Gazeta “DITA” ka siguruar një raport konfidencial që ndodhet aktualisht në duart e qeverisë dhe ekspertëve të KQZ-së. Është një studim i listës së zgjedhësve në vendin tonë. Konstatimet dhe zbulimet që bën raporti duket se i përkasin një vendi të botës së tretë. Është e papërshkrueshme çfarë ka në këto lista zgjedhësish. Duken si listat e zgjedhjeve të ndonjë shteti afrikan të përfshirë në luftë civile, ku i pari nuk merr dot vesh të dytin.
Por le të shpjegojmë fillimisht se çfarë domethënie ka ky raport. Në bazë të Kodit Zgjedhor të Shqipërisë, gjashtë muaj para zgjedhjeve duhet të nisë puna e grupeve audituese të ekspertëve, për korrektimin e listave të zgjedhësve. Këto grupe duhet që çdo muaj të verifikojnë problemet dhe të bëjnë bilancin e korrektimit të këtyre problemeve me muajin paraardhës. Pra, në total duhet që auditorët të hartojnë një total prej gjashtë raportesh. Raporti që ka siguruar “DITA” është ai i progresit/regresit të bërë me korrektimin e listave gjatë muajit Prill dhe bën krahasimin me raportet e muajve paraardhës nga janari deri në mars. Këtë raport e disponojnë në kopje të veçanta anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe drejtues të veçantë të administratës të KQZ-së. Raporti është hartuar nga ekspertë statisticienë dhe ekspertë programimi.
Problematikat
Raporti detajon në mënyrë të qartë dhe emër për emër, familje për familje ata që quhen dhe si emrat e “dubluar”. Këta nuk janë gjë tjetër veçse familje ose persona të cilët rezultojnë të regjistruar njëkohësisht në dy ose më shumë gjendje civile në Shqipëri. Në muajin Prill janë verifikuar plot 33 mijë e 690 rekorde si të dubluar, pra individë që rezultojnë të regjistruar edhe në Kukës por edhe në Tiranë, edhe në Paskuqan por edhe tek “21 Dhjetori”, edhe …edhe…. Në numrat e ardhshëm DITA do botojë listat e plota të këtyre emrave dhe familjeve që rezultojnë të dubluar, me nëj identitet të saktë dhe një identitet të rremë, që mund të votojnë lehtësisht në dy qendra votimi. Familje të tëra të krijuara “fantazmë” ka në këto lista. Nuk bëhet fjalë për 20, 40 apo njëqind. Janë me mijëra. Listat e plotë do botohen në DITA në ditët ën vijim.
Mendoni se mbaron me kaq? Në raportin auditiv të listës zyrtare të zgjedhësve zbulohet dhe një shifër e stërmadhe. Rezulton se plot 403 mijë e 387 votues shqiptarë kanë ende të pavendosura në listën zyrtare të KQZ-së adresat e qendrave të tyre të banimit! Një tregues ky i qartë se shteti shqiptar ka jashtë kontrollit dhe dijenisë për vendndodhjen zyrtare të banimit rreth 20 për qind të popullsisë votuese.
DITA po e nis sot këtë botim serial të këtij skandali me pjesën e raportit ku janë emrat ose mbiemrat, ose atësia dhe mëmësia me terma të pakonceptueshëm të disa mijëra “zgjedhësve”. Janë të gjithë zgjedhës të 23 qershorit!
“ZZZ”, “999”, “XXX”… Nuk janë kode, por emra shqiptarësh!
Skandali, në listat e zgjedhësve të muajit Prill rezultojnë plot 4 mijë e 38 shqiptarë me emra, mbiemra ose atësi-amësi “të koduara”. Si është e mundur që të ketë mijëra qytetarë dhe shtetas të regjistruar me “kode” dhe emra “çyrykë” krejt të papranueshëm dhe fiktivë?
Nëse do ju thoshin “XXX” me siguri që do tu shkonte mendja për ndonjë film apo faqe pornografike në internet. Nëse do vazhdonin t’iu thoshin “ZZZ” apo “999”? Me siguri që interpretimi i parë që do u shkonte ndërmend do ishte ndonjë kod ushtarak apo fjalëkalimi i ndonjë email-i. Në fakt, jeni shumë larg të së vërtetës. Pasi një raport zyrtar i auditit të KQZ-së, ka zbuluar se mijëra shtetas shqiptarë janë të regjistruar me emrat e mësipërm. Më konkretisht janë plot 4 mijë e 38 rekorde me emra të tillë të konstatuara në listën zyrtare të zgjedhësve të muajit Prill 2013.
Ekspertët që kanë hartuar raportin kanë shkruar dhe i kanë klasifikuar këtë kategori emrash si “rubrika që kanë karaktere pikësimi, operatorë matematike, karaktere jashtë alfabetit nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile”. Por nëse ky është përcaktimi teknik-profesional i ekspertëve auditues, në zhargonin popullor këto emra do të quheshin pa frikë si “emra çyrykë”. Janë me mijëra, por duket se në vitet e kaluara ka pasur edhe më shumë se sot emra të tillë, të cilët janë pastruar nga drejtuesit e gjendjes civile në vite. Por, edhe sot….dy muaj para zgjedhjeve, 4 mijë e 38 “emra çyrykë” janë ende votues të 23 qershorit.
Misteri
Po si u gjendën gjithë këto “XXX” apo gjithë këto “999” në listën zyrtare të gjendjes civile të vendit. Çfarë dreqin ka ndodhur në zyrat e gjendjes civile në dy dekadat e fundit? Nëse do të ishin disa dhjetëra emra të tillë me siguri që do të kishim të bënim me lapsus-e të regjistrave ose të sistemit, por ata shfaqen me mijëra dhe kjo përjashton mundësinë e lapsusit, pasi realiteti dhe sasia e këtyre emrave flet për një fenomen. Çfarë e motivoi këtë “arnim mbarëkombëtar” dhe këtë shpërfytyrim masiv të emrave në qindra njësi të gjendjeve civile të vendit? Sigurisht që nuk janë pyetje të thjeshta për tu dhënë përgjigje, por konsulta me specialistë të gjendjes civile sugjeron se pjesa dërrmuese e këtyre emrave janë “krijuar” ndër vite si tentativë dhe si marifet për të kombinuar “letrat e emigracionit” me “prezencën në Shqipëri”. Ky është një shpjegim paraprak gati-gati me “hamendje” që të japin specialistët, pasi ende sot e kësaj dite nuk ka një hulumtim profesional për mënyrën se si u gjendën këta mijëra “emra çyrykë” në listat e gjendjes civile dhe për rrjedhojë edhe në listat e zgjedhjeve. Ajo ç’ka dihet tashmë zyrtarisht, është fakti se të tillë emra kishte mbi 10 mijë në muajin Janar 2013, por “profesionistët” e Ministrisë së Brendshme kanë mundur të pastrojnë pjesërisht këta emra pasi 4 mijë e 38 të tillë vazhdojnë të mbeten zyrtarisht deri në listat e muajit Prill. Kaq e vështirë është që në një sistem të integruar elektronik të pastrosh individët e quajtur “999”?
kam nji pyetje shoqnore:) Sa Shiqere ka ne lista pervec plakes se Doktor Saliut? :))) Njof dike qe ka tri karta identiteti me emra te ndryshem. U ndryshon nga nje rrokje apo shkronje. Ne jemi shtet rrumpalle. Ai te vret me njerin identitet dhe iken pa i hyr gjem ne kemb ne Perendim me identitetin tjeter. As ne Afrike nuk ben vaki, ju siguroj
Ne kemi listat me serioze ne bote, ssistemin me te sigurte ne univers dhe kryeministrin me kari-zmatik te historise qe nga Big Bang-u
nese ka 400 mije zzgjedhes pa adres, pijuni lengun atyre 100 mij votave te Ilir Metes
Ik o plehre,atje ku kane vendin pleharat.Mos kemento ne kete gazete te nderuar,Qen
E ke gabim E.Begaj,une e di mire qe kjo eshte bomba me sahat e percudnimit te vullnetit te njerezve dhe e vjedhjes,qe pa filluar votimi,te zgjedhjeve.Gezimi ka te drejte,bile mendoj se kontributi me i domosdoshem per ne do te jete informacioni i perditshem,nga gazeta “DITA” qe te tunde njerzit nga vetkenaqesia idjote e fitores se garantuar.E kam prekur vete kete plage ne zgjedhjet e 2011-es ne Tirane.Jam e traumatizuar qe Opozita nuk e paska kthyer permbys per ta zgjidhur kete gangrene.Pershendetje Labi.
DELETED – Ruani etiken
Shtet karagjozesh. keni harru me vu ne kopertine ate Armand Telitin. Njeshi i mashtrimeve ne gjendje civile bashk me konen Pone
Edhe ne Gjermani dhe Norvegji keshtu jan listat e gjendjeve civile 🙂 Njof un njerin e quajn andersen XXL Berisha 🙂
Prandaj thone shume vete me mburrje se ne ballkan ka 10 milion shqiptare???,po ja kalojme serbise,rumanise e greqise.Nuk e dime ne qe nga 1 familje si ne fshat dhe ne qytet me 4-6 vete kane mbetur vetem 2 ketu??, A nuk ka me te vertete mijera emigrante qe kane edhe 10 vite qe nuk vijne ketu e votojne ne vendet e tyre te emigracionit me dokumente te vendeve te huaja dhe akoma nuk jane fshire nga listat tona KETO quhen zgjedhje te ndershme me numerime si te kohes se Stalinit ku populli voton dhe (besniket e partise) numerojne .Perse i nderuari kryeministri ne IKJE ( boll se plase ) fton 16 vjecaret ne votime dhe nuk u ben njehere thirrje qe te heqin thikat nga brezi se po vriten ne moshe te re ??
Po cfaj kam une qe ma vuri emrin baba XXX,vllait ja vuri 999 ??????Karagjozat e evropes ,PLEHRA largohuni ,lerini shqiptaret te shofin nje dite te bardhe ….
Gazeta Dita, qe publikon keto karagjozlleqe, nuk ka qellim qe ju te turreni e te cfryni vrerrin me ofendime e fjale boshe .Ata qe e duan Shqiperine te mos flen e te hapin syte per te evidentuar e denoncuar ne cdo hallke keto shkele te q mos lejuar qe Poni Cobani dhe Sali Hajduti
ne vazhdim te lexohet: keto shkelje qe qellimisht po sajon Poni Cobani e Sali hajduti
As ne Afrike nuk ka regjistra civile te tille, por nuk e kuptoni o njerez se keto jane te bera me qellim qe sa me shume njerez te mos votojne dot, Ka hyre frika ne palce doktorit……..
Ku eshte ai qoftexhiu i OSBE, Eugen Volfarth qe eshte bere si derkuc plehrash, pse nuk nderhyn ne keto vrasje mizore, qe po u behen zgjedhjeve qe tek listat, apo po pret shperblimin e rradhes nga Sali Ver Palla. Ne listat e zgjedhjeve eshte shumefishuar edhe emeri : Arsen Llupen 999 Sheqere Sali Zeheri, verifikoheni. Tyc & Toc.
Do te kete shume probleme kjo pune .Duhet te japi llogari hajduti Pone dhe hashashi Ristani.
PERSE BIHEN KETO KAMBANA O POPULL KAMBANA PER PERSERITJEN E VITIT KOBZI TE VITIT 97 OPOZITA TA VER NE VESH SE KY BANDIT SE KA PER GJE TI BEJ GJEMEN DHE TA SHKATEROJ PERSERI SHQIPERIN PERSERI ME KETE K.Q.Z DHE ME MINISTRIN E BRENDSHME ME KRYEHAJDUTET E ZGJEDHJEVE PONE DHE RISTANER DHE ME NJE POLICI MILITANTE ESHTE OGURZI PER MBARVAJTJEN E ZGJEDHJEVE OPOZITA DUHET TE JETE VIGJILENTEQE TE MOS VIDHET ASNJE VOT NDRYSHE DO TA QUAJM OPOZIT E DHJER UJKU QIMEN NDERON PO ZANATIN NUK E HARON SIDOMOS SHPELLARI KY KANCER I SHOQERIS DHE VARMIHESI I SHQIPERIS
Demaskimi eshte nje kontribut per te vepruar me synim rregullimin e katrahures se Ponit dhe Telitit. Por si do te mund te rregullohet? kete nuk po e degjojme as nuk po e lexojme gjekundi. Mire – bukur qe behet propogande parazgjedhore, por nderkohe ne prapaskene eshte pregatitur hajnia , vjedhja dhe grabitja. Pra reagimit popullor per ndryshim, per progres i kundervihen hajnite, vjedhsit, grabitesit por kete rradhe pa dukje te krimit, ” brenda rregullave te lojes”.
Mobilizimi total i forcave politike qe kerkojne PASTRIM te listave zgjedhore duhet te shoqerohet me veprime konkrete te cilat te cojne medeomos ne konkludim. Ndersa duhen vene ne levizje edhe bashkepunimi me Qeverine e Kosoves, sepse ka shume qytetare te Kosoves qe jane vene ne levizje per te kryer veprime te jashteligjshme, duke krijuar nje baltosje te zgjedhjeve sic ato te Bashkise se Tiranes.
Mendoj se marrja e te dhenave per identitetet e personave qe jane ne lista, dhe elektronikisht ballafaqimi i shenjave te gishtave per secilin qe eshte tregues i vecante por me i rendesishmi i identitetit te personit, do te nxjerre “zbuluar” lojen e felliqur te nenpunesve te tipit Pone dhe Teliti.
Konstatoj me keqardhje se thirrjet qe po vijne nga Media per gjithcka qe duhet te rregullohet ne shoqerine dhe shtetin shqiptar nuk po gjejne mbeshtetjen e duhur prej Faktoreve qe kane per detyre te influencojne apo veprojne.
Duhet bere dicka se numri i votuesve te paregjistruar eshte shume i madh.Per mendimin tim edhe numri total i votuesve eshte shume i madh.Ne dhe Kosova jemi jemi vendet me popullsine me te re ne Europe me rreth 33% te popullsise nen 15vjec.Atehere si ka mundesi qe dalin kaq shume votues mbi 18vjec?Dyshoj per dublime dhe njerez qe votojne shume here.Opozita duhet te fokusohet te ky problem dhe te motivoje popullin te votoje.