Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto firmosi sot me kompaninë Rail Consulting Joint Venture “JV RAILCON” kontratën e konsulencës bazuar në marrëveshjen e firmosur mes Qeverisë Shqiptare dhe BERZh për Projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.
Sipas zyrës për shtyp të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rigjallërimi i hekurudhave shqiptare dhe zhvillimi i transportit hekurudhor, duke përmirësuar infrastrukturën hekurudhore dhe operacionet, si dhe garantimi i sigurisë dhe ndërveprueshmërisë.
Kjo kontratë do të realizojë objektivat kryesorë për hartimin e projektit të zbatimit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë – Rinas, e cila ka prioritet parësor në rrjet, si dhe sigurimin e vlerësimit të plotë financiar dhe ekonomik të të gjitha linjave hekurudhore ekzistuese, që do të lejonte investime të mëtejshme në hekurudhat për periudhat afatmesme dhe afatgjata.
BERZh nëpërmjet financimit të këtij Projekti mbështet reformën për sektorin hekurudhor dhe ky projekt është pjesë e parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për periudhën 2015-2017 në programin “Transporti Hekurudhor”.
Në ditët e sotme, rrjetit hekurudhor shqiptar i mungon sinjalistika dhe komunikimi i duhur si dhe përfshin katër linja kryesore hekurudhore Durrës -Tiranë, Shkozet-Vlorë, Vorë – Hani i Hotit dhe Rrogozhinë -Pogradec (Guri i Kuq). Përveç kësaj, ka një degë të linjave hekurudhore nga Fieri në Rafinerinë e Ballshit. Gjithashtu, ekzistojnë tri linja në Budull në Fushë Krujë, në Elbasan, si dhe në Shkozet në Portin e Durrësit. Në total, ky rrjet është 423 km i gjatë. I gjithë rrjeti ka dy aksese, në Detin Adriatik në Portin e Durrësit (port për ngarkesë) dhe në portin e Vlorës (port për anijet), si dhe vetëm një lidhje në brendësi të rrjeteve hekurudhore në vende të tjera për trafik ndërkombëtar, rrjet hekurudhor ky i vendosur në veri të Malit të Zi në Hanin e Hotit.
Linja Durrës – Tiranë është linja me volumet e trafikut më të larta për hekurudhat, pasi ajo lidh dy qytetet më të mëdha në vend (kryeqytetin-Tiranën dhe Durrësin) dhe siguron kalimin për në portin më të madh të mallrave, në Durrës.
Linja e portit Shkozet – Durrës është 1.3 km e gjatë, ka një nivel të kalimit kufitar në hyrje të portit, mungon sinjalizimi dhe komunikimin telefonik. Studimet më të fundit kanë nxjerrë konkluzionin se prioritet i ri është edhe degëzimi I ri hekurudhor Tiranë – Rinas për pasagjerë, afërsisht 5-8 km gjatësi, në varësi të pikës fundore që lidh Rinasin me linjën hekurudhore.
Realizimi i kontratës së konsulencës, së bashku me studime të tjera, do të ofrojë gjithashtu një plan ristrukturimi, një vizion afatgjatë për sektorin e hekurudhave, një strategji për sektorin hekurudhor, një përditësim të kohëve të fundit të një Master Plani për Transportin dhe një Asistencë Teknike financuar nga BE.

Ja ku e keni katandisur veten …pa tutoret nuk beni dot asnje p…. dhe pagat e majme te tuorve tuaj alabake i paguan njeriu i thjeshte shqiptar me taksa te paperballueshme ..plehra jeni dhe asgje me teper !
Po sikur ka qene nje here hekurudha Durres Tirane!!!
Sikur Tosi me Xhoanen i rruan nja 50 miljone….
Si duket do te behet perseri pastrim paresh…
Bravo..Kjo eshte RiVjedhja!
beni stacionin e vjeter te trenit ne tirane sic e ka gjithe bota ku ne qytete kryesore treni shkon deri ne mes te qytetit. e jo te ndaloj treni ne vore.
te njeten gje beni edhe durres dhe pastaj beni hekurudhen
Z M inister te pergezoj per kete nisem qe me ne fund edhe shqiperia te rindertoje rrjetin kombetar hekurullor. Por ju ne menyre urgjente duhet te dergoni ne gjyqin nderkombetar Sali berishen dhe Lulzim Bashen per GENOCID ndaj hekurulles shqipetare. Deri ne vitin 1991 ne kishim 536 km hekurulle funksionale.Mer specialistet tone me te mire qe per fat jane ende gjalle te ribejne projektet qe hekurulla te ringjallet. Vetm nje kujtese ata te ashtuquajtur specialiste te huaj vetem se u rjepin disa 100 ndra mijera euro e te gjitha projektet kalojne nga bagazhi i specialisteve tane te talentuar. Me sinqeritet Ramadan mema Koplik.