250 mln USD për kërkim nafte në det

anazapta

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka nënshkruar dje një marrëveshje për zgjatjen e periudhës së kërkimit të hidrokarbureve në detin e Durrësit nga kompania “San Leon Durrësi” Bv. Pritet, që investimi për këtë perudhë dyvjeçare të jetë rreth 250 milionë dollarë, ku do të punohet për shpimin e dy puseve kërkimorë në det. Përfaqësuesi i kësaj kompani u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me palën shqiptare, duke thënë se investimet në vend do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme. Ndërsa, zvministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, vlerësoi se kjo marrëveshje do të hapë rrugë për krijimin vendeve të reja të punës. Shpimi i puseve nga kompania “San Leon Durrësi Bv” në bllokun e kërkimit “Durrësi” pritet të konkretizohet me zbulimin e vendburimeve të reja të hidrokarbureve, kryesisht i rezervave të gazit. Në pjesën e parë të marrëveshjes kjo kompani ka investuar rreth 80 milionë dollarë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *