Tym apo fraksion?

anazapta

Nga Habjon Hasani

Katër deputetë të Partisë Socialiste një aleat i tyre, Mark Frroku munguan në seancën e djeshme parlamentare, ishte një seancë ku mungesa e tyre bënte bllokimin, pasi ishin disa projektligje delikate që priteshin të votoheshin dhe mund të votoheshin me shumicë të cilësuar, pra me 84 vota.Mungoi dhe Vangjel Dule, por ai ishte në një vizitë zyrtare në Greqi. Por justifikimi i dhënë dje nga 4 deputetët e PS-së tingëlloi i pazakontë. Ata thanë se ishin duke festuar ditëlindjen e aleatit të tyre Mark Frroku.

E vërteta është se dje e vetmja deputete që kishte datëlindjen është Esmeralda Shkjau, deputete e PS-së në Durrës dhe ajo pavarësisht festës, ishte dje në seancë e pranishme. Bëhet evidente se Mark Frroku nuk kishte ndonjë ziafet dje, ndaj dhe ‘dreka’ duket se nuk ka mbledhur thjesht një një grup miqsh që festojnë për qejf.

Duket se mesazhin kanë zgjedhur ta japin në mënyrë demonstrative, në një moment kur mungesa e tyre të mos ishte thjesht statistikë, por një mungesë me efekt bllokues. Pra ishte një demonstrim, demonstrim pakënaqësie por edhe force . Do ishte e parakohshme të aludonim mbi arsyet e vërteta të këtij demonstrimi. Ato mund të jenë të gjithëçfarëllojshme, mund të jenë arsye që lidhen me interesa strikt private, sikundër mund të jenë arsye që kanë lidhje me çështje që lidhen me dinjitetin dhe parimet e këtyre përfaqësuesve në Kuvend. Ose dhe një gërshetim i të dyjave.

Ajo që dimë me siguri që në këtë moment është fakti se një grup deputetësh socialistë, kanë parë të pa nevojshme dhe pa vlerë, shtrimin e pretendimeve të tyre në grupin parlamentar të PS-së, duke zgjedhur reagimin dhe demonstrimin me forma të tjera. Është një sinjal që diçka nuk shkon brenda “grupit”. Nëse pretendimet e tyre nuk do lihen në vijimësi të trajtohen si sot, nëpër restorante, por do shqyrtohen institucionalisht, atëherë ky demonstrim i djeshëm do të shpërbëhet si ‘tym’ do të jetë një imazh kalimtar, siç ishte dhe tym-datëlindja e Mark Frrokut. Nëse këto pretendime do të injorohen institucionalisht, nuk ka dyshime që nga tymi mund të dalë dhe fraksion, pavarësisht datës së ditëlindjes së Frrokut.

 

***

Ruçi: Mungesa e deputetëve? Nuk flas dot në këtë moment

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti që drejton këtë grup, Gramoz Ruçi, i kontaktuar mbrëmjen e djeshme nga DITA, nuk preferoi të komentonte gjatë mungesën e 6 deputetëve socialistë në seancën e djeshme parlamentare. “Kam cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por në këtë moment përfaqësoj vetëm veten time. Kur të ketë një qëndrim institucional të grupit mbi këtë çështje atëherë do iu bëhet e ditur dhe juve”, tha Ruçi.

Share This Article
14 Comments
  • Fenomen tipik i te Majtes shqiptare!
    Them “tipik” sepse nuk eshte rasti i pare qe PS gabon ne zgjedhjen e deputetve!
    Keta nuk jane njerez me parime!
    Pazarexhinj medioker qe per interesa meskine shesin edhe Nenen edhe Baben e tyre!
    Megjithate Kryesia e PS, apo grupi i deputetve te saj duhet ti degjojne me kujdes dhe shume vemendje kerkesat dhe pakenaqsit e deputetve,
    te cilet , KUR KALOJNE LUMIN,( behen deputet),
    E SHAJNE KALIN….(nuk votojne per politiken e Partise se tyre dhe interesat e popullit qe i ka votuar…)
    Me sa duket, e paskemi ne gjak MOSMIRNJOHJEN, ne shqiptaret!…
    Sigurisht ne rast se keta deputet kryengrites kane kerkesa politike, psh nuk duane te votojne reformen ne Drejtesi, ose reforma te tjera te domosdoshme, atehere PS duhet tu jape ate qe u takon, TU “LEROJE” NENEN DHE BABEN QE MOS TU SHKOJE MENDJA TE MERREN MË ME POLITIKE!…
    Dhe atij Tom Kodoshit tja beje mire llogarit e atyre Milionave qe i ka vjedhur Shqiperise se me pune te ndershme per kaq pak vite nuk behesh dot Milioner , qe te trashet dhe te dhjamoset Koka….
    Dhe Mazhoranca te mbaje fort ate numer deputetesh qe nuk pranojnë te shiten e blihen si
    bageti…dhe te qeverise edhe pa patur 84 deputete, sic u dha fuqi Populli te qeverisin!
    Murit me koke nuk i bihet dhe sherret pa fund nuk sjellin gjera te mira!…

    • O palle, c’ke qe merresh me deputete o idiot? Shif i çike kryetarin e kuvendit, mmister 700 000? Kur keta deputete ziheshin dhemb per dhemb me sali qenin, Ilir Kryelopa ishte zevendesi i sales! Biles nga veprimet e Ilirit, qe sot eshte aty ku eshte nga paaftesi dhe postersia e Edi Rames, u vrane 4 persone te pafajshem ne bulevard. Edi Rama ishte ai qe i çoi qytetaret ne gryke te kallasheve te sale-ilir-lul krimineleve. Sot Edi Rama ka vene ne krye te policise nje psikopat te droguar si Tahir koqja, ka vene neper institucionet kryesore te shtetit disa shurrajka adolishente, i ka dhene gjithe pushtetin ekonomik hajduteve te LSI-se, nuk ka bere asgje per te zbardhur 21-janarin, nuk ka bere asgje per tu shkeputur nga korrupsioni galopant i salisteve, nuk ka bythe te çoje para drejtesise qofte edhe nje bashkepuntor te rregjimit shkaterrues te serbit berishe, etj, etj, etj. Qeveria e ashtuqujtur “e rilindjes” ka treguer se nuk eshte gje tjeter veçse vazhduese e denjet e methodave dhe praktikave 22-vjeçare te shkaterruesve te vendit ! Kjo qeveri misheron te gjitha tiparet negative te sales, tosit dhe metes! Keta deputete vertete mund te jene hajdute dhe legena ashtu sic pretendoni ju fondamentalistet e PS-e, por ama kane meriten qe ngiten koken per ti thene “stop” praktikave saliste te ed rames dhe ilir kokelopes!

    • N.Vjosa, nese je ai i verteti, me gjith respektin per analizen dhe arsyetimet e tua, sot “ja ke fut kot plako”.
      Vec subjektivizmit ne arsyetime, ke kaluar caqet dhe ke bere pergjithesime pa vend, por dhe personalizime absurde.
      Toma me shoke mandatet i fituan vete, madje, PS-ja ne Shkoder prej tyre siguroi rezultat historik pozitiv. E sa e sa te mira ka pare prej atij Tome qe ty e shan me rrenje e me dege .
      S’te kam lexuar ndonje here si sot, me fyerje. Duket se ty nuk jeton ne Shqiperi.
      Ta fal nese me thua se je dajua i Sajmirit nga Kurveleshi.
      Me i qete o Vjosa, besoj se je nga krahinat qe shkon lumi. Te trubullohem une permetari kam hak se Vjosa ne Permet zbret na mali, por nga Kelcyra e deri ne Mifol eshte fushe dynjaja.

  • Keta nuk jane deputet te popullit,por shkerdhata,sharlatan,injorant,hajdut,tradhetare te shitjes se dinjitetit te tyre,duke prere ne bese partin,si dikur ata qe Nano i cyti te votojne B.Topin president,kur Saliu vet Nanon e futi ne burg.Me keto veprime PS nuk do e mbaje gjat pushtetin dhe se nuk vjen me ne pushtet po u rrezua qeveria parakohe.Rama nuk ka faj.Brenda PS ka filtruar geni i Berishes,te ken turp 100 her-turp.

  • Nuk eshte as Tym dhe as Fraksion. Eshte nje trokitje ne koken e Rames qe te kujtohet se kush e pruri ne pushtet dhe te mos tallet me socialistet e bazes se pas Tymit del FLAKE.

  • Ja bene shume mire, sepse Rama nuk i ka llogaritur asnjehere si bashkpunetore por si ushtare. Jemi shqiptare dhe me buke misri kemi zene mullen.
    Le ti pije lengun Tahirit-cunit te perkedhelur.
    Ministri Brendshem nuk flet me gjysmen e deputeteve te grupit, nuk u hap telefonin, i fyen.
    Duhet respektuar ai burre ???.
    Por fajet nuk i ka te gjitha Sajmir.
    Faj ka vete Rama qe sillet si SULLTAN SULEJMANI me deputetet, gjith fodullek e ironizues.
    Ka gjashte muaj qe populli dhe gazetaret e kane publikuar KRAHINARIZMIN KURVELESHAS te Sajmirit dhe Edi beri shurdhin. Sot kur ja numeron TOMA ne sy i vjen keq. PSE ???!!!
    Kur Toma, Pjerini, etj nuk vene ne votim, Edi terbohet PSE ???!!!
    Te vene ne seance te votojne budallalleqet antikushtetuese te Sajmirit, apo Byrone e persekutimit qe ka dy vjet qe po shet mend Edvini ?! I kane thene te gjithe qe eshte antikushtetuese dhe ai s’degjon njeri. I shkon deri ne fund kapriciove te tij.
    Toma, Frroku, etj. jane te pasur, kane miliona dollare dhe nuk ju plas per deputetllek.
    Nuk ha buke gruri vetem Edi e Sajmiri , hane dhe te tjeret.
    Gishtin kokes or cun, mbaj afer deputetet e tu, se nuk behet hair e prokopi me LSI dhe PDIU-ne

  • Z.RUÇI eshte deputet i zgjuar dhe,nuk flet parakohe.Por ne konstatojme se ai po flet rrall per te mos thene fare ne KUVEND.Nje hall e ka.Ne e kemi hallin te reforma ne drejtesi qe po vonohet pasi brenda mazhorances ka ????”Ka njerz qe nuk e duan reformen- tha BAMIR TOPI NETOP ÇENO dite me pare, te implikuar me 21 jenarin”Populli i kupton mire:Hajduterit,vrasesit nuk e luftojne njeri-tjetrin,perkundrazi..! Dhe kata deputet “REBEL” e kan nje hall:”Ose nuk e duan reformen dhe do shkojne nga fryn era,ose nuk jane te kenaqur me reformat qe po vonohen,premtimet nuk po relizohen dhe pozita po sillet si ne opozit.Çpo behet me dosjet e derguara dhe ato te pa derguara e te premtuara-ne PREKURORI?

  • Ju lumte ketyre deputeteve, ne qoftse e kam me te vertet, pasi deri tani kapedanet kan punesuar edhe macen e tyre,kan shkuar me keq se enveri deri ne kushri te larget e krushqi,prandaj keto idiot nuk duhet te mendojn se njemilojn vota jane te familjes
    8

  • Po reformen ne drejtesi e polici e kundershtoi Spartak Braho,pra” Iliri i Mones”…Po si do te votoje reforma ligjore Spartaku me shoke,ata vajten 24 vjet qe edhe vete se dine se sa tesera Partie kane ne xhep.Po bazen e droges “Nish Profarmen” kush ja dha Tomes?? Iliri ja fali per ti sherbyer kur i duhet.Iliri tani keta mercenaret me para i perdor me marifet per te penguar me cdo kusht cdo lloj reforme ne drejtesi e polici,sepse i dalin lakrat ne shesh.Po pjerinin kush e beri Drejtor Policie? Iliri e beri,e beri edhe depudet nga polic e tani eshte i detyruar ti sherbeje klanit te “Kukus-Klanit” Shqiptar. Ju siguroj se tentativa bejne se koken kane per te ngrene!!

  • Kjo kaprico e ketyre deputeteve te PS gjithshka mund te jete, por une mendoj qe ky grup deputetesh praktikisht te fuqishem ne zonat e veta, po i japin nje mesazh te qarte Edi Rames, ndrysho Ministrin e Brendeshem me gjithe njerezit e tij qe ka emeruar ai, dhe vendos nje nga keto deputete, psh Minister Tom Doshin dhe Drejtor Policie nje nder Paulin Sterkajn ose Pjerin Ndreun. Keto qe mendoj dhe them une, i bej nga konkluzionet nga leximi i gazetave dhe sulmi mediatik qe Tomi i ben Ministrit te Brendeshem Tahiri. Per sa i perket sulmit te policise, per paaftesi ka te drejte, edhe se eshte bere policia TT, tropoje tepelene dihet tanime, prandaj zoti kryeminister nqs do te beje reforma sic ka premtuar duhet te plotesoje kerkesat e ketij grupi, se nqs nuk i ploteson, te sigurte e keni qe bejne fraksion dhe grup tjeter parlamentar,keshtu qe harrroje numrin ne parlament dhe votimin e reformave, prandaj zoti Rama, hiqe ate cun mamaje si minister dhe bej sic duan ato, kjo edhe per te miren e PS dhe per te miren e Shqiperise. Ishalla nuk ke lidhur kerthize me Tahirin?????, se ndryshe e pat dhe qeveria e rilindasve. Tjeter me e marre edhe si njerez ata jane te forte edhe me miq e shoke, dhe leke ne krahasim me ate lepur Tahirin, prandaj veri gishtin kokes o Zoti Rama dhe mos ia jep pushtetin Saliut, mos e djeg shqiptaret, per hater te Tahirit e Didit. Tung kryeminister e me jete te gjate djalit,ishalla me fat si puna jote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *