24 pyetje për Halim Kosovën

redaktor

Mirëdita z.Thano! Kam disa pyetje të rëndësishme dhe jo të rëndësishme për Halim Kosovën.

 

Të rëndësishme:

-Nëse i ul taksat dhe nëse pushteti qendror (qeveria Rama) nuk ju jep fonde, si do të mund të mbash premtimet?

-Me çfarë të ardhurash do të mund të kryesh investimet? Me cilin staf do të mund të arrini ato që keni në mendje?

-Sa njerëz nga ky staf do të pushosh nga puna, duke qenë se paaftësia e tij është tashmë e vërtetuar?

-A do të qëndrojë në staf kryedrejtori i bashkisë Taulant Zeneli (specialist i PD-së i ardhur nga Bradasheshi)?

-A do të kërkoni specialistë nga rrethet për të zbatuar programin tuaj?

-Sa mundësi (fuqi) keni të shkarkoni militantët e PD-së të cilët sipas këndvështrimit tuaj nuk mund të zbatojnë programin tuaj?

-A do të vazhdojë të jetë nënkryetar bashkie zoti Enno Bozdo nëse ju fitoni?

-Pse duhet që qytetari i Tiranës të votojë një model, ku stafi ecën njëtrajtësisht (njëkohësisht) me politikën e partisë opozitare të gjetjes së problemeve tek pushteti qendror?

-A jeni Ju njeriu i vetëm që mund t’i bëni të bëshme të tëra premtimet sepse me drejtorët aktuale dhe “specialistët” militantë rezultatet janë më se të dukshme?

-A bëhen dhe zbatohen projektet me militantë partie?

A do të jetë pjesë e suksesit tuaj zoti Florenc Hoxha?

-Sa probleme emergjente dhe sa të pritshme keni evidentuar deri tani?

-Kur ka munguar asfalti elektoral (por jo vijëzimet elektorale rrugore), si do të jetë e mundur që gjendja e rrugëve të ndryshojë brenda 3 muajve të parë të drejtimit tuaj?

-A do të lironi nga qiratë asetet e Bashkisë të cilat janë dhënë për kafe-restorant?

-Çfarë do të bëni me këto asete?

-Në çfarë zone mendoni se mund të bëhen ndërtime?

-Në ç’drejtim duhet të zhvillohet Tirana?

Disa pyetje më pak të rëndësishme:

-Kush votë do t’ju dukej më e ëmbël, ajo e militantëve fanatikë “antikomunistë”, apo e qytetarëve të mençur që besojnë në profilin tuaj?

-Si tirons i vjetër, ç’mendim keni për të ardhurit e mbas viteve 90-të?

-Po atyre të mbas 50-ës?

-A do të jeni kryetar Bashkie me kohë të plotë apo do ta ndani kohën mes zyrës së Bashkisë dhe spitalit tuaj privat?

-A jeni Ju për lindjen e natyrshme apo për lindjen me operacion?

-Sa kushtonte në klinikën tuaj lindja e natyrshme dhe sa ajo me operacion?

-Sa nëna kanë pasur lindje të natyrshme me Ju?

-Sa gra keni shpëtuar nga vdekja?

-A është e ndershme t’ua kujtoni “heroizmin” tuaj në këmbim të reklamës elektorale?

-Sa fëmijë keni lindur deri më sot?

-A keni një listë të tyre dhe a do t’ua kërkoni votën?

-Cili është motivacioni nëse ndodh?

-Përveç projektit të shtimit të lindjeve, a keni ndonjë projekt tjetër?

-Duke qenë se jeni mësuar me njëfarë tarife në maternitet, a do të qëndroni në të njëjtat shifra?

-A ju shkon përshtat fjala e urtë: “Qengji i urtë pi në dy nëna”, apo mos rastit të kandidimit tuaj i shkon për shtat fabula e kecave me ujkun?

-A mund të merret si shembull ndihma e mikut tuaj zviceran për bashkëpunimin në biznes?

-Si funksionoi ky bashkëpunim duke ia shpjeguar njeriut të thjeshtë i cili punon si nëpunës dhe ka dëshirë të krijojë biznesin e vet?

-A ka emër dhe mbiemër ai miku i mirë zviceran i cili ju ndihmoi në financimin e ndërtesës së klinikës private?

 

Dërguar nga adresa

[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *