25 vjetori/ Po falje a do të kërkojë njeri për “RD”-në?

Saimir Lleshi

Sot po celebrohet 25 vjetori i themelimit të gazetës së parë opozitare në Shqipëri, gazetës “RD”. Ajo u bë pishtarja e parë e shtypit të lirë pas një gjysëm shekulli diktaturë. Ajo rilindi tregun e shtypit duke u shitur në pak orë me tirazh mbi 100 mijë kopje.

Por lavdia e saj mbaroi këtu. Sepse në pak kohë ajo u bë një shembull i antigazetarisë. Prej saj u larguan në grup themeluesit e parë. Ajo u bë e para gazetë e lirë që shkarkoi për arsye politike kryeredaktorin e parë. Ajo u bë pas ardhjes së demokratëve në pushtet kërbaçi i Sali Berishës për të goditur pa skrupull kundërshtarët dhe rivalët e tij.

Ajo shpifi dhe hodhi baltë mbi mocionistët si tradhtarë, spiunë dhe të shitur tek komunistët.

Ajo kërkoi me ngulm burgosjen e shefit të parë të opozitës në Shqipëri, Fatos Nano.

Ajo sulmoi ashpër kryetarin e parë të PD-së Azem Hajdari duke e njollosur si kontrabandist.

Ajo u bë përndjeksja e të gjithë zërave të lirë dhe opozitarë.

Ajo u bë mbrojtësja e flaktë e zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit dhe e talljes së opozitarëve që u rrahën në shesh.

Ajo arriti deri aty sa u bë simboli të cilit protestuesit i vinin flakën gjatë revoltave të vitit ’97.

Pas këtij viti, kjo gazetë që shumë shpejt u bë simboli i propagandës antikomuniste që sillet më keq se komunistët, e mbaroi rrolin e saj bashkë më shuarjen në përgjithësi të shtypit partiak në vend.

Por sot, derisa kujtojmë lindjen e saj historike dhe rolin disa mujorësh që luajti si flamurtare e shtypit të lirë është mirë të kujtojmë edhe mëkatet e saj disa vjeçare. Ajo nuk përmbushi asnjë nga “porositë” që gazetari i madh disident polak Adam Michnik jep për atë që duhet të jetë shtypi i lirë.

Prandaj sot trashëgimtarët e saj, ndoshta përpara se të festojnë duhet të fillojnë celebrimet me një kërkesë solemne faljeje. Sepse historia e RD më shumë se me dritë është e mbushur me hije. /Lapsi/

rrr

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *