Për opozitën, fituesit e çmimit administratori i vitit janë njerëz pranë oborrit të pushtetit. Duke denoncuar sërish tenderat në OSHE, Partia Demokratike thotë se brenda një viti, kompania ka kryer 26 procedura tenderuese për ruajtjen me roje private të vetëm 9 objekteve rajonale në gjithë vendin.
“Në këtë mënyrë ajo ka shpërblyer 4 persona me lidhje politike me mazhorancën, duke i dhënë Rigers Balilit (Kryetarit të Bashkisë Delvinë, LSI), Hysni Myrtaj (anëtar i këshillit bashkiak Fier, LSI), Lavdrim Gjicit (vëllait të Safet Gjicit, kandidat për kryetar Bashkie në Kamez i PS) si dhe Paulin Ndreut (vëllait të deputetit socialist Pjerin Ndreu) 477 milion lekë tendera”, tha anëtarja e Këshillit Kombëtar Ina Zhupa. /Dita/
