Në 26 vjet ka ndodhur disa herë kur politikanë me mandat parlamentar ose me poste drejtuese të larta në një nga partitë e mëdha politike, kanë vendosur të shkëputen duke krijuar parti të reja politike. Në shumicën e rasteve motiv ka qenë mungesa e demokracisë së brendshme dhe shanseve të konkurrimit me kryetarin – lider të partisë, – por vitet e fundit ka tendencë të ikjes me motivin e marketingut politik, – gjetjes së një posti të lirë kryetari si shans për të siguruar mandat parlamentar në koalicion me njërën prej partive të mëdha.
Nga mbi 116 parti të vogla politike, vetëm dy parti janë shkrirë (PDR dhe PLDNJ), një tjetër lajmëroi se është shkrirë (PSV91), të tjerat jetojnë e mbijetojnë, kryesisht në koalicione në kujdestarinë e partive të mëdha.
Në vitet ’90 dhe fillimet e dekadës së dytë kalimi i një mandati parlamentar tek një parti e re politike automatikisht sillte regjistrimin e saj në zgjedhje.
Kjo praktikë nxiti fragmentarizmin e partive kryesore dhe lindjen e shumë partive të vogla. Pas vitit 2009 rregullat kanë ndryshuar: sikur 140 deputetët të vendosin të krijojnë një parti të re politike ata janë të detyruar të mbledhin 3000 firma për ta themeluar partinë dhe shumë më tepër firma të tjera për ta regjistruar si subjekt zgjedhor.
Kjo praktikë shtegtuese penalizon përpjekjet e politikanëve për të krijuar parti të reja, ndaj mekanizmi i ri që mund të aplikohet është “blerja” e partive të vogla që janë miratuar në gjykatë vite më parë, por që janë in-aktive në jetën politike.
Të paktën një parti ka deputet aktualisht në parlament përmes këtij mekanizmi, blerjes së një partie legjitime dhe konkurrimin në emër të saj në koalicion me PS ose PD, pa pasur nevojë për firma mbështetëse. E njëjta praktikë pritet të ndodh edhe në vitet në vijim, derisa ligji i partive politike të rishikohet dhe praktika integrale e legalizimit të partive të bëhet më demokratike, më liberale dhe më konkurruese në zgjedhje. BURIMI: ISP


Ja mu aty ne mes ta hedhe bomben ISISI,dhe shkon ne xhehenet.
TE REMBEHEN TE FUTEN NEPER THASE E TE DERGOHEN NE DREJTIM TE PA NJOHUR QE TE MOS DINE KU JANE E MOS KTHEHEN ME NE KETE VEND KU KANE BERE KRIMET ME ANTINJEREZORE QE NJEH HISTORIJA E NJEREZIMIT !
FINANCIERJA GROSHE,
eshte ne te paktat qe i ka rezistuar rrebesheve te kohes, gjithnje ne krye te : PARTIA POPULLORE KRISTIANODEMOKRATE E SHQIPERISE, aty ne Hotin e Ri, dy hapa nga varrezat e shkodraneve qe jeta i ka rezervuar si prehje te fundit.
Quhet pikerisht keshtu: Groshe Thacina, financierja e PPDKSH, partia me te vetmin kryetar dhe keshilltar njekohesisht, Pal Shkambin e lagjes se fameshme Skenderbeg.
Dikujt mund ti duket rromuz, kushtjeter mund ta quaje barcelete, po ne inat te tyre e per krenarine e Groshes, liçenzimi i eshte nenshkruar ne 12 Shkurtin e 2013-tes nga Lefteri Lleshi, dora vete.
Andaj çuni i Tirones, me banim te perhershem ne Surrel, ka gjasa qe nje dite, ne te ardhmen, te gjendet balla per balle te debatoje me Groshe Thacinen, ne Kuvend, ne festat e lagjes, tek morraxhiu kaçurrel Blendi Toptani ne art Fevziu, apo tek mbreti i portaleve porno, Muç Nano nga thynajat e Çorovodes.
Thuhet, ne baret e Laprakes dhe klubet “streep tease” te Endrina Fuges, qe e ardhmja e ketij vendi, me sigurine e nje fallxhoreje te Pazarit te Ri, do rendoje ne bujarine, kthjelltesine, largpamesine e ideve shtetformuese te te madhes Groshe Thacina, nga Hoti i Ri…….
Kjo foto duhet te jete pjese e Historise se Re te periudhes “Demokratike” te Shqiperise,sepse ka pothuaj te plote listen dhe fytyrat e atyre qe ia bene varrin demokracise se briste qe po vinte dhe rrenuan e grabiten pa karar pasurine e perbashket.djersen dhe mundin shumevjecar te popullit.shiten e shkaterruan trashigimine kulturore e historike te vendit.ngriten grupet mafioze qe zhvilluan veset me te keqija te Europes e Botes,si droga,prostitucioni,vjedhja,etj.Keto fytyra vazhdojne te jene ne pararoje te mosecjes perpara te Shqiperise.Ata nuk kane me aftesi te ndryshojne drejtimin qe kane marre se do ishte si vetvrasje per ta.Te korrigjojne vete te shkuaren do te thote te ndershkohen per krimet e pengimit te edhe demoratizimit te vendit.krimet per shkaterrimin e grabitjen e pasurise(qe ne kete rast duhej t.u sekuestrohej].per krimin e perngimit te pranimit tre Shqiperise ne BE.Ndettimin e politikave te mbrapshta te jashtme e te brendshme e shume e shume te tjera.Ata do vazhdojne te jene ne krye edhe sepse kemi nje popull qe fiksohet mbas LEADER-ve qe ne fakt vete populli u jep emer duke mbushur sheshet e mitingjeve e duke degjuar pallavrat e tyre me endje.
Duke pare kete foto me vjen keq per periudhen qe iku duke na lene ne fund te Europes.por me vjen keq edhe se me ndihmen e tyre do vazhdojme te jemi po aty,T.i gezojme te medhenjte e politikes alashqiptarce!