Andrea Stefani
Që kur Edi Rama doli në krye të PS, nuk mund të pritej që Sali Berisha të mos ndërmerrte një kryqëzatë shpifjesh kundër tij. Eshtë në natyrën naziskine të Berishës që të sulmojë me të gjitha armët atë që e shikon si kundërshtarin më të rrezikshëm. Ai ka përvetsuar taktikën e Fyhrerit për të “…vjellë një rrjetë zjarri, gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që duket më i rrezikshëm derisa nervat e personave të rrënohen dhe që të fitojnë përsëri qetësi, sakrifikojnë personin që urrehet”.
Kanë pasur sukses kryqëzata të tilla kundër Fatos Nanos ndaj Saliu, ka shpresa se një gjë e tillë mund të përsëritet me Edi Ramën. Prandaj, ai vetë nga foltorja e Kuvendit (ku tolerohet me pash në shkelje të rregullores) nga facebook-u, nga mediat e vëna në shërbim të tij, vjell vrer kundër Ramës duke e paraqitur si Al Kapone, si kreun e mafies jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan!
Akuzat janë groteske, fare të pafaktuara, shkurt, janë po ato “fjalët e kazanit” që Saliu villte dikur kundër Fatos Nanos por që më pas, kur e pati grurë me Fatosin, tha se qenë “fjalë kazani”. Pra, nuk ka asgjë për t’u marrë serizosht në këto akuza të shpifësit më të madh në historinë e këtij vendi. Dhe duket se shumica e opinionit nuk i merr seriozisht. Zgjedhjet në Dibër ishin një provë për këtë.
E megjithatë, orteku i shpifjeve berishiste po ka edhe ndikimin e vet. Socialistët duhet të largojnë Edi Ramën – apelonte në një shkrim Mustafa Nano. Po përse duhet ta bëjnë një gjë të tillë socialistët? Sepse, vjen përgjigja, Rama është i korruptuar, se ka ngritur një qeverisje të korruptuar, se situata i ka dalë jashtë kotrollit, se qeveritarët kanë ca marrëdhënie të çuditshme me ca njerëz që i rrethojnë, por edhe me biznesmenë por, zakonisht edhe me njerëz që janë përfshirë në krimin, se situata qenka më dramatike se kurrë në Shqipëri. Ashtu?! – pyesim. Edhe më dramatike se viti “97, se shtatori ’98, se 21 janari 2011? Përveç kësaj, nuk gjej në akuzat e mësipërme asgjë më shumë se “fjalët e kazanit” të Saliut.
Nuk e di se ç’fakte posedon Mustafai për të gjitha këto që shkruan dhe akuzon, por nëse do akuzoja kryeministrin se është i korruptuar, do preferoja të kisha një fakt të vetëm të përfshirjes së tij drejtpërdrejtë në një korrupsion. Sepse, që në një qeverisje ka korrupsion kjo nuk mund të ekskuldohet për asnjë qeveri të botës dhe aq më pak, në një vend si Shqipëria ku drejtësia nuk ka nisur të bëjë ende punën e saj dhe prevalon pandëshkueshmëria. Por kjo, nuk na jep të drejtë të bëjmë lidhje të shkurtra duke akuzuar kryeministrin si të lidhur me korrupsionin. Nuk është një kryeministër, edhe pse ka rolin e tij edhe në këtë rrafsh, që e ndëshkon korrupsionin por një sistem institucionesh që nuk ekziston në Shqipëri. Dhe, deri më sot, unë nuk kam parë a dëgjuar, edhe nga kundërshtarët e tij më të egër, që të mund të ofrojnë një fakt korruptimi të Ramës. Vetëm fjalë, hamendësira, shpifje.
Nuk kam as më të voglin dyshim se të gjitha këto që shkruan Mustafa Nano i mendon si të tilla, pa asnjë motiv apo nxitje të pandershme. Pikërisht pse besoj në integritetin e tij, të stërprovuar kaq e kaq herë në gjithë këto vite, kërkoj të më jepen fakte që gjërat janë pikërisht ashtu. E dua Mustafain, por më shumë dua të vërtetën.
Ndërkaq, nuk mund të pajtohem kurrsesi me opsionin e zgjidhjes që Mustafai ofron: Berisha është një bandit delinkuent – shkruan ai, dhe në anën tjetër kemi Edi Ramën që ndoshta nuk është bandit delinkuent por është peng i banditëve delinkuentë. Prandaj, kokludon Mustafai, “…është më mirë të qeverisemi nga një bandit delinkuent, se të paktën e dimë se kush është, sesa një njeri që nuk e ka veten në dorë”.
Shkurt, Nano na propozon që të qeverisemi përsëri nga Berisha, nga banditi delinkuent, na propozon që të zgjedhim si shpëtim të keqen më të madhe! Dhe mos të gënjejë mendja njeri, sa kohë që Saliu është në SHQUP, gjithçka do të jetë nën hyqmin e tij, PD dhe çdo qeverisje e PD. Sepse ajo është një parti e ndërtuar mbi “Fyhrerprizip”. Mund ta maskojë lidershipin e Berishës me lloj-lloj lulkash, por ai do te mbetet deri në fund lidershipi i Saliut.
Të kërkosh sot largimin e Edi Ramës është të bësh punën e Saliut. Me vjen keq ta them por, në këtë rast, antiberishisti dhe antiautokrati i vendosur Mustafa Nano, ka hyrë në një sinkron thuajse të pandërgjegjshëm me Saliun. Po kërkon pikërisht atë që Saliu ka kaq vite që e lakmon. Sot më shumë se kurrë. Përse?
Ethja e tij lidhet me momentin politik. Tërbimi i Saliut nuk ka të bëjë me qeverisjen. Kundër saj unë kam dëgjuar nga goja e tij dhe e larove te tij vetëm shpifje. Nuk them se ndaj kësaj qeverisje nuk mund të formulohen kritika. Edhe për korrupsionin. Por duhen faktuar dhe jo të ecet me “fjalë kazani” se qenka më simpatike (populiste) për gazetarin të jesh në opozitë me qeverinë. Gazetaria duhet të jetë në radhë të parë në opozitë me gënjeshtrën. Edhe kur kjo e fundit është në opozitë. Dhe PD ka degraduar në një parti të gënjeshtrës. Ndaj t’i bësh opozitë një qeverie me gënjeshtra, siç është provuar se bën Berisha që fotot e kanabisit kolumbian i paraqet si foto të kanabisit shqiptar, është të tradhëtosh të vërtetën.
Ndërkaq, duhet kuptuar se tërbimi i vërtetë i Saliut ka të bëjë me reformën në drejtësi. Me avancimin e saj. Prandaj, flet për zgjedhje të parakohëshme deri edhe për revolucion “demokratik” që mund të shpërthejë në një moment të papritur. Eshtë vënë ethshëm në kërkim të një diçkaje të dhunshme, destabilizuese, të mjaftë që të ndërpresë procesin.
Jemi në një nga ato momente kur duke ndjerë rrezikun që i avitet, Berisha është i gatshëm të vërë në funksion një nga ato intrigat e tij që paraprin grushtin e shtetit të 14 shtatorit. Edhe atëherë ndjehej i kërcënuar nga fillimi i hetimit për krimet e vitit ’97. Prandaj do tentojë gjithçka. Sepse, ashtu si me të drejtë shkruan Nano, ai është një bandit delinkuent, madje edhe më shumë, që nuk ndalet para asgjëje për të ndalur reformën në drejtësi.
Dhe nuk ka mjet më të mirë për të bllokuar reformën në drejtësi se të ndërrosh qeverinë pra, edhe vullnetin politik për reformën duke sjellë në pushtet një force politike që është kundër reformës. Eshtë fakt, që ndërsa Berisha dhe PD kanë dalë hapur kundër reformës në drejtësi, Edi Rama ka qenë politikani që ka mbajtur qëndrimin, e njohur kjo edhe nga ndërkombëtarët, më të vendosur dhe të palëkundur për të çuar përpara reformën në drejtësi. Si ka mundur ta bëjë këtë gjë nëse do të ishte i kapur nga banditë delinkuentë? Për mua, tërbimi i të korruptuarit dhe kriminalizuarit Berisha ndaj Ramës, nuk është një provë për kriminalizinin apo korruptimin e Ramës. Një provë të vetme po të kishte Saliu kundër Ramës, do tundte dynjanë. Por nuk e ka. Prandaj vë në lëvizje shpifjen.
Kori i shtuar i zërave kundër Edi Ramës sot është, në shumicën e rasteve, i nxitur nga ajo botë që nuk do ardhjen e drejtësisë në Shqipëri. Të largosh sot Edi Ramën, përveç se bie ndesh edhe me bilancin e punëve dhe reformave shtetndërtuese, do të thotë t’i japësh një goditje vullnetit politik për reformën në drejtësi, që është shansi i fundit që Shqipëria të dalë nga këneta e korrupsionit dhe mafias ku e kanë zhytur prej 26 vitesh banditë delinkuentë të politikës. Do të thotë t’i bësh të keqen më të madhe Shqipërisë.
Nëse ka një dramë që përjeton sot Shqipëria është pikërisht fakti që ka akoma në krye të opozitës (largqoftë t’i ketë përsëri në pushtet!) politikanë si Berisha dhe Basha që edhe pse i kanë duart të zhyera me gjak, edhe pse janë deri në fyt të pasuruar me korrupsion, edhe pse e kanë përdhunuar lirinë dhe demokracinë duke e bërë të ngecë, çirren e ngjirren për “dekriminalizim”, për “liri e demokraci”. Ky është avantazhi i pandëshkueshmërisë që këta të pandëshkuar po e shfrytëzojnë në maksimum dhe prej të cilëve, vetëm reforma në drejtësi mund të na shpëtojë.

‘HANI MUÇO,PINI MUÇO’!
Akti i fundit i tragjkomedise ‘Integrimi’:’Ju hengeshim MUTIN(plehrat) na integroni’!
——————————-
‘Pa treg te lire,lirija e fjales dhe e shtypit eshte ZERO’!
Ish Shqiperija ndryshe nga tere vendet e Botes e te rajonit nuk ka vetem krrize te thelle ekonomike qe filloji ne vitin 2008,krriza shqipetare eshte e pergjitheshme ekonomike politike ,sociale e mbi te gjitha morale.Jemi 25 vjet ne krrize INDETITETI se eshte shkerrmoqur 100 perqind shteti dhe me tragjikja eshte KRRIZE BESIMI qe shpije ne VRASJEN E SHPRESES!
Varrmihesit kryesore te besomit e shpreses ka qene e ngelet DIZINFORMACIONI dhe MUÇOT e ketu nuk behet fjale per nje tru kolisterol me mbiemrin Nano qe pas 25 vjetesh qe e ‘drejtoi’ nje popull te luftonte kunder mullinjve te kAmunizmit tani zbulon se paska ‘socialSSaliste’ e u ben thirrje te rrezojne kryetarin e qeverrise si i VETEMI ISTITUCION LEGJITIM ne kete vend me firmen e popullit JO ketu te tere MUÇOT jane jnesoj pjesa me regresive obskurantiste dhe injorante e me e korruptuara e kompromentuara e shoqerise qe 25 vjet kane propoganduar e kane qene pjese e krimit korrupsionit dhe ‘ZEDHENESA’ te krrimineleve me imunitet nga paguhen!A ka me krim mediatik qe pas 25 vjetesh nje populli gjysma jashte e gjysma brenda i pa pune e qe perjeton mjerimin te vetemin ‘ushqim’ informacioni ka 25 vjet ka Neron Saline bashke me kallamkusurin e Like florine!Nje popull pa informacion e pa inteligjence eshte i destinuar te vdese!
‘Ne nje shtet ka 3 lloj genjeshtrash-yhosh Mark Twen-genjeshtra,genjeshtra me bisht dhe statistika’.Po tek ne qe mungon 25 vjet shteti kush do ti jape te dhenat ketij populli e ti hape SYTE qe te shohe qe tragjikomedija ‘INTEGRIM’ tubdur shqipetareve si gomareve karrota tek hunda ishte dhe eshte mashtrimi me i madh qe i eshte bere ndonjehere ne 75 vjet shtet e 25 ANTISHTET!’
Ku ishin Muçot ne kete nje ÇEREK SHEKULLI ti thoshin popullit shqipetar qe ne kete vend nuk u restaurua ‘Ekonomija e lire e tregut’ ku si baze ka 3 parimet:MERITOKRACI,BARAZI MUNDESISH,KONKURENCE’ por propoganduan teorite krriminale te ‘terapise se shokut’ ne krah te radio zhurmes ‘Zeri Amerikes’ nga me obskurantistet e antishqipetaret!?
Ku kane qene Muçot kur 25 vjet u zbatuan tere ‘FAZAT’ e shperberjes se nje populli dhe vendi tani ne AGONI si:Shkaterrimi i bazes ekonomike te 50 vjet gjak e djerse te nje populli ,Shperngulja me ‘gjenocid paqesor’ te brezit te pare e te dyte per te mos i patur neperkembe krimi e agjenturat,Vjedhjen e tere pasurise kombetare mbi e nen toke,arratisjen e tere pasurive e kapitaleve financiare e bankare jashte duke tundur para hundes ‘ÇEKUN E BARDHE’!?
Ku kane qene Muçot kur 25 vjet pasi nje populli ju vodh gjitheçka ne emer te ‘INTEGRIMIT’ nga ‘aleatet’ ambasadoret e emisaret e lobistet si ‘KOMPENSIM’ te tere MILIARDAVE na dhane ‘LEKSIONE’ per ‘seksin’ drogen prostitucionin vrasjen ne familje ngyjimin shitjen per organe te femijeve shqipetare si pjese kembimi e deri tek blerja me VALUTE e kapterave te NATES(Natos) per tu mesuar ushtareve ‘idjote’ shqipetare si lidhen kepucet!?
Ku kane qene Muçot krriminele te informacionit kur 25 vjet u hiqej nga goja tere buka e VALUTA femijeve shqipetare per te paguar tere PLEHERAT e perendimit per te vene edhe nje WC ne mes te Tiranes e marre me konçension e peng tere jeten ekonomike e sociale te ketij populli sikur te ish bageti e njerez me bisht !?
Ku kane qene Muçot Krriminele te informacionit kur ne kete vend nuk eshte zbatuar 25 vjet ASNJE e drejte HUMANE E KUSHTETUESE e nje populli ne mes te Europes pa le ndonje parameter i Maastrikt per ekonomine e financat e 25 vjet AS VOTON e AS VOTOHET por ne tere strukturat e ANTISHTETIT e ne 4 pushtetet jane nje BANDE me imunitet me te njejtet mbiemra BERISHA,BLUSHA-KARA BUSHA!
Pse nuk kane denoncuar 25 vjet MUÇAT qe nepotizmi e klientalizmi ‘biznesi’ e ‘AFFERAT,monopolet e Konçensionet ‘lobizmi’ jane VARRMIHESIT e sistemit ekonomiko-shpoqeror te nje populli dhe METASTAZAT e ketyre ‘trupave kanceroze’ jane shtrire ne tere sistemin ekonomik ,politik financiar e bankar dhe kane te njejtat mbiemra :BERISHA,BLUSHA KARABUSHA qe koken e kane ne parlamentin antishqipetar,duart apo grate ne sistemin bankar,femijet apo dashnoret ne sistemin financiar e nipat e mbesat ne sistemin akademik apo keshillin mbikQires’ te krimit bankar!
A e kane te Qarte Muçat qe ne tere Boten krimi e korrupsioni jane problemi kryesor dhe nuk mjaftojne vetem gazetaret investigative te nxjerin te dhenat e ti demaskojne ato por ka qysh nga fillimi i shekullit te XX qe ne kete ‘lufte’ jane futur edhe SHKRIMTARET INVESTIGATIVE qe nepermjet librave te ndergjegjesojne lexuesin biles edhe kjo nuk mjafton por jane angazhuar edhe AKADEMIKE INVESTIGATIVE’!?
Po tek ne qe 25 vjet na mungojne edhe informacioni edhe gazetaret edhe ata investigative edhe shkrimtaret edhe akademiket se te gjithe kane vetem nje emer MUÇO!!!!!!!?????
P.S ‘Shoqja civile’ se shoqeri nuk mund ti thuash ben shume mire qe del para parlamentit per plehra organike qe do importohen nga jashte sepse edhe MUTI i te ‘huajve’ per krimin me imunitet eshte pa ere e me shije tjeter por pse krahes firmave per referendumin e pleherave organike ne te njejten dite te beje edhe referendumin e reformes elektorale ku te nxjere per buythes e ti flake ne burg tere PLEHERAT me DY KEMBE-Berishat Blushat Like florinjte e Karabushat qe marin nga 7 milion lek ne mua per ‘meriten’ e varrosjes se nje populli te tere per 25 vjet!?