Në një apel të përbashkët që 250 shkencëtarë dhe këshilltarë shkencorë u kanë drejtuar gazetarëve, shprehen të shqetësuar në lidhje me vendin që i rezervohet informacionit shkencor në debatet për shoqërinë.
Shkrimi u publikua fillimisht në francezen “L’Opinion” e më pas në “Le Soleil” në Kanada, në Zvicër nga Heidi.news dhe në Belgjikë nga “La Libre”.
“Është e qartë se komuniteti shkencor dhe gazetarët duhet të punojnë krah për krah; i pari nuk duhet të izolojë veten nga mediat për shkak të frikës se puna e tij do të shtrembërohet, ndërsa të dytët nuk mund të maskojnë punën e komunitetit shkencor, as faktet. Është në këtë pikë të fundit që ne duam të paralajmërojmë mediat. Sot po dëshmojmë një shpërdorim gjithnjë e më të madh të punës së shkencëtarëve. Rezultatet e tyre shpesh paraqiten vetëm nëse ato përforcojnë mendimet ekzistuese”, thuhet më tej.
Shkencëtarët thonë se bien dakord mes tyre për disa çështje si:
Shëndeti
Raporti risqe-përfitim i vaksinave është është padyshim në favor të vaksinimit. Nuk ka dëshmi për efikasitetin e produkteve homeopatike.
Agrikulturë
– Në ekspozimet aktuale profesionale dhe ushqimore, autoritetet e ndryshme përgjegjëse për vlerësimin e rrezikut që lidhen me përdorimin e glifosatit e konsiderojnë të pamundur të paraqesin një rrezik kancerogjen ndaj njerëzve.
– Fakti që një organizëm është i modifikuar gjenetikisht (OMGJ) nuk përbën në vetvete një rrezik shëndetësor.
Ndryshimi i klimës
– Ndryshimi i klimës është i vërtetë dhe me origjinë kryesisht nga dora e njeriut.
– Energjia bërthamore është një teknologji me karbon të ulët dhe mund të kontribuojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Këto pika nuk janë mendime të thjeshta. Këto janë konkluzionet e nxjerra nga literatura shkencore dhe mbështetur nga institucione të besueshme shkencore, si OBSH, Akademia Evropiane e Shkencave, Akademia Kombëtare e Mjekësisë, Akademia e Bujqësisë ose Paneli Ndërqeveritar për Ekspertë Klimatikë (IPCC ).
Natyrisht, shkenca nuk ka përgjigje për gjithçka. Ka çështje që nuk kanë çuar në një konsensus të qartë apo janë ende pa përgjigje. Prandaj është krejtësisht e ligjshme që mediat të paraqesin dhe të shpjegojnë debatin në vazhdim.
Por nëse ka një konsensus, gazetari duhet të jetë në gjendje ta identifikojë atë, të përpiqet ta kuptojë dhe të raportojë mbi të. Nuk është e përshtatshme t’i japësh aq shumë peshë një fakti shkencor të vendosur siç duhet për mohimin e saj.
Do të ishte e paimagjinueshme, për shembull, nëse pas pesëmbëdhjetë minutave të lajmeve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, gjithashtu t’u do kishim dhënë pesëmbëdhjetë minuta edhe ndjekësve të Tokës së sheshtë (një teori e përhapur gjerësisht në internet, mbështetësit të të cilës mendojnë se Toka është e sheshtë).
Përfundimisht, ne duam të theksojmë dallimin midis shkallëve kohore shkencore dhe medias. Interpretimi entuziast apo i ekzagjeruar i rezultateve paraprake dhe progresi i vogël, i kundërshtuar ose i paqartë, e errëson mesazhin drejtuar publikut.
Nëse është e ligjshme që të përpiqemi të informojmë sa më shpejt që është e mundur, ky reaktivitet mund të jetë kundërproduktiv, sidomos pa çelësat për të kuptuar lajmet shkencore.
Është urgjente të shqyrtohet vendi që informacioni shkencor ka në media dhe në debatin publik, për të shmangur zgjerimin e hendekut midis shkencëtarëve dhe gazetarëve. Le të mendojmë se si t’i japim shkencës vendin që meriton. Për një debat të qetë dhe racional publik, për të mirën e jetës sonë politike, për bashkëqytetarët tanë.
“Shkenca nuk ka atdhe“, thotë Louis Pasteur. E gjejmë me vend të shtojmë se nuk duhet të ketë as paragjykime ideologjike.
o.p. / dita

E cuditshme,ketu qe duhet te vershonin komentet ”lume”,ketu nuk reagon njeri .
Realiteti i sotem eshte se interneti e solli njeriun me afer informacionit,por po e godet me shpejtesi pikerisht me informacone te “lehta”,siperfaqesore ,te dores se dyte,duke mos u thelluar dhe pare thelbin,karakterin,permbajtjen dhe vleren e lajmit,problemit,,studimit apo te vertetes.
Dhe cfar ka ndodhur!?
Ku me shume e ku me pak,ne mbare boten po influencojne informacione dhe lajme te parendesishme duke i zene vendin informacionit real shkencor e te vertete,atij te studiuar dhe te vleresuar e te pranuar .
Keto informacione tani jane bere aq te zakonshme,sa kane marre trajten e “fake news”-eve dhe po demtojne boten demokratike dhe po prishin ekuilibrin e imazhit te vlerave te nderuara nga shoqeria njerzore hap pas hapi.
Por ka vende pastaj si vendi yne,qe nuk ka shtet dhe rregullat e lojes nuk ekzistojne dhe ndodh se pushteti i medias eshte me shume se kush dhe se kurre i cenuar ,sepse eshte i politizuar.
Kjo ka bere qe “mikrofoni i informacionit”,i jepet politikanit anadollak dhe uzurpator te pushtetit ,ndersa pjesa tjeter garnituara rrotull saj ,qe shpif ,genjen e intrigon,duke bere te pavërtetën të vërtetë dhe gjithe kohen zhurmuesin sapo e verteta “merr guximin te nxjerr koken”.
Anes Elbes, verejtja juaj eshte mese e sakte. Internetu nuk e solli me afer informacionin, por e goditi. Dhe kjo ka nje arsye madhore. Me pare cdo punim shkencor miratohej neper akademira shkencore nga profesore e doktore serioze, dhe me pas lejoheshin botimet dhe studimet neper shkolla dhe universitete.
Tani cdo person me interesa te caktuara hedh ne internet cte doje dhe ben “shkence”.
Duhet te kthehet mesimi tradicional dhe standart per sa i perket shkences.
Z.komentues @Anes Elbes , jam plotesisht i nje mendimi me ju , besoj se ne vijim do te kete komente e reagime per kete teme , pooor … mendoj gjithashtu se , ata qe mendojne si ju dhe 250 shkencetaret qe bejne thirrje … , kane perballe kunder vetes , jo vetem zhulin e popullsive , etjen e pa shuar e me cdo cmim per t`u pasuruar pa fund te mjaft qenieve njerezore , ca me shume nga spekullantet mediatike , por akoma me shume nga politikanet e pa skrupull dhe pjesa derrmuese e klerikeve , per te cilet , thirrja e mesiperme , eshte gjeja e fundit qe u shkon ne mend !
po po; eshte diskutuar darvini, marxi, sistemi heliocentrik . “pranohet” se; “terra e’ piatta” ect . por ama dhe dy kolloset newton dhe einstein, paskan pase shprehe simpati, per …islamin . c’ ka do te thote, se e keqja ndonjehere gatuhet edhe nga …kokat e medha .
Para se te flasim per vaksinen do i rekomandoja te gjithe te klikojne ne Google per Nagalase.
Aty te shikojne se cfare ben korporata farmaceutike per fitimet.
Vaksinimet do ishin te mira nese respektohet qe permbajtja te mos kete shtesa te dyshimta.
Lexoni per ate qe ju thashe dhe do kuptoni cfare biznesi behet me jetet e njerezve.