“Na priftë e mbara dhe me krahë të lehta!” Me këtë urim dhe me premtimin se do të jetë 24 orë kryeshërbërtori i të gjithë qytetarëve pavarësisht votës së tyre,kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj shpalli fitoren e zgjedhjeve të 21 qershorit për kryetar të bashkisë së Tiranës, në fakt një triumf me diferencë votash që zor të përsëritet në të ardhmen e afërt.
Mes mbështetësve socialistë, deputetëve dhe ministrave të kabinetit qeveritar, që kishin ardhur të festonin fitoren, Veliaj u shpreh i paduruar të niste punët e mbara të Tiranës.
Falenderimi i Veliajt shkoi dhe për Edi Ramën, kryesocialistin i cili në ketë ditë zgjodhi të mos i tërheqë asnjë dritë të prozhektorëve fituesit Erjon Veliaj, i cili nuk kurseu as falënderimin për LSI-në që përfaqësues të vetëm në festë, kishte të rinjtë e LRI dhe flamujt e kësaj force.
Njësoj si kryeministri Edi Rama 2 vjet më parë, që vlerësoi rivalin Sali Berisha për punën e tij në drejtimin e Shqipërisë, edhe Erion Veliaj, shprehu falënderim për rivalin e tij Halim Kosova, duke i shtrirë jo vetëm demokratit por edhe 4 kandidatëve të tjerë, dorën e bashkëpunimit.
“Meritat për këtë nuk janë vetëm tonat, por – këtu në Tiranë – dhe të kundërshtarit tonë, Dr. Halim Kosovës, i cili meriton respektin tonë për përpjekjet që bëri për t’u ndarë nga linja zyrtare e partisë së tij me kulturën e shpifjes, përgojimeve e goditjeve nën brez që e helmojnë politikën tonë. Gjej rastin të falënderoj dhe kandidatët e tjerë dhe gjithë ata që u përfshinë në këtë garë, t’i përgëzoj për garën dhe t’i ftoj të mos ndjehen humbës, por kontribues të ndryshimit të Tiranës. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se ato që na ndajnë, e në emër të këtyre gjërave e mezi pres bashkëpunimin me të pestë kolegët”, tha Veliaj.
Dita e shpalljes së fitores, mund të lexohet si një gjysmë dite e parë e punës se Veliajt si kreu i bashkisë së Tiranës, pasi mesazhi i i drejtpërdrejt shkoi për administratën. “I kërkoj administratës së Bashkisë së Tiranës të mos ndërpresë në asnjë moment shërbimet ndaj qytetarëve gjatë kohës që bëhet tranzicioni i ekipeve. Ju kërkoj të frenohen nga politika e ‘tokës së djegur’, për të shmangur atë që ndodhi në vitin 2013, ku Qeveria në largim rriti borxhin e shtoi shpenzimet që lanë arkën bosh, pasojat e të cilës i vuajmë ende sot. S’ka asnjë ngut për të lidhur kontrata 4-5 vjeçare këto ditë në transport publik, ujësjellës e mbledhje mbeturinash, që nuk respektojnë ndarjen e re administrative e që janë në frymën e vjetër të politikes ‘pas meje u beftë qameti’. Bashkia dhe njësitë do kenë një audit, për ta nisur me transparencë ndaj publikut një erë të re ndryshimi në Tiranë” tha Veliaj.
Më shumë se 40 mijë vota avantazh, për Erjon Veliaj nuk janë vetëm besimi për të qeverisur majtas Bashkinë më të madhe të vendit, por përgjegjësi historike për të ndryshuar Tiranën.
Duke i bërë thirrje administratës aktuale të bashkisë të mos firmosë kontrata shërbimesh 3-4 vjeçare, të mos kryejë shpenzime të mëdha si dhe të mos ndërpresë shërbimet ndaj qytetarëve, Veliaj paralajmëroi dhe një audit për të nisur drejtimin më pas me transparencë.

Fitoi me një diferencë të tillë, normale, me këtë opozitë, që ka vendi, normale që sumbet kurrë ,rilindja e piktorit, e velise, dhe Dritan lelit. opozita salushi dhe lulushi,të 21janarit, mediu i gerdecit opozitë e diskretituar nga të gjitha anët , kjo është alternativa që ka pozita.
ME GOMARICE NGA SURRELI NE TIRANE
Nuk e kisha vizituar ndonjehere Dajtin, andaj ashtu pak me perti e pak per te shuar kureshtjen vendosa te kaloj nje nate ne Dajt. Mora dhe nje roman per te lexuar ne gjuhen origjinale te autorit qe eshte nje nga me te preferuarit e mij: Eremita a Parigi – Italo Calvino. Duke qene se isha i pari ne pese vellezer, qe i vogel jam mesuar te mbeshtjell librat me faqe gazete, per ti mbrojtur nga demtimet, se helbete, aso kohe librat do i riperdornin vellezerit e mepasme.
Edhe sot, ne kohen e fustaneve 7 mije euroshe te Kokegjigantes se çunit te Rexhepit, shitesit me karroce te sallatave e presheve te njome, me ka ngelur habitueja e dikureshme te te mbeshtjellurit te librave me gazete. Per Calvinon me rastisi nje reklame e nje libri qe s’e kam ndermend ta lexoj ndonjehere – Kurbani, dhe me ta mbeshtjelle dukej nje “Kurban” per te tjeret, me “Eremita a Parigi” natyrisht brenda per mua.
Pellitjet e lopeve dhe freskia e nates, megjithese ndihej nje zagushi e lehte, me bene qe te flija me dritaret e dhomes te mbyllura, aty ne Hotelin me te larte te Tirones, ne Dajtin kokeqethur vererave e qeleshebardhe dimrave te vetmive te…medha. Mes xhamave te kristalte nje rrymenaje ndriçimi bardhonte murin e kaltert te dhomes ku bujtoja, ne hotelin gati bosh te asaj nate surreliane.
Me tu zbardhur, zbrita ne hollin e hotelit e tek shijoja kafene e “korrektuar” me raki vendi, pyeta sportelistin se mos me gjente nje taksi per te zbritur ne Tirone.
-Ah mer vella..- gati ne deshperim ma ktheu djaloshi – qe kur Edi ka ngul’ bythe ne Surrel, pak makina lejohen te kalojne, duhet me morr’ leje, per pejgamer, vet’ prej tij!
Po ka ndonje menyre per tu kthyer – i thashe i shqetesuar per kete çudi te pa degjuar me pare.
– Me gomar, jepen me qera !
Per habine time, duke mos u besuar fjaleve te hotelxhiut, pese hapa nga hoteli me zune syte nje rrethim me gardh brenda te cilit ishin te lidhur tek nje hu mu ne mes te livadhit, shtate a tete gomere te samarxhuar dhe nje tabele ku thuhej se leshoheshin me qera!
Pa u zgjatur shume, tek beja pazar me gomarxhin, u gjenda tek pyetja e nje milion dollareve: – ç’fare do – me tha – gomar apo gomarice?
Kush ecen me shpejt? – i thashe duke mbajtur te qeshuren me zor.
Gomarica !
Fillova zbritjen drejt Tirones, hipur mbi gomaricen nga Surreli qe dinte “te ecte vete”. Nuk kisha provuar nje emocion te tille me pare e pasi u mesova me te lekunduren e lehte, mu kujtua romani i Calvinos dhe vazhdova te lexonja historine e heremitit te Parisit… Ne nje kthese me doli para nje polic i rrugores, me beri shenje te ndalesha se do kalonte ai, Edi, banori me i fundit i Surrelit legjendar.
Si duket gazeta mbeshtjellese me “Kurban-in” i ra ne sy menjehere okupantit te mercedezit xhamzi dhe provoi te ndalohej pak para meje. Ngrita dy gishtat per ta pershendetur… iku nga syte “rrotat” (kembet), duke me lene te qete ne aventuren time me gomaricen e Surrelit. Kisha bere pak kilometra mbi gomarice dhe per çudite qe s’po me ndaheshin ate mengjez, mercedezi ishte ndalur ne ane te rruges, per te nderruar nje gome te shpuar. Kalova pa i hedhur syte, gjithnje me dy gishtat e ngritur lart, ndersa degjoja pas shpinde te qeshurat shpotitese te mercedezareve te shpuar.
Siç me kish porositur gomarxhiu i Surrelit, me te mberritur ne Tirone, tek livadhi pas kryeministrise, lashe gomaricen e marre me qera, tek nje tjeter gomarxhi, edhe ky serioz e i perkushtuar ketij lloj biznesi bukefitues.
Tek apo çift – degjova pas kraheve te shqiptonte nje ze i njohur. Me nje “piruet” te shpejte ktheva koken te shikoj: Edi kish kapur per veshi Ilirin nga Çepani, tek ky i fundit i kerkonte te hidhnin short.
Jetmira eshte e imja – gerriste xhuxhmaxhuxhi – tek a çift – gerthitej Edi nga Surreli.
Mesova me pas se behej fjale per Jetmira Bajram Bardhoshin, nga Bashkia e Hasit (dtl. 10.08.1979) kandidate pe Keshilltare ne zgjedhjet e 21 qershorit, e rregjistruar si nga LSIja e pa ashtu edhe nga PS-ja. Dhe si ajo na qenkerkan rregjistruar per dy parti politike te ndryshme edhe plot 26 te tjere, me pelqimin grotesk te idiotes Lefteri Lleshi, ne shkelje flagrante te ligjit zgjedhor.
Vazhdova te lexoj “Eremita a Parigi”, Calvino per momentin ish zgjedhja me e mire.
I marrsh te ligat Shvejkut ore Xume, plloçe fare me qenke ! Po Sali Protopapa ka qene goxha burre more, po ti nuk me ngjan te jesh vertet nga ay fis.