Habjon Hasani / Dita
Në 25 shkurt të vitit të kaluar DITA botoi pjesë nga një libër i 1995-s, pjesë të të cilit kanë qarkulluar për disa vjet nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare, më pas është heshtur. Takimi për të cilin flitet në libër është kryer në vitin 1979. Në tekst bien në sy dy elementë.
Së pari autori pretendon se që në pragun e viteve’80 janë bërë plane për të krijuar “shtete-valvula” . Elementi i dytë i rëndësishëm, krejtësisht befasues është fakti se personi që përmendet si kontakt është… Sali Berisha. Botimi nuk mund të zbardhë shumë pikëpyetje që ngre ky takim, por nëse ato çka rrëfen autori janë të sinqerta, atëherë Sali Berisha nuk ishte thjesht një mjek komunist me ilaçe në çantë në oborrin e parisë komuniste të atëhershme.
Libri titullohet “Komplotistë ndërkombëtarë” është botuar në vitin 1995, nga shtëpia botuese “Nea Thesis”, me autor Atanasius K. Strigas, që ka shërbyer për disa vite në Bruksel si këshilltar i NATO-s në vitet 70-80. Autori ka studiuar fillimisht shkencat politike dhe ato ekonomike në universitetin e “Heidelberg”-ut. Më pas është specializuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe çështje të Strategjise në University of Georgetown në Uashington, për të përfunduar më tej studimet me specializimin e tij për propogandë në universitetin “Patris Lumumba” të Moskës.
Në pjesën ku përmendet Shqipëria flitet për një takim me pjesëmarrje të lartë më 7 janar 1979 në Getensberg të Bonit. Autori përmend si pjesëmarrës në takim edhe dy presidentë bankash, zyrtar të një shërbimi sekret dhe “ndërlidhës me shërbimet sekrete të Europës Juglindore” dhe një person që vite më vonë (kur doli në sipërfaqe problemi maqedon) ishte ndërmjetësi publik kryesor për këtë çështje. Sipas autorit, takimi diskutoi planet mbi “tri shtete valvula ose thithës” dhe dhënien e fondeve të mëdha për këto qëllime.
Shkruan autori ndër të tjera:
“Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, – tha bojaxhiu tërë kortezi false…”
Kjo është një ngjarje enigmatike që nuk duket e veçuar nëse kihet parasysh çfarë ndodhi më pas dhe kush erdhi në pushtet në Shqipëri pas “përmbysjes” së 1991-shit
Auron Tare ka hulumtuar në disa dokumente të shërbimeve sekrete amerikano-jugosllave mbi Shqipërinë.
Ai mendon që jugosllavët ishin njohësit më të mirë të realitetit shqiptar dhe ngre pikëpyetje mbi ndikimin e UDB-së në ngjarjet e viteve 90-91 në Tiranë.
Ka ndodhur një takim i nivelit të lartë ndërmjet amerikanëve dhe UDB-së në 1954.
Në intervistën e mëposhtme për DITA ai flet mbi sugjerimin që u bëri UDB-ja amerikanëve, pasi për 6 vite me radhë ata dështuan të rrëzonin Enver Hoxhën.
Dokumentat sekretë mbi operacionet e kundërzbulimit shqiptar në vitet 49-54 tregojnë cilët janë emrat e elitës së shërbimeve inteligjente britanike dhe amerikane që u sfiduan nga agjentë shumë të rinj të kundërzbulimit shqiptar.
A e njihnin Shqipërinë shërbimet amerikane? Pse britanikët nuk patën qëllim final, rrëzimin e Enver Hoxhës. Si na shihnin shërbimet italiane dhe greke. Çfarë fsheh për shqiptarët Arkiva Shtetërore e Stambollit.
DITA: Një pjesë e dokumenteve të deklasifikuara që ju keni botuar dhe që më kanë bërë posaçërisht përshtypje, lidhen me operacionet e kundërzbulimit shqiptar në vitet 49-54 kundër anglo-amerikanëve. Nga përshtypja juaj personale, pas hulumtimeve, si mendoni: Ka pasur vërtet një bërthamë ekspertësh shqiptarë të inteligjencës që kanë përballuar me sukses këto operacione anglo-amerikane, apo ka qenë kryesisht meritë e shërbimeve sovjetike?
AURON TARE: Mendimi im është se merita kryesore u takon njerëzve të shërbimit inteligjent shqiptar, të cilët besonin në kauzën e mbrojtjes së vendit të tyre. Me gjithë se ishin shumë të rinj, ata mundën të përballeshin me shërbimet më të famshme të inteligjencës botërore. Madje pa e mësuar kurrë, ata sfiduan emra të elitës së shërbimeve inteligjente britanike dhe amerikane si Angeltoni, Frank Weisner, Richard Helms, Dulles etj. (Këtu e kam fjalën për ata oficerë të kundërzbulimit shqiptar dhe jo sigurimin e famshëm që ushtroi dhunë mbi popullsinë e pafajshme).
Por duhet thënë se shumë aspekte të këtyre misioneve janë ende të pazbuluara në arkivat ruse, apo edhe të shteteve të tjera, apo jo?
Dosja e operacioneve BGFIEND/Valuable, akoma dhe sot nuk njihet përfundimisht. Shumë dokumente mbeten të padeklasifikuara dhe shumë të tjera mund të jenë asgjësuar. Çështja tjetër qëndron tek krahasimi i materialeve. Pra në praktikën e inteligjencës nuk mund të nxjerrsh përfundime vetëm nga dokumentacioni i njërës palë. Duhen parë të gjitha palët e përfshira dhe vetëm nëse janë ekzaminuar të gjitha palët mund të arrihet në një përfundim të caktuar.
Por, duhet pasur parasysh dhe diçka tjetër, që shumë vendimmarrje të rëndësishme në nivele shumë të larta, shpesh merren duke mos lënë gjurmë dokumentare. Prandaj dhe kjo lloj “bote” është quajtur “bota e 1 mijë pasqyrave”, pasi të gjitha reflektojnë tek njëra-tjetra dhe nuk është edhe aq e lehtë që të kuptosh. Qëllimin e vërtetë të një objektivi të caktuar. Për të bërë një analizë serioze, duhen parë dhe arkivat italiane dhe greke dhe në veçanti jugosllave. Pasi t’i referohen njëra-tjetrës, historianët mund të arrijnë në një analizë sa më objektive.
Por kjo, nuk mund të bëhet me vullnetin e një apo dy personave por bëhet me një projekt shtetëror. Një shtet serioz që dëshiron të shkruajë historinë e tij në një mënyrë sa më objektive, duhet të ndërtojë strategjinë, për të arritur tek historiografia kompetente dhe profesionale. Për shembull, ne kemi një Akademi Shkencash, e cila duhej të ishte mendja ndriçuese e Kombit. Fatkeqësisht ajo jo vetëm që nuk ka mundur të rishkruajë historinë e manipuluar 50-vjeçare, por ka lejuar të njëjtin manipulim edhe këto 20 vitet e fundit.
Nëse studiuesit seriozë të kësaj akademie do të ishin marrë këto 20 vitet e fundit me arkivat britanike, amerikane, amerikane, greke etj. , sot do të kishim një perceptim më të pjekur mbi të kaluarën tonë. Por që t’i kthehemi pyetjes, unë mendoj se nga dokumentet e deritanishme, e përsëris të deritanishmet, lihet përshtypja se pas luftës, shërbimet amerikane në veçanti, nuk e kishin fare idenë mbi situatën reale në Shqipëri. Britanikët, të cilët e njihnin mirë Shqipërinë, nuk kanë pasur qëllim final, rrëzimin e Enver Hoxhës, siç del edhe në një dokument të fundit që kam botuar.
Britanikët kanë pasur prioritet ndihmën ndaj Greqisë për të mos lejuar komunistët të vinin në pushtet. Interesant është fakti se, për të njëjtën arsye, pra për arsyen e Greqisë, ishin britanikët ata që përgatitën, financuan dhe mbështetën fillimin e lëvizjes së armatosur anti-italiane në Shqipëri në 1941. Ndërsa shërbimet italiane dhe greke kishin më tepër një rol ndihmës të amerikanëve, dhe për vetë faktin, se si grekët që kishin ambicie territoriale ndaj nesh, si italianët që nga ana e tyre donin që grekët dhe sllavët të mos ishin përcaktues në Shqipëri, nuk kishte motive të forta për të qenë aktorë të fuqishëm në këto operacione.
Vetëm jugosllavët në mendimin tim, ishin njohësit më të mirë të realitetit shqiptar. Për këtë arsye, shërbimi inteligjent amerikan, ka bërë një marrëveshje pas vitit 1955, pra pas dështimit të operacioneve klandestine, me jugosllavët, ku shërbimi inteligjent jugosllav, do të kishte rolin mbikëqyrës edhe mbi Shqipërinë.
Pra UDB-ja dhe Jugosllavia do ishte një lloj kujdestareje në nivel të kontrollit nëpërmjet shërbimit inteligjent?
Unë mendoj se po dhe kjo është përshtypja ime. Në këtë këndvështrim, do t’i shpjegoja dhe ngjarjet e viteve 90-91.
Në ç’mënyrë e lidh këtë kujdestari jugosllave me ngjarjet e 90-91? Ku i gjen pikëtakimet?
Pa dokumente është e vështirë që ky mendim të jetë i padiskutueshëm. Por, duke pasur parasysh një mori dokumentesh dhe sidomos një prej takimeve të nivelit të lartë ndërmjet amerikanëve dhe UDB-së në vitin 1954, unë mendoj se kjo hipotezë, mund të jetë e vërtetë. Nga dokumentet e deklasifikuara deri më tani mes marrëdhënieve amerikano-jugosllave, duket se UDB-ja kishte një njohje të shkëlqyer të çështjeve shqiptare.
Sugjerimi që UDB-ja u bënte amerikanëve, pasi për 6 vite me radhë ata kishin dështuar të rrëzonin Enver Hoxhën, ishte se: Enver Hoxha nuk mund të rrëzohej nga një klasë tashmë e përmbysur, e përfshirë me palën humbëse (italianët e gjermanët), e cila në njëfarë mënyre kërkonte privilegjet e humbura. Jugosllavët, bënin një analizë jashtëzakonisht realiste të situatës shqiptare të asaj kohe (ushtrisë, partisë, ekuilibrit të forcave, ekonomisë etj) dhe përfundimi i tyre ishte se Enver Hoxha rrëzohej vetëm nga njerëzit e tij të afërt dhe të pakënaqur, pra brenda elitës komuniste, ose ai mund të kontrollohej prej tyre për një politikë jo agresive ndaj Jugosllavisë.
Interesant është fakti se nga të gjithë ata që kërkonin rrëzimin e Enver Hoxhës, jugosllavët ishin më realistët. Kërkesa e tyre nuk kishte të bënte as me pretendim territorial, as me ndryshimin e sistemit, por me ndryshim elite brenda Partisë Komuniste, por me kushtin e vetëm, që lidershipi i ri, të ishte miqësor me Jugosllavinë.
Në foto: Ambasadori amerikan, Rajerson (i cili më parë kishte
shërbyer në Beograd), Sali Berisha dhe Eduard Selami në 1992
Dakord, por deri këtu jemi në marrëveshjen e vitit ‘54. Ju ku bazoheni kur frymën e kësaj marrëveshjeje, e shikoni të zbatuar dhe në ngjarjet e ndodhura në Shqipëri në vitet 90-91. Ku i gjen pikëtakimet pra?
Deri më sot janë deklasifikuar dokumente deri në vitet 70, kur t’u vijë radha viteve ’90, me siguri që do të kemi një pamje më të mirë të ngjarjeve të asaj kohe, por deri atëherë qëndron pyetja legjitime: Kush erdhi në pushtet pas vitit 1991? Elita komuniste? Bejlerët e rrëzuar? Apo ndonjë tjetër?
Si e shpjegoni faktin, që për momente dhe ngjarje domethënëse historike të shekullit të fundit, ka një indiferencë thuajse të shpallur nga historiografia, për sigurimin e dokumenteve? Nga buron ky refuzim për të parë të vërtetën dhe veten tonë në sy?
Është një fakt i njohur që historinë, Shqipërisë ja kanë shkruar më shumë të huajt se sa e ka shkruar vetë. Kjo ka të bëjë me një lloj indiference historike të shqiptarëve ndaj të shkruarës së tyre. E shkruara e historisë është kulturë. Një kulturë që fatkeqësisht, nuk e kemi pasur. Për këtë arsye vazhdojmë dhe e kërkojmë të kaluarën tonë në arkivat e të tjerëve, të cilët për hir të së vërtetës, e kanë ruajtur atë, më mirë se ne.
Arkivat amerikane janë nga më të pasurat, pasi ekzistojnë disa arkiva. Arkivat shtetërore, arkivat personale dhe arkivat e universiteteve. Arkivat amerikane në përgjithësi janë krijuar nga një shtet i ri që kërkonte të ruante memorien e vet dhe nga individë shumë të pasur që blinin dokumente në Evropën e shekujve XIX-XX. Për këtë arsye, arkivat amerikane mbajnë thesare ende të panjohura për historinë e vendeve të vogla si ne.
*****
Botuar në DITA, Shkurt 2013 – Prill 2014
Kjo eshte vertet kurioze… du mundesi ka: Ose ky karnavali i sotem Sali ka qen nj qen besnik i enver Hoxhes, ose eshte agjent i Beogradit sic thot ky djali i UCK dhe keto parat jan ato qe u permenden ne parlamentin serb kur kerkohej llogari ‘ku shkuan milionat qe jane paguar per destabilizimin e shqiperis”
Serbet nuk kan pasur pretendime territoriale??? C’eshte kjo c’menduri absurde??? A keni degjuar se c’eshte historia ju, o njerez??? Perse me ‘hamendje romantike’ si gjithemon???
o lexues po lexo shkrimin dhe shiko se cfare thuhet. pra ne 1954 politika jugosllave nuk kishte me pretendime territoriale por kerkonte nje shqiperi miqsore. kjo nuk do te thote se nuk ka pasur apo nuk do te kete pretendime ne te ardhmen.
Partia komuniste esht formuar pikerisht nga serbet edhe ne shqiperi,pra cdo levizje e udheqsve ne ket parti,duheshin te informoheshe qendra,pra edhe ndryshimet ne 90-en erdhen pikerisht nga ata,deri ne konsolidimin e nje lideri te ri me emer PD por qe kish si qellim,mbajtjen e shum ish komunistve ne pararojen e Pd-se natyrisht edhe pse jo me gjak te ri tashme!Amerikanve ju interesonte me shum nje koqe ne kry te shtetit, se nje inteligjent ne krye te vendit,per shum e shum arsye,qe veshtir qe ti permbledh ne nje artikull shkrimi si ai i sotmi!
Kjo u realizua ashtu sic ish parashikuar,me mir nje Islam ne krye te vendit, se sa kryqezatat,ku veshtir se do te realizojm ate qe ne kerkojm,kesht mendonin edhe amerikanet edhe Serbet,ne ceshtjet ekonomike?Kete e them se kryqezatat,jan per Serbet e amerikanet nje humbje per ekonomin e tyre,dhe nje fitim per shtetin ton!?Dikush kerkon qe token e grabitur,tua shese te tjerve,ashtu sikur e kan te veten,dhe as nuk mendohen ndonjehere,qe pushteti esht kompromis,qe del nga vullneti per te pare nje ekonomi me te shendoshe,dhe jo nje tuf egoistesh qe kerkojn te ruajn toka te grabitura,qe dikush nga larg i shef jo si vendalinj te vertete,por si shum e shum grabitqare qe naten te vrasin e diten te qajne!
Po Arvizu i lexon keto artikuj-dokumenta, se ai dmth. amerikanet pretendojne se, Amerika eshte mbeshtetesja e Shqiperise qe prej 100-vjetesh. Politika eshte kurva me e madhe, a mund te drejtohet shteti edhe pa politike? Une mendoj qe ketij drejtimi i ka ardhur fundi, ne fund te fundit cdo gje e drejton paraja..
Qimet e kokes te jane rritur ne sy, ne veshe dhe ne hunde o delenxhi me gjuhe te leshuar.
U linde si kafshe e po vdes si zvarranik o shtremberim i qenjes humane.
Dokumentet e de-klasifikuara te viteve 1970-1990, per mendimin tim, do te tregojne se ne permbysjen e sistemit te Diktatures se Pashallareve te Kuq ne Shqiperi (gjoja e Proletareve), u aktivizuan te gjitha agjenturat e interesuara: Amerikanet, Ruset, Serbet, Greket, Italianet, Francezet etj. Por lidhja UDB + KGB + CIA qe percaktuese, sepse UDB dhe KGB kishin agjenturen e tyre ne nivelet me te larta te PK-PPSH, te krijuar gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ne vitet e para te miqesise me BS. Ne kushtet e prishjeve te marredhenieve diplomatike Shqiperi- SHBA dhe SHqiperi -BS, UDB-ja ishte prenzente ne Shqiperi me anen e Ambasades se Jugosllavise dhe i mbajti gjalle lidhjet me agjentet e saj dhe te KGB-se, te dorezuar nga KGB-ja tek UDB-ja pas prishjeve te marredhenieve diplomatike Shqiperi-BS. Ne momentin e fushates kunder Pashallareve te Kuq te Shqiperise ne vitet 1990-1991, CIA mori ne dore te gjitha kartelat e agjenteve potenciale te UDB e KGB e sherbimeve te tjera europiane qe kishin depertuar ne radhet e elites se pushtetarve ne SHqiperi dhe dirigjoi lojen. Per kete arsye erdhen nga Beogradi ne Tirane: Kristofer Hill (zyrtar i larte i CIA -s), me detyren e “Te ngarkuarit me Pune ad interim) dhe pas tij William E. Ryerson (zyrtar i larte I CIA -s) si Ambasador Fuqiplote i SHBA. Pas Ryerson-it te gjithe Ambasadoret e SHBA -ve ne Shqiperi kane qene dhe jane me titull: “Zyrtar i Sherbimit te Huaj”. Tani, te gjitha ambasadat kane krijuar rrjetin agjenturor me elemente te rinj te rekrutuar nga gjiri yne patriotik e demokratik….
po ne si shqiptare,perse nuk formojme nje polici secrete kunder serbeve,sepse ata kan qene gjithmone me dobicllek kunder nesh,perse mos te veprojme edhe ne si ata,kush mund te ma shpejgoje me pak fjale kete qe une kerkoj nga shteti shqiptare,edhe miq tane amerikane perse kan dashur gjithmone ta rrezojne enver hoxhen,ku ishte qellimi i atyre,dhe sote e 23 vjet pluharizem qe partia e enverit nuk ekziston,se enveri vete ka 28 vjet qe ka vdekur,perse nuk japin ndonje zhvillim per kete shqiperi mqs kan dashur te hedhin komunizmin ne shqiperi me te gjitha metodat e tyre,cfare na sollen keta miq tane amerikane per 23 vjet,se une nuk po i kuptoje fare keta te uruar amerikane,me duket se na paskan urryer ter jeten me veprimet qe ata kan bere ne shqiperi,sepse ndonje investim amerikan un nuk di te kete ne shqiperi pervecse futje hunde ne politiken tone pergjate ketyre 23 vjeteve dhe asgje konkrete nuk kan bere,pervecse shkaterrim,sic ishte mbas vrasjeve te 21 janarit 2011 kur ambasadori amerikan i tha ish kryeministrit BURRE SHTETI,me pak fjale te lumte dora,ku eshte mbeshtetja e amerikaneve pergjate ketyre 23 vjeteve per ne shqiptaret se nuk po arrije ta kuptoje??me falni per injorancen por me veprimet e amerikaneve po e bejne popullin shqiptare qe te kene nostagji te madhe per diktaturen komuniste sic po shikoj dhe degjoj qe shume njerez po flasin per nje jete me te bukur dikur,a ka ncjerre shqiperia ndonje intelektual serjoz keto 23 viteve te fundit te dashur miq???jam kurzjon te di ndonje emer me te vertete me vlere,mqs shumica jone edhe une bashke me shumicen i shkojme nje thirje qe enver hoxha denoi te gjithe intelektualet e shqiperise,po keto 23 vjet kush intelektual eshte nderuar???me pak fjale shqiperise ja paskan pasur me te futme te gjithe,ndonjehere i lutem zotit i them,shyqyr qe nuk e ke bere shqiperine me puse nafte si libia pershembull,se grabiqaret do na kishin shfarosur shume vite perpara,te paret miqt tane amerikanet.
O Auron, pas vitit 1990 ne Shqiperi dihet se kush erdhen, linja e rinovuar e Dushan Mugoshes dhe Velimir Stojnicit, nuk ehstre rastesi qe 90% e politikes post diktature u mbush me shtetas shqiptar me orgjine kosovare, malazeze, maqedonase, kroate, serbe, boshnjake dhe me krushqi te lidhur me qarqet ish-politike e shteteore te ketyre vendeve.
Prisni dhe shpresoni por edhe besoni ne Zot! Berisha eshte shume i ngateruar dhe te gjitha do te dalin nje dite,
UDBasha mund te kemi edhe sot ne Tirane.
Me 1979 shoku im mbronte teme diplome ,punonte tek e dashura Tirane me dokumente sekrete per te mos dale nga institucioni(shkolla).
E njoftojne nga familja urgjent , shkon e fejohet me cilibrim (nje tjeter kish lene shtatzane )
Dokumentat i cohen ne etuesi nga te Tiranes (familjaret e te dashures)
HETUESI (gjykatesi) pas disa seancash pyetje vendos per burg.
Ai nofton burrin e tezes XHemalin KOSOVAR furretar i Pernjekur nga UDBA jugosllave .DO te vij t’a shoh cili eshte kembenguli ,kur mori vesh per emrin e tij.
-Sa hyri brenda , tha: -Ti….i ketu!!!!!???? dhe terhoqi deren me force e doli i lemerisur.
-Cfare ke e pyeta .
-Ky qe po te gjykon ty,kur ne luftonim me pushtuesin kapte shoket tane i fuste ne thes dhe ja dorezonte UDBse
.Ne u ndame me pune, shoku nuk shkoi ne burg!!!!!!.Kete histori e kam treguar gjate gjithe kohes.Cili eshte UDBAshi????
E sakte pelicilina
O Zoti Tare :
” Për këtë arsye, shërbimi inteligjent amerikan, ka bërë një marrëveshje pas vitit 1955, pra pas dështimit të operacioneve klandestine, me jugosllavët, ku shërbimi inteligjent jugosllav, do të kishte rolin mbikëqyrës edhe mbi Shqipërinë”, shkruani Ju ndoshta me te drejte, e une po me te drejte pyes:
Zoti Tare me shperberjen e Jugosllavise eshte prishur marreveshja CIA-UDB apo vazhdon ne ndonje forme tjeter?,
Po sigurimi i shtetit nuk paka patur aspak mekate,paska bere detyren ?
Se une kam pershtypjen se keto gjera vazhdojne dhe kete e kuptoj nga fakti se ketu eshte vjedhur,vidhet e do vazhdoje te vidhet deri sa te mos mbese asgje
te zezate e shqieris deri me sote i dime se po i jetojme dhe ska nevoje te na tregosh o i nderuare tare po pate guxime trego ato te zeza qe po na thurine qe sote e tutje dhe mbroje kete vende denoncoi se vertete do ti sherbeshe kesaj toke shqiperis tone te dashure qe dhe ky popull te jetoi sic jetoni ju politikanete dhe bota moderne demokratike e bene dote ?
PO AJO DIHET SPIUNAT E UDB-SE ERDHEN KETU NE PUSHTET.
PSE E VRANE ATE MAQEDONASIN?
SEPSE ZBULOI TAKIMIN E SALIUT ME MILLOSHEVICIN KUR NDANE PAZARIN E NAFTES PER LUFTEN.
sa ishte enver hoxha gjalle,udb-ashet dhisnin gjak,sepse i shkoj ne hell te gjithe ,duke filluar me koci xoxen e deri tek mehmet shehu…ka ca plehra qe e akuzojne edhe ketu se pksh e paskan formuar serbet…te zezte analfabete..s duan as te lexojne ndonje gje nga e verteta ,pa mire qe si te verber qe jane, nuk besojne ne te…sali berisha eshte nje pleher i UDB-se, dhe po e le testamentin tek plehu lulezim basha..mjerre ata qe ju shkojne pas ketyre kelysheve serbe..
Z Tare:Ben si ben edhe pse e kritikon perciptas komunistet prap nuk rrin pa i ngrit ne qiell.Ato qe ju na tregoni nuk i kan shkruar historianet po fituesit.Pra fituesit e shkruajn sipas inetresave te tyre.Dihet se fituesit jan te part qe e prishin ate qe kan bere.Vertet komunistet e fituan luften po e prishen aq sa e dime te gjith.Nje person qe eshte militant partik sic jeni ju nuk duhet te merret me kto gjera,se tjeterson te verteten dhe i del ne mbrojtje aty ku ka deshiren.Merr e lexo se mos e ke harruar cfar shkruente Enveri te shenime per lindjen e mesme.Kto spjegon si lindi e u zhvillue feja islame,dhe sa per te lare duart thot Hoxhallart ishin budadhenje.Vertet une ti lexoj cfar shkruen,po qellimi juaj eshte te nxierrish komunizmin aty ku na tha per 50 vite,duke e kritikuar sa per sy e faqe.
Shoku mark. me siguri qe je nje pensionist qe mexove shkrim e kendim dhe kur lexoje perrallat e xhaxhit Enver mendoje se do te shtohej qumeshti dhe buka e misrit qe i merrje me radhe.
Strigas në disa botime të tij shfaq hapur denoncimin e tij se si shërbimet sekrete, grupet globale të interesit dhe nëntoka e ekonomisë dhe politikës okulte vendosën në këto vite që të trajtonin si domene të tyre Shqipërinë dhe Maqedoninë si vende “valvul” të kontrolluara dhe të mbështetura prej tyre. Janë dy shtete që janë në kufi me Greqinë,kësisoj dhënia e kësaj valence për Shqipërinë dhe Maqedoninë nga këto grupe okulte interesi, nuk mund të sillte ndonjë gjë të mirë për vetë Greqinë. Në këtë kontekst dhe nga kjo koordinatë i ka zhvilluar kryesiisht Strigas veprat e tij, të cilat i referohen kujtimeve si dëshmitar i dorës së parë në shumë takime, informative tepër sekrete të cilat i ka marrë për shkak të funksionit dhe lidhjeve, por edhe dokumenteve që ka shtënë në dorë përgjatë viteve. Duhen te dhena per te kuptuar me cfare statusi ka qene Sali Berisha aty. me sa me kujtohet behet fjale per vitet kur Partia e kishte derguar per specializim ne France. Ose ka qen nje besnik i dores se pare te enverit ose ka luajtur lojera te ndonje sherbimi me gjase atij serb ose francez, megjithese te dy keto sherbime kane shume pika ligjesh t perbashketa. Ose eshte perdorur per loje te dyfishte nga vete Enver Hoxha, gjera te zakonshme per nentoken e atyre viteve. Ne te gjitha rastet, Berisha eshte dikush qe Shqiperia ende nuk e ka te qarte se kush realisht eshte dhe pse u zgjodh pikeriht ai ne kthesen historike te 1990=s
Sapo lexuam disa fraza te nje historie qe i perket sherbimeve sekrete apo okulte,te cilet kane shkruar historine boterore prej shekujsh,a mund te arrijme ne nje perfundim se cka ndodhur eshte ne dem te interesave Shqipetare…?Vetem kaq pak nga kjo e vertete qe tanime po publikohet nuk mjafton pasi akoma zhvillohet kjo histori dhe duke pasur parasysh qe gjithcka ne kete univers behet e mundur ne baze te ekuilibrit,atehere dicka qe sot mund te jete ne favorin tone neser mund te ndryshohet per shkak te ketij ekuilibri,i cili ndryshon politikat sipas kohes.Por po te gjykojme per kete interval kohor 1980-2013 dhe te peshojme cka ka ndodhur per faktorin Shqipetar buzeqeshja te vjen natyrshem,si pasoje e seciles lidhen mendimet ,jo me komunizem,demokraci jo perfekte ,Nato,Kosova e lire ,dhe historia vazhdon.
Berisha ….disa thone ishte aty rastesisht ! Nuk duket keshtu po te shikojme se sa histori lidhet me te,33 vjet qe sillet perqark si qarqeve komuniste te atehereshme,por dhe periudhes paskomuniste…. a mundet qe ta quajme nje rastesi..? jo vetem kaq por nje person me cilesi te vecanta ,qe sduhet te nxitohemi ti quajme vlera sepse po te shikojme ne keto vite te demokracise emri i tij lidhet me,1997,varferimi i shqipetareve dhe renimi i shtetit Shqipetar,1998 vrasja e Azem Hajdarit dhe perseri shkaterim i shtetit,thyerja e embargos ndaj Serbise,Gerdeci,pra i afte per te qene aty ku eshte te bjeri dhe te ngrihet ,te drejtoje dhe te mbaje pushtetin,por deri tani jo ne te mire te Shqiperise.
Uroj qe historia te jete me ne….pasi me cfare shohim ,ne nuk mund te vendosim per te.
Qenia njerezore eshte dhe do te mbetet e koruptueshme ky eshte tipar i natyres tone.
Shqiptareve u eshte dhene vetem iluzioni i lirise. Gjithe lideret e saj kane qene njerez te vendosur nga ata qe luajten kartat post-perandorake te 1912-s. ky Berisha ka qelluar me i ligu, por nuk eshte i vetmi. Historia eshte plot me deshmi qe e tregojne qarte qe Shqiperia eshte drejtuar prej 1912-s nga njerez te sherbimeve te huaja. Shqiptaret jane pak naive ne kete fushe, por me kohen do mesojne. Veshtire te kuptohen nga turmat keto histori dhe peronalisht jam i habitur se si e ka gjetur rrugen drejt nje botimi publik kjo ndodhi
urime per ate qe ben kopertinat
Shikoni ka dhe te tjere http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=WCQjZtU-iww
More perse nuk behet nji biografi e plote e Berishes ne nji liber te vogel dhe ti jepet popullit dhe falas dhe ta lexoje e ta njohe kush eshte ky lugat
te gjitha sa thuhen per saliun jane te besueshme
kete e ka vertetuar koha ne ngjarjet ne shqiperi dhe kosove
qe nga rruga e kukesit qe i nxjer serbet ne durres,mos ndertimi i linjes te interkonjeksionit shqiperi kosove,shitja serbeve e ekonomise shqiptare,dhe gjithe sau tha me lart e te tjera qe do zbulohen kur te hapen arkivat sekrete te serbise
Me duket e cuditeshme se megjithe keto fakte qe kane dal kete periudh per qelbesiren Berisha,perseri te ashtuquajtura parti opozitare jane akoma nen dremitjen e Hashashit.
U be i ashtuquajtur gjyq i Gerdecit,shkaktaret nuk u denuan,gjyqi i “21 janarit” kriminelet dolen te pafajshem,po dalin perdit fakte per tradhetin qe i ka bere kombit QELBESIRA per 30 vjet,asnje nuk po ndihet.Kam bindjen se te gjithve ju eshte shperndar ndonje kocke per ta lepire.Mir o popull shqipetare prit se do tua dergojne nga qielli ndryshimin,flini te qete se QELBESIRA,familja e tij e degjeneruar dhe bythlepirsit e tij do ta kuptojne gabimin dhe do kerkojne falje.
Ja Video ku dora e djath e kasapit te Ballkanit Miloseviq…ish presidenti i Malit te Zi … Momir Bulatoviq thote se me Sali Berishen ka bere shferc te Naftes ….minuta 20:15 ne Video
Momir Bullatoviq: une publikisht e kam pranuar dhe e kam deklaruar se une e kam marr vendimin dhe realizuar shfercin e cigareve ate qka eshte bere me vone le te hetohet nga organet shtetrore
Moderatori: neser eshte data qe shenon19 vite nga ai takim famoz Momir Bulatoviq-Salji Berisha ne Tiran ne te cilen eshte arritur marrveshja e modelit te ndertimit te naft-sjellsit mbi liqenin e shkodres
http://www.youtube.com/watch?v=IlFJSLqPeR4
Ja Video ku dora e djath e kasapit te Ballkanit Miloseviq…ish presidenti i Malit te Zi … Momir Bulatoviq thote se me Sali Berishen ka bere shferc te Naftes ….minuta 20:15 ne Video
Momir Bullatoviq: une publikisht e kam pranuar dhe e kam deklaruar se une e kam marr vendimin dhe realizuar shfercin e cigareve ate qka eshte bere me vone le te hetohet nga organet shtetrore
Moderatori: neser eshte data qe shenon19 vite nga ai takim famoz Momir Bulatoviq-Salji Berisha ne Tiran ne te cilen eshte arritur marrveshja e modelit te ndertimit te naft-sjellsit mbi liqenin e shkodres …..
http://www.youtube.com/watch?v=IlFJSLqPeR4
Ju pergezoj juve te redaksise per cka beni ne menyren e komunikimit dhe te shkrimeve.Nuk eshte ndonje cudi e madhe qe te kete ndodhur ky takim.Sa per dijeni eshte billderberg grup qe vendosi Obamen president,afroi Hitlerin te krijoje partine dhe Stalinin ne krahun tjeter dhe dihet boterisht qe kerkon te kontroolloje boten ,politikisht dhe ekonomikisht.Eshte ky organizim qe i zgjati jeten horrit enver dhe e solli ne pushtet.TRI-LATERAL ne kunderpergjegje te ketij grupi eshte krijuar ne amerike ku gjyshi i Bushit ishte themeluesi per tju kundervene krijueses se billderberg grupit te krijuar nga prinsesha e Hollandes nga ka ardhe edhe lulzime basha.1989 ishte tri-lateral grup qe vendosi se si do te shperbehet europa jugore dhe eshte zbatuar pik per pike deri sot.Por mos besoni shume tek lideri i se majtes se lidhja shkon perseri tek bilderberg grup -zioniste.Mbeshtesin djemt e paster dhe atdhetare te vertete jo sahanlepirsat.Zgjohuni sa nuk eshte vone .
Para disa kohësh, në një bisedë rastësore me një ish punonjës të ambasadës shqiptare në Paris, në kohën që atje kurohej Hysni Kapo, pra në vitin 1979, mësova nga ai se Sali BERISHA, një nga mjekët kryesor që e shoqëronte, u largua dy ditë nga ambasada dhe nga spitali, pa lënë asnjë gjurmë. Qysh atëhere u krijuan dyshime për këtë fakt, i cili nuk u vërtetua kurrë. Sot, nëpërmjet këtij shkrimi, marrim vesh të vërtetën.
Unë e kam lexuar librin. Atje del që Saliu ka qënë i dërguari i Ramiz Alisë. STRIGAS, aty nuk flet vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin, madje eshe kundër disa politikanëve të lartë grek. Kjo rrëzon dyshimet që ai të ketë tendenca vetëm ndaj vendit tonë.
Eshte artikull interesant, por sa i besohet informacionit? Edhe shkrimtari mund te jete vete pjese e botes se nendheshme sekrete qe po kerkon te destabilizoje te drejten dhe eshste teresisht ne dem te kombit shqiptare.
Mos harroni qe 97 ne shqiperi u be nga lobi i fuqishem grek.
Ku mund te gjendet libri?
Sido qe te jete ky burre ka nje CV te cuditshme.Populli shqiptar ra ne dore te ustallareve te agjenturave te huaja.Kriminelet dhe tradhetaret duhet te ndeshkohen. Nuk ka te drejte askush te luaj me fatet e vendit. Nje spiun mund ti sherbeje vendit te tije apo ti shese interesat e popullit te vet kjo eshte puna e tij, por kurre nuk mund te ngrihet ne nivelin e qeverisjes.Te behet udheheqes dhe te shkaktoje deme te pallogaritshme. Ka ardhe koha e ndeshkimit por ne rradhe te pare populli duhet te zgjohet nga gjumi letargjik..! Te kuptojne se demokracia jane vete aspiratat e tyre dhe nuk eshte nje njeri qe ka veshur kostumin e saj padrejtesisht dhe per te mashtruar njerezit…duhet bere dicka!!
I PERGJIGJEM KOMENTIT TE ROLANDIT ME SIPER, PER SHKAK TE SAKTESISE ;ROLAND PER SAKTESI KOMISIONI TRILATERAL QE PERMEND TI NE KOMENTIN TAT, NUK ESHTE FORMUAR NGA GJYSHI I BUSHIT POR NGA ; DAVID ROCKEFELLER I NDIHMUAR NGA JIMMY CARETER, (TRILATERAL COMMISSIONWAS FOUNDED BY DAVID ROCKEFELLER, THE AETICLE DOESN’T MENTION VOLCKER AND ROCKEFELLER ARE COUNCIL ON FOREIGN RELATIONS MEMBERS,OR THAT COUNCIL ON FOREIGN RELATIONS MEMBERS ZBIGNEW BRZEZINSKI, AND JIMMY CARTER HELPED ROCKEFELLER FOUND THE TRILATERAL COMMISSION ) BILDERBERG CLUB IS CONSISTED BY PERSON WITH CONSERVATIVE ABERRATION SUCH ;GIOVANI AGNELLI. LUNS , ROTHCHILD ETC,,,,THE PRESIDENT OF THE BILDERBERG CLUB IS TODAY JAMES CALLAHAN, EX-PRIME MINISTER OF ENGLAND, AND HIS ASSISTANT IS THE EX-GENERAL SECRETARY OF NATO, LORD CARRINGTON ..! BILDERBERG CLUB ESHTE FORMUAR NE HOLLANDE NE OOSTERBERG ME 1954,,HEADQUATRES OF THE BILDERBERG CLUB IT’S IN HAGUE HOLLAND…!NUK KA LIDHJE FARE ME PRINCESHEN E HOLLANDES QE THUA TI,, SE NGA I KE GJETUR KTO TE DHENA TI E DI,,,,,,ESHTE E VERTETE QE BILDERBERG CLUB +TRILATERAL COMMISSION +NSA KOMANDOJNE GJITHE BOTEN,,,JANE KETA 300 ME TE PASURIT DHE TE PERZGJEDHURIT QE BEJNE CFARE DUAN ME FATET E GJTHE POPUJVE TE BOTES,,,,,!!!!!!!!
Eshte artikull interesant, por sa i besohet informacionit? Edhe shkrimtari mund te jete vete pjese e botes se nendheshme sekrete qe po kerkon te destabilizoje te drejten dhe eshte teresisht ne dem te kombit shqiptare.
Mos harroni qe 97 ne shqiperi u be nga lobi i fuqishem grek.
Ku mund te gjendet libri?
A mund te njihemi me botuesin dhe stafin e kesaj gazete,pasi s’po e hasim askund?
Si ka mundesi qe nje faqezi si Sali Berisha e te gjithe dallkauket e tjere qe e shoqerojne nuk marrin pergjigjen e merituar nga bijte e ketij populli! Si ka mundesi qe ky person eshte totalisht i demaskuar me vite dhe akoma na udheheq! Si ka mundesi qe nuk ekzistojne me ne kete toke bij si Vasil Laci, Isa Boletini, Mic Sokoli apo shume te tjere qe tja mbyllin gojen nje here e pergjithmone kryekriminelit te shqiptareve. Krimi ne kete toke shqipe ka vetem nje emer, Sali Berisha. Mallkuar qofsh, me gjithe te ligat qe i solle kesaj toke qe te rriti apo toka jote meme eshte Serbia…. Demaskojeni kete plehre qe nuk ka asnje lidhje me shqiptarizmin.
Nuke ka koment qe Sala eshte agjent i U.D.B. prandaj ai duhet ta zhduket nje here e pergjithmone nga faqa e dheut.
Lezova ca detaja ketu siper qe te gjitha ishin ne nji rruge me reale o vetem gjykime keto do i vertetoj koha .Me dukete diçka qesharake kur e afrojne Saliun afer atyre ishe 50 vjrçarve ne sistem ky ka qene vetem kardiolog i persosur .dhe shansin per te drejtuare duke qene ne Boten e jashtme e kane pasur me afer ata pas ardhsit e Kmunistve te Bllokut.pse gjeti gjithe kete mbeshtetje popullore…. Kadareja qe me i zgjure ose shume te tjere qe vine nga Amerika e done ta bejnme shqiperin .shume me vende kritikat por nuk e di se do jete ne gjendje te ndaloj ata shqiptare qe per nji leter o cop toke behete “grek”Nuk e di se ne kohen kur ishin te majtit ne pushtet .ushtarte grek rrinin ne Selit o mbronin token greke o ishe prefaqesuesi grek .keni te drejt kur ishte ne qeveri Meta u vodhe floriri te gjithe i harruan o kane problem per karrike Populli duhete te site mire farinen per ta mbjellur se per 50 vjete qe e kuqe me vdek per qumshte
kelmendi dhe dreqi i mallkuar te gjith po n adalin te shitur ete stershitur.
heret avon serbia do iqel dosjet..dhe skan ku ikun do emarin ate qe emeritojn pra PLUMBIN..
Jam 26 vjec dhe pas nje studimi te gjithave per sali berishen ne shumicen e te gjitha ngjarjeve 90 e ne vite qe ne po jetojm me kete njeri qe ka zaptuar cdo gje dhe ka bllokuar dhe monoplolizuar cdo gje ne kete vend ky agjent serb I komanduar nga disa mikrondrikullash qe vijn dhe marrin cfar te duan nga ky njeri qe ta shikosh shqiperine e ka shitur me “kocesionet” e kti plere qe ka zhytur popullin ne mjerim dhe ka te gjith stafin me poste qe te tere jan njerz te pazuar ne pislliqet e kti agjenti serb duke filluar nga I fundi lulzim basha djali enverit qe ka punuar ne hage per mbledhje informacionesh per ramush harajdinaj me e zhyt ne burg dhe ska guximin me ik nje her ne kosov ose ta prese ne tirane dhe vjen me post politik nga hollada qe leket e shqiptarve ikin ne holland per vila e fshatra turisik , austriak casino qe financon ne spital per gruan e ridvan bodes dhe mbulon te gjitha shpenzimet e varrimit te ridvan bodes duke I kerkuar kti te fundit qe te asgjesoje tregun te tjerve per te qen I vetmi bisnes ktu qe leket e shqiptarve cdo te hene shoqerohet me eskort ne rinas qe dergohen me carter ne austri, ky njeri qe po shkaterron vendin dhe. E ardhmja jone eshte e demoralizuar ku pa punsia dhe ndihma eshte 0 po vuajm nje rini te cekulibruar, shitja dhe serbi greku kan bere cfar te duan me ne dhe do bejn ca tju doje qefi deri sa sali berisha te jet ne pushtet mbase dhe ky edi rama qe na ka mbet qe skemi ke mbeshtesim mund te dal me plere nga ky qe kemi, por kta qe po na drejtojj po na marrin me qaf… Sali berisha qe 90, nafta per serbet , 96 piramidat per shqiptaret , 97 qe shum do thone e kemi fajn vet po saliu I hapi , 98 vrasja e azem hajdarit , ky njeri fam keq dhe gerdeci 21 janari… Jemi popull qe ska sindikata ku grat e kryetarve te sindikatave jan te punsuar ne per dogana qe nga kryetari I invalidve qe ka gruan punsuar ne port te durresit doganiere dhe kryetari I sindikatave te minatorve te punsuar ne doganiere ne durres …. ” Jemi ne kriz identiteti dhe kriz te madhe jetesore”
eshte renqethese jam i shokuar nuk jam ne gjendje te mendoj sesi populli nuk kupton se kush eshte sali tradhetari gazeta dita ju jemi mirenjohes per iformacionet po qe ju te mjaftoheni vetem me kaq kjo nuk do ishte normale a mundeni ju dhe a mendoni se mund te gjeni nje njeri sado pak normal qe ti mare keto gjera keto prapaskena qe na kercenojne integritetin e vendit tone pse nuk e beni problem tek njeres qe u dhimset vendi e mendoj se nuk jane pak dita sensibilizoni opinionin e dilni hapur se reputacioni i gazetes tuaj eshte i madh ,e te izilohet tradhetari i vendit tone a i di k ministri i ardheshem keto .dita jemi te tronditur nga keto mbrapaskena qe vetem kur i degjon te futin tmerin ju lutemi shkoini deri ne fund 23 vjet si po hiqemi ne zvare kjo eshte e kuptushme qe dikush kadore te fshehte……..tronditese///////////
I’M F. YOUR BEAUTIFUL FACE MR. AU..AU..TAU..!
Ka shume te ngjare qe AURON TARE te kete qene bango-bashke-ndares me BUJAR FAIK (i ati) ISLAM (gjyshi) MEHMET (katragjyshi) HAXHIA – ne art NISHANI, ne Shkollen e Bashkuar me qe kane datelindjet shume te aferta.
Qe ka marre para nga Rotchild-i e thote vete ne faqen e tij ne FaceBook.
Ajo qe me irriton me shume ne tere veprimtarine e ketij debili gjermanofil, eshte simpatia e gjetur per nazistet hitleriane, e shprehur edhe ne nje interviste tek “Shqiptarja.com” vitin e kaluar, kur i gjendur mes nje grupi ne afersi te e Borshit ankohej per “licencimin e autobuzeve gjermano-turiste-transportues”.
Nga ana tjeter edhe IGLI TARE njihet per simpatine e tij ndaj huliganeve naziskin tifoze te Lacios.
Te baltosh historine e lavdishme te luftes NA- ÇL, te vjellesh vrer ndaj gjakut dhe sakrificave te 28 mije deshmoreve qe u sakrifikuan per ti dhene lirine ketij vendi, te shndrosh mes fjaleve te nje gjenerali hitlerian 24 brigadat e ushtrise NA- ÇL, ne nje grunbull hajdutesh e kaçakesh te pa organizuar, siç ben TARE me publikimet e tij eshte krim, dhe krimet heret a vone jane te ndeshkueshme.
Me pakenaqesi hulumtoj kohet e fundit ne mediat nje aktivizim tejet ofendues te disa sharlataneve qe perpiqen te rishkruajne historine e Shqiperise me rrefimet personale te gjeneraleve te Hitlerit, me rrefimet e Jacomonit siç ben ajo “pedagogja” e Universitetit Europian te Tiranes, apo qe shkojne edhe me tej duke e quajtur vendin tone “Shqiperia Londineze”(B. Islami).
Sa per dijene te te gjitheve, dokumentat e deklasifikuara te CIA-s dhe jo vetem te saj, mund te posedohen edhe nga Bulja e Laprakes, nga kompjuteri i shtepise, duke paguar nje shume simbolike Librarise se Kongresit Amerikan, pa patur nevoje te mbahen me parate tona sharlatane si Tare me shoke.
Ne asnje nga “Komunikatat e Rajshtagut” te viteve 1940-1945, te publikuara nga gazetat e kohes, ku pershkruheshin me detaje te hollesishme te gjitha aspektet e luftes se nazisteve te Hiltlerit, perfshire edhe “operacionet ne Shqiperi” nuk kam pare te flitet per “banda hajdutesh e kaçakesh te pa organizuara”, ne te kundert te asaj qe trumbeton gjenerali nazist i Tares.
Po ashtu edhe kujtimet e Jacomonit rrezohen nga kronikat e perditeshme te shtypit te kohes, perfshire edhe rrefimin e hollesishem te akuzave te ngritura ndaj tij, ne gjyqin te cilit i eshte nenshtruar.
Meqenese qenka kaq shume i interesuar te zbuloje dokumenta sekrete per Shqiperine e viteve 90-te e me pare e me pas, le te shkoje ne adresen e meposhteme:
– Corbey Fidelity Inc. 300, Independence Ave. S.E. – 20003 – Washington D.C.
Mund ta gjeje edhe me Goole-maps per te mos gabuar, eshte nje godine e vjeter me tulla te kuqe, me derehyrje kendore. Te beje vetem kujdes, se mund te hyje brenda e te mos dale me.. i gjalle.
Apo mund ti drejtohet nje avokateje palestinese Soraya Ali Khan, ne Californi, meqe posedon nje arkiv te tere qe nuk i nevoitet, nga i shoqi i saj tashme i ngordhur, ai qe propozoi te perdorte arme atomike ofensive per te rrezuar Ramiz Aline.
Apo drejtohu a Dalip Greces dhe babushit te tij dhe te Sali Ram Shiqere Berishes, te Neritan Cekes, te Ismail Kadarese etj. – Elez Biberajt e Leka Zogut, ky i fundit member i Bilderberg Group-it.
Apo Nerim Kupit e Ismet Berishes me shoke.
Nje kerkese per Adrian Thanon: – kam pare qe Perparim Halili bashkepunon me ju, mund ti kerkoni te zbardhe listen e tere te punesuarve ne vite ne Konsullaten Shqiptare ne New York prane OKB-se. Dhe te fillojme qe nga ajo liste……
Dhe , duke qene se i ka publikuar edhe nje here tjeter, te publikoje listen e 386-te te ndaluarve per te hyre ne Shqiperi, kesaj radhe edhe me shenimet ne origjinal.
Do me gjeni edhe mua ne ate liste… edhe pse ndoshta do ju duhet te perdorni shume fantazi.
Buona fortuna – Good luck.
Z.Berisha eshte i afte te bej cdo te zeze, edhe ato qe nuk i shkon ne mend nejriu. Shikoni me gjakftohtesi te gjitha periudhat qe ai ka qene ne krye. Shkaterroi pronaret duke i premtuar kthimin e pronave. Krijoi nje sistem c’organizimi ne zyrat e gjendjes civile, ku e beri lemsh identitetin e individeve qe paiseshin me nga 3-4 pasaporta me emra te ndryshem. Ndertoi nje katrahure urbane. Beri lemsh historine qe edhe pse e hartuar nga njera pale,prap kishte krijuar nje bazament. I ke rene pikes me detajin qe komunizmi do te binte nga pjellat dhe te pakenaqurit e tij…. Shpresojme qe nje dite do te dalin te gjitha kur shteti te drejtohet nga njerez te perkushtuar dhe civile. Kam besim se z.Rama do te jete i vemendshem qe ta harrij kete qellim jo per te gjetur a ka qene apo jo Berisha agjent,por per te gjitha situatat historike te erreta qe ka kaluar vendi yne….
O sali na u bere ferre… Je dhjer krjet e na qelb ere…
Agjentët dhe operativistët e KOS-it /Sherbimit të Kundërzbulimit ushtarak hugosllav/ dhe UDB-së me metodat e tyre perfide dhe plane djallëzore të përfeksionuara kanë bërë kërdi në analet e spiunazhit ballkanik , kanë përcaktuar fatin dhe fatumin, si një makineri e çuditshme në betejat për Ballkanin, dhe shqiptari që ua ka ,,turrbulluar,, ujin me vite e dekada e kanë fut brenda lazamatesh e ferri, ose tërë jetën i survejuar dhe i përndjekur vetëm pse ka qënë shqiptar ose pse e ka dash MËMËN SHQIPËRI, vetëm pse e ka dash gjuhën, kulturën,folklorin, poezinë dhe librin shqip, udbashët e kanë dënuar me vdekje – pushkatim ose e kanë lënë brenda burgjesh duke ia persekutuar edhe familjen dhe duke bërë një jetë të vështirë dhe me stinë të vrara…! Këto mbeten edhe sot ngjarje dhe histori sekrete në faqet e arkivave të pluhurosura në kasaforte çeliku !
Bëhet mirë sikur shqiptarët kudo që janë të lexojnë edhe librat e mi si:
,,Orfe i vrarë,, botuar ,,Onufri 1995, ,,Ballë për ballë me vdekjen,, 1,2. botuar nga SHB ,,Koha,, Tiranë madje edhe ,,Stinë të vrara,, dhe ,,UDBJA DHE SHQIPTARËT !
R e s p e k t e !