SALUKOVIÇ

anazapta

Ka kaluar më së shumti me ilaritet një veprim i Berishës në grupin parlamentar të PD-së ditën e hënë. Në fillim të mbledhjes, Berisha kërkoi posaçërisht që të gjithë deputetët e PD-së të mbanin një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Kiev. Vetëm mendojeni pak: Berisha kryeministri i vrasjeve ende të pandëshkuara të protestuesve në 21 janar që mban një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Ukrainë (!!). Një ditë më parë, ndërkohë, ish-Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç u shpall person në kërkim dhe përgjegjës për vrasjet e protestuesve.

Është e qartë që për S.Berishën vrasja e dhjetëra protestuesve në Ukrainë nuk shkakton asnjë pikëllim, por ama shpallja në kërkim e Nr.1 të regjimit në Ukrainë dhe nisja e procesit ligjor ndaj tij për vrasjet, përbën një paralele që e cenon drejtpërdrejt.  Ai e di mjaft mirë se pyetja që ka bërë çdo shqiptar normal kur u informua për arratinë e Janukoviçit dhe kërkesën e prokurorisë për ta arrestuar atë për vrasjet e protestuesve ishte: Shikoni si veproi menjëherë Ukraina, pse nuk veprohet kështu për 21 Janarin tonë?
Ky paralelizëm i natyrshëm i shkakton atij siklet dhe paranojë, pasi ai e di mirë se është ai Janukoviçi i 21 Janarit të Tiranës. Një Salukoviç që është i ndërgjegjshëm se paralelja mes tij dhe Janukoviçit është shumë e fortë. Një i zhytur në gjak e krime që po përpiqet në çdo moment të identifikohet sa më pak të jetë e mundur me Janukoviçin. I japin dhe një dorë mediat pranë tij duke përhapur për turpin e tyre lajmin e rremë, të shpikur, sikur e bija e Timoshenkos i ka dërguar orët e fundit Berishës një letër falënderimi.
Çdo shembull i ndëshkimit të qeveritarëve që vrasin protestues, është një presion i tërthortë psikologjik që predikon dhe ndëshkimin e tij. Paranojë apo frikë reale? Mos qoftë e para.

*****

Tri vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku duhej të ishte vendi më i sigurtë, mes dy “qeverive”, Legjislativit dhe Ekzekutivit, brinjë më brinjë me Presidencën, u vranë me urdhër të ish-kryeministrit që më pas fshiu filmimet e brendshme dhe manipuloi provat, 4 njerëz, 4 prindër.

Grushti i shtetit mbi njerëzit kishte qenë i përgjakur, i rëndë, mizor, cinik, i paramenduar deri në hollësi. 21 janari i këtij viti shkoi edhe ai. U bënë të gjitha adetet. U bë demonstrata e rastit, tashti më e lirë, u thanë fjalët që duheshin thënë për zbulimin e së vërtetës, megjithëse ajo dihet; u vendosën lule, të afërmit kërkuan drejtësi, duke e vendosur gishtin tek plaga e hapur, në media u fol dhe u përfol për këtë trevjetor; dhe si për të qenë gjithçka në vazhdën e asaj që kishte ndodhur, shkroi edhe Sali Berisha. Është i njohur postulati që vrasësi rikthehet në vendin e krimit. Sali Berisha nuk mund të shkonte sot para ndërtesës së qeverisë, as fëmijët e tij nuk mund të shkonin, dhëndri na dërgoi selam nga malet  e huaja si të na thonte “ju qofshi, ne po gëzojmë”, dhe meqenëse as Berisha e as pinjollët e tij nuk mund të shkonin, ai shkroi në FB, duke  poshtëruar edhe një herë intelektin e njerëzve dhe durimin e tyre. Pas tij u shfaq njeriu-hije, Basha, si për të thënë se edhe unë jam diku këtu, dhe në mos më dëgjofshi faji nuk është i imi. Unë fola, tha ai dhe lirova shpirtin, kur e ndjen se po lirohen edhe dyert e së drejtës për të patur më në fund një akt lirie, që do të thotë një akt gjykimi.

Të nesërmën sheshi ishte si gjithnjë, me njerëzit dhe mjetet e zakonshme, shiu dhe era i mori lulet e vendosura një ditë më parë, fjalët e kryeministrit ishin në faqet e gazetave, edhe tek DITA , familjarët u kthyen në hallet e tyre, gjithnjë me shpresën se do të bëhet diçka për njerëzit e tyre, që të mos jenë të kallur dhe të harruar. Ndoshta ndonjëri prej tyre është edhe i papunë, ndoshta dikujt i duhet ende të paguajë vendimet e prapshta të gjykatave, si vllezërit e Hekuran Dedës, se pushteti edhe të vret, edhe të fyen, edhe të merr paratë; pra.

Gjykata e deri sotme, vrullshëm, sipas urdhërit të lëshuar, dënoi mbi 100 vetë si pjesë e demonstratës së 21 janarit. Askujt nuk i gjeti armë, dinamit, shishe molotov, çadra pistoletë, i dënoi sepse ashtu kishte dashur shefi i tyre. I dënoi, pasi i torturoi, pasi i poshtëroi, pasi i rrembeu rrugëve, si të ishin fantazma. Vitet sëbashku, të të gjithë të dënuarve, e kalojnë dhjetra herë dënimin e vrasësve. Dhe as që mund të ofrohen me urdhërdhënësin, i cili, edhe sot, si lehjet e pasmesnatës, rikthehet tek krimi, së bashku me drojën se çfarë do i ndodhë në një ditë të ardhshme.

Nëse 21 janarët e ardhshëm do të vijnë si ky që lamë pas dhe jo si post-protesta e Ukrainës, askush të mos dalë në rrugë të kujtojë të rënët, le t’ua lëmë kujtimin e tyre vetëm të afërmve, sepse nëse ndodh kështu, që ne të përkujotjmë dhe Sali Berisha të na përqeshë i lirë mbi të lirët, do të thotë se jemi bërë pjesë e krimit nga mosndëshkimi i tij.

fq3

 

* * *

Thuajse të gjitha portalet e informacionit kanë informuar sot mbi falënderimet që i kanë ardhur ish-kryeministrit Berisha nga Evgenia Timoshenko, e bija e lideres ukrainase Julia Timoshenko e liruar 48 orë më parë nga burgu.
E vërteta është se nuk ka asnjë falënderim të tillë dhe e gjitha është një sajesë.
Fabula vërtetohet shumë thjeshtë.

Faksimile e portalit Shekulli ku i njëjti lajm, identik, i publikuar sot rezulton i publikuar në portal më 25 tetor 2012
Faksimile e portalit Shekulli ku i njëjti lajm, identik, i publikuar sot rezulton i publikuar në portal më 25 tetor 2012

Në citimin që i bëhet Evgenia Timoshenkos sipas mediave shqiptare kjo e fundit shprehet:
“Falënderoj nga zemra Sali Berishën dhe gjithë shqiptarët që angazhohen në lirimin e nënës sime nga burgu, sepse njeriu ka një jetë dhe një nënë dhe jo dy jeta e as dy nëna. Unë edhe sikur të mos isha e bija e Timoshenkos, ngjashëm do të vrapoja për lirimin e çdo gruaje e akuzuar, dënuar, burgosur padrejtësisht sepse çdo grua është nënë e dikujt…”

Nëse e merr këtë citim dhe këtë paragraf që gjasme e ka thënë sot Timoshenko për Berishën dhe e bën ‘copy-paste’ duke kërkuar në “google” zbulon fare kollaj se ky është një lajm i raportuar afro dy vite më parë, ekzaktësisht më 25 Tetor 2012.  Janë ekzaktësisht të njëjtat fjalë.

Por cili është burimi i informacionit? Edhe kur ky lajm u propagandua në vitin 2012 edhe sot, si burim origjine të informacionit mediet kanë referuar një portal informativ të quajtur “Presheva Jonë”.

Në fakt ky portal e ka risjellë pikërisht sot lajmin e para dy viteve në mënyrë abuzive “si me porosi”, duke e bërë këtë marifet një ditë pasi Berisha ngriti grupin e vetë parlamentar në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Ukrainë.

*****

SHËNIM: Përse kanë nevojë ta bëjnë diçka të tillë?

Aktualisht PD-ja dhe linja mediatike pro-Berishës po intensifikon shumë vëmendjen ndaj zhvillimeve në Ukrainë duke dalë me një solidaritet të pashembullt në mbështetje të Julia Timoshenkos, e cila u lirua nga burgu dy ditë më parë.

Po përse kanë nevojë ta bëjnë diçka të tillë? Ku duan të dalin? Pse nxitojnë të identifikojnë veten pro Timoshenkos dhe haptazi kundër ish presidentit ukrainas Janukoviç? Zor se të vijnë në mend arsye të tjera përveç paraleles mes protestave  kundër Janukoviçit në Kiev dhe atyre kundër Berishës në Tiranë më 21 Janar 2011.  Janukoviç dhe Berisha kanë një të përbashkët të rëndësishme në këto dy histori: Të dy kanë vrarë protestues.

Tani që Janukoviçi, është shpallur në kërkim për vrasje, Berisha duket në psikozë dhe nën ankthin se Ukraina ofroi një shembull të fortë ndëshkimi që atij i djeg shumë.  Oh sa shumë… Ai e di mirë se çfarë ka bërë më 21 Janar. Që Berisha është në ankth pas arratisjes së Janukoviçit të akuzuar për vrasje protestuesish është diçka që pritej. Çudi të bëjnë skemat mediatike që ai po përdor për tu shfaqur si një mbështetës i palës kundërshtare të Janukoviçit.  E shpiku që e shpiku lajmin , por të paktën ta kishte kënduar disi më të besueshëm.  Le të kishte shpikur një letër falënderuese nga djali i Janukoviçit më mirë, ku ky i fundit e lavdëronte për qëndrimin e mbajtur më 21 Janar 2011. Të paktën kështu nuk do përgënjeshtrohej as nga Janukoviçët, ata vërtetë e bëjnë zili Berishën që vrau dhe jo vetëm nuk është ndëshkuar, por gjen kohë të prodhojë dhe lajme të rreme, të cilat për fat të keq, përhapen nga media që e mbajnë veten “serioze”.

 

Share This Article
6 Comments
  • BURG PER SALI SERBIN. BURG PER TE GJITHE FAMILJEN E TIJE. OSE NE KEMI MARRE FUND SI POPULL NESE NUK NDODH. EDI RAMA VEJ GISHTIN KOKES DHE BEJ DREJTESINE REALITET.

  • PSE GENJEJNE SOT KAQ SHUME PUSHTETARET SHQYPTARE?

    Ja si e karakterizon mashtruesin dhe genjeshtarin me pushtet John Locke ne vitin 1714:

    “Gjithmone kam menduar se veprimet e njerezve jane treguesi me i mire i mendimeve te tyre”

    John Locke, 1714

  • Stalini deklaronte shume vite me pare:

    “ME JEPNI LETER DHE LAPS DHE NJE GAZETE QE TE BEJ KOMUNISTE EDHE FEMIJET NE BARKUN E NENES!”

    Kete teori bolshevike e pervehtesoi BOSI i propagandes nacional-socialste te Hitlerit, Gebels dhe me vone u perfeksionua nga Enver Hoxha derisa arriti per perdorim masiv tek Sali Berisha.

    Prandaj nastradini po shton nje citat te Kryeministrit famoz anglez Winston Churchill, kur u zgjodh per here te dyte ne kete post ne vitin 1951:

    “Mediat janë në gjendje të ndryshojnë funksionimin psikologjik të anëtarëve të autditorit të tyre kështu që ajo të veprojë në mënyrën në të cilën dëshiron autori i mesazhit. Mjere ai popull qe nuk e kupton kete gje!”

  • akoma nuk kuptohet sesi ky person non grata per me shume se1ml votues vazhdon akoma te mashtroje te nxjere vrer kunder kujtdo qe idel kunder. ky person nuk duhet denuar me burg, por duhet mbyllur ne ndonje spital psikiatrik ne vendet e afrikes qendrore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *