Minjtë po ikin

anazapta
gazeta dita cover

Armand Vinçani: Nëse Berisha do të kishte kurajon të bënte një hap të tillë, PD-së do t’i duhet mjaft kohë për tu ri-grupuar. Ajo nuk mund të drejtohet nga mediokër si Topalli apo Basha… Katër vjet më parë, edhe pse opozita fitoi votën popullore, përsëri trumbetave ju ranë aq fort duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Po sot, kur humbja e PD-së është kaq demoralizuese e kaq e thellë, a do ta bëjë Berisha një hap të tillë?

Katër vjet më parë, edhe pse opozita fitoi votën popullore, përsëri trumbetave ju ranë aq fort duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Po sot, kur humbja e PD-së është kaq demoralizuese e kaq e thellë, a do ta bëjë Berisha një hap të tillë? Aq më tepër kjo kur humbja në masën me të madhe i dedikohet atij i cili duke zhvendosur të djathtën e vërtetë e bazuar të ardhmen e PD-së tek karrieriste të tillë që pasi dështuan tek e majta ju ngjitën PD-së, krijoi kushtet për ta kthyer PD-në në një forcë politike pa bosht, pa ideale, pa një ideologji sunduese, pa program të qartë e pa lidershipin e duhur – thotë Armand Viçani.

 

Z.Vinçani, si po ju duket rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve të 23 qershorit?

Rezultatet e njohura deri më tani nuk janë aspak surprizë. Ato janë thjesht verdikti i popullit i lexuar qartazi shume kohë më parë.  Kushdo që vërtet nuk arriti ta lexojë atë në kohën e duhur e pati nevojë të priste ditën aktuale të zgjedhjeve ka vetëm një arsye të thjeshtë dhe kjo është krejtësisht e lidhur me militantizmin partiak i cili të ngushtëson rrezen e shikimit e bllokon virtualisht orientimin drejt fakteve e treguesve para-zgjedhore që ishin aq të dukshme. Në mënyrë të përsëritur është thënë se menaxhimi i keq i pushtetit nga pozita e djeshme (ajo nuk është më sot e tillë) krijoi terrenin për një epërsi të padiskutueshme të opozitës e cila shfrytëzoi mjaft mirë pakënaqësinë e krijuar dhe ishte në gjendje të ofronte një program mjaft të qartë e optimist për të zgjidhur problemet e shumta me të cilat ndeshet vendi sot.

Është shumë herët për të analizuar me saktësi se çfarë ndodhi dhe ku gaboi pozita  por në çfarëdo konkluzioni që të vihet gabimi apo faji  madhor që krijoi hendekun e madh me elektoratin ishin pa dyshim përpjekjet e shfrenuara të pushtetit të djeshëm për të menaxhuar e vënë nën kontroll jo vetëm pushtetin por të gjithë shtetin.

Përderisa pushteti i Berishës arriti të çmontonte një nga një të gjitha institucionet e shtetit duke arritur të vërë nën kontroll të plotë Presidencën, Parlamentin, sistemin e Drejtësisë dhe pjesën më të madhe të pushtetit të katërt, atë të medias e shtypit të “lirë” nuk mund të kishte rrugë tjetër për veçse refuzimit kategorik të elektoratit për të vazhduar më tutje me një regjim të tillë autokratik. Propaganda fiasko e pushtetit nuk mund të ndalonte me rrokullimën që kishte marrë përfundimisht qeverisja e pozitës e cila 8 vjet më parë erdhi në pushtet pothuaj në të njëjtat kushte siç ndodhet sot e majta. E djathta erdhi në pushtet kryesisht në sajë të pakënaqësisë së madhe që ishte krijuar nga qeverisja totalisht e korruptuar e F.Nanos.

Në të njëjtat kushte ndodhet sot e majta. Ajo vjen në pushtet në sajë të një antipatie e pakënaqësie të madhe të krijuar nga mbretërimi I Berishës në këto vite. Premtimet e bujshme për të luftuar korrupsionin dhe ndërtuar shtetin e së drejtës jo vetëm dështuan por ato morën drejtimin e kundërt ku qenia në pushtet u përkthye në sundim i pakicës ndaj shumicës. Sigurisht, opozita në këtë fushatë elektorale erdhi mjaft e organizuar, e qartë dhe e vendosur në objektivat e saj duke e bërë edhe më të lehtë fitoren e zgjedhjeve. Prandaj, nuk besoj se ka vend për t’u çuditur me rezultatin e thellë të së majtës.

 

A do ta pranohet normalisht nga PD rezultati i zgjedhjeve?

Unë besoj se PD-ja do të pranojë humbjen. Kjo jo vetëm për faktin e thjeshtë se ajo është kaq e dukshme dhe tërësisht e pamundur për t’u diskutuar por edhe për faktin se zëri i arsyes do të trokasë tek ajo. Rotacioni ishte krejtësisht  i pashmangshëm. PD-ja ka nevojë për më shumë se kurrë të tërhiqet e mendohet si të luajë një rol progresiv në të ardhmen në funksionet e opozitës. Nuk ka asnjë shans të vetëm teorik e lë më praktik për të deformuar këtë herë vullnetin e popullit. Është thjesht çështje kohe e në këtë kohë PD-ja do të përpiqet të bëjë ç’është e mundur të minimizoje humbjen për t’i shpëtuar sado pak asaj që do të njihet si katastrofë e saj në zgjedhjet e 2013-ës. KQZ dhe Kolegji Zgjedhor ka shumë të ngjarë të përfshihen në përpjekje të dëshpëruara për të mjegulluar sado pak humbjen por do të ishte e turpshme një përpjekje e tillë sepse nuk do të arrinte të përmirësonte pozitën e vështirë të PD-së. Një humbje e ndershme është shumë herë më e mirë dhe dinjitoze se sa një përpjekje që do ta shkatërronte atë në sytë e opinionit publik – të brendshëm dhe të huaj.

 

Mendoni se Berisha do të jap dorëheqjen nga PD, dhe çfarë mendoni se do të ndodh në kampin e djathtë pas këtyre zgjedhjeve?

Nëse hendeku deri në nxjerrjen përfundimtare të rezultateve do të ruajë këto përmasa, logjikisht kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen. Katër vjet më parë, edhe pse opozita fitoi votën popullore, përsëri trumbetave ju ranë aq fort duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Po sot, kur humbja e PD-së është kaq demoralizuese e kaq e thellë, a do ta bëjë Berisha një hap të tillë? Aq më tepër kjo kur humbja në masën me të madhe i dedikohet atij i cili duke zhvendosur të djathtën e vërtetë e bazuar të ardhmen e PD-së tek karrieriste të tillë që pasi dështuan tek e majta ju ngjitën PD-së, krijoi kushtet për ta kthyer PD-në në një forcë politike pa bosht, pa ideale, pa një ideologji sunduese, pa program të qartë e pa lidershipin e duhur.

Nëse Berisha do të kishte kurajon të bënte një hap të tillë, PD-së do t’i duhet mjaft kohë për tu ri-grupuar. Ajo nuk mund të drejtohet nga mediokër si Topalli apo Basha. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte kjo do të ishte humbja e dytë e për të në këto zgjedhje.  Pavarësisht nga këto insinuata, personalisht nuk besoj se Berisha do të tërhiqet. Kjo të paktën nga e shkuara e tij. E një mos tërheqje e tij nuk do të jetë një ogur i mbarë për pozitën e nesërme.

Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë të çlirohet nga periudha e post-komunizmit e të hyjë vërtetë në rrugën e demokracisë. Midis këtyre dy rrugëve ka një dallim mjaft të madh megjithëse të dyja i përkasin së njëjtës periudhë kohore. Shqipëria ka nevojë për një brez të ri në drejtimin e punëve. Mbi të gjitha ajo ka nevojë të bëhet shtet e këtë herë jo në letra por në binarë të vërtetë që mund ta mbajnë atë të shëndetshme jo vetëm për ne por për qindra breza që do të vijnë pas nesh. Berisha ka rastin e fundit t’i shërbejë jo vetëm Partisë së tij por gjithë vendit. Një opozitë e re me një lidership krejt të ri do të ishte një fitore tjetër për të gjithë në këto post-zgjedhje.

 

***

Minjtë e një anije në përmbytje e sipër…

Më e keqja nuk ka ardhur akoma për PD dhe Berishën: Mercenarët dhe pazarxhinjtë do ta kafshojnë PD ashtu sic kafshuan edhe partitë e mëparshme nga e cila lindën si politikan mercenarë. Por Islami, Mediu, Idrizi, etj i morën mandatet me votat e PD-së, kurse në koalicionin e majtë ndodhi e kundërta: parti si AP, PSD, PDS apo PSV 91 sakrifikuan votat e tyre për të maksimalizuar mandatet e koalicionit. Do ishte ironike që ti bëhej vend mercenarëve të Berishës dhe të lihej jashtë kontributi i sakrifikuesve të koalicionit opozitar

 

Bledar H. Prifti

Sali Berisha nuk është se thjesht i humbi zgjedhjet e 23 qershorit. Ai, dhe gjithçka që ai përfaqëson si fenomen, kapitulloi! Kapitulloi për faktin se mentaliteti i tij politik dështoi nga jugu në veri jo vetëm sepse Partia Demokratike (PD) humbi fuqi elektorale (mandate) por sepse tashmë PD ka humbur edhe fuqinë për t’u përballur me humbjen. Tashmë PD e Berishës është një forcë politike e vdekur. E vdekur politikisht dhe moralisht, në çdo prizëm të mundshëm politik. Dhe kjo gjë nuk është mirësi për shoqërinë dhe politikën shqiptare. Përkundrazi, kjo është një fatkeqësi për të gjithë, përfshirë edhe pushtetin e nesërm, i cili kërkon një opozitë të fortë nga jashtë për të shmangur problemet e mundshme përbrenda.

Fatkeqësisht, më e keqja nuk ka ardhur akoma për PD dhe Berishën. Morali i thyer i demokratëve të ndershëm do të marri goditjen e radhës nga mercenarët që Berisha i futi në mënyrë autokratike në listat e PD-së, ku kulmi arriti me futjen në listë të Kastriot Islamit, deputetëve ish-socialist, dhe kryetarët e partive të vogla të djathta.

 

Si minjtë e një anije në përmbytje e sipër, këta mercenarë kanë për ta braktisur anijen PD në momentin oportun më të parë. Mercenarët dhe pazarxhinjtë do ta kafshojnë PD ashtu sic kafshuan edhe partitë e mëparshme nga e cila lindën si politikan mercenarë. Dhe është normale pasi PD nuk është partia e tyre; në të vërtetë ata nuk kanë parti, as flamur e as ideologji, dhe demokratët duhet ta kishit ditur këtë që kur ua sollën “peshqesh” për 23 qershorin.

 

Në të vërtet, që të jemi më të sinqertë, në këto zgjedhje nuk kapitulluan demokratët e thjeshtë dhe të ndershëm. Ai që kapitulloi është Sali Berisha dhe vetëm Sali Berisha me klanin që ai instaloi në PD. Besoj se gazetarja Desada Metaj, një demokrate e flaktë, e ka paralajmëruar këtë fatkeqësi pak javë më parë kur ngrinte shqetësimin për uzurpimit e PD nga njërëz të importuar të klanit Berisha, nga njërëz pa merita dhe pa lidhje shpirtërore me PD.

Normalisht, çdo demokrat i thjeshtë nuk duhej të ndjehej i humbur nga beteja politike e 23 qershorit. Fundja, PD qëndroi në pushtet për tetë vite, dhe kjo duhej t’i bënte ata të ndjehen krenar për PD. Por, kam bindjen, se sot ata në të vërtet nuk ndjehen krenar. Biles ndjehen të poshtëruar dhe të papërfaqësuar në PD-në e Berishës. Në tetë vite pushtet, Sali Berisha i trajtoi demokratët e thjeshtë vetëm si ushtarë të bindur ndërsa përfitimet e pushtetit shkonin tek klani Berisha dhe mercenarët që ai merrte në mënyrë të vazhdueshme nga e majta. Por  ç’nderimi dhe poshtërimi më i madh që Berisha iu ka bërë ndonjeherë demokratëve dhe të persekutuarve ishte ofrimi i Kastriot Islamit si përfaqësues i tyre politik në parlament. Dhe demokratët i kuptuan pasojat në 24 qershor.

Shpresojmë që në këto orë që kanë mbetur si i marrë dhe diktator që është nga natyra, Berisha të mos u rezervojë demokratëve ç’nderimin dhe poshtërimin e radhës kurse shqiptarëve maskaradën e radhës. Të pranojë rezultatin dhe t’i hiqet qafe Shqipërisë. Demokratët duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre: t’i japin mundësine vetvetes dhe Shqipërisë për të ecur vërtetë përpara.

 

***

Republika e Re, dy skenare naïve dhe Lulzim Basha

Kush do që Partia Demokratike të mos vijë më kurrë në pushtet, ka vetëm një zgjidhje, t’ia japë opozitën një njeriu- peng si Lulzim Basha. Njoh dy njerëz që urojnë që në krye të opozitës të jetë ky njeri, ata janë Edi Rama dhe Ilir Meta

Nga Mero Baze

Pas referendumit kombëtar kundër Sali Berishës më 23 qershor, ka një tendencë qesharake për të bërë sërish llogari dhe projekte mbi mënyrën se si mund të mbijetojë berishizmi në politikën shqiptare. Ka dy histori naive që qarkullojnë me shpejtësi nga njerëz të dëshpëruar që kanë humbur pushtetin, që i ngjajnë kryengritjes në një gotë uji.

E para ka të bëjë me idenë naive, që edhe pse populli i ka dhënë një shumicë të cilësuar opozitës, ata bëjnë llogari me gishta për mandate, dhe e dyta, megjithëse Partia Demokratike nën drejtimin e Familjes Berisha është ndëshkuar në mënyrë poshtëruese nga shqiptarët, shpresojnë ta mbajnë në këmbë sërish me ndonjë ogiç të Familjes.

Sa i përket pikës së parë është fyese ta diskutosh. Opozita ka marrë së paku 84 mandate, të cilat i imponojnë asaj jo vetëm një qeverisje serioze dhe reforma rrënjësore, por dhe një detyrim gati kushtetues për të rithemeluar Republikën e Re, duke retushuar ndryshimet kushtetuese dhe duke spastruar gjithë institucionet kushtetuese nga berishizmi. Për këto ndryshime nevojiten 84 vota, që fitimtarët i kanë.

Presidenti i ri i Republikës duhet të zgjidhet nga populli dhe duhet të ribëjë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, gjykata dhe prokurori, për të shpëtuar rrënimin e vendit nga berishizmi i çimentuar në këto institucione. Bujar Nishani duhet konsideruar president në detyrë, që ose duhet të firmosë nevojat e pushtetit të ri për deberishizimin e institucioneve, ose duhet të dalë në KEMP, që t’ia bëjë më të lehtë fitimtarëve punën derisa në ndryshimet kushtetuese. Ajo që ka nevojë Shqipëria është një konsensus sa më i madh në parlament për Republikën e Re, dhe një spastrim në rrënjë i çdo gjurme të berishizmit në institucionet kushtetuese të vendit.

Skenari i dytë naiv që po dëgjoj është ai i të ardhmes së Partisë Demokratike. Po dëgjoj parazitë kafenesh që bëjnë plane se si do ikë Topalli, si do vijë Luli, si do ikë Olldashi, si do vijë Qukapi, si do ikë Bode, si do vijë Argita etj. Është një moment shumë i rëndësishëm kur njerëzit në Partinë Demokratike duhet të ndalin fantazitë, të kthjellohen dhe t’i thonë vetes me zë të lartë që kanë humbur dhe kanë shkatërruar Partinë Demokratike. Që kjo parti të ringrihet dhe të bëhet konkurruese, duhet të bëhet parti demokratike në atë shkallë sa t’i pranojë berishistët si anëtarë, por kurrsesi në drejtim të partisë. Ajo parti ka konsumuar një cikël historik si parti e një njeriu dhe një Familje dhe është ndëshkuar përfundimisht nga shqiptarët për këtë shkak. Çdo përpjekje për ta mbajtur atë parti me dhëndurë brenda në familjen Berisha, është një shkatërrim përfundimtar i të ardhmes së saj dhe një shërbim i paketuar që i bëjnë së majtës, e cila nëse ndodh kjo, do të qëndrojë gjatë në pushtet.

Por më katastrofike mbi gjithçka duket skenari që Lulëzim Basha të bëhet pasardhës i Sali Berishës. Kjo përveçse mbart gjithë problemet që thashë më sipër, shton faktin se opozita e ardhshme të ketë në krye të saj një njeri që do të jetë peng i pushtetit si vrasës dhe hajdut. Ky njeri me një dosje të gatshme për burg në prokurori dhe një gjyq të pakryer me procedurë, dhe me një dosje të re që do t’i hapet për vrasjet e 21 Janarit, do të jetë kukulla më e keqpërdorur në duart e pushtetit të ri si lider opozite, të cilin Edi Rama mund ta trajtojë si drejtor gjelbërimi në Tiranë.

I kuptoj ithtarët e Familjes Berisha, rojet, shoferët, kamerierët e saj në politikë, i kuptoj tenderaxhinjtë dhe hajdutët e administratës së tij që u kujton pushtetin kjo figurë, por Shqipëria ka nevojë për opozitë dhe opozita e re ka nevojë për një lider të ri, të lirë, të pakorruptuar dhe të pamarrë peng nga pushteti.

Lulëzim Basha dhe çdo figurinë e Familjes Berisha do të jenë kukulla në duart e një pushteti, i cili ka një përvojë të hidhur se si është tentuar të kapet dhe blihet opozita në këtë vend nga Sali Berisha. Kush do që Partia Demokratike të mos vijë më kurrë në pushtet, ka vetëm një zgjidhje, t’ia japë opozitën një njeriu- peng, që ka vrarë dhe vjedhur dhe që mund ta komandojë edhe shoferi i Ilir Metës. Njoh dy njerëz që urojnë që në krye të opozitës të jetë ky njeri, ata janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata nuk kanë zgjidhje më të mirë se sa një njeri peng si kundërshtar. Por Shqipëria ka nevojë të rithemelojë një sistem vlerash dhe një riciklim plehrash.

Njerëz, mundohuni të kuptoni që keni humbur dhe që Shqipëria nuk u riciklon. Pastaj vendosni çdo bëni me veten, se shqiptarët e treguan se dinë çfarë bëjnë më 23 qershor.

 

Share This Article
25 Comments
  • “Shqipëria është një tempull i vjetër ku hyhet duke ulur kokën”andaj dinjiteti dhe mëshira në veprimet e ish kryqytetarit më të mirë të botës shfaqet sot para së gjithve si një ogur mirë për mbar Shqipërin…
    Për ish kryeministrinë Sali Berisha historia done gjykoi më së miri sepse verdikti i popullit i tha të tëra andaj siç Migjeni i madhë rrëfen;”lëre plakun në shenjëtin e vetë”
    Shqiperia nuk duet ndar as majtas as djathtas por vetëm DREJT…
    Edi,tani fillon koha e re ftyra e re slogani i rilindjes duhet ndryshy me ate te ripertrirjes…
    mbeç ore shokë mbeç

    • Kjo Kopertina qe keni botuar ju te nderuar Stafi i “Dita”-s,
      nuk eshte vetem per faqe te pare gazete,
      POR PER FAQE TE PARE R O M A N I …..
      Dhe per çfare romani do thoni ju….
      Servantesi,
      po te ishte gjalle , titullin Romanit te vet, si Kryeveper boterore,
      Nuk do ja kish vëne D O N K I S H O T I Mançes…..
      por, D O N K I S H O T I V I Ç I D O L I T…
      Ky Donkishoti yne, edhe pse e sheh se ka pesuar disfaten me te thelle,
      dhe minjt po e braktisin,
      prape nuk ka kurajon te dale nje sahat e me pare dhe te pranoje H u m b j e n s p e k t a k o l a r e !
      Ky Donkishot , i cili dy here e mori pushtetin
      Dhe te dyja heret,
      Nje here e futi vendin ne lufte civile dhe heren e dyte e zhyti ne nje humnere te thelle, aq sa iu desh Sovranit ta fundose perfundimisht….
      Keto dite pas 23 Qershorit,
      V a t e r l o s se Donkishotit tone,
      e ndjejme vehten te çliruar dhe Atdheu yne merr fryme lirisht….
      Shikojme Tiranen dhe gjithe Shqiperine nga ekrani televizorit që feston
      dhe ndjejme se bashku gjithe shqiptaret EREN E RE TE DEMOKRACISE QE PO FRYN
      NE SHQIPERINE TONE, TE BEKUAR PER NJERZIT E SAJ DHE PASURIT E SAJ, POR TE MALLKUAR DERI TANI PER POLITIKANET E SAJ TË KORRUPTUAR….
      MIRE ME THA NJE PJESTAR I FAMILJES SIME:
      Keto 22 vjet Shqiperia zere se qeverisej nga nje pacient i dale nga Çmendina!…
      Urime Dita per luften pa kompromis qe keni bere per te nxjerre ne drite te V Ë R T E T Ë N !…
      ….Por qe edhe opinioni publik shqiptar te mesoje nga parimet e arta te demokracive te Vërteta !

      • Te uroj tashme ta shofesh Vloren ashtu sic e kerkoje,pa Sali,pa diktatore e te shkosh i lire nga Austria ne koh te pleqerise,ne Jugun e Shqiprise,ne nje perle Turistike qe Perendimoret i lakmojne keto perla,e japin gjith kursimet e vitit!
        Kemi pas se bashku disa keqkuptime,tek Shekulli,por besoj se duhet haruar,sepse kemi qen per nje qellim,por me keqkuptime ne fe e ideologji,ku ketu ngaterohen shum si ty!

      • Minj po… Tamam minj… Jo rastësisht Idrizi i PDIU-së përshembull ka hapur fjalë dje se është gati të ikë nga Berisha. Islami, Mediu, Idrizi, etj i morën mandatet me votat e PD-së, kurse në koalicionin e majtë tashmë në qeveri, ka ndodhur e kundërta: që parti si Aleanca Popullore, ose PSD, PDS dhe PSV 91 sakrifikuan votat e tyre për të maksimalizuar mandatet e koalicionit. Do ishte ironike që ti bëhej vend mercenarëve të Berishës dhe të lihej jashtë kontributi i sakrifikuesve të koalicionit opozitar, tashmë në prag të formimit të qeverisë.

        Këto i përkasin ditëve në vijim, por e sigurt është që m

  • Ata qe do te fitojne me shume ne medjat do te jene Karikturistat .Kete karikature qe po shohe do ta blija me gjithe qejf mbasi me shplodh shume .

    • Urime për fitoren. Pres që gazeta juaj ti ketë dyert e hapura për ne opozitarët në ditët në vazhdim. Respekt, një ish-student nga Tropoja i z.Adrian Thano

  • Nekrologjia e “Nekro-politikanëve” të djathtë

    Kjo nofkë u dëgjua nga goja e kryetarit të pd-së, për aleancën e majtë në ditën e votimeve. Por për ironi të tyre, populli gjykoi se “Nekro-politikanë” i shkon më shumë për shtat të djathtëve dhe e vendosi këtë me votën “e frikshme” kundër tyre!
    Përse vallë këta të djathtët pësuan këtë “disfatë” për ta të papritur, ndërsa për ne qytetarët më se e pritshme?
    Pushteti prej tetë vitesh i së djathtës, nuk mundi dot të dalë jashtë kornizave të “Bajraktarit udhëheqës” apo “Udhëheqësit bajraktar”. Ky politikan bajraktar, nuk do mund të realizonte përjetësinë e pushtetit të tij despotik të tipit “sulltan salih-liri-gita-zeni birisha”, nëse nuk do të grumbullonte rreth tij atë që do ta pagëzoja si “Klubin e skuthëve të përkulur” njerëzit më të “përkulur” dhe më “urithë” të tipit “Çupi, Balliu, Fevziu, Çili, Hoxha, Xheji, Preka, Shkullaku, Çani, deri tek Selami, Zogaj, Shehi dhe së fundmi të tjerë që po na e cilësojnë kryetarin e tyre si “burrë shteti”.
    Natyrisht, është e drejta e tyre si të djathtë që ta mbrojnë liderin e tyre, megjithse e dinë shumë mirë se është “lider bajraktar”. Por të tregosh një përkushtim dhe përkulje kaq puthadore, deri në shtrembërim dhe kundërvënie ndaj gjithë opozitës, duke u treguar më fanatikë se vetë fanatiku bajraktar, kjo i kalon caqet e përkushtimit! Përkushtimi i këtyre njerëzve të oborrit të berishës, ka kaluar deri në atë nivel sa gjithçka që ndodhte në Shqipëri, sipas tyre ka ndodhur për faj të opozitës! Opozita e kishte fajin për Gërdecin! Opozita e kishte fajin për 21 Janarin! Opozita e kishte fajin për papunësinë! Opozita e kishte fajin për varfërinë! Opozita na paska alergji për të pasurit! Opozita nxit popullin në demostrata! Opozita gënjen! Opozita drejtohet nga një njeri i padenjë! Opozita, me pak fjalë, duhet zhdukur! Opozita po na pengon që ne pozita të vetshpallemi të “Përjetshëm”!

    E pra, si mundet njerëz të tillë të ndryshojnë mendim kur të gjitha këto i kanë deklaruar me ndërgjegje të plotë dhe jo nga padija. Teoritë dhe stërteoritë e tyre për të justifikuar në çdo rast “bëmat e liderit bajraktar” kanë qenë kaq Cinike dhe Arrogante, sa sot kur sheh votën që populli i dha kundër berishës, nuk ka se si të mos përfshish në të edhe këtë “shpurrë minjsh” që hanë e shpenzojnë nëpër kazino e nëpër botë, paratë që kanë marrë si “shpërblim” për shërbimet e tyre, faktikisht pa vlerë. Sepse populli vendosi që bashkë me berishën, të godasë dhe mendimin aspak intelektual të këtyre naimëve dhe beniaminëve të pushtetit arrogant.
    Por mos harrojnë këta e të tjerë, se kur rreshtohesh e mbron me çdo mjet pushtetin hajdut, atëhere je edhe ti hajdut. Kur mbron vrasësit e Gërdecit dhe të 21 janarit, atëhere edhe ti bëhesh palë me vrasësit. Duke iu referuar dhe vetë liderit të djathtë, shprehja… “Më thuaj me kë rri, të them se cili je”, ju shkon për shtat juve!

    Por tashmë të djathtën nuk e shpëton dot kjo “shpurrë e vjetër minjsh”. E djathta duhet të rinovohet me burime të reja njerëzore, të arsimuara, të kulturuara dhe me mendësi të reja, larg prototipit të “Liderit Bajraktar, Hakmarrës e Inatçor”. Në këtë mënyrë rilind edhe e djathta por njëkohësisht, fiton dhe Shqipëria. Fiton mentaliteti intelektual dhe jo ai meskin e militant, i deformuar keqaz në këto 20 vite tranzicion.

    KUJTESË. Fatkeqësisht, me aq sa shohim këto dy ditë numurimi votash, “Klubi i skuthëve të përkulur” me në krye Fantomasin-fevzi, Hoxhën, Zogajn, Prekën e ndonjë tjetër, me sa duket ngaqë nuk qajnë dot dhe nuk po dinë se si ta administrojnë këtë “Cunami” të rilindjes popullore, me arrogancën e tyre karakteristike sulmojnë pozitën e re akoma pa filluar zëvendësimi i pushtetit dhe funksionimi i shtetit të ri të Rilindur. E sulmojnë fitoren, me një inat prej hileqari i cili asnjëherë nuk ka marrë një ndëshkim të vërtetë për fajet e përsëritura. Dhe kur me të vërtetë e sheh vehten të shtrirë në tapet nga grushti i fortë i ndëshkimit, mundohet të mos e japë vehten dhe vazhdon akoma me shpirt ndër dhëmbë ose duke u hequr sikur e pranon rezultatin. Por duket qartë se nga përbrenda presin revanshin me një urrejtje dhe zili që u lexohet dukshëm në surrat.

    Sado të presin revanshin, këta “Nekro-politikanë” të djathtë, të mbështetur nga “Klubi i skuthëve të përkulur” kurrë nuk do të marrin një rezultat të tillë vote popullore, sepse po tregojnë se nuk e kanë kapacitetin e pranimit të fajeve me dinjitet dhe të pranimit të opozitarit me fisnikëri! Ata shprehen se do rindërtojnë partinë dhe do ta “Marrin” pushtetin brenda 4-viteve. Ne si qytetarë ju themi ju nekro-politikanëve të djathtë, se KURRË më në Shqipëri asnjë forcë politike nuk ka për ta “Marrë” më pushtetin. Pushtetin do tu a “Japë” vetëm vota popullore. Kur ju të djathtë arrogantë të kuptoni se pushtetin do ta “Japë e do ta Marrë” vetëm vota e popullit, atëhere mund të themi se jeni rinovuar si lëvizje politike e djathtë. Deri atëhere shoh se 4-vjeçari i parë nuk do ju a heqë dot as arrogancën. Keni shumë rrugë për të bërë.
    Ne qytetarët kemi filluar tashmë të mbajmë shënim “bëmat” tuaja si opozitarë ashtu si dhe për pozitën e re! Askush nuk do ti shpëtojë më LLOGARI-DHËNIES!

    Ngushëllime dhe keqardhje për të djathtën.

  • E dini pse vendosa të votoj sivjet? Po pija kafen time të mëngjesit dhe më tërheq vëmendjen zëri i një burri në tryezën përbri: Erdhi – tha ai. Kurioz ktheva kokën. Ishte Edi Rama. Ai i përshëndeti të gjithë thjeshtësisht. Nuk u boshatis salla sic ndodhte kur dilte Sala në ekranin e lokalit e na ngecte kafen në fyt. Mendova me vete: Të fitojë kushdo, por jo Sala. Ai nuk mund të na përfaqësojë denjësisht.

  • Mirëmëngjesi stafi i gazetës DITA. Mirëmëngjes Shqipëri e lirë. Ju përshëndes për sakrificën dhe kontributin tuaj. Sinqerisht për ju, Bajram Mustafaj

  • Minj jane. Te lumte! Ishte turp per Shqiprin qe ca plehra perfaqsonin vendin ton.Pa moral,pa integritet,hajdut,kurva dhe kurvar te ndyr,i ndyn shtratet familjet gjithcka turp dhe vetem turp.Mendum qe njerzit e mir ishin minorance, por Jo njerzit e mir jane ne maxhorance,madje te thelle.Te lumte popull i mir shqiptar.

  • Rrofte Populli Shqipetar qe e zhduku kete fare te keqe dhe mos mbifte me,kemi rene rehat prej 2-3 ditesh qe nuk e shohim Salushin ne televizor qe kishe frike me hap televizorin,Siç thote Besarti me lart u mbushen institucionet me llumin e shoqerise me prostituta,hajduter te pa cipe ,pa moral,burgaxhij,e pra kjo eshte shtresa qe ka perfaqesuar PD fashiste te SAUSHIT. Te madhit EDI RAMA i duhet shume pune per ta çfaros kete fare te keqe.

  • Situata ne PD pas humbjes eshte pertej surreales ….Ne jeten e perditshme , normalisht, cdo gje , qe nga nje plan i thjesht biznesi e deri ne strategjia e nje force te caktuar politike, ndertohet per te pakten nje apo dy variante te tjere … Ne rastin e PD , le te marrim psh. grupin e saj parlamentar , jemi para cudirash te panumerta …Deputetja e PD M. Doda e cilesoi gjendjen e PD njelloj me ate te vitit 1997…. Absolutisht , gjendja eshte me keq , sepse ate kohe nuk mungonin qendrestaret, ndersa ne kete rast mungon edhe nje njeri i vetem qe mund te luante rolin e frymezuesit …Ruajna zot, sikur deputetet e PD si Pollo, Ruli apo Imami te pretendonin te perdornin mandatin e fituar …Baza e PD duhet te kerkoj qe ata te mos e perdorin mandatin e tyre …Ata duhet ta lene mandatin e tyre ne favor te cilitdo pasuesi te listes….Vetem keshtu , mund te filloj rindertimi i PD.. !

  • Ky popull eshte i cuditshem, nuk do asnje qeveri, kurre nuk eshte i kenaqur, po nuk ja cove capen e bukes tek goja nuk je i mire. Dhe keta do ti perzeri pas 4 vjetesh, eshte popull zevzek. Ne cdo qytet ka nje “geto”, dhe Europa ka “geton” e saj, jemi ne ballkanasit…. Dhe ta mendosh qe deshi Enver Hoxhen per 50 vjet rrjesht….

  • DUKE LEXUE DISA MENDIME OFENDUESE NA SHQIPTARET KOSOVES NUK MUND TE BASHKOHEMI ME TO. KUR FLITET PER CESHTJEN KOMBETARE, KOSOVEN,CAMERINE SHQIPTARET E MAQEDONISE E KUDO QOFSHIN, TERMAT MINJ I SHOHIM SI SKANDALOZE, SIDOMOS OFENDIMI I FORMAZIONEVE POLITIKE QE ATA PERFAQSOJNE. ESHTE KOHA QE SHQIPTART ASHTU SI GREKT E SERBT, CESHTJEN KOMBTARE TA SHOHIN SI DETYRE TE TE GJITHEVE. I KENA TE FRESKETA SHPREHJET “MIRE TUA BEJ SERBI, E MERITOJNE!MAKINAT I KANE CDUAN TJETER?” E PRA NA DONIM MBI MAKINAT TONA, KOSOVEN E SHQIPERINE . SHOH QE ZERI I PERCMIMIT NUK ESHTE SHUE AKOMA . TURP! TURP PER NA E PER ATA MJERANE QE MBJELLIN FAREN E PERCARJES!

  • o ti nga kosova! po pse o derbardhe mendon se gazetaret si prifti jane me te mire se gazetare si fevziu? jo or byrazer te gjithe flasin per xhepin e tyre. ne boten e minjve ska pasqyra shohin njeri-tjetrin sa te peshtire jane ,e shajne gjithe mllef. po seshte faji i minjve eshte faji i pasqyrave. pjerdhin minjte per atdhe, kur jua do xhepi flasin. mos pe ndonje “idealist” nga keta gazetaret e politikanet tane te hithte nje pushke per kosoven? apo mendon se do djegin kartat e vorio-epiriotit per camerine?
    po mos i merr seriozisht! leri ne boten e minjve!

  • Sa per balten qe na hedh Bledar Prifti ,kemi shekuj qe na e hedhin fytyres, shqiptare e greke bashke. Na kane bere te pabese, te liq, te peshtire, se fundmi edhe minj. Propaganda e dehumanizimit te çameve e sponsorizuar nga Greqia i ka rrenjet e forta ne Shqiperi. Perdor mjeshterish “inelektualet tane brilante” qe kur vjen puna te kthehen ne vegla per xhepin e tyre, dine te jene dhe te pameshirshem.
    FALEMINDERIT KOSOVA!

    • Miku im! Lexoje me mire shkrimin dhe mos u ngaterro kot ne labirinthe historike, duke marre persiper fyerje apo epitete qe ne kete rast me te drejte kane nje adrese te sakte. Bledar Prifti dhe gazetaret e tjere, duke perjashtuar ne nje fare mase Mero Bazen qe ka qene pjese e PD dhe natyrshem qe i vjen edhe keq per gjendjen katastrofike te saj, kane folur figurativisht per “minjte” nje lloj gjallese e peshtire qe tenton te futet kudo, mjafton qe te siguroje ushqim per mbijetesen e saj. Sheptim Idrizi, qe ka marre vota nga pd-ja, eshte vertete çam, por ne politike hyri si socialist dhe jo si berishist dhe si i tille per kater vjet deformoi mandatin qe i dhane socialstet e thjeshte. Ndaj, figurativisht eshte nje lloj miu ne anijen berishiane qe eshte duke u mbytur. Edhe Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Dabelli lezhian, u bene politike ne ps dhe kaluan ne anijen berishiane tamam si minj gjirizi, dhe tani kur kjo anije qe u “siguroi ushqim” eshte duke u mbytur mendojne ta braktisin. Po keshtu vazhdon historia dhe me plot mnj dhe miushe te tjere. Respekte per komunitetin çam. FS.

  • ju gazetare te majte keni vetem nje qellim te vetem..te shkrini pd dhe te beni edi ramen mbret..prandaj mos na beni per budallenj e te na thoni jo sben luli jo sben topalli..ke doni ju te vem mark markun..eshte turp qe gazetare opozitare te kerkojne asgjesimin e opozites

    • fulgeri Bledar Prifti e thote ne shkrimin e tij se socialisteve nuk ju leverdis nje pd e dobet pasi kjo do te shkaktonte probleme brenda te majtes. kur nuk ke rrezik nga jashte ka tendence qe rreziku te zhvillohet brenda dhe anasjelltas. dhe kur prifti flet per minjt, mire e ka sepse tani nuk po merret vesh. dhe pd me shume deshtoi nga keta minj ne keto zgjedhje. po kuptohet se ai e ka perdorur fjalen minj ne menyre figurative per politikanet hajduta qe nderrojne partite dhe qe partine ne realitet nuk kane. mos e shani kot se nuk ka faj prifti se saliu e mbushi pd me minj qe nuk kan parti por vetem interesa hajdutesh.

  • ore mire berisha qe keputi qafen i la nja 4 çam prapa! po a ka ndonje çam ps-ja me lsi-ne? se me greker kane mbushur rradhet. vetem ne shqiptaret mendojme qe problemet kombetare ti leme ne opozite.
    mos mendoni qe eshte me lehte te jesh politikisht çam ne kete vend se sa te jesh socialist apo demokrat?!
    idrizi mund te ishte rehat dhe socialist po zgjodhi te ishte çam ne parlament meqe per ps-ne e rames ishte tabu. mos u be gje minister? nuk shau njeri, kur greket mbushnin qeverine berisha! as tani qe do mbreterojne ne qeverine rama. po te gjithe jemi alergjik per çamet ose kosovaret ne qeveri. ku te gjithe virtualisht bejme sikur eshte kauza e te gjitheve por realisht vazhdojme te hedhim mut sa mundemi. jemi vellezer apo kopila?

    • perse te vinin ps dhe lsi kandidate came kur camet kane dy parti te medhaja per tu perfaqesuar? kesaj i thone futja kot dhe gjej preteks per te share verdalle.

  • Mos u gezo o n vjosa se koha jote iku ne 90 me permbysjen e komunizmit. Te pakten ne 23 vite 8 vjet ishin ish komunistet sic do jene,deri sa te behen zgjedhje te parakohshme ne fund te vitit te ardheshem.

  • edhe greket kane dy parti. po greket ne ps, lsi, pd jane shtuar edhe pse grekeve nuk ju mungojne partite e tyre. po sklleverit nuk kane sy, por vetem bark per te mbushur.
    iken nje pale qelbesira po turret pala tjeter me gjithe sklleverit e tyre

  • cfare komenti te bej per ate qe ishte shume i vogel kur e beri gjenereral dhe ngriti duart perpjete cfare gjeneralesh bashibozuke kemi ….duat lart dhe shajne sa biejne nga fiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *