Dita

Viktor Malaj

“Në vendin tim e në vendin tënd, një kokë e çmendur një vend e çmend”/ Dritëro Agolli

I kishte kaluar të shtatëdhjetat dhe po bëheshin pesëdhjetë vjet që merrej me politikë. 22 vjet kishte bërë çmos të dukej se ishte komunist i devotshëm dhe besnik i regjimit. Kur nuhati se regjimi po binte vrapoi të ishte në krye të atyre që vetë kupola e regjimit i kishte nxitur dhe organizuar fshehurazi të protestonin dhe kërkonin ndryshime politike. E ardhmja politike duhej të administrohej po prej atyre që drejtuan të kaluarën. Ai u dërgua tek studentët e revoltuar nga drejtuesi komunist për ta pasur si dorë të fortë në kampin e kundërshtarëve politikë. Falë aftësisë së tij për nuhatje, pafytyrësisë për të luajtur çfarëdo roli që ia kërkojnë nevojat e veta për ngjitje politike, si dhe vendosmërisë për të nëpërkëmbur cilindo që i bëhej pengesë, arriti të bëhej kreu i opozitës politike, president dhe kryeministër.

Pas disa vitesh endjeje dhe lufte të paskrupullt për pushtet, erdhi koha që ra nga kolltuku, por ambiciet për sundim mbetën mbi kolltuk. Tërheqjen në jetën private e kishte të pamundur. Jeta e tij pa politikë, pa grindje, përplasje, luftë, kaos, zhurmë dhe poshtërim të të tjerëve nuk kishte kuptim. Një jetë normale i ngjante si ajo e gjetheve të rëna përdhe që do të shkeleshin me këmbë nga të tjerët dhe do të shërbenin si pleh pas dekompozimit. E tha hapur se do të zhgënjeheshin ata që besonin në largimin e tij nga politika.

Ishte pa pushtet formal, por ai nuk ia lejonte vetes që dikush tjetër të kishte pushtet dhe ndikim më të madh në jetën politike dhe shoqërore se ai. Nuk mund të lejonte që vëmendja e popullit të drejtohej tek dikush tjetër dhe ndaj tij të fillonte harresa. Harresa ishte torturë dhe vdekje e ngadaltë për të. Psikoza e harresës e torturonte përditë dhe e përjetonte si tmerr pa fund. Torturën ia bënte edhe më të padurueshme makthi nga ndëshkimi i mundshëm për krimet që kishte kryer gjatë sundimeve të tij të turbullta, të dështuara dhe të paturpshme.

Ishte mësuar të jetonte i rrethuar nga turmat, brohoritjet, lepe-peqet, lajkat, nënshtrimet e njerëzve pa dinjitet që e rrethonin gjithandej. I pështiroseshin, por i lajkatonte sepse i nevojiteshin pasi ishin të gatshëm të bënin rolin e qenit sa herë ndiheshin të uritur si derri. Lajkat, brohoritjet dhe propaganda e tyre e kishte bërë të besonte se ai e kishte rrëzuar komunizmin në Shqipëri. Mirëpo i dukej se komunistët po ringjalleshin, po e tallnin, poshtëronin dhe, s’ishte çudi ta ndëshkonin. Pështjellimet s’e linin të qetë as në gjumë.

Ishte e mërkurë në mesnatë dhe ra të flinte. Kishte kohë që nuk flinte në një dhomë me të shoqen. Jo vetëm pse asaj s’i nevojitej më në shtrat, por edhe sepse ajo nuk mund të duronte zhurmat dhe zgjimet e tij të befta dhe të rrëmujshme natën. Iu fanit një ëndërr e çuditshme. E shihte veten në krye të një ushtrie trimash demokratë, të mbledhur kryesisht nëpër gjithë fshatrat anash rrugës nacionale nga Tirana në Shkodër. Ushtria disa mijëshe ishte e pajisur me kallashnikovë dhe hunj. Nuk pa nozullime, por s’pati kohë të mendonte për to, se të gjithë thërrisnin në kor: “Ti je bota! Ti je Skënderbeu i Dytë. O gjigant, na prij t’i shporrim komunistët dhe të të vëmë përjetësisht në piedestalin e lavdisë të Heroit Kombëtar…!”. Thirrjet i buçisnin në veshë dhe e frymëzonin për aksion. I përmbushur me lavdi i çatisi mendimi se po i hanin hakun, si mund ta rendisnin pas Skënderbeut?! Ia behu mendimi tjetër, se shpejt do ta kuptonin të vërtetën dhe historinë.

Ëndrra ishte e mahnitshme. Ai u vu në krye të ushtrisë fshatare demokrate. Iu kujtua se armatosja me kallashnikovë i ushtrisë demokratike nuk shkonte dhe do hapte probleme me ambasadorët e Perëndimit të korruptuar nga Edvin Kristaq Rama. Hunjtë mjaftonin për të mposhtur ushtrinë komuniste që kishte rrethuar monumentin e Skënderbeut dhe bllokuar një pjesë të bulevardit. Donte të thërriste kryeveqilharxhin por s’po ia kujtonte emrin. Në mendje i shkoi emri i një veterineri, bashkëfshatar i tij. Jo, -tha, – s’kam emëruar atë, ai e ka bërë mirë këtë detyrë po tani është larguar prej meje se mori vesh që kisha planifikuar ta bëja “Hero të Demokracisë”, të dytin pas Azemit. Nuk e kupton Shabani, tha, sa e rëndësishme është të vritesh për demokracinë. I ra shkurt, piskati sa kishte në kokë dhe kallashnikovët u lanë përdhe, por njëri atje tutje hodhi hurin dhe mbajti armën. Nuk pati kohë të mendonte më gjatë për të, por iu duk se lëvizjet trupore të tij i njihte. E nisi sulmin nga pjesa jugore e Tiranës, por forcat e tij u thyen shpejt. Iu kujtua se nuk kishte parë nozullime në prapavijën e ushtrisë. Fajësoi mungesat, por kryeveqilharxhin nuk po ia zinte syri. Atëherë, si strateg i luftës antikomuniste, vendosi ta provonte nga pjesa veriore për të mbërritur në shesh. Mijëra trupa komunistësh shtriheshin përtokë në të dy anët e bulevardit. Të atij bulevardi që i kishte vënë emrin e Zogut, të cilin dikur e kishte quajtur injorant dhe më pas u shtronte bashkëbiseduesve pyetjen retorike: kur i pagdhenduri Zog sundoi 15 vjet, unë i doktoruar në kryeqytetin e Evropës sa kohë do sundoj? Vetë i ishte përgjigjur së njëjtës pyetje sa e sa herë: për jetë, për jetë!

Dalëngadalë, nën zhurmën dhe kaosin e luftës, po i afroheshin sheshit kryesor. Mos ushtria ime po i ngjan ushtrisë të heroit të Greqisë së Lashtë, Ajaksit i cili qe zemëruar se krerët politiko-ushtarakë votuan për ta marrë mburojën hyjnore të Akilit Odiseja dhe jo ai? I dha të drejtë zemërimit të heroit helen që e shtyu të sulmonte pa mëshirë një tufë delesh.

Siç ishte në ëndërr, e mundonin dy gjëra: fakti që sa më shumë i afrohej ai dhe ushtria e tij sheshit të Tiranës aq më shumë i largohej monumenti i Skënderbeut dhe po i dukej i paarritshëm. Nga ana tjetër, nuk donte të vetëvritej si Ajaksi i lashtësisë, por ashtu i gjallë dhe i pavdekshëm të zinte vendin e Skënderbeut. Besonte plotësisht se e meritonte. E çfarë kishte pasur Skënderbeu më shumë se ky? Ai vërtetë kishte luftuar kundër të huajve, por përfundimisht vendi ishte pushtuar dhe Skënderbeu as kishte mundur të bënte ndonjë rrugë, as të anëtarësonte Shqipërinë në NATO, as të hiqte vizat konsullore për të lëvizur lirshëm në Evropë, as të ndërtonte kioska etj.etj. ndërsa ky kishte mposhtur një herë e përgjithmonë komunizmin dhe komunistët, ndonëse për dreq ata vazhdonin t’i faniteshin duke e tallur në shumë forma.

Befas iu shfaq njeriu që hodhi hurin dhe mbajti kallashin. “Më qite në pritë, i pabesë!”- iu hakërrua tjetri me gishtin në këmbëz. Ishte ai, heroi. Me frymë të ndalur iu duk se ra një zile telefoni. U zgjua. E vlerësoi zilen si shpëtimtare të atij tmerri. Ndezi llambadarin pranë kokës. Kur ngriti dorën të merrte telefonin pa se gjatë ëndrrës i kishte rrëzuar në dysheme të gjitha lulet dhe ilaçet që ndodheshin në dy tryezat e vogla afër kokës së shtratit. Prej kohësh mjekët i kishin rekomanduar përdorimin e barërave kundërdepresive, si dhe mbajtjen e shumë luleve në ambientet ku flinte e punonte si qetësuese për t’i pakësuar shenjat serioze që ata besonin se shprehnin diçka midis skizofrenisë dhe çrregullimit të shumëfishtë të personalitetit. Iu kujtua se diku kishte lexuar se i vdekuri nuk vdes përsëri dhe menjëherë kaloi nga gjendja e tmerrit në një tjetër. Tani po ndiente pezmatim që ëndrra u ndërpre pa e marrë vesh e arriti monumentin e heroit kombëtar apo jo. Fajësoi personin që i ra telefonit.

Mori aparatin dhe i ra numrit më të fundit. Nga ana tjetër u përgjigj një zë i njohur. Ylli, ti je?- e pyeti. Po, unë jam doktor.- u përgjigj njëri nga ish-bashkëpunëtorët dhe veglat e tij mediatike të hershme.

-Po hë pra, më thuaj pse më telefonove?- e pyeti të përgjumurin.

-Po, jo o doktor, çne unë në këtë orë? Është ora tre e gjysmë e natës. Unë isha në gjumë dhe nuk kam telefonuar njeri.

-Po mirë, mirë po numri yt më doli këtu. Hajt natën.

Ndërsa përpiqej të mbyllte telefonin dëgjoi zërin e tjetrit që mërmëriste me vete i bezdisur: “Hej bela, ky ka rrëshqitur fare”.

U përpoq të gjente ilaçet, por ato, përveç që ishin shumë, ndodheshin të shpërndara në dysheme nga hapjet e pakontrolluara të krahëve të tij gjatë ëndrrës kur i dukej se luftonte në bulevard kundërshtarët politikë për të mbërritur atje ku dëshironte. Po kërkonte haloperidolin që përdorte zakonisht si qetësues dhe që ishte njëri nga ilaçet që iu rekomandohej personave të prekur nga skizofrenia. Nuk po e gjente dot. Mori një tabletë paracetin. Nuk i bëri derman pasi ishte shumë e dobët për gjendjen e rëndë që po kalonte. U përpoq të flinte por ishte e kotë. Sapo e zinte gjumi i fillonin gulçimet dhe ngrihej sërish duke mallkuar ata që ia sillnin këto telashe dhe po e pengonin të ngjitej në “Everestin e Lavdisë” së dëshiruar për t’u bërë njëshi historik i Shqipërisë për të gjitha kohërat.

Sa herë ngrihej i dëshpëruar dhe i inatosur i dilnin lot dhimbjeje. Nuk ishte dhimbje fizike. Dhimbjen ia shkaktonte pamundësia për t’i mposhtur të gjithë, bashkë me mendimin se po shtoheshin gjasat që të tjerët ta poshtëronin me kalimin e moshës. Kishte thënë në një intervistë televizive se të parët e tij nuk qanin kurrë, por kishin qarë vetëm një herë kur rrezikohej fati i Kosovës. Tani i sillej ndërmend se ai kishte furnizuar me naftë makinerinë luftarake të serbëve kur populli i Kosovës përgatitej për luftë për pavarësi nga Serbia. Nuk kishte qarë gjatë luftës së Kosovës kur forcat serbe dhunuan, vranë dhe deportuan qindra mijëra kosovarë drejt Shqipërisë, mirëpo kishte qarë dhe kishte ndenjur tri ditë i mbyllur në shtëpi kur humbi pushtetin politik si kryeministër. Shpresonte që këtë akt të tij t’ia harronin shqiptarët dhe ta ngjisnin sërish në krye të vendit, së paku për hir të atdhetarizmit të tij që e mbronte si të trashëguar me breza.

Rreth orës 6 të mëngjesit u ngrit përfundimisht nga shtrati, lau faqet dhe sillej nëpër dhomë si kali në lëmë. E shoqja ishte shumë e vëmendshme ndaj tij. Sapo e dëgjoi hapi derën e dhomës së tij dhe e pyeti nëse e donte çajin në atë kohë apo më vonë. Kur po i sillte çajin dëgjoi se po i binte tryezës me grusht dhe belbëzonte me vete: do t’i shtyp, do ua ngrij buzëqeshjen në buzë, hëmmm! Ajo iu afrua ngadalë dhe i tha të mos merrej kaq herët me ta se, në fund të fundit “Koha jote do të vijë përsëri…”.

-A thue?- e pyeti, duke e parë drejt në sy.

-Nuk ka si të jetë ndryshe,- ia ktheu ajo. Menjëherë i ndriti fytyra, u bë gazmor dhe iu përgjigj të shoqes: Ti gjithmonë ke qenë e mirë për mue. Ti meriton nji lapidar…

Vetëtimthi iu kujtua një padrejtësi që i kishte bërë të shoqes. Nuk e kishte dërguar asnjëherë në fshatin e tij të lindjes. Edhe vetë kishte gati 60 vjet që nuk shkonte atje qysh kur ishte nisur për në shkollë të mesme në Tiranë. Edhe po të kishte qenë i dënuar me burgim të përjetshëm do i kishin dhënë një herë leje për vaki mirëpo, ndërsa shumica e njerëzve ruajnë kujtime dhe mall për vendlindjen dhe shtëpinë e fëmijërisë, ai ndiente një makth dhe neveri pasi në fëmijëri kishte qenë dëshmitar i një ndodhie brenda kullës që nuk donte ta kujtonte asnjëherë. Kishte qenë një ngjarje që kishte përcaktuar shumë nga vetitë e personalitetit të tij si urrejtjen ndaj të tjerëve, dëshirën për hakmarrje dhe sundim të përjetshëm mbi ata që e rrethojnë.

Ndezi TV të dëgjonte lajmet. U inatos menjëherë dhe i thirri të shoqes:

– E dëgjon ç’bëhet?

– Çfarë ia ktheu ajo?

– Edhe ky maskarai Frangaj që i kam dhënë dikur miliona euro me tendera dhe reklama mashtron shqiptarët duke thënë se Presidenti i vendit sapo mbërriti në Vlorë sot.

– Po, ndoshta ka mbërritur,- u përgjigj ajo.

– Si, ka mbërritur dhe unë jam në shtëpi tani?

– Po ata po flasin për Presidentin në detyrë jo për ata që kanë qenë presidentë,- vazhdoi e shoqja.

– Hmmm!- mërmëriti,- domethënë nuk e kanë për mua. Po kësaj ç’i thue ti?- e pyeti të shoqen.

– Çfarë?- tha ajo.

– E lexon gazetën ti? Ai birboja që e kam pasur dikur kryeredaktor të gazetës dhe ishte një lloj Gebelsi, prandaj e pata bërë edhe nënkryetar partie, ka dhënë një intervistë dhe thotë se edhe unë jam njëlloj si të tjerët, një vdekatar i zakonshëm.

– Po hiqu tij, or burrë, kështu e kanë këta. Kur të kthehesh sërish atje ai do të të lutet dhe të të rrijë përsëri lepe-peqe, si dikur,- u mundua ta qetësonte e shoqja.

Ajo doli nga dhoma e tij ndërsa ai, me fytyrën prush dhe shumë nervoze, vazhdonte të përsëriste nëpër dhëmbë: Unë, njëlloj si të tjerët, njëlloj si roja e godinës apo të papunët e përditshëm që kërkojnë kanoçe në kazanët e plehrave? Pastaj u kujtua se ishte e enjte dhe nuk duhej të humbiste shumë kohë por të fillonte përgatitjet. Pasdite duhej të fliste në parlament.

E enjtja ishte dita e tij. Këtu ai duhej t’iu tregonte shqiptarëve por edhe të huajve që ndiqnin politikën e vendit se, në pushtet apo në opozitë, Shqipëria kishte një dhe vetëm një, të papërsëritshëm dhe të pazëvendësueshëm. Ai duhej të fliste më gjatë se gjithë të tjerët, më ashpër se të gjithë, me zë shumë të lartë, t’i kërcënonte kundërshtarët politikë me afera të sajuara enkas dhe t’i bënte ata të heshtnin, të trembeshin, dridheshin dhe nënshtroheshin, pse jo edhe t’i luteshin. Qenia e tyre në pushtet ishte një padrejtësi ndaj tij dhe, sigurisht, një gjë e përkohshme. Nëse ata nuk lëkundeshin atëherë ai do i bënte thirrje popullit të rrëmbente armët për t’i dhënë fund padrejtësive ndaj tij. Le të vriteshin shqiptarët mes vetes, punë e madhe. E kishte provuar edhe herë tjetër dhe kishte dalë i fituar.

Vijon nesër

 

*Këtë tregim që vijon nesër e shkrova për idhujtarët që vazhdojnë ta adhurojnë pa kushte personazhin kryesor. Të gjithë lexuesve të tjerë iu kërkoj ndjesë për përdorimin e disa fjalëve jo shumë të hijshme por përshkrimi sa më besnik i sjelljeve të personazhit e kërkonte një gjë të tillë

 

Share This Article
24 Comments
  • Sali Ram Berisha eshte 10O% ai Njeriu i Ri qe krijoi komunizmi. I lindur ne 1944, ne nje vit me komunizmin ai ishte nji malok qe PPSH e mori dhe e beri mjek, komunist, sekretar. Ky ishte kontigjeni i komunizmit, Katunaret. Ne 1990 Sala e ktheu pllaken, por mbetet po ai Njeriu i 73 vjeteve jete , aq sa komunizmi.
    Mllefi i komunistave per Salen nuk eshte ky, por fakti se Sala “tradhetoi”. Sikur Sala te qendronte ne PS, ish-PPSH, ish-PK, po keto qe sot e shajne do ta lavderonin. Me ket Viktor Malen ne krye.

    • Ja ke fut si kau peles Vella .
      Po kur vrau 4 baballare ?
      Po kur shkateroj ekonomine ?
      Po kur shiti detin ?
      Po kur PERZURI me dhune nga shqiperia 1.000.000 emigrante ne drejtim te pa ditur ?

      Shqiptari – ti je tradhetari me i madh me INJORANCEN tende .
      Saliu gjeti shesh e beri persheh.

      Ti je me i keq se Saliu .

      • Bravo Agron ! ….e vërtet gjeti shesh bëri përshesh ,është sistemi kapitalisët ai që ha njeru njerinë !….që i shëndrron njerzit në hajdut,kriminel ,vrasës .Në kohën e E.Hoxhës Sali Berisha ishte model i komunistit striktë shembullor ,i ndershëm ,i sakët , i përgjegjëshëm ,i sakrificës dhe vetmohimit për të dhënë edhe jetën për atëdhe.

        Imagjino sikur të vertetohej se S.Berisha të kishte vjedhur edhe një fishek automatiku në kohën e munizmit ,ai pa mëdyshje ishte ndëshkuar .Kurse sot në kapitalizëm ai e djali i tijë shitën e trafikuan me tonelata armatime e municione ,hodhën në erë tërë Gërdecin ,vranë 30 veta ,plagosën 300 të tjerë dhe nuk i ndëshkoi askushë por jan duke ndërtuar vila e resorte me lekët e gjakun e popullit !!! -Ky është rregulli i kapitalizmit : ..Kushë vjedhë ,kush mashtron dhe vret njerëz më shumë është më i nderuar e i respektuar, si Saliu që punon i qetë në zyrën me çera disa milonshe !!! Respekt e nderime dhe të lumtë pena V.Malaj.!!!!

    • KENI HARRUAR KRIMET E VITIT 1997 KUR KY KRIMINEL DONTE TE SHTYPTE ME ARME KIMIKE POPULLIN E JUGUT.

      PERFUNDIMISHT SALI KRIMINELIN VETEM FERRI I PERJETSHEM IA SHLYEN POSHTERSITE.

    • Ato qe thote Shqiptari, jane nje e vertete e hidhur, pavaresisht qe nuk duhen futur ne nje thes te gjithe komunistet (anetaret e PPSH, se komunistet i zhduku Enveri). Per mendimin tim trashegimia e PPSh post regjimit enverist, duhet ta drejtoje gishtin nga Ramiz Alia, ideatori dhe realizuesi i “Katovices”. Sali Berisha eshte produkt i tij. Ata e njihnin mire ndaj edhe e vune te drejtonte me nder demokracine shqiptare, eren e se ciles e ndjeme edhe sot e gjithe diten. Saliu nuk u morr me komunistet dhe bllokmenet sic pretendon por me kundershtaret e pushtetiut te tij, si brenda dhe jashte PD, nga te vkateranet. Sali Berisha eshte nje personazh “sui generis”, ekstrat i gjithe asaj pjese te trashegimise se neveritshme, qe ka njohur historia e politikes shqiptare, qysh nga pavaresia. Fatkeqesia nuk qendron tek ai, por tek emancipimi qytetar i atyre qe i shkojne pas dhe e votojne. Ketu qendron dhe duhet pare keqja dhe kjo do kohe qe te kthjellohet. Mjere ata qe besojne ne ‘komunistin antikomunist demokrat’, i cili sipas Havelit eshte me i ZIU. Ne listen e PD per zgjedhjet e 25 qershorit Saliun e keni ne krye te listes per Tiranen .Kjo i thote te gjitha. Te tjerat jane fjale.

  • JO vetem ky derdimeni si SALI BERISHA qe duhet zhdukur nga jeta e ketij vendi qe quhet Shqiperi, por edhe disa te te tjere qe i kane bere deme te medha shoqerise shqiptare si FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA, por edhe ky barboni aktual, mender kryeminister EDI RAMA duhet te hiqen nga zverku i ketij populli njehere e pergjithemone qe nuk kane bere asgje per zhvillimin, mireqenien, begatine e ketij populli.
    Me militant partish, me militant te tipit berishe, nano, meta, basha dhe rama nuk shkohet hiç gje kundi vetem ne ndonje vend te humbur afrikan. Tung.

  • Je shume mire, vetem korrigjo madhesine e kohes. Jo 24 ore, por 24 vjet nga protokolli i nje te cmenduri.

  • Si gjithnje Viktori i partise sheh vec te cmendurin e partise kundershtare, per te cmendurin e PS-se, aha qameti te behet nuk ia ben dora te shkruaje.
    Po qysh ore Viktor nuk te bene pershtypje aspak bemat e fundit te te cmendurit te kryeministrise!!!

  • Me pelqeu historia me Yllin! Pasi vodhi me “Albania” gazete e falimentuar sic eshte vete Ylli! Te gjithe i mblodhi ne Te Pa Ekzpozuarit!

  • Yllin e merrte ore e pa ore.Ylli u bente shenje shokeve-Mori ay i lojturi!Me Berishen jane tallur Ylli,Mero,Fevziu,por vetem Filipin e ngriu.

  • Lexoni ketu pake sa !

    A KISHTE TE DREJTE RAMIZ ALIA TE VINTE NE KRYE TE PARTISE DEMOKRATIKE BERISHEN?
    Lexoni ketu.!
    Berisha e gjeti pushtetin ne Tavoline si dhurate ne rrespekte nga zona ku vjen dhe nga miqesia qe kishte me Enver Hoxhan.
    Vinte nga Vendi i patriotve te medhej si Mic Sokoli, Haxhi Zeka, Sef Kosharja, Barjam Curri. si dhe nga vendi ku u mbajt mbledhja e Bujanit. Mbi keto baza edhe Enver Hoxha (gabimishte) e afroi Sali Berishen mjek teke Bllokut. Madje ai kishte mardhenje shume miqesore sa ky shkonte edhe ne zyren e tij.Mos harron shkrimin e Sali Berishes. Me zuri sherri me Enverin une thote Berisha- i hapa kompjuterin Enveri u zemrua pore .Sokoli(djali I Enverit ) me normalizoi dhe perseri ata ngelem miqe. Mos harroni fotat vozitse ne liqenin e Pogradecit e plote aktivitete te tjera pran familjes Hoxha.
    Sali Berisha u orjentua nga rregjimi, per te marre kreun e shteti duke menduar, ata se shqiperin do ta lejme ne dore te sigurta edhe perse kaloj ne Demokraci faktoret e meseperme e bejne te besueshme kete qe them une. Mbi keto baza Sali Berisha e mori pushtetin ne Tavoline Ata mendoni dhe besoni tek besa e malsorit. Dhe tek patriotizmi i kesaje Treve.!Ne fakte ata harruan se atje ku eshte Besa eshte edhe e kunderta e saje. Atje ku eshte burreria dhe trimeria eshte edhe ligesia e saje, e kjo ligesi ishte treguar edhe kure ata e vran trimin e maleve, heroin tone Bajram Currin e bile ase nuk e varrosen atje , pore e mori Hasi dhe e varrosi ne krahinen e vet me qender KRUME!
    PO PERSE SALI BERISHA LUFTON KUNDER ENVERIT.
    Arsyeja kryesore qe E LUFTON Enverin eshte se Berisha ra ne kontakte me Nacionalistet te cilet iken ne bishte fashizimi, ata bashke me qarqet e egra antishqiptare e blen i dhan para dhe e orjentuan drejte destabilizimit te vendit ndryshe ata do te nderhynin per ta larguar nga pushteti(PRA PER TE KRIJUAR BESUSHMERI TEK PADRONET E TIJE TE JESHTEM DHE BRENDESHEM).
    Ata i rrekomanduan provokimin e nje lufte civile te cilen duhet te laheshin hesapet me ata qe i perzune bashke me NaZistat. Per kete koken e kesaj ideje te orjentuar e shfaci Arshi Pipa, ne Shkoder sapo erdhi per her te pare ne Shqiperi nga Amerika.!.
    Samiu rrekomandoi dy porosi.:
    1. Te hiqet sa me pare drejtshkrimi shqiptare qe u vendos ne viti 1972.
    2. Cdo shtyll elektrike te kete te varur nga nje komuniste.!(pore qe do qe I pari duhet te veihej Berisha ne litar si komuniste e ketu u ngel sharra ne Gozhde.)
    Kjo deklarat eshte e arshiviuar ne arkivin e TVSh Tirane.
    Mbi keto baze Berisha ka provokuar gjithnje nje gjakderdhje te madhe ne shqiperi pore fale krehut te majte te Partise Socialiste e cila e ka shmangur me sukses.
    -Keshtu Berish provokoi me 2 Prill ne shkoder duke vrare kater veta dhe duke akuzuar shtetin per terrorizem.Pore populli I Shkodres e dine mire qe vrases eshte me porosi te Sali Berishes.
    – Provokoi ne vitin 1996 kure beri vjedhjen masive te votes dhe dhunoi deputete e opozites.
    -Provokoi ne viti 1997 ku dergoi ushtrin per te shtypur protestuesit ne Jugun e shqiperise. Nga ku dergoi edhe dy avjon me LHL per te vrare popullin e Jugut.
    – Provokoi me vrasjen e Azem Hajdarit i cili me arkivolin e tije goditi dyert e kryeministrise dhe organizio grushtin e shtetit.
    – Gjithashtu pes largimit te tje nga pushteti dhe me kthimin e tije berisha provokoi perseri.
    -Provokoi me vjedhje masive te votes si ne vitin 2009 ashtu dhe ne zgjedhjet e pushteti vendore per Tirane ku pushtetin e mori me forca policore pa asnje fitore.
    -Provokoi me 21 Janar.
    -Provokoi me dhenjen e detit Greqise.Te gjith keto jen provokim te cilat i kishte marre nga ustallaret(Qarqet antishqiptare dhe monopolet te cilet asnjeher nuk jakane dashure te miren shqiperise pore gjithnje shqiperin e kan hale ne sy.! Berish garant I tyre per ta realizuar nje lufte civile dhe per ta gjakosur vendin .!
    ARSYE TJETER QE Q E LUFTON ENVER HOXHEN ESHTE:.
    -Nje arsye shume e forte se Nacionalistet kurre nuk e ngriten gishtin kunder pushtuesve Nazi Fashiste ndaj dhe ata perfunduan ne fundrina te kombit dhe Berisha , mori persiper te behet pinjoll i tyre dhe mendoi qe tashme erdhi koha te shfrytzoi kohet e arte edhe ne kohen e Demokracise ndaj Berisha jo vetem qe Sa her krijohen situat ai nxjerre ne pahe Enverin pore nuk arriti te ndez lufte me shqiptaret nadaj Berish ju kundervu ashper ekonomis se vendit te ndertuar ne kohen e Enverit. Ne keto kushte Barish rrafsho cdo gje dhe arriti ta fundos tere ekonomin e vendit.
    Sote nga dora gjakatar e ketij njeriu kane humbur jeten ne shqiperi mbi 28 000 veta si rezultat i papunsise i amullis qe krijoi dhe nga drejtim dhe keqmengjim arriti qe shqiperi te jete sot ne keto nivele kaqe te renda.!Pra Berisha per te krijuar Bindje teke ustallaret e tije dhe prapavija antishqiptar ku mbeshtete mobilizoi anadollaket e Partise Demokratike nga Veriu e Jugu I Shqiperise dhe vershoi ne gjurmet e Xhafer Deves kunder Jugut te shqiperise duke e derguar vendin duke e quar vendin ne pragun e nje lufte civile.Pore edhe ketu fale krahut te majte te cilet e shmangu kete lufte pore pati edhe viktima sporadike ne njerze.
    Pra Enverin e kishte idhuj dikur pore Berisha perdori luften kunder Enver Hoxhes dhe kunder komunisteve si pretekse per te shkatrruar vendin per ta demtuar shqiperin dhe per ta penguar ne ecjen e drejte realizimit te aspiratave te populli shqiptar per demokraci dhe shtet ligjore.!
    Edhe sote ne kete proteste qe kane hyre ne muajne e trete ai vazhdon te aspiroi per nje destabilizim ne tersi te shqiperise , pasi situate qe eshte sote edhe ne Maqedoni dhe ne tersi ne hapsiren shqiptare , Berisha po u ben armiqve tan argatin me te madhe ne histoin kunder popullit te vet Shqiperi.!
    Shkurte : Kokat e menqura te tipin akademik Qose , te forcave politike qe jane serjozishte per intersat Kombetar duhet mendojn serjozishte per tu prere rrugen ketyre avanturjerve te cilet per te shpetuar nga zullumet qe I kan bere vendit te tyre kerkojn ta djegin perseri shqiperine.!

  • I nderuar Z.Malaj,

    jane kohe te veshtira, keto qe po kalojne shqiptaret sot.
    Ne kushte te tilla,e shte detyre primare e shtypit te shkruar, te analizoje dhe ti ofroje lexuesit, nje pasqyre te realitetit.
    Nga bagazhi profesional dhe intelektual , Ju kini padyshim kapacitetin, per te permbushur nje detyrim te tille. Fokusimi juaj tek figura zhgarravina te historise sone, si kjo e Berishes se Ramizit dhe “lenia ne harrese” e nje Kryeministri me 1 milion vota shqiptaresh, qe me sjlelljen e tij, do te ishte nje objekt interesi per cdo psikiater ne bote, te ben te dyshosh ne paanshmerine tuaj.
    Nuk do te ishte nje gje e jashtezakonshme qe nje gazetar ne Shqiperi, eshte ne sherbim te nje klani mashtruesish dhe keqberesish. Kjo, eshte e zakonshmja sot ne kete vend liliputanesh, qe vetem cigaret e hashashit i bejne te ndihen luane.
    Do ishte per te ardhur keq, qe nje njeri si Ju, te bente me deshire LOLON e pushtetit.
    Me formatin tuaj, mund te jetoheshe edhe ndryshe si gazetar. Jete ne liri,,,,pa “e lidhur gomarin” pas pemes se kalbur te nje njeriu qe per nga simptomat e skizofrenise, e le ne hije, ate qe Ju kishit sot si objekt qitjeje.
    Renia juaj ne nivelet e nje Bedri Islami, do nenkuptonte fundin e kesaj gazete. Por tek e fundit, eshte ceshtje zgjedhjesh kjo.

  • VIKTOR ops THANO !

    Deshira per te stilizuar artistikisht nje skizofren, te ka larguar nga realiteti pothuajse i shumenjohur i evolucionit darvinian te kesaj specie amorfe, me origjine te paditur. Aspak nuk je kujtuar per fillimet e tij serbo-malazeze te 1974-tres , ne sherbim te nje tjetri serbo-malazez me emrin Ramiz Alia, dhe ky me gjendje civile te paditur kur buloi ne Shqiperi, ne kohen e atij “Presidentit (shellira Ahmet Zogolli) me talent te jashtezakonshem per kohen e tij”, siç na e paraqiti i permalluar nje dite me pare nje fare presidenti me patente provizore, i zgjedhur per nje gabim kalkulimesh nga zorrexhinj me tesera vetem jeshilore.

    Megjithate, edhe pse je treguar pak babaxhan duke e qujatur “te marre”, pa e inkuadruar ne gjendjen e vertete psiqike te tij, si skizofren i pa sherueshem, perseri simptomat e larguara te demonstruara ne vite nga ky paljaço dhiaresh ku pulat hajne guriçka e delet ushqehen me polinin e pishave alpjane, jane teper te vobeketa per te vertetuar ate qe me fantazine tende jo aq terheqese per kete zhanger krijues, je munduar te na serviresh me bollekun e nje darke ngjalash ne Lalez me gjashteqind te ftuar….

    Pa u zgjatur shume ne dianjostikimin e tij si pacient me kredenciale te plota ne fushen e skozofrenise, po mundohem te te spjegoj pak me me hollesi, simptomat, pasojat dhe pasherueshmerine e tij, bazuar ne “Manualin Dianjostik e Statistik te Perçartjeve Mendore” (DSM-V) !

    Si promese, dua te te kujtoj se per kete tip semundjeje mendore, nuk ekzistojne analiza te mirefillta te parametrave metabolike njerezore, ekziston vetem metoda e komunikimit a “tu per tu”, mes pacientit dhe mjekut psikolog. Edhe ne rastin e ndonje analize gjaku, radiografie te trurit apo tjeter, te urdheruar nga mjeku, i sherbejne vetem hulumtimit se mos ndonje faktor tjeter i organizmit, ndikon ne pershpejtimin e skizofrenise se pacientit ne dianjostikim psikologjik.

    Sipas manualit ne fjale, (DSM-V), dianjostikimi i skizofrenise, mund te konfirmohet vetem pasi mjeku specialist psikolog, ka konstatuar tek pacienti te pakten dy nga keto simptoma:
    – Delirin, apo mbushemendjen e pa arsyetuar, per te vene shenjen e dallimit mes realitetit dhe fantazise se “non sense”
    – Aluçinacionet qe mund te perfshijne qe te gjithe pese sensibilitetet njerzore (edhe pse tipike per skizofrenine, rezulton te jete sensi i degjimit, si per shembull te degjosh zera a “renje zilesh telefoni” te pa qena)
    – Perçartje ne te folur apo ne te menduar, si bashkelidhje te nderprera, mungesa e llogjikes dhe vendim marrje larg realitetit te jetuar
    – Paraqitje ne publik me mimike te bllokuar per nje kohe te gjate (kujto buzeqeshjet e tij te pa sens i ulur ne Kuvend)
    – Humbja e interesit te pa motivuar per kedo qe e rrethon, pa dallim fisi, gjinie, krahine, fetare apo lidhjeje gjakore

    Gjithnje sipas (DSM-V), per te patur nje dionjostikim te pa kontestueshem, simptomat ne kete tip pacientesh duhet te jene demonstruar te pakten per gjashte muaj, gje qe ne rastin e Sali Shiqere Mutqenef Berishes, largesia ne kohe eshte disa dekadore, ne te cilen pacienti (S.B.) eshte implikuar prej kohesh ne nje degjenerim te maredhenjeve shoqerore, profesionale, familjare etj.

    Dhe dy fjale per kuren e paientit Sali Shiqere Mutqenef Berisha:

    Ne pergjithesi kurimi me ilaçe, edhe ato me te fundit, ne kete tip semundjeje psiqike, nuk rezulton te kete efekte sheruese permanente. Andaj ajo shoqerohet gjithnje edhe me psikoterapine, per te patur nje lloj efekti zvogelues te skizofrenise akute, gje qe per shembull Grida Dumdumja eshte aq e pelqyer nga psikopati ne fjale.

    Ilaçet antipsikotike ( te njohur ne mjekesi me emrin “neuroletiçi” apo “qetesues madhore”) disponohen si ne kapsula ashtu edhe te injektueshem. Ato ndahen ne kater kategori:
    – Fenotiazine
    – Tioxanteni
    – Butirrofenoni
    – Benzamidi

    Me siguri matematike, i shurruari i Shiqeres perdor “Clozapinen”, nje “neuroletik” i ordinameteve te para e me te perdorura, me nje efikasitet te provuar ne kurimin e perkoheshem te skizofrenise saliberishiane, duke patur megjithate edhe efekte kolaterale te rendesishme, siç eshte edhe “agranuloçitosi” apo renja drastike e numurit te rruazave te bardha te gjakut. Mjafton ta kundroni here pas here ngjyren mjerane te hirte qe merr ne fytyre i shurruari i Shiqeres, pas çdo “fjalimi” apo recitimi aluçinant ne intervista apo Kuvend.

    Meghithate, ai doktori i grave, qe desh te behej Kryebashkiak i Tirones, se fundmi i ka rekomanduar te perdore “Olanzepinen” apo edhe “zuklopentiksololin”, me me pak efekte kolaterale.

    Pa vazhduar me tej me hollesira qe pak i interesojne kujdokujt, per mabrevajtjen psikopatike te skizofrenit Sali Mutqenef Shiqere Berisha, çdo lloj pershkrimi, interpretimi, apo tentative per ta kanalizuar ecurine e tij psikoskizofrenike, ne kuadrin e duhur mjekesor, duhet bazuar i dashur Malaj ops Thano, ne kete kuader aspak “qetesues, dashurues e bashkepunues”.

  • Saliu dhe te tjeret shfrytezuan demokracine aq te dashur nga shqiptaret PD ne fillim qe drita per te dale nga erresira Por kjo drite dhe shprese e popullit u perdor jo jo per te ndricuar por per vjedh vrare e boshatisur shqiperine nga shqiptaret

  • +Sikure te ishin burrat e shtetit si Berisha bota do te kishte perfunduar prej kohesh.
    Burre eshte edhe Macoku, pore Burri i shtetit nuk vrete dhe nuk djeg ne barot shtatasite e vet.
    Burri i shtetit nuk i jep Nafte Serbis ne kohen e Embargos dhe burri i shtetit nuk shtet Detin.
    Ti teuta burre e quan apo pse eshte Mashkull,?

  • Ky eshte trap, edhe pa e vizituar fare tek mjeku psikiater. Ky eshte tipik skizofren, nje lloj si Hitleri. Sikur te jene pjelle nga i njejti bark femre. Keta njerez kane qellime, dhe nuk mendojne aspak se cfare mund te thone njerezit – familjaret, koleget, te njohurit, vartesit apo eproret, jo keta nuk i perfillin fare keta njerez – ata shikojne drejt qellimit te tyre, duke shkelur mbi jeten dhe fatet e njerezve te tjere, per ta ka rendesi qellimi, te tjerat – miresjellja, politesa, buzeqeshja, jane pa vlere.
    Ky eshte nje perbindesh me fytyre njeriu qe te vetmen gje qe di te beje mire eshte te urreje njerezit, sikurse Hitleri ndaj hebrejve. Ka nje urrejtje pathollogjike te pashlyeshme, nuk gjen qetesi dhe paqe, pa i pare njerezit te vdekur, sidomos ata qe e refuzojne, qe e kritikojne. Mbetet ende nje fatekeqesi per Shqiperine dhe shqiptaret. Mos mendoni kurre se do te largohet ndonjehere nga politika dhe parlamenti. Ne Kavaje qe pergatitur per lufte, sikurse ne vitin 1997!
    Te na rroje sa malet!

  • Or po lusni qe PD ta fuse serish kete Saliun ne parlament deri sa te vdese se perndryshe do mbeten pa goje gjysma e deputeteve socialiste me 2B- (Balla-Brace) te paret dhe do mbeteni pa goje dhe ju komentuesat komuniste qe pa Salen nuk gjeni dot fjali per komente.

  • Duhet te jesh dilkushi qe te tjeret te merren me ty.
    Aq i rendesishem eshte Sali Berisha saqe megjithe hallet e problemet qe kane ,i japin prioritet Berishes.
    Shqiperia jeton kohe shume te veshtira,njerzit po perpiqen te mbijetojne,te rinjte kane marre rruget e botes vendi i tyre,vendi im nuk ju afron asnje mundesi punesimi,integrimi
    Vazhdoni me Berishen ju se keshtu hallet ju zgjidhen o shqipe……

    BERISHA BURR SHTETI
    PERSONALITETI ME I RENDESISHEM SHQIPTAR QE NGA 1990

  • ATROS! Si shkruan keshtu. Eshte Berisha qe ka shkaktuar te gjith kete katrahure ne shqiperi.!
    KIush i shkatrroi njemilion vende pune te ngritura per pesdhjetvejet.?
    Eshte Sali Berisha hyzmeqari i qarqeve me te egra antishqiptare qe sote ti e konsideron Burre shteti.!
    Nuk e kuptoi kure shkruani se ku i keni mente.Me sa duket nuk i merrni mente me vet kur shkruani.!
    Ktheruni pake ne retrospektive.!
    Esahte e quditshme se si i anashkaloni keto probleme kaqe te dhembshme te shkatjktuar nga ky kriminel qe ti e konsideron burre shteti.
    Nje fjal e urte e populli thote.”Zoti pasi ti merre mendet, ta merre edhe pasurin e gjithcfareke.” Juve zoti ua ka marre mendet dhe tani nuk dalloni dote kasapin nga burri i shtetit.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *