Fitorja e afërt e të majtës sjell në Tiranë sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ayala. Ai ka mbërritur rreth orës 14:30 në selinë e PS-së, ku po zhvillon një takim me liderin e opozitës, Rama.
Rama: Fitorja e së majtës është më e thellë sesa duket
Kreu i PS-së, Edi Rama, doli para mediave para pak minutash, duke u shprehur se fitorja e koalicionit të majtë është më e thellë nga sa duket. Rama bëri thirrje për mbrojtjes së çdo vote të hedhur në kuti për koalicionin e majtë dhe ftoi kundërshtarët të pranojnë humbjen.
“Fitorja është më e thellë nga sa duket. Sot është dita e parë e rilindjes. Të mbrojmë çdo votë të aleatëve brenda koalicionit. Një mesazh kundërshtarit: ka gjithmonë një kohë për të humbur. Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga zgjedhjet e cenuara. Shqipëria nga këto zgjedhje duhet të dalë me kokën lart”, tha ai.
Numërohen 1/5 e votave, opozita kalon çdo parashikim
10:00 – Ndërsa numërimi i votave vijon, duket se fitorja e koalicionit të majtë sa vjen e thellohet. Sipas parashikimeve të deritanishme, kur janë numëruar 1/5 e votës së përgjithshme, opozita do të përfaqësohet në Kuvendin e ri me 84 mandate, ndërsa koalicioni i Berishës mbetet në nivelin e 56 mandateve. E majta është në krye në të gjitha qarqet e vendit, përveç Kukësit, ku sidoqoftë, rezultati nuk është ai i parashikuar nga e djathta.
Pas numërimit të 1091 qendrave të votimit nga 5508 në total, projeksioni në mandate është si më poshtë:
Në Tiranë, e majta shkon në 19 mandate deri më tani, e djathta shkon në 13 mandate.
Në Durrës koalicioni i majtë merr 7 mandate, koalicioni i djathtë 6 mandate.
Në Lezhë koalicioni i majtë merr 4 mandate, e djathta merr 3 mandate.
Në Gjirokastër koalicioni i majtë arrin të marrë 4 mandate, i djathti merr 1 mandat.
Në Vlorë rezultati është sërish 8 me 4 për koalicionin e majtë.
Në qarkun e Shkodrës, e djathta merr 5 mandate, e majta shkon në 6 mandate.
Në Dibër rezultati është i barabartë 3 me 3.
Në Elbasan e majta udhëheq me 8 mandate, përkundrejt 6 mandateve të së djathtës.
Në Fier rezultati është sërish 11 me 5 mandate për të majtën.
Në Berat rezultati është 6 me 2 mandate në favor të koalicionit të majtë.
Tendenca, e majta drejt një fitoreje historike
09:00 – Koalicioni i majtë duket se po shkon drejt një fitoreje historike në këto zgjedhje.
Nga 905 qendra votimi të numëruara deri tani (5508 numri në total), koalicioni i majtë sipas projeksioneve merr plot 84 mandate, duke pasur një rritje të ndjeshme në krahasim me katër vite më parë. Koalicioni i majtë merr 56 mandate në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë ka humbur 7.9 për qind në krahasim me një vit më parë. Bie në sy avantazhi i të majtës në veri, por normalisht edhe në jug.
Kështu, në Shkodër koalicioni i majtë ka deri më tani 6 mandate, ai i djathtë vetëm 5.
Në Lezhë, koalicioni i majtë merr 4 mandate dhe ai i djathtë merr 3 mandate.
Në Berat koalicioni i majtë merr 6 mandate, ai i djathtë vetëm 2.
Në Vlorë koalicioni i majtë merr 8 mandate, ai i djathtë merr 4 mandate.
Në Korçë koalicioni i majtë merr 7 mandate, koalicioni i djathtë merr 5 mandate.
Në Fier koalicioni i majtë merr 11 mandate, koalicioni i djathtë merr pesë mandate.
Në Librazhd nuk numërohet, zvarritje edhe në Tiranë
09:45 – Në Librazhd nuk ka nisur ende numërimi i votave, për shkak të mungesës së komisionerëve të PD-së. Një zvarritje të dukshme në nisjen apo vazhdimin e numërimit ka edhe në Tiranë ku në disa Komisione Zonale procesi ende nuk ka nisur. Në KZAZ-në e vendosur në shkollën “Vasil Shanto”, në njësinë 5 në Tiranë, e cila është edhe njësia më e madhe në kryeqytet, nga 110 qendra janë numëruar 7 kuti. Ndërsa në tërësi në Tiranë janë numëruar 95 kuti nga 1422 të tilla që ka gjithsej kryeqyteti. Koalicioni i majtë vijon të ruajë avantazhin.
23 qershori, ecuria dhe projeksionet e para
Kutitë e para
Kutitë e para të cilat patën një rezultat nga zgjedhjet parlamentare ishin dy qendra votimi në Qarkun e Korçës. Nga të dhënat del se rezultati ishte në favor të opozitës. Në Korçë në KZAZ numër 76 ka përfunduar numërimi në 2 QV 40 43 dhe 40 25. Nga numërimi i 2 kutive në QV 4043 mësohet se 49 vota mori ASHE dhe 32 për AMPI. Kurse në qendrën e dytë rezultati u shënua më i thelle, 105 me 37 për opozitën e majtë. Në total në këto dy qendra e majta ka fituar mbi 60 për qind dhe e përkthyer në mandate sigurohet të paktën një deputet më shumë nga viti 2009. KZAZ 76, përfshin QV komuna dhe Bashki të Kolonjës.
Exit pollet favorizojnë të majtën
Exit Poll nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në rezultatin për Tiranën. Koalicioni i majtë shkon nga 49 deri në 53 përqind. Koalicioni i djathtë shkon nga 42 deri në 46 përqind. Sërish e majta mund të marrë nga 17 deri në 18 mandate. E djathta merr nga 13 deri në 14 mandate. FRD dhe AK luftojnë për të marrë një vend.
Bregu: Ne kemi fituar, të presim me qetësi numërimin
Vijojnë daljet publike të zyrtarëve të partive politike në lidhje me rezultatet zgjedhore paraprake.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu shprehu bindjen për fitoren e PD-së bazuar në sondazhet e kësaj force por edhe në exit poll-et e kryera nga CIVITAS Albania.
“Këto sondazhe janë rezultati më i mirë për besuar tek fitorja jonë”, tha Bregu.
Ajo i bëri thirrje mbështetësve që të presin rezultatet zyrtare dhe të jenë të qetë në pritje të certifikimit të asaj, që Bregu e quajti fitore historike.
Bregu theksoi se rezultatet e deritanishme tregojnë pjesëmarrjen më të madhe të votuesve në bastionet e PD-së.

ishalla syrgjynoset e mos ja pafshim me fytyren!
Malok me i trashe fodull naiv,i te gjitha poshtersive eshte ky qe do na lere te qete per keto 23 vjet vrasje vjedhje mashtrim korrupsion e shum e shum te liga!
Ska rendesi se kush e mer pushtetin,vetm ky te ike,se na u be si banja publike,qe veshtire se pastrohet ndonjere ashtu sic duhet!
Opozita ka trumfuar me Saliun perballe qe vetem di te manipuloje dhe kjo eshte nje fitore e vertete e gjithe popullit opozitare qe meriton nje qeveri me te mire dhe nje shtet ligjor eshte me shume se fitore por nje clirim i vendit nga kjo qeveri banditesh.
Duke pare rezultatet PS do marri 75 deputete dhe LSI 10 deputete. PS ka marre kryesimin ne te gjitha qarqet dhe askush nuk mund ta ndali foteren e PS.
PD pesoi humbjen me te thelle ndonjehere, populli Sovran e gjykoi per keq qeverisjen qe prej 8 vitesh, tashme asgje s’mund te ndale te vendoset drejtesi per viktimat e regjimit te saliut.
sot opozita e tregoiii fuqine e saj
keto jane rezultatet e punes se shkelqyer te skuadres se rilindjes,kjo eshte fitorja e mertuar e ketij vendi
sot ne festojme nje fitore historike,sot ne festojme rilindjen e shqiperise
Pushteti I saliut u shkerrmoq fare, shpetuam nga diktatura, ai do te mbetet thjesht nje kujtim I keq qe Rilindja do ta fshije edhe nga historia. Tashme demokracia do te rivendoset, drejtesise nuk I shpetojne dot keta kriminele.
Mori fund pushteti I kalbur I saliut, padrejtesite e pushtetit te tij nuk do te rendojne me shqiptaret, qe dje u nderrua faqja e historise, Shqiperia do te rilinde, saliu dhe pd-istat e tjere duhet te fillojne te pranojne realitetin edhe pse nuk u pelqen.
Qeveria e re e vendit do te jete ne lartesine e duhur per te qeverisur kete vend dhe per ta futur ne rrugen e integrimit dhe kjo eshte shume e rendesishme per vendin tone qe ne 8 vite vetem eshte rrenuar nga kjo qeveri.
Me kaq vota sa po merr PS, aleanca per shqiperine europiane ka per te marre 85 deputete. Kjo eshte e sigurte, PS po tregon se eshte super parti dhe eshte e vetmja fuqi e cila mund ta rilindi kete vend.
pupuupup sa shume e kemi pritur kete moment.keta kane mbetur pa fjale se fytyra ka kohe qe ju ka ikur.keta sot jane ngjirur te gjithe.duhej qe do shkonte kshu po mesa duket saliu pa humbur shume thelle qe ska as goje te dali e ta thote humbem.ikee saliii.ikeeeee hahahahha
mduket se partia demokratike sot morri fund.jo vetem se nuk i fitoi zgjedhjet po se tani do fillojne percarjet midis zhozit midis bregut midis lulit e argites.jam shume kurioze te di si do veje ky halli i ketyre mostrave.Nejse e rendesishme eshte qe berisha i fitoi zgjedhje keta le te vriten po te duan.
Tendenca shumë e qartë dhe e pastër deri tani me përqindjen drejt aleancës së majtë, nuk është se po i vjen pa pritur popullit. Populli, sidomos katër vitet e fundit, po flet me zë të lartë, por pushteti i tipit “imponues diktatorial” nuk ka patur veshë për të dëgjuar. Sepse, mentaliteti i aleancës së dhjathtë, ka qenë i tillë sa mendonin me naivitet se populli do duartrokasë “varfërimin e vet” se populli do zgjedhë “vjedhësit e vet”. Nuk e kuptoj se në çfarë këshilltarësh është mbështetur lideri i së djathtës, në se ka pasur dhe në se i ka dëgjuar vallë këta këshilltarë. Unë mendoj se këshilltarët që krijojnë situata të paqena dhe jo të vërteta mbi pakënaqësitë e vërteta të popullit, nuk i kanë shërbyer aspak alencës së djathtë. Duke krijuar një imazh të pavërtetë të mirëqënies dhe zhvillimit ekonomik të vendit, aleanca e djathtë nuk bëri asgjë tjetër veçse rriti pakënaqësinë dhe vendosmërinë e popullit për të votuar bindshëm dhe qartë drejt aleancës së majtë.
Veprimet e papërgjegjshme të shërbëtorëve të tipit si ministri i brendshëm, nuk bënë asgjë tjetër veçse vërtetojnë se sa të cekët janë këta njerëz të pushtetshëm. Duke bërë veprime të tilla të tipit “dmostrim force” nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë pakënaqësinë e popullit. Dhe populli në këtë pikë flet natyrshëm, sepse gjendja e varfërisë së përgjithshme është e pajustifikueshme nisur nga pasurimi i pushtetarëve ose shërbëtorëve injorantë të tipit ‘URIAHIP” që nuk kuptojnë se qytetarët mund të jenë katandisur në varfëri, por kjo nuk i bën ata “injorantë”.
Injoranca këtë herë është ushqyer nga pushteti për ta marrë në shërbim të saj, por kjo lëvizje aspak e mënçur nga ana e pushtetit nuk i shërbeu aspak. Sepse Injoranti të shërben vetëm për interesa të tij të ngushta dhe jo për interesa të përgjithshme. Dhe kur je në pushtet ajo që matet nuk është niveli personal i jetesës së pushtetarëve dhe shërbëtorëve të tyre, por është niveli i përgjithshëm i popullsisë së një vendi. Në këtë kuptim edhe raportet apo të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, nuk publikojnë të dhëna mbi pasurimin e pushtetarëve, por tregojnë të dhëna mbi nivelin e varfërisë e të papunësisë së përgjithshme të popullsisë.
Në këtë kuptim, themi që pushteti në Shqipëri nuk e ka kuptuar thelbin e qeverisjes së një vendi që ka vuajtur për 50 vjet diktaturë. Pra aleanca e djathtë që pretendon se ka sjellë “demokracinë” në Shqipëri, nuk e ka kuptuar se rruga që ka ndjekur ka qenë pikërisht ajo e rregjimit komunist që populli e hodhi poshtë më 1990. Në se kjo aleancë e djathtë, do të pretendonte një pushtet të përjetshëm, atëhere realiteti tregon se rruga që ka zgjedhur është tërësisht e gabuar. Do thoja se në se një lider pretendon “pushtet të përjetshëm” siç ka deklaruar vetë lideri i së djathtës, atëhere mendohet se ai duhet të ketë dhe një strategji për këtë qëllim. Por faktikisht ne po shohim se strategjia dhe taktika e përdorur në këta tetë vjet, nuk ka qënë e frutshme. Dhe nuk ka se si të jetë e tillë, sepse në se ne pretendojmë se jemi në demokraci, atëhere dhe metodat e drejtimit të shtetit duhet të jenë demokratike dhe jo despotike. Metoda e “përqendrimit të pushteteve në një dorë”, nuk ka se si të rezultojë e suksesshme, sepse në këtë këndvështrim do të vinim në dyshim dëshirën që ka populli për demokraci të vërtetë. Dhe demokracia e vërtetë, nuk është në favor vetëm të një “kaste pushtetarësh” siç ka treguar alenca e djathtë në këto vjet, por duhet të jetë në favor të të gjithë popullsisë së një vendi.
Në këtë pikë themi se në një vend demokratik, siç pretendon e djathta se jemi, nuk ka se si të mungojë një “Nivel mesatar” mirëqënie për të gjithë popullsinë, duke mos munguar dhe një “Nivel mbi mesataren” për një pjesë biznesmenësh të suksesshëm në vend.
Por çfarë kemi parë në këto vjet të qeverisjes të së djathtës? Faktikisht e djathta ka mundësuar “Nivelin mbi mesataren” të pushtetarëve dhe shërbëtorëve të tyre, shumica injorantë, ndërsa ka lënë popullin duke përfshirë këtu dhe intelektualë, në “Nivel nën mesataren”. Pra kemi një polarizim të popullsisë, 5% të pasur dhe 95% të varfër nën një nivel të pranueshëm jetese normale, ku vihet re nivel shumë i lartë papunësie për rrjedhojë, mungesë të ardhurash qoftë për një “minimum jetese”.
Sot ne shqiptarët, diskutojmë akoma si të mbyllim 15 ditëshin, ku të marrim borxhe, a të jetojmë apo jo.
E pra këtë gjendje aktuale nuk ka kuptuar aleanca e djathtë këto tetë vjet, duke hyrë në zgjedhje me një optimizëm “fals” që ne qytetarët e thjeshtë e përkthejmë si “CINIZËM”. E pra ky cinizëm, nuk mbjell respekt ndaj qeverisjes por përkundrazi një reflektim dhe një vendosmëri për ti thënë “Ndal” diktatit dhe keq-qeverisjes në kurriz të mirëqënies mbarëkombëtare. Ai që ka munguar dukshëm tek aleanca e djathtë, ka qenë Vizioni i qartë për mirëqënie të përgjithshme dhe për pasurim të atyre që me mund, djersë e konkurrencë të ndershme e arrinë këtë.
Askush nuk është kundër të pasurve, por jemi kundër varfërimit të përgjithshëm!
Mesa duket deri tani, kjo është dhe përgjigja e qartë nëpërmjet Votës popullore!
Po eshte normale qe te ndodhi keshtu ky eshte mesimi me i mire qe u jepet demokrateve qe futen plera ne shtepin e tyre si Koaci i zi me shoke kjo tregon se sa drejte ka vepruar PS qe i ndoqei keto vemje te se shkuares kurse PD sndahet dote nga nostalgjiket e vjeter.PO ky Tosi ku eshte fshehur pse nuk behet i gjalle apo po ngushullohet me vellajin e tij siamez Salen per kete qe ndodhi se keta kishin dhe analizen e Kacit si ka mundesi qe humben po Kaci,Tosi e kompani e eshte fikur llampa po duhej kjo fitore qe ti zhdukte perfundimishte nga skena kete rrace djallezore.
Pse thoni projeksione dhe jo parashikime se kuptoj. Fjale anglisht që shqiperohet pa kuptim.
jo ishalla iken, po eshte bere gati per te ikur saliu
dhe dite me te mira kane per te ardhur per ne,
Rilindje per te gjithe
zhozzziii mduket se rama ti kape zhelet e ti grisi fare kesaj here.ska moment me te bukur tju shohesh juve duke vuajtur aty me njeri tjetrin juve dhe atyre pushteve qe i keni rritur sipas menyres suaj.Rama fitoi rama eshte kryeministri i ketij vendi dhe tani juuu keniii ikurrr jeni shkatarruarr totalishttttt!!!
i shof shifrat qe dalin neper tv dhe nga kqa…dhe nuk u besoj!!
kjo nuk eshte fitore, kjo eshte shkaterrimi i pd-es!
FITORE PS, FITORE EDI RAMA
JEMI SHUME TE LUMTUR QE PAS KAQ SHUME VITESH DREJTESIA PO VIHET NE VEND
JEMI TE LUMTUR PER REZULTATIN E DERITANISHEM
ME NE FUND KATRAGJYSHI ME ANTIPLUM DO PUSHOJE NE PAQE
ME NE FUND VESHET DO NA BIEN REHAT
ERE RILNDJE KUDO !
eshte lajmi me i madh qe mund ti jepet nje populli qe sundohej nga nje klike nepotiste.
vetem nje keshille. mbajeni vigjilencen te ngritur se te pabeset dijne te bejne gjera te pabesa. historia e ka treguar. karakteri i ketij palo kryeministri e ka treguar. shume duhet te patrohen ne kete vend per ti dhene pamjen e te bukures se dheut.
Po te nisemi nga perkushtimi i maxhorances per te dyja mandatet ne sherbim te qytetarit,si dhe nga pjesmarja ne fushta elektorale masive,sidomos ne Tirane e simpatizanteve te djathte,si dhe ne ritjen e pjesamrjes ne votime ne 55%.
Rezultati i kundert ne zgjedhje(ku po del se ka fituar e majta)verteton se;E majta ka perdorur tekniken URITH.
Pra ka nxjerre nga cdo familje e majte 15-20% me shume votues,se zgjedhjet e shkuara.
Psh:Normalisht votojne reth 40% e popullsise ne te dy krahet.
1.600.000 nga te majtetx 40%=640.000 votues
1.600.000 nga te djathtet 40%=640.000 votues.
Perqindja e te djathteve ka qendruar po ne ato nivele 640.000 votues.
Kurse perqindja e te majteve(pra atyre qe kane shkuar te votojne)ka shkuar ne reth 55%.Pra 1.600.000 x 55%=880.000 votues. Keshtu 240.000 votues me shume(ashtu tha dhe Meta)
Si realizohet kjo?
E tjeshte fare;do shkoni te votoni ju prinder te iks familje te majte e perbere nga 4 veta ne moshe madhore. Shume mire.
MERNI TE PAKTEN DHE NJE NGA FEMIJET,qe eshte ne moshe per te votuar(ashtu tha dhe Rama)
Pra nderkohe qe te djathtet flene ne gjume-pra shkojne vec prindet.
Te majtete e kane mare formulen-MER NJE VOTUES ME VEHTE(djalin ose vajzen).
E te rrofte puna tyja o maxhorance,se ne me sitemin URITH,tak fituam.
Prandaj ishin te sigurte Edi me Liken,SEPSE DO ZBATONIN KETE FORMULE