Partia Demokratike duket se po tërhiqet nga qëndrimi i saj për Bashkinë e Durrësit, për të cilin republikanët kanë propozuar kandidaturën e deputetit Agron Duka.
Burime nga PD konfirmojnë për TemA se dy partitë kanë rënë dakort që në qytetin bregdetar të zhvillohet një tjetër sondazh, ku krahas dy emrave të propozuar nga selia blu Ardian Muka dhe Arqile Gorea, të përfshihet edhe emri i Dukës.
Burimet theksojnë se në takimin e zhvilluar mes Mediut dhe Bashës, është rënë dakort se nëse Duka rezulton fitues nga sondazhi, atëherë ai do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 21 Qershorit për bashkinë e Durrësit.
Në të kundërt, republikanët do të tërhiqen nga kjo bashki dhe do të nënshkruajnë marrëveshjen me demokratët.
Republikanët i kanë propozuar Partisë Demokratike 14 emra kandidatësh për bashki në zgjedhjet e 21 qershorit, por deri tani mësohet se PD i ka dhënë katër bashki,Librazhdin, Ersekën, Tepelenën dhe Beratin, ku dy bashkitë e fundit nuk ishin pjesë e kërkesë fillestare të republikanëve.
Negociatat mes këtyre dy forcave politike pritet të finalizohen brenda kësaj jave për të përcaktuar më pas formulën e prezantimit në koalicion ose jo për procesin zgjedhor.
Ndërkohë, PDK e Nard Ndokës me shumë gjasa do të pranojë bashkinë e Pukës dhe të Vaut të Dejës.
Po ashtu, kërkesa e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat për të kandiduar kryetari Arjan Starova në Elbasan, nuk është pranuar, ndërsa demokratët do të kandidojnë Ardian Turkun.

Thjesht per te ruajtur faqen
Thjesht, nenshtrim i BIRISHS ndaj Mehdiut! U dhjakse o plak i keq perballe shantazhit te \mehdiut! Tani e shoh mire, nuk ke takat me, te jane mbushur mutandet ( breket ) prej Mehdiut! Sinqerisht ja paske friken!
Terheqja eshte baze per fitore………..
nuk ka dyshim se sondazhi do manipulohet ne zyrat e shqup-it kunder butaforikut duka .
Kriminelet kane vetem nje baze- Ate te krimit! Baze qe ka jeten e shkurter! Me 23 qershor u shjes baza!
Hiq nicname Strazimiri, sepse eshte nje mbiemer i nje njeriu qe dha gjithcka per Shqiperine
Me siguri e ka ja ka gjetur perseri zgjidhjen S.Berisha per ta manipuluar .