Ngjarja tragjike që dodhi ditën e djeshme në Lazarat ishte një kronikë e paralajmëruar. Nuk dihej koha se kur do të mund të ndodhte, ndoshta nuk dihej as vendi, por pas gjithë atij kori shtrigan, ajo sillej rreth policisë së shtetit, e njëkohësisht ndaj vetë shtetit.
Së pari, atë e thanë tellallët shqupas, sa herë që goditej krimi, duke i veshur petkun e pafajësisë. Që nga viti i kaluar e deri më sot, duke ju referuar Lazaratit, ata fajësuan policinë e shtetit dhe strukturat e saj se, sipas një skenari, po bën lojën e pistë të qeverisë, duke goditur zonat sipas preferencave partiake, sikur të kishin ndarë krimin në parcela.
Kaq shumë i mëshuan kësaj llapaqenërie, sa që të duket se e gjithë ajo që po ndodhte në Lazarat godiste vetë shqupasit, dhe në fakt ishte goditur një pjesë e kupolës së saj mafioze, e lidhur ngushtë me Lazaratin, jo vetëm si njësi administrative, por edhe si koncept politik.
Ish shefi i qeverisë, pa asnjë dridhje, lëshonte mesazhin e mbështetjes politike, dhe deklaroi pa iu futur ferrë në këmbë se, kishte qenë politika e tij ajo që kishte lejuar Lazaratin!
Megjithëse ne kishim një ligj në këmbë, të miratuar pikërisht nga qeveria e ish-shefit, ndoshta e kemi ende në letër, i cili dënonte çdo kryeplak që nuk denonconte parcelat hashaniane, askush nuk u muar me krye-kryeplakun e Shqipërisë, i cili pranoi publikisht se kishte lejuar, me bindje të plotë politike, që, nga jugu, Lazarat, e deri tek veriu, Dukagjin, kanabisi të ishte si në shtëpinë e vet.
Një kryetar komune shkoi edhe më tej. Kryetari i Lazaratit, bashkë me përfaqësuesin e PD-në në fshat, “saktësuan” se policia nuk hyri si duhej në fshat, por hyri si një ushtri pushtuese. Dhe ndaj pushtuesit, merret vesh, duhet qëlluar.
Për një deklaratë të tillë ndaj policisë së shtetit, në cilindo vend të botës ku është ligji- ligj dhe shteti-shtet, edhe sikur njëzet herë më i rëndë të ishte kryetari i komunës, ai do të përballej me gjyqin e rreptë, për diskrimin të shtetit, krijim të pasigurisë, krahasimeve antikombëtare dhe joshje e krimit për rezistencë.
Por kryetari i komunës pi rehat rehat kafe në kafenenë e fshatit dhe rri i qetë, pasi e di se gjithçka ka ardhur nga lart.
Dhe, nuk ishte e pathënë se një ditë do të ndodhte. Erdhi vrasja e një pjesëtari të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, i cili disa herë kishte qenë me forcat paqeruajtëse në Afganistan dhe u kishte shpëtuar sulmeve të talibanëve afganë, por që e zuri plumbi i talibanëve lazaratas, me bekimin e nxitësve të tyre politikë shqupas.
Shefi i shqupasve deklaroi shteti duhej të merrte përgjegjësinë se i kishte dërguar forcat me një makinë të papërshtatshme (!) a thua se edhe pas kësaj, njerëzve të lidhur me krimin u lejohet të qëllojnë. Sipas këtij mentaliteti prishës, ai duhet pyetur: me cilat mjete i dërgoi forcat e ndërhyrjes së shpejtë me 21 janar, ku vrau 4 njerëz me duar në xhepa dhe plagosi e torturoi dhjetra të tjerë?
Së bashku me policin e vrarë, ndodhën edhe dy plagosje të rënda dhe përsëri, sipas shqupasve, herë nën zë e herë haptas, sidomos në momentin e ekzaltimit, bashkë me një grup tellallësh analistë, fajin e ka qeveria. Duke aluduar se, në këto zgjedhje vendore, lazaratasit kishin votuar për opozitën e jo për qeverisjen e majtë, sikur të ishte kjo një gjë e pandodhur më herët.
Për opozitën kjo kishte qenë hakmarrja e lazaratasve, dhe unë e besoj se banorët ishin kundër qeverisë. Nëse qeveria e tashme do i lejonte ulëzimet lazaratase, ata do të kishin votuar majtas, sepse në këtë hulli krimi vetëm bindje politike nuk ka, por ka vetëm krim të lidhur me politikën dhe politikë që mbështet krimin. Si ndodhi në rastin e djeshëm.
I kujt është krimi?
Një bandë e armatosur lëviz nëpër rruginat e shtigjet e një fshati me rreth 1.500 shtëpi. Një fshat që, pas shumë përpjekesh, duket se kishte rënë në qetësi. Të mësuar të jenë qeveri brenda qeverisë dhe strukturë brenda shtetit, kjo bandë ende mendon se mund të bëjë ligjin përmes forcës dhe se, duan apo nuk duan, qeverisja do të bëjë si thotë ajo. Prej kohësh është mësuar me këtë të fshehtë të hapur, e cila kishte krijuar bindjen se lazaratasit janë një forcë e padëgjuar, të lidhur për jetë a vdekje kundër të tjerëve, në këtë rast shtetit, dhe që mund të terrorizojnë jo vetëm fshatin e tyre, por, kur të duan, edhe Gjirokastrën.
Çfarë duhet bërë me këtë bandë, e cila nuk është Lazarati, por pjesa e dhimbshme e tij. Të livadhisë lirisht, e armatosur, shpesh herë e droguar, e gatshme të vrasë cilin ia do qejfi dhe të qëllojë edhe nga dritaret e shtëpive? Të bëjë ligjin një bandë cubash, apo, përmes ligjit, pse jo, forcës së ligjit, të vendoset e drejta e shtetit për të qeverisur në të gjithë territorin e tij?
Shqupasit duan të parën. Opozita e sotme nuk kërkon vendosjen e ligjit, pasi vetë është antligji në shumë nga segmentet e strukturat e saj, që nga ish shefi i partisë dhe ish kryeministër, e deri tek ai lazaratasi që qëlloi dhe vrau një njeri, i cili nuk ishte aty se ia donte qejfi, por po bënte punën e tij.
Opozita e sotme mendon se çdo njeri që ka lidhje me të, haptas apo fshehtas, nuk duhet të preket, sepse ndryshe preket e dhunohet opozita dhe, sipas tyre, ai që dhunon opozitën është antishtet, i korruptuar, mafioz, i lidhur me krimin.
Mos pastë kush punë me një opozitë të tillë!
Ka disa ditë e muaj që nuk dëgjohet gjë tjetër veçse për një qeverisje kriminale, mafioze, e lidhur me bandat, e kriminalizuar. Aq shumë zhurmë po bëhet për kriminalizimin e politikës, sidomos asaj qeverisëse, sa që të duket sikur e gjithë politika shqiptare, nga kreu deri në fund, është e mbushur me kriminelë. Nuk ka pjestar të kësaj qeverie apo figurë e njohur politike nga shumica e sotme qeverisëse që nuk është anatemuar deri në rrënjë, që nuk është shpallur si pjesë e bandave kriminale. Të duket sikur gjysma e më shumë e parlamentit janë njerëz me kallishnikov në duar, vrasës, me pagesë e pa pagesë, sa që përballë tyre një njeri si Al Kapone të duket lojë fëmijësh.
Në jugun e Shqipërisë, labët e mënçur, kanë një fjalë të urtë që, më shumë se gjithçka tjetër mendoj se i shkon kësaj hudhie. “ Yshtt laro, të hëngrët tenja, se e ke te keqen brenda”.
Dhe ne e kemi një opozitë të tillë, me të keqen brenda vetes, me shikimin nga krimi dhe me nostalgjinë për humbjen e lidhjeve të saj financiare me bandat që dikur bënin fuqinë.
Kur e dëgjon ulërimën e saj për krimin dhe bandat e pushtetit të futura deri në grykë në vrasje, mashtrim e krim, askush nuk duhet të çuditet përse ndodh një vrasje e njerëzve të shtetit, në këtë rast të forcave të rendit.
Përpara se t’i vrasin pas shpine në një rrugicë qorre, i kanë vrarë politikanët me helmin e zi të vrerit politik.
Lazarati, ajo pjesë e vogël e tij, është një shembull. Më i vonshmi. Nuk ia vlen të ripërsëriten të tjerat, por kur mendon se misteri i 2 prilit në Shkodër dhe enigma e 21 janarit në mesin e Tiranës, kanë mbetur në terr, megjithëse dihet se kush i bëri, çfarë mund të pritet tjetër?
Në veriun e Shqipërisë, në Shkodër, ka po ashtu një fjalë të mënçur, që më shumë se gjithçka tjetër i përshtatet këtij shënimi. “Më i keq gërgasi, se sa dorasi”.
Dorasi do të dihet, gërgasi dihet.
I kujt është krimi?
Nuk është vetëm i atij që qëllon, por edhe i atij tjetrit, që përmes fjalës, ia drejton grykën.
E keqja është brenda. Duhet hequr, që në fund të fundit të ketë një opozitë në ringjallje dhe jo një opozitë, e cila sot, nuk ka besimin as të një të pestës së qytetarëve.

Kalifatit të Lazaratit , do ja gjejmë anën. , po Kalifit të Tiranës qysh do ja bëjmë që ka 24vjet që s’na ndahet.
Duhet shum pune me nje brez te ri te ktyre moshave adolishente,ku jo vetem prapaganda e islamit e qarqeve ekstremiste te saj kan bere punen e vet ne kto mosha te reja,por edhe tek moshat e thyera qe mbeshtesin keta ekstremiste?
Me ra rasti te provokoj shum nga kta te rinj te ardhur ne perendim,natyrisht te ksaj moshe adolishente te kaluar nga 20 dhe kuptova se jan shum te infektuar nga ideologjia e mare dhe nje urejtje jashtzakonisht per fqinjet tane jugore apo verjore dhe me vjen shum keq qe ky brez i infektuar nga kjo urejtje fatale do te bjer viktime shum shpejt e politikave qe kerkojn te na shkatrojne!
mbasi mesuan se i perkas krishterimit filluan e u larguan nga termi kombetar?