SHËNIM: Opozita, arratisje në surrealizëm

anazapta

Papërsosmëria njerëzore të lë shumë hapësira për kritiçizëm, për oponencë ndaj dikujt, e aq më tepër ndaj një qeverisje, që kurrë nuk është e mundur të jetë krejtësisht në rregull e plotshmërisht e saktë në atë që bën. Për këtë arsye, ajo ka barrën e madhe të mbajë jo vetëm problematika për t`u zgjidhur, por dhe gjykime të llojllojshme e të ardhura nga s`mund; herë të drejta e herë të fandaksura. Ndërsa opozita, është më komode.

Ajo ka vetëm një barrë: atë të gjykimit mbi mënyrën se si ka zgjedhur të bëjë opozitën, ndërkohë që avantazhohet të shpalosë një sërë asetesh mendimi për çdo çështje, duke kuruar imazhin e vet, në një parapërgatitje për t`u fuqizuar e për t’u bërë e mirëpritur nga publiku me ofertat e saj. Mirëpo nuk ndodh kështu me opozitën tonë të freskët, që duket sikur përjeton sindromin e dëshirës për të qenë ëndërr ajo që në fakt ka ndodhur realisht: është larguar nga pushteti.

Ende nuk po ftillohet dhe kjo e ka bërë që të mos mjaftohet me papërsosmëritë, e pse jo dhe disa rrëshqitje të qeverisjes ende në shpërgënj, për t`i bërë një oponencë dinjitoze, e cila do ia rriste dhe kreditet në publik të bëra rrafsh, por po rrëshqet në një theqafje të ngjashme me atë kur ishte në pushtet, duke e transferuar betejën politike në një hapësirë surreale, me një qeveri që vendos bomba ndaj kundërshtarëve politikë, apo që vendos vetë tritol poshtë makinave të zyrtarëve të saj e në shtyllat e tensionit.

Kjo, jo vetëm e shndërron dramatikisht në qesharake këtë opozitë, por dhe çon në një pozitë të turpshme e të padenjë për të qeverisur nesër një popull që e konsideron aq trushkulur, sa t`ia shesë kaq hapur e paturpësisht sapunin për djathë, e kur pa, në vitin 2013. Ah, të ishim ende në vitet ‘90, të tilla çibuqe të akuzatores politike edhe mund të haheshin. Çështja është se jemi në një kohë, kur shumë dilema janë fashitur e ca të vërteta nuk kanë nevojë shumë për diskutim e debate.

Share This Article
14 Comments
  • Kryekrimineli i botes, Adolf Hitler ka një thënie: “Beje genjeshtren sa me te madhe, tregoje thjeshte, perserite disa here dhe do te shihni se do ta besojne”. A nuk ka vepruar keshtu Sali Berisha keto 20 e ca vjet? Po si nuk e kundershtoi nje nga ju drejtuesit e tjere te PD apo anetaret demokrate. Te pakten te behej njeri burre e t’i thoshte: “Une nuk pashe protestues me cadra pistolete e stilolapsa e thika me helm”. Apo “Mos shaj nga nenat, motrat e familja!”, etj.etj. Dhe i thoni vetes demokrate? Servila e bythlepires jeni. Njerëz pa dinjitet. Vini paranë përpara çdo morali. Ndaj viheni perpara ne rresht si ushtare apo si lope. Edhe tani qe po iken nuk guxoni t’i thoni te verteten: që ka bere gabime e faje te medha ndaj ketij populli e vendi, ndaj ketij sovrani, qe me ne fund i dha goditjen plebishitare. Vetem nje rruge ka: Te heshtë dhe te jap llogari per krimet qe ka bere. Sovrani prêt nga qeveria e re shperblimin ndaj varferise, punesimit, korrupsionit, padrejtesise, mosndeshkueshmerise per te sheruar shoqerine tone te traumatizuar.

    • Absurdi tashmë duhet konsideruar si pjesë e realitetit. Por, a nuk të habit vetë absurdi si fenomen, kur shoku në fjalë kalon çdo pritshmëri? I bën thirrje popullit që nën udhëheqjen e tij të ngrihet në beteja e luftëra në çdo shtëpi a gardh. Pyetja është se për cilin popull flet absurdi i gjallë?! Ky populli këtu i dha dru në qershor. Mendoj se vetëm një “popull” mund t’i shkojë pas, ose i spitalit 5, ose ai i 313-ës. Të fala, Profeti.

  • Drejtuesit më të rrezikshëm të çdo dikasteri janë ata të sektorëve të përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e SH.K.B. Këta janë spekulantët më të mëdhenj të korrupsionit me prokurime si dhe instalimet e përgjimeve në dikastere. Në administratë janë instaluar militantë të SH.K.B. Më pas funksioni në specialitet. Qeveria e re të bëjë reformën me duar të pastra nga korrupsioni. Me papunësi dhe vuajtje vjen vetëm krimi dhe pasiguria. Vëzhguesi, për gazetën DITA.

  • Presim shumë nga kjo qeveri e sapo formuar, por e para gjë është të vendoset drejtësia, të dënohen të gjithë këta njerëz që kanë vjedhur këtë vend duke shkatërruar e shitur. T’ju konfiskohen të gjitha pasuritë që janë të popullit e jo të tyret. Populli para 8 vjetëve ju dha votën e besimit për të qeverisur, jo për të vjedhur dhe ikën pa dhënë llogari.
    Ta harrojnë atë që thonë se këtu s’ka popull. Populli duron por s’harron. Durimi i tij u sos dhe zemërimin dhe urrejtjen e shprehu me votën e tij. Ne së pari presim nga qeveria e Edi Ramës dënimin e këtyre tradhëtarëve që shitën çdo gjë tonën për të vënë miliarda nëpër banka të fshehura me emra të tjerë. Fjalë dëgjojmë që Iliri me Ministrin e tij të Drejtësisë nuk do i dënojë asnjëherë, por ta dinë dhe këta se me popullin që i është futur thika në palcë nuk bëhet më pazar. Me respekt, Zhaku.

  • Ooooo Berishë bre! Po lëri ore gomarllëqet se je kampion noti. A do të federohesh në futboll tek Flamurtari? Merr trajnere leshatake Xhozin! Sh. Kuqi

  • Zoti Basha eshte pa diskutim figura me e kompletuar me e dashur dhe me e votuar sot per sot ne P.D.Une personalisht drejtoj nje nga grup/seksionet me te medha ne jug te vendit ku fitoi bindshem LULZIM BASHA dhe e them me kopetence qe njerezit votuan te lire dhe te qete.KIshte mangesi ne lista pa diskutim dhe po te qene listat e rinovuara jo te 2001- shit do kishim nje rezultat ku e ku me te thelle dhe z.OLLDASHI DO ARINTE NE 3%.Nuk gjen sot ne asnje parti politike njeri me te kultivuar me elekuent me europian dhe me me shume kontribute ne kete vend mos ti permend nga levizje e lire e shqiptareve …etj.,kjo figure e pa krahasueshme me asnje figure nga te gjitha krahet e politikes,njeri i ilire ne nje vend te lire pa kompleksin e te shkuares komuniste me prinder punetore dhe familjare te rregullt shembull i nje qytetari te mire.Flet P.S…. c’te thone me ke figure te majte do ta krahasojne? Me TAULAND BALLEN, SAIMIR TAHIRIN,ERION VELINE,ERION BRACEN, apo ME KRYETARIN RAMA…? Me duket se dhe zoti ja ka dhene me tepri te gjitha ;bukurine zgjuarsine, gjatesine, karieren, fatin, familjen.Ju te majtet beni lufte dhe me zotin po nuk ja keni dale…kerkoni gjilperen ne kashte…po pse mo c’prisnit ju SALI BERISHA te kishte te preferuar GENC POLLON? Dhe nje te fundit fiksojeni mire:Kujt i ve kryq SALI BERISHA nuk ben me perpjete zoti ja ka dhene kete profeci(CEKA,IMAMI,PESHKEPIA,SELAMI,TOPI,XHAFERI,POLLO,NDOKA,NGJELA,BROJKA,) A THONE ME GJE KETO FIGURA PER SHQIPTARET…?

    • dukesh o cub, qe paske ndare te nejtin shtrat me bashen…. e njihke mire sepse e filloke figure e dashur, kompletuar….. dija qe PD-ja ishte partia e jashteqitjeve, por qe te dilte partia e dandellave..kjo po qe eshte e risi

    • Po na harrove nje person qe i vuri kryq Sali Berisha mor zoteri.Harrove ate qe i vuri kryqin Sales .Edi Rameeeeeeeeeeeeeeen.+ nje milion.Ha,haaaaaaaa!

  • O cub, po sikur nuk është muhabet për “cuba” ky i yti, na flet për Bashën tamam si për një play-boy. Sigurisht, është e drejta juaj ta simpatizoni apo jo.
    Sa për profetin Berisha, ka një profet tjetër më të fortë e më të saktë, është Sovrani që ia dha dërmën njëherë e mirë profetit tënd bashkë me profecitë e tij. Sado cuba që ti shkoni nga pas, nuk ka për t’ia dalë dot, po nuk ndryshoi njëherë e mirë mendësitë naziste e fashiste bashkë. Sado “truste lulelakre” të mblidheni bashkë, nuk do ti bëni dot derman.
    Dermani i vetëm për ta do jetë vetëm DREJTËSIA.
    Për disa nga figurat që na pyet a thonë më gjë për shqiptarët, po të përgjigjem…”Se për ne shqiptarët që votuam kundër jush, disa nga këto figura që ti përmend, as nuk kanë thënë gjë, as nuk thonë gjë, e as nuk kanë për të thënë gjë kurrë”! Sepse, ata nuk ishin askushi, veçse peqe-lepe e Berishës! Njerëz pa personalitet e pa kurrfarë kurajo civile. Vetëm shijonin përfitimet e momentit. Shtynin jetën mizerabile pa dinjitet! Por nga ana tjetër, për ne shqiptarët që votuam kundër jush, është më se e qartë se taktika e eliminimit të bashkëpunëtorëve, është profecia e profetit tuaj”.
    Tashti po ta them unë një të fundit dhe fiksoje mirë : “Kush i ka bo fresk Berishës, e ka gjet belaja!”. “Oda e berishajve” është shumë hakmarrëse dhe e pabesë si akulli. Të gënjen nga pamja, por të lag të ndenjurat pa e kuptuar. Nga “oda e berishajve” duhet të ruheni ju cubat dhe të tjerë që punoni me ta. Sa më afër ti rrini, aq më të fortë do e merrni goditjen! Prandaj bëni kujdes, se shpatën e demokleut e keni ju mbi kokë, jo ne që jemi larg, shumë larg prej tyre.

  • C’fare cubi je ti more qe ke rene ne dashuri me nje pd si lul basha?Ti mund te jesh nje lule per lulin….por jo cub.

  • Mirëdita “DITA”! Dëgjova intervistën e Klement Zgurit në një kanal TV. U lemerisa. Kaq i pacipë e kaq pa karakter ky njeri?! Para 4 muajsh, kur ky u vendos në KQZ, nga Parlamenti i Leshit, duke shkarkuar Ilirian Muhon, atëhere ishte i ligjshëm. Ndërsa, po të shkarkohet KQZ-ja nga maxhoranca e re, do jetë e paligjshme?!

  • E nderuara Redaksi e Gazetes DITA, Jam Zeno Jahaj, ushtarak në rezervë (kolonel).
    Në vijim shkrimeve të botuara për çështjen e kufirit detar me Greqinë, Ju lutem nëse mund të përcillni përmes gazetës Tuaj këtë mendim: Mendoj se, sido që të zhvillohen procedurat për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në fund të fundit, ka shumë ngjarë që ajo të përfundojë për t’u zgjidhur në organizma ndërkombëtare të specializuara për të drejtën detare e deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ky nuk do të jetë thjeshtë një gjyq, por një proces i gjatë – një betejë vendimtare, e cila mund të zgjasë me vite, ndoshta dhjetra vjet.
    Çështja shtrohet: A do të duhet që Qeveria Shqiptare të përgatitet me kohë për këtë betejë vendimtare? Cili do të jetë ekipi i ekspertëve për këtë qëllim? Kush do t’i udhëheqë përgatitjet?
    Dyshoj shumë nëse e kemi kuptuar mprehtësinë e çështjes: kemi fituar betejën brendakombëtare, por jo betejën ndërkombëtare. Kjo e fundit është vendimtare.
    Apo do të shkojmë me dërgata të konfliktuara, siç kemi shkuar pothuajse në të gjitha tavolinat e bisedimeve përgjatë shekullit të kaluar, ku nga paaftësia e klasës politike janë vënë në pikëpyetje interesa jetësore të vendit e të kombit?! Si do të bëhet lobing kur dihet që grekët janë mjeshtra dhe nuk kursejnë asnjë moral në këto çështje?
    Në këtë fillimshekulli të dytë të shtetit Shqiptar, Qeverisë Shqiptare nuk i lejohet të jetë as diletante, as e fjetur. Ca më tepër akoma, kombi Shqiptar po tregon se është në gjëndje të kontrollojë klasën e vet politike. Kombi nuk mund të lejojë që, për hir të votës së njohjes ndërkombëtare të Kosovës, apo të antarësimit në Bashkimin Europian, të luhet me integritetin moral e territorial të vendit. Në fund të fundit, njohja ndërkombëtare e Kosovës, antarësimi në BE e çfardo aspiratë tjetër kombëtare plotësohen kur shteti e kombi kanë integritet, dinjitet e prestigj. Për një shtet relativisht të vogël si i yni, prestigji kombëtar është mjeti më i mirë dhe forca më e madhe për të përmbushur interesat kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *