Marsi nuk është muaj i zakonshëm për Kosovën. Më 24 mars 1999 nisën bombardimet e NATO-s ndaj makinerisë ushtarake të Millosheviçit; në 5 marsin e një viti më herët, familja Jashari bëri një qëndresë të pabesueshme ndaj trupave serbe, deri në shfarosjen e plotë… Dhe këtë muaj DITA ka trajtuar disa tema që kanë lidhje me Kosovën. Dritëhijet e relatave të dy presidentëve shqiptarë të viteve 90-të, Berisha e Rugova, është njëra prej tyre.
Në pjesën e parë të këtij historiku mbi marrëdhëniet Berisha-Rugova, autori Bedri Islami ka renditur disa të përbashkëta mes dy politikanëve kontroversë shqiptarë. Kështu, që të dy erdhën në politikë në një kohë pak a shumë të njëjtë, në një diferencë të vogël kohore. As njëri e as tjetri nuk kishin qenë disidentë të regjimit të shkuar. ndryshe nga sa kishte ndodhur me drejtues të tjerë të lëvizjeve demokratike. si njëri në Prishtinë, dhe tjetri në Tiranë kishin qenë komunistë. Në kohën kur ata u përfshinë gjerësisht në politikë, ishin funksionarë të lartë të strukturave komuniste. Që të dy u bënë të njohur me legjendën sikur idetë e tyre, të cilat në fakt nuk i prinin kohës, bënë shumë jehonë pas prononcimeve në shtyp. E përbashkëta e fundit mes tyre është se pothuajse në të njëjtën kohë do të jenë për specializim në Francë, dhe është një kohë e çuditshme, kur bëhet gjithçka nga shteti francez për të shpëtuar Jugosllavinë e mbetur, e në mos të tërën, të paktën të ketë një pjesë sa më të madhe serbe. “Të ketë kaluar fillesa e rrugës së tyre të ardhshme përmes dyerve franceze? Asgjë nuk është e pamundur, por kjo është vetëm një hipotezë, e cila një ditë do të ketë qartësimin e duhur”, thotë autori.
Prisha e tyre, ose sherri i madh filloi në vitin 1996. Do të jetë në prishje përfundimtare, krejt e heshtur, me një injorim të dukshëm rugovian, si ishte në natyrën e tij, dhe me një duf mbytës gjithë mllef nga Berisha, si është, po ashtu, në natyrën e tij. Cili ishin shkaku i prishjes së tyre përfundimtare, që nuk i takoi më, dhe që nuk e lejoi Berishën të ishte në Kosovë për deri sa Rugova ishte në jetë? Në të vërtetë janë disa shkaqe, siç sqarohet më poshtë, të cilat në themel kanë pak ose aspak gjëra që lidhen me kombin, me shtetin, me mëvetësinë.
****
Nga Bedri Islami
Mes Rugovës dhe Berishës, sido që të mundohen ta përshkruajnë të tjerët, nuk ka pasur kurrë një miqësi njerëzore. Më tepër se gjithçka tjetër, lidhja mes tyre ka qenë një parakontratë politike, përmes së cilës, të dyja palët përcaktonin kufijtë e ndikimit të tyre dhe premtonin të mos e tejkalonin këtë sinor.
Rugova e provoi një herë në vitin 1994 të bënte kapërcimin e “ylberit” politik, por e ndjeu shpejt se kishte qenë i gabuar dhe, si ishte në natyrën e tij, u tërhoq. Kjo është koha kur në mendimin politik amerikan, nga diplomatët më të lartë të saj (të cilët kishin prioritet asaj kohe Kosovën dhe ndërlidhjet e saj me Serbinë), Bob Gelbard dhe Holbrook, presidenti i Kosovës, Rugova po krahasohej me një bimë, krejtësisht pasive. Është koha, viti 1996, kapërcyelli i mesit të këtij viti, kur diplomacia amerikane po synonte dy gjëra: Ta rrethonte Rugovën me politikanë dhe intelektualë të fortë shqiptarë të Kosovës, e njëkohësisht po bënte përpjekje që mes tij dhe liderëve të shtetit shqiptar të krijohej një ndasi e përkohshme. Holbrooku e kuptoi menjëherë të vërtetën se pas atij që quhej “kolosi i brishtë i Kosovës” fshihej një personalitet, me të cilin mund të lëvizje lirisht në fushën e politikës, dhe, pas tri takimeve e dërgoi atë në Beograd, në një takim surprizë me Millosheviçin. Në fakt, kjo ishte një goditje edhe për Berishën, sepse, duke mos qenë kundër vizitës së Rugovës në selinë e atij që do të ishte tmerri i Ballkanit, duke u gjendur në një lajm të panjohur, ai e kuptoi se po shembej edhe godina që kishte ngritur si babai paternalist i kombit.
Berisha kishte pasur qëndrim tjetër. Ai, ende pa ardhur në pushtet, kishte deklaruar se Shqipëria do e ndihmojë Kosovën në çdo situatë, qoftë edhe me armë, dhe po bëheshin thirrje të çartura në Tiranë për hapjen e frontit të jugut kundër Serbisë, kur ajo ndodhej në luftë me Kroacinë. Edhe emisarë të Tugjmanit, shqiptarë të njohur si miku i Berishës, Tom Berisha, bënë thirrje për këtë front të dytë, që do të kishte qenë vetëvrasës për shqiptarët.
Berisha nuk e ka njohur kurrë sinorin e tij politik, dhe nëse do të kishte qenë për një fat të përbashkët, kjo do të ishte e mirëseardhur. Por ai e shihte fushën e politikës të shtrirë deri në Prishtinë dhe mendoi se do të mund të bëhej edhe atje lideri i padiskutueshëm i shqiptarëve.
Rugova fillimisht e toleroi këtë. E toleroi sepse përputhej me synimin e tij. Pjesa dërmuese e atyre që ishin çuar për të hyjnizuar një lider nga Shqipëria kishin qenë ajka e Lidhjes Komuniste të Kosovës dhe e shërbimit të saj sekret, të cilët, duke pasur tashmë një “prijës” nga radhët e tyre, do e çmitizonin Shqipërinë dhe do e legjitimonin politikën e tyre të bashkim-vllaznimit, që ishte në fakt politika e nënshtrimit të shqiptarëve si një pakicë e papërfillshme edhe në vendin e tyre. Tek forcat çlirimtare, statura e tij politike ngjallte dyshimin e arsyeshëm, por ata qëndruan të heshtur, pasi me të drejtë mendonin se sido që të ishte lideri i shtetit shqiptar, do të duhej të gjendej një rrugë për të pasur një vizion të përbashkët. Kjo rrugë nuk u gjet kurrë, fillimisht ajo u pengua të gjendej nga njerëzit e presidentit të asaj kohe, por më pas gjithçka u ashpërsua deri në prangosje.
Shkaku themelor i prishjes mes dy liderëve të kohës në Kosovë dhe në Shqipëri, mes Rugovës dhe Berishës, qëndron pikërisht në synimin e këtij të fundit për të prishur sinorët që kishin vendosur bashkarisht dhe për të kaluar nga Shqipëria në Kosovë, krizën që po i afrohej.
Në mesin e vitit 1996 Berisha, më shumë se gjithë të tjerët, e kuptoi se loja e rrezikshme që kishte lejuar dhe nxitur, me piramidat financiare, po vinte drejt fundit dhe se, duke u shembur këto ngrehina, ata do të zinin dikë nën vete. Ky është edhe momenti kur fillon të jetësohet eksportimi i krizës shqiptare të Tiranës drejt Prishtinës, për të bërë gjithçka më të lehtë për vete, dhe për të bërë gjithçka më të rëndë për Rugovën. Por jo vetëm kaq.
Berisha, deri në mesin e vitit 1996, në të gjitha takimet ndërkombëtare ishte shfaqur si njeriu që kishte në duart e tij edhe lëvizjen politike në Kosovë. Dhe ia kishte arritur që në shumë kancelari, të njihej si i tillë. Mendimi i tij në mesin e vitit 1996 qëndronte pikërisht në përdorimin e shpejtë, pa dhimbje dhe pa droje të kësaj atuje që kishte krijuar.
Nëse Kosova do të ishte në një gjendje të lëvizshme, nëse atje gjendja do të bëhej radikale njëkohësisht me shembjen e pritshme të piramidave, ishte shumë e mundshme që perëndimi diplomatik dhe kancelaritë ndërkombëtare t’ia falnin atë që do të mund të bënte në Shqipëri. Për të shkuar më tej: Ata do të mbyllnin sytë dhe, si shpërblim për qetësimin e gjendjes në Kosovë, do ia njihnin të drejtën për të bërë ligjin e të fortit në Shqipëri.
Berisha në fakt e ka përdorur gjithnjë fort kartën e Kosovës. E përdori edhe kur donte të hynte në pushtet, edhe pas marrjes së pushtetit, por gjërat po dilnin jashtë asaj që kishin ëndërruar njerëzit e mirë. Në pak kohë, nga politika berishiste, Kosova si vatër nacionalizmi, po kthehej në mendimin e zakonshëm njerëzor si një vend nga ku po vinin mashtrimet dhe sajesat, pasi ,si ishte planifikuar saktësisht, të ardhurit e parë, të paraqitur si njerëz të botës së biznesit, ishin në fakt shërbesat e para të sigurimit serb.
Këtë mendoi Berisha edhe në vitin 1996. Ai synoi ta bënte gjendjen paksa më radikale në Kosovë, pra të luante nga vendi kolosin e fjetur, Rugovën, por jo të bënte përmbysjen e pritshme.
Hapi i parë i Berishës ishte thirrja në Tiranë e nënkryetarit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, ish i burgosur politik, njëri ndër figurat e njohura të qëndresës në Kosovë. Hydajet Hyseni është një figurë politike që jetën e ka lidhur fort me Shqipërinë. Besimi tek shteti shqiptar atij i kishte mbetur, edhe kur në krye të këtij shteti kishte ardhur një anti-njeri dhe përmbysës i kuptimit të sakrificës. Përmes Hysenit, duke menduar se ai ishte një njeri i krahut të lëvizjes, Berisha hodhi hapin e parë dhe bëri thirrje për të ndryshuar gjendjen, duke synuar fillimin e rezistencës aktive, por jo të luftës. Berisha synoi që përmes figurës së Hysenit të nisnin demonstratat, përleshjet e rrugëve, mitingjet masive, të cilat do e bënin gjendjen radikale në Kosovë, por nuk do e përmbysnin.
Këtë nuk do e toleronte Rugova. Ai kishte tashmë qoshen e tij, rrugën e kishte të shkurtër, nga shtëpia e tij në sallën e vogël ku bënte konferenca shtypi, një herë në javë, të premteve, dhe si një njeri i fshehtësisë që ishte, ai e kuptoi i pari se rruga që predikonte Berisha dhe që synonte ta arrinte përmes njeriut të tij, do të thoshte jo vetëm prishje e strofullës, por edhe eksportim i problemit. Rugova nuk e harroi kurrë këtë. Si hap të parë, në konferencën e radhës, pa iu drejtuar direkt ai bëri të qartë se rruga e tij nuk ndryshon dhe se, kush kërkon ndryshim të shkojë nga Lidhja Demokratike. Edhe më vonë ai e kujtoi këtë dhe nuk ia fali as Hydajet Hysenit, të cilin pak më vonë, bashkë me një grup figurash të njohura si ish të dënuar politikë, i përjashtoi pa dhimbje nga partia e tij. Misioni i tyre dështoi pa nisur, por Berisha futi në lojë figurën e tyre.
Ai ishte Adem Demaçi, njeriu figurë, i cili me 28 vitet e burgimit politik, më i gjati në historinë e shtetit jugosllav, deri në ditën e daljes nga burgu kishte platformën e tij të luftës dhe të lëvizjes së rezistencës.
Berisha e ftoi Demaçin, njeriun që beson më shpejt se askush tjetër, e që po ashtu, ndryshon më shpejt se të tjerët. Një herë, kur e pyeta për këtë, ai më tha me bindje të plotë se “vetëm të vdekurit dhe të marrët nuk ndryshojnë”.
Demaçit i hanin duart për rezistencë pasive, por edhe ai ende nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sapo kishte bërë thirrje për Ballkani, një ide utopike për një shtet panballkanik, e cila ishte hedhur poshtë nga UÇK-ja në një deklaratë politike, dhe po ashtu ai vetë sapo kishte hedhur poshtë një propozim amerikan për të qenë kryeministri i Kosovës dhe që qeveria të zhvendosej nga Perëndimi në Prishtinë. Demaçi e kishte hedhur poshtë propozimin, që do i përsëritej edhe më pas, me kushtin se nuk mund të jetë kryeministër, kur Rugova është president. Ai ngulte këmbë atëherë, por edhe më pas, se Rugova duhej të shkonte.
Në këtë kohë atij i erdhi mirë nga thirrja e Berishës për radikalizim të gjendjes politike në Kosovë, por megjithëse synoi, nuk ia arriti dot. Ishte bërë e vështirë për këdo të besohej se asnjëri nga figurat e së shkuarës nuk e kishte më rolin e tij nxitës për pak gjëra, kur në skenë ishte një tregërmësh që po bëhej i njohur, UÇK.
Rugova e mori mesazhin e dytë përmes lëvizjes së Berishës me Demaçin. Ai, përmes Fehmi Aganit, ideologut të lëvizjes së tij politike, në të vërtetë i vetmi njeri që punonte dhe që kur bëri kthesën e madhe në Rambuje, gjeti vdekjen disa javë më pas, e kundërshtoi qartësisht dhe gjërat treguan se, megjithëse dukej një kolos i fjetur, ai zgjohej kur i rrezikohej pushteti i tij. Ai nuk do e lejonte askënd të futej në sinoret e pushtetit të tij, aq më pak nuk do të lejonte që gështenjat që po piqte Berisha në Tiranë, përmes piramidave financiare, t’i nxirrte nga zjarri me duart e tij.
Për herë të tretë, Berisha provoi përmes Bukoshit. Ky i fundit, i lidhur me Shqipërinë përmes bankës së tij Dardania, e po ashtu edhe me lidhje të tjera financiare, kërkues deri në fund për rolin e primarit, pasi kishte krijuar alergji nga figura e Rugovës, mezi e priti idenë, por ai nuk kishte asnjë ndikim brenda në Kosovë. Bukoshin e donin, sepse u dërgonte markat gjermane për të mbijetuar, e disa liderë për të mbijetuar në luks; por kur ai provoi të bllokonte ndihmën financiare, të gjitha strukturat lëdëkëiste e bllokuan atë.
Në të tri herët, Rugova e kuptoi qartësisht idenë e Berishës për të prishur atë që vetë ai kishte ndërtuar: Qerthullin e jetës së tij. Nëse deri atëherë kishte bërë sikur nuk e kishte ditur, tashmë ai e dërgoi mesazhin e tij, duke ndërprerë të gjitha lidhjet, por duke mos dalë publikisht. Mosdalja e tij publike kishte lidhje me atë çka ishte vendosur që më parë mes tyre dhe strukturave jashtë tyre, pasi, që të dy, në rrugën e në formën e tyre, ishin për një status quo të zgjatur, me kusht që të mbretëronin në të dy vendet e tyre. Dhe kur, që të dy, veç e veç e bashkarisht, u ndjenë më pas të rrezikuar në postin e tyre nga lëvizja çlirimtare në Kosovë, ata u bënë përsëri bashkë në qëndrimet e tyre, mizorisht të egra ndaj luftës në Kosovë, dhe jashtëzakonisht të mirëpritura në Beograd.
Berisha dhe Rugova nuk u prishën me njëri-tjetrin për ndjenja të pashoqe atdhetare. As njëri e as tjetri nuk e trajtuan njëri-tjetrin si patriot e anti-patriot. Ata e panë njëri-tjetrin si bashkë-udhëtarë në një rrugë ku i kishin futur, dhe e ndoqën së bashku deri aty ku interesat e tyre nuk prekeshin. Kur ato filluan të preken, ku njëri kërkoi të sakrifikojë tjetrin për hir të pushtetit, atëherë ndoqën të njëjtën trajektore, por në dy rrugë të ndryshme.
Në fakt, rrugët e tyre nuk u bënë kurrë të kundërta. Kur erdhi koha, dhe ajo ishte një kohë që kërkonte një shpirt tjetër, ata u bënë përsëri së bashku. U bënë së bashku kundër lëvizjes çlirimtare në Kosovë, si askush tjetër, por kjo nuk është temë e këtij shkrimi.

Analist i perkryer e qe ka zberthyer siç duhet dy makineri qe punonin per egot e tyre e asgje me shume!Je nder analistet me ne ze te trojeve Shqipetare pavaresisht se badakçilleku i kohes nuk te ka bere dot kryeredaktor i ndonje gazete!Se kam fjalen per kete ku je abonuar e ke gjetur strehim por per te tjera qe i perngjajne shume rrugetimit Berishjan e atij Rugovjan!Respekt z.Islami sepse je nder penat e paketa qe ka moral e identitet kombetar!
Gazetare si islami jane nje pasuri kombetare edhe pse veprojne me nga 15 apo 20 vjete vonese.
Keto qe ai shkruan jane nje permbledhje e historise se dy burrave por jo nje terren i ri per lexuesin.
Shkrime si keto jane vonuar ne shqiperi por nuk kane munguar ndonje here.
Shkrime si keto as qe e turbullojne ujin e berishjaneve dhe rrufjaneve ne shqiperi apo kosove
Berisha dhe rrugova, apo edhe te parashytuarit prej tyre te njerezve nga radhet e sherbimeve sekrete fqinje ne politiken dhe ekonomine shqiptare e kosovare ( sic pershkruet ne shkromet e z. Islami) mbijetuan ne shqiperi dhe kosove vetem mbi nje fakt:
Te dyja anet e kufirit kane te mbushura me qafetrashe mendje lehte dhe idiota si komentuesit e ketyre shkrimeve qe shprehin cudi me cfare pp lexojne.
Rrugova si dhi e zgjebosur dhe sali berisha si qen I terbuar, as njeri dhe as tjetri dhe asnjehere nul shfaqen as edhe me te voglen shenje e te berit politike ne menyre te llogjikshme per kerkesat e popullit per kohet qe ajo politike eshte bere, dhe u qenkan dashur gjithe keto vite per tu mare veshe se kush qene.
Ne kosove u zuri halli dhe mund te faleni qe e toleruat rrugoven por ne shqiperi mbyllet syte dhe u kthyet ne servila te sistemit te krimit qe qeni I terbuar instaloi.
Tani ja beni ne kor uaaaaa…. na e paska futur dhe se kemi mare vesh….??
Ju e keni marr vesh mire qe ne fillim por shpresuat se do perfitonit nga futja qe u beri dhe tani puna ka shkuar kaq keq sa nuk mundeni me te levizni as qafen pa ua levizur ai
Donit ta provonit ne 2005 se nuk u bindet ne 1997?? Tani mbajeni brenda per 25 breza.
Sala gjeti pa beri pasi per te keqen qe te ngrihet mjafton qe e mira te hesht.
Ju heshtet kur sala masakroi shqipetine, por edhe me keq ju e votuat dhe rivotuat ate nga inati I “”komunistave”” nga inati I enverhoxhes qe kishte 20 vjet I vdekur, nga inati I brigadierit te kooperatives se djeshme, nga inati I drejtorit te ndermarrjes se djeshme dhe mbyllet syte kur ky perbindesh u hapi perpara surrateve tuaj te palare varret e femijeve dhe niperve tuaj.
Kur ta lexosh kete shkrim mos mendo per vete por per veten dhe per enderrat e ta prej psikopati qe nuk tu realizuan duke votuar salen por mendo per kontributin qe ke dhene ne punen e sales per sabotimin e jetes se disa brezave te ardhshem ne shqiperi perfshi ketu femijet e tu dhe niperit e sternipetit e tu
Z. Islami mos u hidh krip ne plage me keto shkrime se ate qe kane bere keta me sali berishen ne shqiperi vetem koha shekullore mund ta lehtesoje.
P.S.
Ka nder komentuesit qe shprehin neverin prej egzistences me shqiperi te popillsise myslimane. Do benit mire qe te qendroni ne strofkat tuaja pasi keto tema jane kombetare dhe jo fetare. Askush ne shqiperi nuk ka probleme me fene dhe as oreks per diskutimin e ndomje identiteti fetar. Nese deshironi te tilla tema shkomi ne lindje te ukrahines apo ne siri. Atje keni terren te cfryheni ndaj kundershtareve fetar. Ne shqiperi po hyni si miza ne dhalle.
Z Bedri ( Islami ) te gjitha shkrimet tuaja Jane te shkelqyera dhe une besoj qe ju kini materjal qe te na tregoni fytyren e vertete te pseudo ( patrioteve ) qe na drejtojne nxirini dhe demaskoijini keta se ndryshe kure nuk do na lene te qete ne punet tona qe te jemi Shtet I pa varur.
Deri me sot Historija jone ka treguar qe ata Patriote te ndershem qe Jane munduar per Shqiperine jane vrare ndersa ata qe ishin vrases kane qene ne krye te pushtetit.
Bjeru shushunjave se tani kane filluar edhe sulmin per t’ju thene se je islamik se u shqetesua Janullatosi me Dulen
Ju lumte pena, Z. Islami! Pasi lexon kete analize, bashke me te djeshmen, duket se çdo koment eshte i tepert, prandaj dhe, qe ne fillim shkrova: “Ju lumte”.
Njerez, lexojini keto analiza dhe nxirni perfundimet e duhura per te ardhmen e ketij vendi!
Po te kishte ne hapsiren shqiptare 3-4 analiste si Zoti Bedri Islami shqiptaret ndryshe do i kishin punet.Respekt …..
Na plasi trapi ,se pse u prishen islamiket duke ndukur njeri tjetrin.
Figur kombtare Bedri Islami bere mir kto te verteta
qe i qendise ne Gazeten DITA
RROFSH SA MALET
Z.Bedri Islami me shkrimet qe ka bere deri tani, si ne Shqiperi dhe Kosove ( duke ndriçuar luften heroike te UCK-se), per mendimin tim, jo vetem qe eshte nje nga analistet me te zeshem te shtypit shqiptar, por edhe nje patriot i madh dhe i vertete.Publiciste te tille, me pene te arte, jane vlere dhe pasuri kombetare.Nderim dhe respekte pa kufi publicistit te madh Bedri Islami!
Njeriu qe u be pjese e UCK se dhe drejtuesi i madh i joni, Bedri Islami, miku i mad i herojve te luftes dhe mesuesi i tyre. Figure kombetare…urime per guximin.
Kur filloi lufta ne Kroaci, kroatet ishin shume te interesuar qe lufta te zgjerohej edhe ne Kosove. Prandaj ata u munduan qe te gjejne shqiptare me ndikim qe te ndikojne tek presidenti Rugova. Per kete aresye , ne Zagreb u ftua Rugova me bashkepunetoret e tij. U be nje bisede e gjate ku nga Rugova kerkohej qe te fillonte luften kunder serbeve sepse. sipas kroateve, do te perfitonin te dyja palet. Ne delegacionin e Tugjmanit pati edhe shqiptare te cilet e perkrahen kete ide. Perkrahja per hapjen e frontit jugor nga shqiptaret ishte e gabuar. kete gabim shqiptaret e Kroacise nuk e bene per tradheti, por e bene per deshiren e madhe per clirim nga serbet. Por lutjet e kroateve nuk e tunden Rugoven. Ai ishte i prere ne qendrimin se shqiptaret e Kosoves nuk do te perfshiheshin ne lufte. Shume me vone, pas perfundimit te luftes, gjenerali kroat, Martin Shpegelj , edhe ai pjesemarres i takimit, vendimin e Rugoves per mosperfshirje ne lufte e cilesoi perafersisht keshtu ” Megjithese vendimi i Rugoves nuk ishte i mire per ne, ai veproi si eshte me se miri per popullin e tij”.
E sa per qendrimin e z. Holbrooke per dr. Rugoven, duket qe shoku Bedri nuk qenka i informuar mire. Po ia perkujtoj se cka ai shkroi ne librin e zise: ” Kur e kam takuar Ibrahim Rugoven per here te pare ai dukej si nje ze i vetmuar, ne beteje te vetmuar, duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur endrren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe u bera admirues dhe shok i tij.
Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij! Mbaj zi per nderrimin e jetes, se bashku me tere popullin e Kosoves.
Derisa Kosova e fitoi lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike , kur shume pune mbeten per tu bere.
Apeloj tek lideret kosovare te bashkohen dhe te punojne se bashku per te arritur pavaresine per te cilen President Rugova luftoi”.
Lere or mik Rugoven, se ka qene nje figure shume e tinzare dhe e erret, dhe sic e thekson Islami asnjehere per Kosoven. Cfare thone te huajt per politikanet tane?!
Hm! Shqipetaret nuk kane nevoje per opinionet e te huajve, se ata i shikojne vete se cfare loje te ndyre luajne politikanet tane:
Per se pari te huajt i shikojne politikanet tane nga larg apo nga cfare ata thone. Ne i shikojme ashtu sic jane.
Per se dyti, i shikojne ne baze te interesave politike te prapaskenave te shteteve te tyre apo te partive qe ata perfasojne.
Shqiperia filloi te jete ne kandarin e BE kur e pane se sali qeni( qe ata e kishin perkrahur) e ktheu Shqiperine ne nje zone te zeze ku po lulezonte krimi, trafiku i armeve, narkotikeve, prostitucionit, dhe nje fole ku po lulezonte fanatizmi islamik.
Nuk na vune ne kandar se ju erdhi keq per ne!!!!!!!!!!!!!!!
Kete kritiken qe me ben mua per ate se cfare thone te huajt per politikanet tane, duhej te ja drejtojshe shokut Bedri, sepse eshte ai i cili i permendi i pari dhe une ia tregova mendimin e z. Holbrooke per dr. Rugoven.
Sa per dr. Rugoven, ai ka qene nje atdhetar i madh, por qe marksiste-leninistet e sojit te Bedriut e urrejne se ai ishte anti marksist-leninist.
Po e kuptojne kosovaret sa i rrezikshem eshte Berisha ,qe e presin me lule armikun e tyre?
Me kalimin e kohes fantazia e B.Islamit vetem vjen duke u rritur…keso spekulimesh pa asnje fakt vetem nje mendje e torturuar mund te ben.
te na rroje sa malet gazeta jone islamike Dita.
Forca Bedri Islami,te lumte mendja,dora dhe pena e arte.Ta dine lexuesit se ti ke qene aktiv ne Kosove per vitet e shkruan ,prandaj kane edhe garanci ne te vertatat e tyre.
Ben nje gabim te madh ne shkrim.
I merrni te dy te shkeputur dhe si te rene nga qielli, qofte dhe Francez.
Kush do e merrte udheheqjen ne 90 pervec se dikush si keta.
Kushte me te mire ne ate kohe dhe te palidhur me regjimet perkatese.
Diku kishin jetuar keta njerez.
Dihet se pa mbeshtetje nuk vjen ne krye , qofte dhe nga sigurimi .
Pse ty tu lejua ti bashkohes UCK-se e ketyre jo , partive dhe alternativave te tyre clirimtare.
Vetem pse ste pelqen ty sdo te thote qe keta punuan per Serbine.
Ja ku jeni , UCK . E moret pushtetin e cuat gjithe popullin e Kosoves ne emigracion njesoj si Serbi. Atehere e pagoje me koke kete radhe me Euro ikjen.
Po te mos ishte Amerika do hanit misra te pjekur akoma ne Durres ju luftetaret.
Mos ja privatizo nje organizate clirimin. Duhen letra legalizimi dhe ato ti jep Amerika.
Analize me urrejtje , per ate qe s’je vete dhe s’do jesh kurre.
Tek varri i Rugoves dhe Berishes kur ti vije koha do kete njerez qe do cojne gjithmone lule.
Tradhtine apo zgjidhjen e duhur e tregoi koha. Kosova eshte e pavarur.
Merita kane dhe keta te dy.
A ishin te dy miq???
Kush eshte mik sot ne politike.
Alternativat nuk jane pa tjeter armiqesi.
Ne fund te dy jane Shqiptare dhe protagonizmi eshte semundje e jona.
O z.Bedri Islami nuk ju takon juve,tye me shkruar për të madhin Ibrahim Rugova.ti je
personi i tretë,pas Adem demaqit dhe rexhep qosjes që e keni shar,fyer të madhin Rugova nga shkaku i gjelozisë.ti e ke përdor një fjalor cinik,tëposhter ndaj Rugoves.
Je shum i vogel ti me shkruar për Rugoven!
Vdekja e shpetoi Rugoven p[ikerisht nga “nxirja” e emrit te mire dhe figura e erret dhe enigmatike qe kishte krijuar per veten.Ti referohesh fjaleve te botes per t’ia mbushur mendjen popullit shqoiptar se sa te mire kane qene e jane Sali Berisha apo Ibrahim Rugova eshte miopi politike.I huaji perdor gjuhen e diplomacise,dhe sidomos kur i ndjeri vdiq nuk i behet apel emrit te tij nese ishte i mire apo i keq.
o qenef komunist i sherbimit serb te quajtur LPK.
Analiza te verteta, ku ndjehet mendimi i pjekur mbi fakte dhe te verteta.Urime.