Më 24 qershor në Turqi do të mbahen zgjedhje të përgjithshme mjaft të rëndësishme: në këtë datë do të mbahen në fakt zgjedhjet presidenciale (që ka shumë probabilitet të kenë një tur të dytë – të fiksuar për datën 8 korrik – në rast se asnjë kandidat nuk arrin mazhorancën absolute të votave) dhe ato parlamentare për rinovimin e Parlamentit (Meclis).
Më poshtë po bëjmë një përmbledhje sintetike të të dy kompeticioneve.
Zgjedhjet presidenciale
Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës/Kreut të qeverisë (kujtojmë se të dy postet janë bashkuar në një si pasojë e rishikimit kushtetues të miratuar nga referendumi i prillit 2017) paraqiten 6 kandidatë:
Recep Tayyıp Erdoğan, President i Republikës në fuqi, kandidat i AKP-së (Adalet Kalkınma Partisi, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit) dhe i MHP-së (Milliyetçi Hareket Partisi, Partia e Veprimit Kombëtar)
Muharrem Ince, kandidat i CHP-së (Cumhuriyet Halk Partisi, Partia Republikane e Popullit)
Meral Akşener, kandidate e IYIP-së (İyi Partisi, Partia e së Mirës)
Selahattin Demirtaş, kandidat i HDP-së (Halkların Demokratik Partisi, Partia Demokratike e Popujve)
Temel Karamollaoğlu, kandidat i SP-së (Saadet Partisi, Partia e Lumturisë)
Doğu Perinçek, kandidat i VP-së (Vatan Partisi, Partia e Atdheut)
Zgjedhjet parlamentare
Në këto zgjedhje (pragu i të cilave për të arritur të zgjedhin deputetë është shumë i lartë (10%); janë të të tipit shumëemëror proporcional dhe zonat e votimit janë 85) marrin pjesë:
Cumhur Ittifakı (Aleanca Popullore), e mbështetur nga AKP-ja, MHP-ja dhe nga BBP-ja (Büyük Birlik Partisi, Partia e Unitetit të Madh)
Millet Ittifakı (Aleanca e Kombit), e mbështetur nga CHP-ja, YIYP-ja, SP-ja dhe DP-ja (Demokrat Partisi, Partia Demokratike)
HDP-ja
BTP-ja (Bağımsız Türkiye Partisi, Partia e Turqisë së Pavarur)
HÜDAP-ja (Hür Dava Partisi, Partia e Kauzës së Lirisë)
Dy aspekte kryesore bien në sy: i pari është prania e një formacioni të ri – İyi Partisi – i lindur në muajt e kaluar me nxitjen e Zonjës së Hekurt (referimi për Thatcher nuk është i rastësishëm) Meral Akşener, e cila qe Ministre e Brendshme midis viteve 1996 e 1997.
Partia e re, e dalë nga një ndarje e brendshme e MHP-së, dallohet për armiqësinë e saj ndaj AKP-së dhe opsionit të saj për “shoqërinë e lirë” dhe hapjen ndaj Perëndimit; në programin e zgjeruar të saj (72 faqe), dokument programatik, figurojnë “përshtatja e menjëherëshme me standardet e Bashkimit Europian në fushën e lirisë” dhe aderimi i bindur në NATO, “një strukturë politike që plotëson nevojat e përbashkëta e mbrojtjes së anëtarëve të saj”, ndërsa nuk i rezervohet asnjë fjalë Rusisë dhe Ortadoğu-së (Lindjes së Mesme), të likuiduara me 17 rreshta të një përgjithësimi vërtet të pakalueshëm.
İyi Partisi – e akredituar në disa sondazhe me 5% të votave – paraqitet në zgjedhje falë bashkëpunimit të CHP-së, që i ka “huazuar” 15 parlamentarët e nevojshëm për formimin e një grupi parlamentar dhe që mund të futet në garë (në fakt do të kishte qenë jashtë kohës maksimale si formacion i thjeshtë jo i përfaqësuar në Asamblenë e Madhe Kombëtare).
Sigurisht, roli i partisë së Akşener është interesant, pasi përfaqëson tentativën e parë për të goditur forcat e qeverisë, duke u nisur “nga brenda” tyre me qëllim që t’u sdëmtojë besueshmërinë: pikërisht për këtë ka ngjallur një interest ë caktuar në mediat europiane dhe perëndimore në përgjithësi – raporton bota.al
Një tjetër veçanti jepet nga formimi i një grupimi – Millet Ittifakı – që përfshin parti shumë të ndryshme midis tyre; në veçanti Saadet Partisi – lëvizje me frymëzim tradicional kundër devijimeve oksidentaliste – respektivisht tri të tjerave (por edhe Demokrat Partisi, që i apelohet Adnan Menderes, Kryeministrit të rrëzuar dhe të dënuar me vdekje nga ushtarakët proNATO në vitin 1961, ka pozicione të ndryshme nga CHP-ja dhe İYİP-ja).
Ky grupim heterogjen i përgjigjet nevojës konkrete për të kaluar pragun e përfaqësimit prej 10 % dhe për të future ndonjë përfaqësues në Parlament; eventualitet ku që ka të bëjë vetëm me Cumhur Ittifakı, Millet Ittifakı dhe, ndoshta, HDP-ja, kryetari i së cilës, Demirtaş, siç është e njohur, ndodhet në burg me akuzën problematike e mbështetjes së terrorizmit; por Demirtaş – me të drejtë – mund të paraqitet si kandidat në zgjedhjet presidenciale, duke mos pasur për momentin ndonjë dënim ndaj personit të tij.
b.m. / dita

ditët e fundit të kasapit osman të turqisë!!
rroftë populli demokrat turk!!
poshtë ndyrësirat e erdoganit!!
të djelën turqia vendos për të hyrë në dritë ose për tu rikëthyer në errësirën osmane!!
Populli demokrat turk ?! E quan demokrat nje popull me 80 milion banore , qe i eshte nen shtruar ne menyre te turpshme nje diktatori teokrat , qe hodhi ne koshin e plehrave Ataturkun demokrat , dhe e zevendesoi me vehten e tij . Popull demokrat , ku burgosen intelektuale , oficere , pedagoge e studente , ne emer te rrezikut per grusht shteti , te cilin e organizoi vete Erdocari . Popull islamik , jam dakord , por jo demokrat .
kanceri i turqisë aspiranti për sulltan në vitin më të pastër demokratik të turqisë,2015,me zorr kaloi 40%shin!
pra duke llogaritur se kemi të bëjmë me një mobilizm total të njerëzve të tij,dhe me një mobilizim të dobët të kundërshtarëve të tij(asnjëherë një popull nuk del i tëri në votime dhe se pjesa më demokratike është më e pavëmëndëshme për të shkuar),atëherë ne kemi një 60 ose më shumë % kundër neoosmanit erdogan!!
pra kjo shumicë,e trëmbur prej tij prapë në dy votimet e fundit e ka nxjerrë gati jashtë loje!!fitoret e tij kanë qënë në limitin e limitit!!pra pak mbi 0%shin që e ka bërë të sundojë!!
prandaj unë unë përmënd POPULLIN DEMOKRAT TURK!!
atë pjesë të popullit turk që duan të rrojnë të lirë,në shtëpinë e tyre,me besimin e tyre dhe jo të dhunuar nga një sociopat i ndyrë!!
gjermanët janë një nga popujt më demokratik të europës,dhe jo sot!por me kohë!
dhe ata iu”nen shtruar ne menyre te turpshme nje diktatori” të çmëndur!!
nuk është kollaj që në demokraci të ngrësh krye!!nuk është aq kollaj që në atë zonë të kesh njohuritë,guximin qytetar,hapjen mendore që të ngrihesh mbi njerëz të tillë!!
turqit,janë me mustafa qemalin,shumica e tyre!!por nuk janë bashkuar sa radikalët islamik të formuar nga gyleni dhe erdogani!!
të garantoj se kësaj radhe do të fitojë ana qemaliste dhe jo ajo e pabesë erdoganisto-gyleniste!
ps:shpallja terroriste e gylenit nuk është gjë tjetër veçse një lojë e tyre!!vetëm për të goditur anën për të cilën unë po flas!!në rast të humbjes,erdogani ka mundësi të bëjë grusht shteti!aty ke për të parë se kush është gyleni!!njerzit e tij,ata të vërtetët do ti bashkohen erdoganit!!
Rivali I Erdogan kishte nga mosha 15 vjec
Qe e falte namazin e xhumase cdo dite.
Perpara o Sulltan je shprese per popullin.
Tregoju vendin te paudheve.
Allahu Ekber
Aq shume iu ka ndihmuar Allahu juve vendeve islamike , sa jini te fundit ne çdo gje , ne zhvillim , ne emancipim , ne shkence , madje dhe ne sport . Shiko ne boterorin e Rusise , deri tani vetem vendet islame jane eliminuar te parat . Po ku kini gje per t’u mburur ju, more derdimen turk , ju jini turpi i botes .