Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Të lutem o Zot, nëse ke në dorë fatin e shqiptarëve, na shpëto nga kjo farë e keqe që nuk po na ndahet për 25 vjet! Si jemi kaq të infektuar dhe nuk veprojmë në bllok kundër këtyre figurave skandaloze? Si depërtojnë kaq lehtë në radhët tona e luajnë me fatet e një populli? Ka burra e djem Shqipëria që t’i dalin zot këtij populli e vendi? Pse të kenë jetë politike figura kaq të kompromentuara që livadhisin e zgërdhijnë dhëmbët për pushtet duke nxitur hakmarrjen dhe vrerin ndaj njëri-tjetrit? Sa shumë paska depërtuar helmi i huaj që nuk na lë të ndryshojmë Shqipërinë! Nuk po rrojmë dot si njerëz, por si pleshta që na shtypin disa tradhtarë të kombit. Turp!
Sa mirë u ngritëm menjëherë për LHL siriane. Po për këta helmues që kanë 25 vjet që po na helmojnë dita ditës, pse nuk ngrihemi?!
Ç’pati Rama, pse u shtang? Pse ia uli vrullin 23 Qershorit? Nuk po e kupton se ç’po të bëjnë të akuzuarit dhe kriminelët e popullit shqiptar? Po të heqin forcën ndëshkuese që do jetë fatale për popullin. Lëre statusin e mos u trego tolerant me kriminelët. Mos u fërkoni kokën. Jo, ky nuk është qëndrimi dhe aspirata e popullit të 23 Qershorit. Mos humb kohë, se hekuri i nxehtë (populli), po u ftoh, i duhet dhe 20 vjet të tjera të bëjë atë që duam.
