Shqiptarët i kanë hapur rrugë një ndryshimi të fortë politik në vend, që mund të shkojë deri tek një shumicë kushtetuese. Opozita ka shpartalluar Sali Berishën dhe pushtetin e Familjes së tij në çdo skutë të Shqipërisë, dhe aty ku ata ëndërronin të mbijetonin përmes varfërisë, frikës dhe poshtërimit të shqiptarëve. Frika nga manipulimi, vrasja politike ditën e fundit të pushtetit, neveria e propagandës publike të Berishës dhe lodhja e gjatë nga sundimi i tij 22- vjeçar, i zgjoi shqiptarët nga gjumi dhe ata kanë bërë sot një revolucion të heshtur, i cili po pastron me fshesë të hekurt jo Sali Berishën, por berishizmin si fenomen në politikën shqiptare. Kjo votë popullore kundër Familjes në pushtet duhet lexuar m përgjegjshmëri, modesti dhe përulje. Së pari, duhet lexuar si një mandat për të fshirë çdo gjurmë të berishizmit në politikën shqiptare, që identifikohet me autoritarizmin, arrogancën, vrasjet politike, korruptimin financiar dhe poshtërimin e individit deri në kufijtë e mbijetesës për ta nënshtruar. Shqiptarët i kanë dhënë opozitës shansin të korrigjojë çdo gabim që ka bërë me dashje apo pa dashje deri më sot, që nga ndryshimet kushtetuese e deri tek tolerimi i mosndëshkueshmërisë politike nga drejtësia. Opozita ka sot shansin të fillojë deberishizimin e shoqërisë, duke i parë mbështetësit e Partisë Demokratike jo si fajtorë, por si njerëz që duhen çliruar nga e kaluara e shefit të tyre. Së dyti, opozita ka marrë një mandat për të vënë në vend drejtësinë për disa nga skandalet që kanë tronditur shoqërinë shqiptare. I biri i Sali Berishës duhet të dalë para drejtësisë për gjurmët e gjakut që ka lënë në Gërdec, dhëndri brenda i familjes së tij, Lulëzim Basha, duhet të dalë para drejtësisë për gjyqin e pakryer, të mbyllur me procedurë, për 220 milionë euro dhe katër të vrarët e 21 Janarit, dhe Sali Berisha duhet t’i nënshtrohet një gjykimi historik, për t’u ndëshkuar jo vetëm si individ, por si fenomen regresiv në historinë e Shqipërisë. Së treti, opozita ka marrë një mandat për të qeverisur një Shqipëri të lodhur dhe dërrmuar ekonomikisht, një piramidë gjigande financiare që Sali Berisha ua ka lënë në dorë duke ikur nga pushteti. Ata duhet të tregohen kurajozë dhe të sinqertë me shqiptarët. Nuk kanë pse I gënjejnë për begati ekonomike apo ëndrra në sirtar, por t’u thonë hapur se Shqipëria është e varfër dhe duhet të ulë kokën të punojë për t’u ringritur. Reformat e thella financiare, zhdukja e korrupsionit zyrtar, strukturimi i ekonomisë mbi baza reale, orientimi i zhvillimit të vendit nga sektorët që ne kemi mundësi si bujqësia dhe turizmi, duhet të merren me seriozitet si prioritete kombëtare. Shqipëria sot nuk ka rilindur, pavarësisht sloganit të opozitës. Shqipëria sot thjesht është zgjuar e lirë nga një demon që e mbante peng, për shkak të krimeve të veta. Për të rilindur ky vend, duhet modesti, përulësi dhe punë që të bëhemi një vend normal. Na ka qeverisur një i çmendur paranojak, që merrej gjithë ditën me krimet e tij dhe asnjë orë me të ardhmen e këtij vendi. Na ka qeverisur një Neron që është gati të djegë gjithmonë Shqipërinë sa herë i rrezikohet pushteti. Na ka qeverisur një demon i së keqes, që ka qenë gati të vrasë për të vjedhur dhe të vjedhë për të qëndruar në pushtet. Na ka qeverisur një paranojak mitoman, një delirant që përpiqej të hynte në histori me dhunë herë duke ëndërruar Enver Hoxhën e herë Ahmet Zogun. Ja ndolli fatin vetes dhe njësoj si Ahmet Zogu u gdhi i zbuar nja një revolucion i heshtur shqiptarësh më 24 qershor. Fitimtarët duhet të bëjnë kujdes që Shqipëria mos të ketë kurrë më asnjë kujtesë për këtë gjë të zezë që po ikën në errësirën e historisë. Deshi të na impononte me dhunë modelin e një mbreti injorant si model të së ardhmes dhe iku në ditën kur shqiptarët e kishin refuzuar atë model gati 90 vjet më parë. Ky është 24 qershori i një njeriu që deshi të na kthejë 90 vjet pas.
Faleminderit Popull!
Nga Arben Duka
Popull xhani sa u lodhëm,
në çdo cep të Shqipërisë,
më në fund Salën e hodhëm,
në një kosh të historisë!
Dhe un’ asnjë ditë s’pushova,
ditë për ditë për tetë vjet,
shpesh me shpirt t’u përgjërova:
“Hidhe popull kët’ pushtet!”
Ditë për ditë e ditë për ditë,
një nga një të gjith’ shqiptarve:
“Ky nuk është pushteti yt,
por i bandës së kusarëve!”
Te kjo “DITA” e bekuar,
Të gjith’ vargjet bëra plumba,
shpresën gjatë ta mbajta zgjuar,
dhe besimin kurrë s’e humba!
Po! Bashkimi i fuqishëm,
shkatërron çdo diktaturë!
Ti je popull i magjishëm,
këta dot s’të njohën kurrë,
Ti sfidove Europën,
kurvën plakë në histori,
shihnin se si hapte gropën,
dhe më thellë mostra Sali!
Kur ata i thoshin “burrë”,
ne i thoshim Diktator,
Ty s’të llogaritën kurrë,
O vigan liberator!
Popull, ti je lul’e burrit,
rri ballëhapur në furtunë,
Vetëm ty edhe flamurit,
Sot në gjunjë i ulem unë!
Supesh zgjedhën hoqe sot,
Më të rëndën përmbi dhe,
askush nuk do mundet dot,
të të vejë një zgjedhë të re!
Je fuqia e vërtetë,
Unë nga ty fuqinë e marr,
Dhe bori edhe trumbetë,
Promethe që të fal zjarr!
O fisnik veç ty të dua,
vetëm ty të përgjërohem,
kur të kesh nevojë për mua,
dhe nga varri do të çohem!
Sot fituam Shqipërinë,
i dhamë jetës tjetër vlerë,
Sot e dimë që për liri
Lufta s’mbyllet asnjëherë!
Unë lirinë këndoj ngado,
as tërmeti dot s’më tund,
Universi dhe Ajo,
S’kanë e s’mund të ken’ një fund!
Ta mbajmë ndezur këtë prush,
në çdo cep të Shqipërisë,
kam ofiqin që s’ka kush:
“Jam poet i vegjëlisë!”

Corben qe gatoji vete populli ja perplasi ne fytyre Sali kriminelit, nga Veriu ne Jug. Gjate ketyre 8-te viteve pushtet te vjedhur, krijoji ndarje veri-jug, kete populli Shqiptar nuk e lejoji dhe nuk do ta lejoje, kushdo pusht si Saliu qe mund t’i shkoje ne mendje . Kjo eshte vota per nje Shqiperi Evropiane sic e enderuan studentet ne v. 1990.
MIOPIA e “TË ÇUDITURVE”
Sapo dolën dhe rezultatet e para të votimeve, efekti qe “Shokues” për pd-istët. Përse vallë u çuditën kaq keq ?!
Kjo së pari tregon se ata nuk kanë qenë aspak të lidhur me problemet e vërteta që i kishin shkaktuar popullit të tyre. Së dyti, kjo tregon miopinë e tyre politike për të nuhatur tendencën e elektoratit pas tetë vitesh pushteti. Së treti, tregon arrogancën me të cilën nuk pranonin mendimin ndryshe opozitar.
Këto ditë dëgjojmë gjithashtu dhe një “justifikim” të kësaj disfate totale, se gjoja kjo nuk qenka fitore e së majtës, por qenka humbja e së djathtës. Pra akoma vazhdon “Arroganca bajraktare” e pd-së, se çdo gjë rrotullohet rreth tyre dhe se tjerët marrin frymë vetëm nën hijen e tyre!
Nëse vërtetë pd-istët duan të dinë se pse kjo votë kaq “e frikshme” kundër tyre, po ua themi edhe njëherë jo se ata nuk e kanë dëgjuar edhe më parë prej nesh, por tani që “i zbritën kalit” janë të detyruar të na dëgjojnë.
Ne votuam kaq “frikshëm” kundër jush sepse:
1- Ju jeni “Politikanët më arrogantë” që ky popull ka parë pas diktaturës 50 vjeçare.
2- Ju jeni “Politikanët më miopë” pas diktaturës.
3- Ju jeni “Politikanët më të pamoralshëm” pas diktaturës.
4- Ju jeni “Politikanët më të paformuar” pas diktaturës.
5- Ju jeni “Politikanët më pak inteligjentë” pas diktaturës.
6- Ju jeni “Politikanët më vrasës” pas diktaturës.
7- Ju jeni “Politikanët më analfabetë”pas diktaturës.
Në se do ti kishit kuptuar këto “veti” tuajat që kur ne ua thoshim me zë të lartë, do kishit shpëtuar. Por ju me analfabetizmin tuaj politik, mundoheshit të shpiknit lloj-lloj justifikimesh e makinacionesh aspak të denja për një politikë luajale, si e si të qëndronit në karriget pushtetare. Por ja që Populli është më i zgjuar se ju. Populli është më inteligjent se ju. Populli ju dha notën “Ngelës” në zgjedhje. Ju se kaluat klasën. Shpresojmë të zini mend për më pas.
Kush nënvleftëson popullin, do paguajë dhe çmimin!
Mos u thuaj jo inteligjente,se me inteligjente se kta,se besoj se ka pas ndonjeher shqipria!!!
Inteligjent sa u a moren edhe kacidhen e fundit popullit,sa nuk e din se cti bejn paret!!!
Maloku Sali,nje Naconalist ekstremist i dale nga radhet e Komunizmit enderoj te kthente edhe njeher Diktatorin Hoxha,se ish miku me i ngushte i djalit te tij Sokol Hoxhes satrapit me te eger te te gjith diktaturave ne bote!
Qeveria e dale nga keto zgjedhje duhet te mbaj premtimin e 21 janarit,e jo te haroje viktimat nga fitorja!
Ta marr vesh DIKTATOR berisha se populli te ve ne pushtet dhe te shduk nga pushteti sepse ne nuk jemi prn dhe vegel e juaja por ju ta dini se ju do te punoni per popullin e jo vetem per morracaket e tu se e kan qjelb shqipnin .
Desha te theksoj se Shkodra e as Shqipnia nuk asht prona e pushtetareve morracak por din me rrezu diktatura ma te mdhana se kjo dhe pa derdh gjak te pafajshem .
Rrezimi i sali jozit i erdhi nga SHKODRA dhe nga e gjith SHQIPNIA .
URIME PER FITOREN E DEMOKRACIS .
ME RRESPEKT NGA GREQIA
notari i famshem, alpinisti i majave te larta dhe atleti me i shpejte i botes shkon per lesh – ky eshte salli shiqere birisha – a hongri kallamin popullor dhe po cuditet edhe vete pse humbi – kishte nja 10 vjet qe jetonte ne boten e cudirave – vellai i madh i lizes …
Pershendetje , Me pelqejn artikujt tuaj , desha te me ndihmoni , si te bej te mundur te lexoj artikujt tuaj ne kete gazete, me respekt per shkrimet tuaj