(Vijon nga data 26 Dhjetor 2015 – pjesa e dytë)
Në të gjitha frontet,
po ngrihej e mira,
për pak vjet u bënë,
vërtetë mrekullira!
S’kemi kohë t’i themi,
gjithë mrekullitë,
se viti që jemi,
soset për dy ditë.
Nuk mjaftojnë dy ditë,
për gjithë të vërtetat,
si për katër vjet,
u thanë gjithë kënetat!
Kënetat u thanë,
ky qe veç fillimi,
se më pas do sosej,
gjithë bonifikimi!
Kanale pa fund,
qindra hidrovore,
qe bonifikimi,
vepër madhështore!
Dhe ahere binte,
shi me suferinë,
po kurrë të përmbytur,
s’e pamë Shqipërinë!
Nga toka në det,
derdhej gjithë shiu,
po bonifikimin,
e prishi Saliu!
Diktatura jetën,
e çoi dhe në male,
hapi në çdo anë,
shkolla dhe spitale!
Shkolla dhe spitale,
hapi në çdo anë,
dhe çdo gjë krejt falas,
qe për fukaranë!
Një nga një Atdheut,
po i iknin rrudhat,
që në Pesëdhjetën,
nisën hekurudhat!
Plot shekuj të humbur,
shqiptarët i kapën,
me dhjetëra miniera,
nëpër male hapën!
Diktatura qe,
çudi e vërtetë,
se pas çdo miniere,
ngrinte një qytet!
U bënë krejt të reja,
me dhjetëra qyteza,
që sot janë shkretuar,
dhe nxijnë si varreza!
Ku kish veç kasolle,
u ngritën pallate,
uzina-fabrika,
edhe kombinate!
Që për çdo njeri,
të kishte një punë,
po zjarrin dhe kazmën,
salizinjtë u vunë!
Fill mbas Nëntëdhjetës,
Sala me taborre,
bëri më shumë dëme,
se Lufta Botërore!
Ky gjarpër i zi,
e helmoi gjithë tokën,
po s’u ndodh një burrë,
që t’i priste kokën!
Po t’i qe prerë koka,
gjarprit të zi,
në bishtin e Botës,
s’do ishim tani!
Këtu u bënë dëme,
nga më kolosalet,
mbetën pa u prishur,
veç hidrocentralet!
Plastë kush e shan,
atë lloj regjimi,
kryevepra ishte,
elektrifikimi!
Them-hidrocentralet,
na ruaj-o Zot,
se të diktaturës,
kemi edhe sot!
Që të gjithë i kemi,
nga koha e vjetër,
se këta palaço,
s’ngritën asnjë tjetër!
Diktatura vendin,
e nxori prej territ,
dhe sot kemi ende,
shtyllat e Enverit!
Vetëm ato kemi,
për gjë tjetër s’flitet,
sa i gjithë shteti,
rreth tyre vërtitet!
(Vijon nesër pjesa e tretë)

I Madh.
PLASTE KUSH I KENDON ATIJ SIKTER ENVERIZMI
QE E MBUSHI VATANIN ME VIKTIMA BARABARIZMI
ME BUNKERE E TOLLONA E ME VRASJE SADIZMI
DHE ME BEJTEXHINJ TE LINDUR NGA BOLSHEVIZMI
PIKA I RENTE KUSH I KENDON KETIJ TERRORIZMI
QE E BERI SHQYPNINE SI NJE CIFLIG FEUDALIZMI
DHE SHQYPTARET SI SKLLEVER SI HIJE MONIZMI
Te lumte pena o Beni …!!!
Te lumte dora dhe mendja Arben Duka.Te thashe nje te vertete eshte nje mrekulli dhe e kunderta eshte nje Sali i Zi.Kush ka pak mend e kupton por jam ne hall te madh se a do ta kuptojne brezat kete te vertete apo jo??
E verteta ne vargje si drita e diellit. E verteta gjithmone eshte nje dhe vetem nje, ata qe e dijne Arben Duka ja u kujton dhe ata qe nuk e kane jetuar ate kohe Arbeni ja u mesone.
Prite kur te sulet
Loveja, sallaket :
” Edverri,ferri…!”
Me k’to fjale do plaket!
C’po ndodh me komentet xhanem! S’po mund te shoh asnje!
Bravo!
Keshtu eshte vertet
Shqiperia nuk eshte me shtet
Nje perlë!
Gjarpëri Sali
Helmoi gjithë tokën
Nuk doli një burrë
T’ia presë kokën
25 vjet diktature dhe 25 dite censure te Dita.
nuk e imagjinoja qe kjo gazete do vinte filtra ,censure,perde komentesh..
komentuesit kane qene pjesa me interesante dhe me me vlere ne kete media qe eshte ne pararojen e shtypit shqiptar.
Lutemi mos keq trajtoni komentuesit…
CFARE KA NDODHUR TE GAZETA DITA
MOS KENI THENE ME KONCESION KONTROLLIN E KOMENTEVE NE NDONJE SHERBIMI SEKRET …ME LART SE KANADEZI VISHO AJAZI..
Rrofte Arben Duka,
Sa te doi vete,Jete-gjate DITES,
Pa të s’ka lezete.
Poezit e Benit,
Jan ilaç per ne,
AI na bie shpresen,
E humbur verte.
E kam nje merak,
Per do qe s’lexojne,
Dhe qorrazi shkojne,
Te SALA vajtojne.
Viti Ri gezua,
Per njerzit e mire,
Mekataret vdekshin,
Qe shuan shqiperine.