Revolta e Pashait nga Nju Jorku: “…Në OKB, ka mbërritur nga Athina vija detare që ka firmën e Lulzim Bashës. Po trajtohet në mënyrë të njëanshme, Tirana po qëndron me dashje në heshtje. Janë 350 km2 Det Territorial. Ka një vendim gjykate. Krim i rëndë! I tmerrshëm! Qeveri e turpëruar përjetë dhe kriminele….” (Në foto: Harta që Greqia ka nisur në OKB për kufirin detar me Shqipërinë)
*****
Myslim Pasha
Për DITA nga Nju Jorku
Peshkatarët shqiptarë kur peshkojnë në ujërat detare të tyre, kapen nga skuadra roje detare kufitare e mandej i çojnë në agjensi dënimesh duke paguar gjoba të rënda. Kjo ka ndodhur disa herë në Ngushtesën e Korfuzit. Po peshkarexhat e Greqisë lirshëm peshkojnë në detin që nuk ka zot. Po cilin kufi kanë shkelur? Sepse sipas qeverisë shqiptare kufij nuk ka. Atëherë pse “të ketë” për Greqinë!?
Kjo ishte edhe fillesa e këtij shkrimi. Këtu afër, (ndodhem në SHBA këto kohë) Greqia e ka çuar një notë në OKB për “sovranitetin e kufirit të saj detar”. Dhe është zot diktues në një realitet të menaxhimit të kufijve. Po ne? Po Shqipëria? Tek ne është “kuturu” (në fjalorin e përditshmërisë së të folmes së Jugut, është një ndër fjalët që më mirë se çdo shprehje tjetër tipizon në grotesk njeriun që ka humbur orjetimin). Shqipëria ka humbur orjentimin derisa s’thotë dot asnjë llaf për kufirin e saj, për lëvizjen në të, për mbrojtjen e tij, për të ardhmen e HEE ( Hapësirave Ekonomike Ekskluzive). Pse? Sepse po pranojmë të jemi vendi i Kuturusë Berishiane, një mjerim i sovranitetit kombëtar. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që këto ditë një notë verbale dhe një hartë e kufijve detarë në Mesdhe është dërguar në mënyrë të njëanshme në OKB.
Po pyes: Në Berishëland nuk ka mbetur më asnjë institucion që të këshillojë Qeverinë se ç’janë koordinatat, se ç’janë vallë vijat e kufijëve detarë sipas Konventës së Montego Bay-1982 ( UNCLOS)? I kanë larë duart me detin qysh në vitin 2009?! E njeh edhe qeveria e Berishës Marrëveshjen me Greqinë që mandej u rrëzua nga Gjykata?! Mos i paska prishur qejfin vendimi i gjykatës njeriut që është: gjeograf, oqeanograf, historian, hidrograf, Drejtor i Institutit Gjeografik Ushtarak, Drejtor i Institutit të Gjeoshkencave, shef i Hidrografisë së Komandës së Flotës Detare etj etj?! Shikoni sa shumë institucione punojnë dhe paguhen që të mbrojnë këto insteresa në sferën e së Drejtës Detare Ndërkombëtare. Pas rrëzimit të Paktit nuk është bërë asnjë analizë, dhe askush nuk i afrohet asaj. Pas kësaj, po kështu, nuk i afrohen as ligjit të kufirit tokësor dhe detar që është fshirë nga Legjislacionin Shqiptar. Kjo që ndodh është… Një ditë do të merret vesh, se pse ka ndodhur dhe në cilën rrjetë është peshkuar ky njeri me emrin Sali Berisha.
Greqia ka nisur në OKB një vijë detare të detit Territorial, apo të Hapësirave Ekonomike Ekskluzive në mënyrë të njëanshme. Dhe ka të drejtë që të mbrojë interesat e saj sovrane. Po ndaj kujt i mbron? Sepse këtu në Shqipëri s’ka askërrkush që t’ua kundërshtojë. Që ta dinë, ata që duan ta dinë ajo çka i shtohet data base-it të Ligjit të Detit dërguar në OKB , është një Dokument që bën fjalë për atë vijë që ata pretendojnë. Është ajo që e kanë projektuar sëbashku me suitën e Eskpertëve negociatorë, Ministrinë e Jashtëme dhe atë Mbrojtjes, që ia merrte vetvetes, nja 350 km2 hapësirë detare, të Detit Territorial! Turp e turp!
Po përsëris që dëshirojmë t’u themi shqiptarëve se në OKB është një Kërkesë Dokument, që nuk ka shpënë në Institucionin e Ligjit të Detit, vetëm HEE ( Hapësirat Ekonomike Ekskluzive) por edhe Detin Territorial të Shqipërisë!! Është njëlloj si të ishte edhe “shitja apo pushtimi i kufirit tokësor” të Republikës së Berishlandit.
Kundruall Ksamilit duhet të ishte dhënë kushtrimi, mbasi kjo, është SHITJE E PASTËR e Sovranitetit të Shqipërisë. Greqia e ka dërguar tashmë kumtin e zi. E ka bërë fakt të kryer. Askush në qeverinë e Tiranës nuk ndihet. Me dashje. Ajo që ka çuar Greqia në OKB është po ajo vijë e Marrëveshjes së firmosur nga Ministri Basha në kohën e tij të “ngjitjes së madhe”.
Pse nuk ndihet Qeveria? Përpara kombit, është e turpëruar përjetë dhe kriminele. Si e tillë nuk ka si ti kërkojë llogari Greqisë, për këtë kërkesë të njëanshme apo këtë pushtim të Detit Territorial dhe HEE. Shqiptarët duhet ta shohin këtë hartë që qarkullon në botën e hapësirave detare, për të marrë vesh se Greqia njeh vetëm marrëveshjen me Berishën në vitin 2009. Krim i rëndë! I tmerrshëm! Për të cilin do të jepet llogari një ditë. Sado e vonët të jetë!
*************
INTERVISTË
Pashaj: Duhet të bien kambanat. Po për cilët veshë?
Profesor Pashaj, Greqia së fundmi ka cuar në OKB pretendimin territorial për ujrat? Cfarëdo të thotë kjo?
Greqia ka përgatitur këtë hartë me koordinata që t’ia bëj të ditur OKB dhe kjo e fundit të ndikojë që të realizohet ndarja detare. Kësilloj, në këtë hartë është edhe HEE e Marrëveshjes famëkeqe të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Ambasadori i Greqisë në një intervistë deklaroi se ne e kemi një marrëveshje për ujërat detarë me Shqipërinë…
Është një frazë që vjen butë butë dhe ashtu natyrshëm, për të kërcënuar qeverinë e regjimit, këtë bashkëndarëse të Detit që ia firmosi Paktin tadhëtar e famëkeq. Ata në të vërteë e kanë “firmën “ e regjimit dhe atë do ta tundin sa herë që të duan. Kjo është alarmante për Shqipërinë. Nuk është rastësi që fill pas dërgimit në OKB të hartës me koordinata të HEE del në një intervistë Ambasadori grek. Dhe asnjë reagim nga Qeveria e tradhëtisë së madhe. Bëjnë sikur nuk dëgjojnë dhe sikur nuk shikojnë. Dhe ky Berisha “kombëtar”, ky lojtar tartakut vazhdon retorikën e mashtrimit, edhe pse krimi në këtë pikë është kaq i rëndë, kaq unik në historinë e botës. Ia bën” muuuu…” deri në kupë të qiellit.
Çfare ndikimi do të ketë kjo kërkesë në OKB për vendin tonë?
Kjo tregon se Greqia nuk heq dorë nga Marrëveshja, tanimë e rrëzuar. Kjo kërkesë është e natyrshme për Greqinë dhe synimet e saj. Ndërkaq ndaj nesh hapet syri i vigjilencës. Duhet të bien kambanat. Po për cilët veshë? Të këtij Regjimi që ka hequr edhe ligjin e brendshëm të kufijëve tokësorë dhe detarë? Ne rrezikohemi nga vetvetja. Qeveria që do të vijë pas votimeve të qershorit duhet të premtojë që tani se do të sjellë një koncept tjetër ndaj kufijëve detarë dhe tokësorë duke mbrojtur interesat kombëtare me dinjitet dhe duke u mbështetur tek ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.
*******
As SHBA-të nuk e kanë firmosur Konventën
ShBA është ndër shtetet që nuk ka firmosur United Nations Convention on the Laë of the Sea (UNCLOS). Të duket se diçka nuk shkon dhe se është groteske kur një shtet i ideve dhe standartve të mëdha, merr pjesë në Konventë, në organizimin e saj, në hartimin e tekstit të saj, në këshillimin për shumë çështje të tjera dhe së fundi… nuk e ka firmosur atë, edhe pse ka marrë pjesë në negociata të modifikimeve që janë bërë në vitin 1990 dhe 1994.
Në këtë histori të gjatë të ndarjes së deteve e oqeanëve ku shtrihen interesa të mëdha të shteteve të botës, SHBA nuk e gjen dot veten në një Traktat të tillë vetëm se nuk përmbush interesat e saj kombëtare. Nuk mund të ketë shpjegim tjetër. Ndër vendet Medhetare bën pjesë edhe Turqia e cila ka të njëjtat probleme në detin Egje, me Greqinë dhe nuk ka firmosur UNCLOS-82.
Kurse Shqipëria ka një problem tjetër. Ajo firmosi dhe ratifikoi. Pastaj mori me një nxitim të madh berishian për të ndarë Detin me Greqinë në bazë të UNCLOS-82 dhe që përfundoi në harkun kohor të jo më shumë se 6 muajve (!) – thotë Pashaj, i cili denoncoi i pari Paktin Detar që qeveria tentoi ta kalonte në heshtje dhe fshehtësi.
Botuar në DITA
Ashtu si njerezimi vuan SIDEN edhe ne do te vuajme bemat e Draules Berisha.
Äme fjale kush e ktheu rrjedhen e lumit ???????????
Po me qeverinë e Edi Ramës mund të ndërhyet e të korrigjohet gabimi ose më mirë me thënë TRADHËTIA?
Po si eshte e mundur qe keta kriminele, keta tradhtare te ketij kombi te levadhisine e derdellisin nga mengjesi deri ne darke e mos tu hyje asnje gjembe ne kembe me gjithe keto vrasje , vjedhje shitje teritori, hedhje me tritol e vrasje te personave qe u prekin interesat ne qendra te qyteteve ne mes te dites? Nje gje eshte e sigyrte kete popull e kane vene ne gjume ose i kane mpire trute. Qe ky kriminel te vije ne pushtet kur zhvilloje nje lufte civile kur futi vlla vrasjen ne kete vend eshte e pa falshme per kete popull dhe gjermanet kane nje thenie te goditur. Xhdo popull meritone ate qeveri qe ka. Dhe mire na behet jemi ne qe qe tolerojmeeeee.