Një Cipras shqiptar apo një Rama grek?

anazapta

Të paktën prej tre vitesh, kur emri i Aleksis Ciprasit filloi të kalojë kufijtë e lajmeve lokale greke, ka nisur të qarkullojë edhe këtej kufirit njëfarë dëshire apo meraku ndër njerëz të interesuar për zhvillimet politike rajonale e evropiane: Ja, për një të tillë ka nevojë politika shqiptare, që t’u vërë fshesën partive të vjetra që na e kanë sjellë në majë të hundës, që kanë marrë popullin në qafë etj. Padyshim, rreth së njëjtës kohë iu vu atij edhe etiketa politike si lider i partisë së ekstremit të majtë, Syriza, në fakt një konglomerat ish partish, grupimesh e shoqatash me spektër që fillon nga ish komunistë (siç ka qenë vetë Cipras) e maoistë, tek ish militantë të sindikatave, studentë, derivate të Pasok-ut etj. Sigurisht, kaq do të mjaftonte për ta quajtur njeriun që nesër do qeverisë Greqinë fqinje, lider të ekstremit të majtë. Por mbase kjo “vulë” do korrigjuar disi.

Kjo sepse qëndrimet e forta, të shprehura në kohëra ekstreme si kjo e krizës greke, që kërcënon edhe Bashkimin Europian, detyrimisht të pozicionojnë si “ekstremist”. Aq më tepër që i riu Cipras, pa asnjë ngarkesë të vetën të së kaluarës politike mbi shpinë, u shpreh haptas kundër dy partive tradicionale Demokracia e re dhe Pasok, dy anë të një njëjtës medalje të establishmentit të vjetër politik në Greqi, parti gati familjare e dinastike, thuajse “oxhaqe” orientale të politikëbërjes në Athinë e po kështu, fajtore të katandisjes së vendit në pikën më të ulët të gjysmë shekullit të fundit. Janë fajtore sepse qeverisën me rradhë Greqinë duke fertilizuar një terren që edhe më parë ishte pjellor, për korrupsion galopant, grumbullim të pasurisë dhe pushtetit në pak duar, fshehje shifrash e parametrash ekonomiko-financiarë dhe kultivim në popull të një iluzioni mirëqenieje që më në fund plasi. Ekstremizmi i Ciprasit, ndërkaq, merr një logo të dytë, edhe më të fuqishme sesa plani i brendshëm që përshkruam më sipër: Teksa përkrahja elektorale rritej ndjeshëm, ai kërkoi prerë që BE-ja ta ndërpriste programin shtrëngues ndaj vendit të tij, duke kërcënuar jo vetëm me mosnjohjen e paktit financiar, por edhe me kthimin tek dhrahmia, e madje ca më tej. Jo më kot kundërshtarët e tij politikë i janë drejtuar elektoratit me paralajmërime, se me një fitore të Ciprasit Greqinë e merr lumi (ironikisht, ka edhe një parti të qendrës me emrin Lumi), se do rikthehet diktatura, se vendi do bëhet si Koreja e Veriut etj.

Analistët seriozë në BE bien dakord se përgjatë dy-tre viteve, retorika e Aleksis Ciprasit është modifikuar ndjeshëm. Gjithnjë me logon e ekstremistit në daçi, ai tashmë nuk kërcënon me dalje nga eurozona, por kërkon rinegocim të paktit që Athina ka bërë në Brukselin dhe Trojkën; pra “duam ndryshime sociale në të mirë të të varfërve në Greqi dhe Europë, dhe jo rrëzim apo përmbysje të ndonjë gjëje”, siç pat thënë nëntorin e shkuar nënpresidenti i Parlamentit Europian, Dhimitris Dhimulis, zyrtar i lartë i Syrizas. Ky qetësim pra, erdhi sidomos pasi Cipras doli shumë mirë në zgjedhjet europarlamentare vitin e kaluar, ku figura e tij rrezatoi disi edhe në planin kontinental. S’ka më retorikë për shtetëzim bankash, por për ndihmë të bankës qendrore në stabilizimin e gjendjes etj etj.

Shumëkush mund të pyesë: Nëse ky modifikim qëndrimesh dhe retorikash ka ndodhur përgjatë jetës politike opozitare, deri ku mund të shkojë Cipras si kryeministër? Fakti është që çdo shef opozite, kur merr pushtetin ballafaqon realizimin e premtimeve që ka bërë, me faktet dhe realitetet kokëforta. Nëse greku 40 vjeçar arrin edhe gjysmat e kërkesave që ka shtruar, sidomos ato me impakt të fortë social si pensionet, shëndetësia falas dhe lehtësitë e tjera për shtresën e varfër, atëherë ai është për t’u përshëndetur. Patjetër, edhe nga emigrantët tanë në Greqi.

Por le të rikthehemi tek mjedisi politik shqiptar dhe tek ideja nëse rasti Cipras mund të ketë pika kontakti me realitetin tonë. Nuk është sekret se politikanët “përmbysës establishmentesh”, në vendet demokratike dalin në periudha të paqeta, për të mos thënë krizash të rënda si ajo greke. Le të kërkojmë një personazh që për një kohë të gjatë është parë me siklet nga dy parti të mëdha, që “një moment dobësie” të liderit nisi një karrierë politike (në rastin e Cipras, ai që e ftoi të “ngjitej lart” ishte Alekos Alavanos në partinë pararendëse të Syrizas), që shkaktoi trazira dhe lëvizje elitash këto dy parti; që grumbulloi pëlqim dhe vota me karizmën, artikulimin direkt dhe disa vepra të guximshme; që nuk ngurron t’i kërkojë llogari BE-së pse po e lë pas liste Shqipërinë, një vend që ka nevojë për shumë inkurajim dhe jo detyrime strikte; që ka premtuar shumë por ndërkohë, jo pak gjëra po i modifikon ose bën sikur i ka harruar, ose se nuk varet gjithçka nga ai; dhe që dora-dorës, po merr përgëzime në ca fusha e po shkakton zhgënjim në ca të tjera. Qartë, ai është Edi Rama, sot kryeministër.

Çdo krahasim çalon, dhe nuk mund ta dimë nëse Cipras është frymëzuar nga Rama apo jo. Ndërkaq, shtohen zërat se tashmë edhe Rama është “politikë e vjetër”. Por nëse mund të vlejë për gjë, ky krahasim mund të shërbejë për të parë sesi mund të ngjajë Cipras pas dy vitesh në qeverisje. Nëse…

 

Share This Article
8 Comments
  • Pa e lexuar akoma artikullin, dhe pavaresisht nga tema qe do kene trajtuar , u them .B. Islami dhe A.Kociko,se e kane dhjere me titullin e arrtikullit.I kane bere nje sherbim te madh Berishes e berishisteve injorante duke e quajtur Ramen ,qofte edhe ne menyre metaforike ,grek. Kaq i duhet hale-propogandes se SHQUP-it dhe, dihet cfare palavirash sajojne ata!

    • Kush pjerdh ca thon injorantet e Saliut o shok.
      Ore duhet te shohim perpara te kryejme punet qe i duhen Shqiperise pa e patur mendjen te fjalimet e Saliut dhe vet Saliut duhet ti priten krahet ekonomike.
      Nuk ecen dot Rama perpara duke e patur mendjen te ca thot Saliu dhe k..rat rreth tij.
      Nuk esht shteti loder ne rrjetet sociale sic kujton Rama.
      Duhet vendosmeri jo llaka llaka, fjal te bukura e gure ne traste

  • KJO DICITURE NE DITA LEXOHET DHE KUPTOHET THJESHTE:

    Merr programin RILINDAS te Edvinit me shendetesi falas, arsim falas, ilace falas dhe ku e ke TAZE ne pasqyre programin SOVJETIK te cunit Tsipras. Mbtet qe programit komunist grek vetem qe t’i shtohet Taksa Famoze Progresive bashke me ideatorin ekonomik te Rilindjes bolshevike Shqyptare Ilir Beqja ne menyre qe Edi Rama te shohe ne pasqyre jo veten e vet, por SOZINE e tij nga vendi fqinj Alexis Tsipras.

  • KJO DICITURE NE DITA LEXOHET DHE KUPTOHET THJESHTE:

    Merr programin RILINDAS te Edvinit me shendetesi falas, arsim falas, ilace falas dhe ja ku e ke TAZE ne pasqyre programin SOVJETIK te cunit elen Tsipras. Mbetet qe programit komunist grek vetem qe t’i shtohet Taksa Famoze Progresive shqyptare bashke me ideatorin ekonomik te Rilindjes bolshevike, famozin Ilir Beqja ne menyre qe Edi Rama te shohe ne pasqyre jo veten e vet, por SOZINE e tij origjinale nga vendi fqinj Alexis Tsipras.

  • @NJE QYTETAR, EDHE UNE NUK E LEXOVA ARTIKULLIN POR PO KOMENTOJ NE BAZE TE TITULLIT.

    DISA FANATIK SHQIPTARE, ME TE CILIN HYRJA NE BISEDA PER RAMEN, POHONIN: HIQU RAME, AI ESHTE GREK. AH GREKI. ISHA I SHOKUAR: RAMA GREK, META TURK, LINDA ITALIANE !!I DHE KU JANE SHQIPTARET !?

    SALI BERISHA ME DISA FANATIK TE VETE GJITHMONE SHKRUAJNE Edi KRISTAQ Rama. DUAN TE THONE: A ESHTE E MUNDESHME EMRI Kristaq TE JETE SHQIPTARE.

  • Te nderuar lexues te kesaj gazet qe eshte gazeta me konkret. Persa i perket ketij artikulli une kam nje mendim te kundert. Gjithmone politika shqiptare ka qene nje politike e varur plotesishte nga politika e fqinjeve tane, si ajo e greqinse edhe ajo e serbise. arsyet jane plotesishte te ditura dhe te pranueshme. Gjate gjithe historise sone 100 vjecare kjo ka qene prezente. Por me pro politikave greke dhe slave ka qene politika e Berishes pas vitit 1997 dhe e Fatos Nanos. keta persona ishin plotesishte te varur nga keta dy fqinje. Kurse Edi Rama sikur po e anash kalone kete dhe po kerkone qe te lidhet me vende me te forta si ajo e Gjermanise. Shpresoj qe kjo te jete keshtu. Por gjithashtu kualicioni i tij Ilir Meta nuk done qe Edi te beje lidhje te tilla sepse i ikin monopolet ne karburante, Te gjitha monopolet qe jane tani jane kane vetem nje emer dhe ky eshte Ilir Meta dhe Sali Berisha. Faleminderit

  • E ke gabim more Kociko.Po kerkon me qellim te hedhesh nder njerez trute e gomarit.Atje ku te te ece,natyrisht.Eshte e kunderta e asaj qe thua ti e vertete.Rama yt eshte radikal per te miren e Europes dhe te pasanikeve e te krimineleve dhe te korruptuarve te Shqiperise.Por Rama yt eshte radikal per te keqen e popullit te varfer e te drejtesise sociale.Per kete mjafton te shikosh padrejtesite ne dem te te varferve dhe te drejteve njekohesisht ne favor te mashtruesve,vjedhesve,te inkriminuarve,te pasurve,qendnrime qe ai po i manifeston me mosndeshkimin me dashje te ishpushtetareve dhe pushtetareve te larte te korruptuar dhe te inkriminuar,me rastet e energjise elektrike,legalizimet dhe prishjen e ndertimeve me dhe pa leje e me plot raste te tjera qe po deshe ,mundemi te t’i rendisim ne vazhdim.E thene shkurt ,Rama eshte e kunderta e Cipras-it dhe zotrote ti e di se per cfare arsyesh ti Kociko po perpiqesh ta justifikosh e ta marresh ne mbrojtje Ramen tend dhe per t’i corientuar lexuesit e Dites.Ne mos po t.i veme ne ne dukje arsyet pse ti po e shkakton kete tymnaje.Na duket edhe se je dhe i kundert me opinionin e shprehur per Ramen nga kryeredaktori Thano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *