24-vjeçari e tepron me të dashurën: Dua të ndahem nga ti, do iki tek mami (Video)

Elton Tafaruci

Brad Holmes e ka bërë rrugë, kjo është e disata herë që ai i bën shaka të dashurës së tij. Shumë persona e kanë kritikuar, duke i quajtur ato të tepërta, por 24-vjeçari nuk u ka kushtuar rendësi.

Bjondi nga Southampton i ka bërë një rreng të dashurës Jenny Davies, 22 vjeçe. Ai i thotë asaj se do të ndahen, bën gati valixhet për të ikur tek mami, e në momentin që 22-vjeçarja e pyet se çfarë po bën, ai i përgjigjet: “Dua pak kohë, kjo është e gjitha. Dua të rregulloj ca mendime. Kam njohur dikë tjetër dhe dua të gjej se çfarë dua”.

Pas këtyre fjalëve, vajza ulet në krevat dhe qan duke fajësuar veten e saj. “Çfarë do të thotë se ke njohur dikë tjetër? Mendoja se të kam bërë të lumtur”, i tha ajo.

“Po, e ke bërë. Nuk ke pse mërzitesh kaq shumë. Thjesht do sqaroj disa mendime”, i thotë ai.

“Nuk e kuptoj çfarë do mendosh, ti sapo më the se ke takuar një tjetër. Por, pse je gjithmonë me mua?”, e pyet 22-vjeçarja.

Në këtë moment Brad nis duke qeshur dhe mërzit më shumë Jenny-n. Më pas ai i tregon kamerën, duke i thënë se është viktimë e një shakaje. Në këtë moment vajza e godet rreth kokës dhe e rrëzon mbi dysheme.

“Ti je një idiot. Mos e bëj më kurrë këtë Brad, t’i më bën rrëmujë me këto gjëra”, i thotë ajo. Ndërsa 24-vjeçari e përqafon duke i thënë:” Eja këtu, eja këtu. Më vjen keq”.

Kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari i bën një shaka të dashurës së tij, pasi 14 shkurt të këtij viti doli një video ku shfaqej një djalë që ulet në gjunjë dhe i thotë të dashurës që t’i dërgonte një filxhan me çaj, ku në të vërtetë ajo mendonte se do i propozonte.

Kësaj loje 22-vjeçarja i është përgjigjur edhe më rëndë. Një muaj më pas, Jenny i tha të dashurit të saj se ishte shtatzënë. Në momentin që e pa që Brad u lumturua, ajo i tha se çdo gjë ishte një shaka.

https://www.youtube.com/watch?v=KvddxEb8mc4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *