Del në ankand dorëshkrimi i Truman Capote. Versioni origjinal i librit që më vonë u bë film i njohur “Mëngjes tek Tiffany” ka një çmim marramendës. Shtëpia e ankandeve në New Hampshire e ofron atë për 250 mijë dollarë. Libri është shkruar në vitin 1958. Filmi është ndër më të njohurit e kinemasë klasike edhe për shkak të aktores protagoniste, Audrey Hepburn.