Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e ndërtimeve në digën e Liqenit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj premtoi se në krye të Bashkisë së re të Tiranës do të jetë palë me INUK edhe për lejet e fundit ndërtimore të dhëna nga kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha.
“Lajm i mirë: Me vepra, jo me fjalë fushate! Gjykata e Apelit sapo vendosi në favor të INUK për Pallatin tek Diga e Liqenit – NDËRTIMI PEZULLOHET! Faleminderit të gjithë qytetareve që besuan dhe mbështeten aksionin tonë për të ruajtur Parkun e Liqenit.
Patëm kurajon ta denonconim konkretisht e t’i shkonim gjer në fund, kjo është fitorja jonë e parë kundër modelit të SHQUP-it në Bashki. Në 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se kë model duan për ta çuar Tiranen në Drejtim e Duhur!”, shkruan në faqen e tij kandidatit i koalicionit të majtë.
Ai theksoi se “nën administrimin e ri, Bashkia e Tiranës do jetë palë me INUK dhe qytetarët dhe jo me betonin, si për këtë leje tek diga ashtu dhe 60 lejet që SHQUP-i dha pabesisht në prag fushate e që do shohin të njëjtën betejë për anulim”.
