Ç’ka ndodhur me kryeprokurorin?

anazapta

Shënim – DITA

Kryeprokurori Republikës Adriatik Llalla ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditën e djeshme. Jo për ndonjë çështje të nxehtë korrupsioni apo dosje të krimit të organizuar që ka çuar para gjykatës, por për një kërcënim të rëndë që ai thuhet se ka marrë, me rrezik për të dhe familjen. Lajmi është  përhapur fillimisht nga kanali TCH. DITA pyeti në kushte anonimati, përfaqësues të politikës, drejtësisë dhe medias që janë afër punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Shumë pak besojnë se ka patur një situatë serioze ndaj z.Llalla.

Është e vërtetë që ai ka marrë një SMS në muajin gusht, por situata duket e hiperbolizuar, për arsye ende të paqarta. Z.Llalla e ka çuar bashkëshorten në Gjermani për të lindur atje, ndërkohë që vajzat studiojnë në të njëjtin vend. Pra “largimi i familjes” që u raportua në media, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë rrethanë apo segment kohor të caktuar. Gjithashtu nuk ka patur gjatë kësaj kohe ndryshim drastik masash sigurie nga Garda apo Policia.

Vetë kryeprokurori nuk ka folur lidhur me lajmin e përhapur dje, por një reagim nëpërmjet zyrës së shtypit në Prokurori më shumë i shton se i pakëson pikëpyetjet, kur thuhet se “Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cënim në ecurinë e hetimeve”.

Ky pohim as mish as peshk, lë të kuptohet se diçka ka ndodhur, por kreu i prokurorisë nuk ka ndër mend ta humbsh toruan; por ndoshta dhe nuk ka ndodhur ndonjë gjë serioze, në varësi të mënyrës së leximit.

1Realisht, njoftimet nga prokuroria e përgjithshme që kanë tentuar të bëjnë bujë, kanë qenë sezonale. Të paktën dy vitet e kaluara, çdo fillim vjeshte organi suprem i akuzës ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhen publike rezultate hetimesh të fuqishme që do përfshijnë dhe emra të rëndësishëm të politikës. Ndërsa opinioni publik përpiqej të imagjinonte emra konkretë, dy palë vjeshta kaluan si kaluan.

Vjeshta e tretë nuk ndoqi dy të mëparshmet. Këtë herë prokuroria e përgjithshme konstatoi se ligji i ri i SPAK, pjesë e reformës në drejtësi, po shkakton vështirësi në funksionimin e organit të akuzës, pasi sistemi duhet të përgatitet për fazën kalimtare drejt strukturave të reja (prokuroria dhe gjykatat e posaçme, si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit) dhe shumë kompetenca hetimore janë të paqarta.

Ndërkohë edhe më pak se një vit ka mbetur nga mandati 5 vjeçar i kryeprokurorit. TCH ka njoftuar në vijim, se një ambasadë mike evropiane i ka garantuar qëndrimin permanent të familjes Llalla në vendin e saj edhe pas mbarimit të detyrës. Nuk konfirmohet nëse është Gjermania.

Nëse ekziston, urojmë që kërcënimi ndaj kryeprokurorit të mos jetë serioz, në të kundërt masat që duket se janë marrë për ruajtjen e tij teksa po kryen detyrën, përtej sigurimit të familjes, nuk janë të plota. Por nga ana tjetër, duke parë rezultatet konkrete të prokurorisë së përgjithshme, nuk mund të përjashtohet dyshimi se zhurma e kërcënimeve ngjan si një exit strategy e zotit Llalla, një dalje e butë pas mbarimit të mandatit, ose le ta quajmë një auto-vetting.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Cfare mund te pres nje popull kur Prokurori emerohet nga krimineli,hajduti e tradhetari me i peshtire i kombit shqiptar.Si mendoni ju se ky kercenohet per shkak te detyres¿Jo nuk bene vaki.Sa ka filluar te ndihet era e Reformes ne drejtesi ky lepur alarmon strukturat e Drejtesise dhe popullin se ISISali po behet gati per sulm.
    Ky e di mire se ce pret nga mos kryerja e detyres dhe ne pozicjonin pasiv.Dihet qe gjithe ceshtjet penale te lena ose te deformuara do gjukohen .Ky pallosh ska goje ti mohoje krimet me te peshtira qe kane ndodhur ne kohen qe qeveris me Saliun e Lulin.Ky eshte kercenimi real e jo ato qe i pelqejne te fshihet .
    Me bene cudi .Shkon gruaja e tij per te pjelle ne Gjermani.Vajzat me studimet ne Evrope dhe ky karagjoz trembet nga hija e te vdekurit politike Sali.
    Do te shpetosh koken ¿ Lere te vdekurin dhe hape gojen.Trego vetem ato qe ke meshehur para Drejtesise. Ose beje ate qe kane bere koleget e tu ne vende te tjera.Lerua me shkrim dhe futi nje plumb kokes te shpetosh familjen.Gruaja ka per te lindur djale dhe emrim do tja veme Shpetim jo Llalla por Kosi.
    Pak te filloje te veprojne ligjet do shihni e degjoni xhevaire si ne filmat amerikan me keta kaubojsat e Saliut.
    Qofte per hajer ky lajme qe populli i sfilitur e pret me padurim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *