Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV), në periudhën Janar-Qershor të vitit 2019, janë hapur 4818 subjekte të reja kryesore dhe dytësore në kryeqytet.
Numrin më të lartë të subjekteve të reja e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 1979 të tilla. Ato ndiqen nga subjektet e shitjes me pakicë, me 1574 të tilla, ndërsa janë hapur 459 subjekte të shitjes me shumicë.
Nga ana tjetër, 2155 biznese në Tiranë janë mbyllur gjatë 6 mujorit të parë të vitit. Ky është numri total i aktivitete kryesore dhe sekondare që janë mbyllur, kanë aplikuar për çregjistrim, ose kanë status pasiv .
Sipas kategorive, lista e bizneseve të mbyllura kryesohet nga subjektet që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, me 971 të tilla. Ata ndiqen nga subjektet e shërbimit, ndërsa subjektet e shitjes me shumicë renditen të tretat.
Sipas këtyre të dhënave, numri i bizneseve të reja neto rezulton të jetë 2663, për 6 mujorin e parë të vitit.
Sipas lajmit të Scan, zonat periferike të Tiranës, si Dajti, Kashari, Kërraba janë edhe ato që aktualisht kanë potencial për zhvillim biznesi. Çmimet e njësive komerciale me qira apo për shitje, në këto zona, janë më të favorshme. Për më tepër, ka një trend në rritje të qytetarëve të shpërngulen drejt këtyre zonave.
Subjekte të reja, Janar-Qershor 2019
Njësi shërbimi 1979
Shitje me pakicë 1574
Shitja me shumicë me 459
Subjekte të mbyllura Janar –Qershor 2019
Shitje me pakicë 971
Njësi shërbimi 624
Shitje me shumicë 210
e.ll./dita

Dmth asnje bizness i vertete !