25 qershori nuk rrezikon, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e AP për pushimin e gjykimit

DITA Online

 

Partia Aleanca Popullore ka pranuar pushimin e çështjes për afatet e listave të kandidatëve për deputet dhe për datën e zgjedhjeve, por nuk është tërhequr nga ankimimi në Kolegj.

Në një dalje për mediat, kreu i AP, Artur Dojaka tha se nuk është tërhequr, pasi kërkon që ti jepet mundësia edhe kësaj partie të regjistrohet në zgjedhje.

Sipas marrëveshjes PS-PD, Dojaka tha se AP mbetet jashtë procesit zgjedhor, pasi nuk është pjesë e koalicionit opozitar.

Nuk ishte një tërheqje, por ishte një rishqyrtim i rrethanave të reja, për arsye se ne dje jemi njohur që presidenti ka dekretuar një datë të re që ende nuk është legjitimuar nga KQZ dhe ajo që ne bëmë sot ishte pranim i pushimit të çështjes, pra jo tërheqje me qëllim që të hapet edhe për ne hapësira për tu regjistruar  në zgjedhje.

Për arsye se nëse KQZ do të miratojë 25 qershorin bazuar në marrëveshjen e dy partive ku është e qartësuar që partitë opozitare janë të thirrura deri në 26 maj për të regjistruar kandidatët për deputetë në mënyrë paradoksale AP që nuk është pjesë e opozitës mbetet jashtë zgjedhjeve”, tha Dojaka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *