Tetori që sapo u largua ishte i vështirë për mua. Unë e mbaja veten si njeri të rregullt dhe zbatoja me përpikmëri masat kundër infektimit me koronavirusin e tmerrshëm.
Unë nuk e hiqja maskën as në rrugë, madje edhe kur bëja ecje përgjatë shëtitores nga Skela në Ujin e Ftohtë. Unë shishen me alkol e mbaja gjithmonë me vete dhe askush nuk hipte në makinën time pa disifektuar duart me alkol.
Pikërisht, me gjithë këto masa unë u infektova me Covid 19 në fillim të tetorit. Nuk e di se si u infektova dhe kush ma ngjiti, pasi askush nuk e ka të shkruar në ballë, që e ka apo jo virusin. Kam kaluar në mendje të gjitha lëvizjet që kam bërë e të gjithë njerëzit me të cilët jam takuar, por nuk e di si u infektova dhe nga kush. Ndoshta humbja për një çast e vigjilencës më bëri që të infektohem.
Po u tregoi rrugëtimin e gjendjes time në momentin që u dhanë shenjat e para:
Dita e parë, data 6 tetor nisi me shpim të grykës dhe dhimbje koke në majë të kokës dhe nga pas dhe gjatë natës mu ça balli nga dhimbjet. Temperatura shkoi në 38.5. Fillova me paracetamol për të mbajtur nënë kontroll temperaturën.
E quajta një ftohje, për shkak se rrija në shtëpi me kanotiere, por edhe sepse kishte nisur gripi sezonal dhe ndoshta ishte ky i fundit që më kishte kapur. Më nisi kolla. Gjatë natës përdora tre herë paracetamol në çdo 5-6 orë.
Dita e dytë kisha dhimbje trupi dhe kollë. Temperatura në mëngjes ishte 36.5. Nuk mund të haja dot si më parë, nuk më linte kolla, por e bëra këtë me pahir. Temperatura nisi të rritej pas orës 14 pasdite në 37.3 dhe 37.5 dhe 37.8. Fillova me paracetamol në çdo 5-6 orë.
Dita e tretë e kuptova që nuk ishte një grip sezonal, por se duhet të isha infektuar me Covid 19. Fillova të ushqehesha me lëng mishi, supëra dhe ushqime me kalori, por edhe disa çajëra gjatë ditës.
Ditën e gjashtë i shkruajta Dr. Tritan Kalos në fb dhe i paraqita situatën. Kolla po më mbyste, gjoksi më dhimbte, por frymëmarrjen e kisha nënë kontroll. Doktori më sugjeroi që menjëherë duhet të nisja mjekimin për ti paraprirë acarimit të gjendjes.
Ai më rekomandoi antibiotik të fortë, Klarithromicinë 500 mg në çdo 12 orë, shoqëruar me Vitaminë C + magnez+ D direkt. Kjo vitaminë është në formë sheqeri dhe pihet pa ujë duke u tretur në gojë, forcon imunitetin. Gjithashtu Dr. Kalo më rekomandoi aspirinën protekt një herë në ditë në drekë, si dhe një shurup kundra kollës.
Ditën e shtatë i telefonova 127-tës dhe i paraqita gjendjen në të cilën ndodhesha. Më sugjeruan që të bëja tamponin në DSHSH e Vlorës. Të nesërmen më telefonuan nga DSHSH dhe më kërkuan që të paraqitesha për të bërë tamponin.
Shkova dhe bëra tamponin dhe pas dy ditësh mora përgjigjen. Isha pozitiv me Covid 19. Më lidhën me mjeken e lagjes për të mbajtur nënë kontroll ecurinë. Ndoshta isha vonuar një javë duke shpresuar se kjo gjendje do kalonte, por isha gabuar.
Mbaja kontakte të përditshme me Dr. Tritan Kalon, duke i treguar situatën dhe duke marrë këshilla dhe sugjerime nga ai. E pyeta Dr. Tritanin për gripin e stinës. Ai më tha se gripi sezonal të mban një javë, ndërkohë që unë e kisha kaluar javën. I thashë doktorit se kisha vërejtur shenja gjaku nga hundët dhe ai më kërkoi që të ndërprisja aspirinën.
Doktori më tha se Covid 19 e ka 12-14 ditë kohën e inkubacionit. Vazhdoja të isha me temperaturë rreth 37.5 dhe përdorja paracetamol për ta ulur. Doktori më rekomandoi që të blija një oksimetër dhe të kontrolloja nivelin e oksigjenit në gjak dhe pulsin.
E bleva në farmaci dhe tre herë në ditë kontrolloja oksigjenin dhe pulsin. Oksigjenin e kisha brenda normave, kurse pulsi luhatej. Tensionin e kisha 11 ose 12 me 7. Në javën e dytë nisa të ndjeja rëndim në stomak për shkak të antibiotikut (unë jam delikat nga stomaku dhe përdorja një ilaç për ta mbrojtur atë, por duket ai nuk bënte shumë punë) dhe kjo më bënte që të kisha probleme kur merrja frymë, më mbyste kolla, megjithëse mundohesha ta frenoja.
I shkrova Dr. Tritan Kalos dhe i tregova për gjendjen. Ai më rekomandoi që të merrja Nexium 20 mg, një kokërr esëll dhe një në mbrëmje para se të flija. Menjëherë u normalizua situata.
Mbërrita në ditën e 14 të infeksionit dhe mu ndërpre menjëherë temperatura. Kaloi mbrëmja, kaloi nata dhe nuk pata më temperaturë. Kjo më gëzoi sepse po kuptoja që po kapërceja zonën e rrezikut.
Kolla vazhdonte të ishte prezent, por çdo ditë duke u rralluar. Dr. Tritan Kalo më këshillonte të kisha durim, sepse kjo situatë vazhdon me ditë dhe javë deri në stabilizim të plotë.
Kaloi një javë pas ditës së 14 dhe temperatura nuk u shfaq më, ndërsa kolla erdhi duke u shuar. Pak dhimbje të lehtë kokë dhe pak dhimbje barku duken hera herës. Antibiotiku më kishte dëmtuar florën e barkut dhe pas 10 ditë mjekim me antibiotik doktori më rekomandoi ta ndërprisja marrjen e antibiotikut dhe të merrja Yovita si dhe kos, janë disa shishe të vogla me një solucion për normalizimin e florës së zorrëve.
Sot që po u shkruaj është dita e 27.
Ajo që dua tu them të gjithëve është kjo:
1. Mos neglizhoni asnjë shenjë. Siç janë te njëri person, nuk janë te tjetri.
2. Merreni seriozisht sapo tu shfaqet temperatura.
3. Kërkoni nga 127 të bëni tamponin.
4. Lidhuni me mjekët infeksionit dhe me mjekun e familjes për të mbajtur gjendjen në kontroll.
5. Është më mirë të trajtohesh në shtëpi se sa në spital kur situata është nën kontroll.
6. Ushqehuni mirë dhe ajrosni shtëpinë.
7. Një pjesë e kalojnë lehtë dhe brenda disa ditëve normalizohen. Ka të bëjë shumë imuniteti i gjithsecilit, por edhe vaksinat që kemi bërë gjatë jetës.
8. Kush ka sëmundje bashkëshoqëruese si diabet apo hipertension, nuk duhet të neglizhoj asnjë shenjë.
Me këtë rast dua të falënderoi publikisht Dr. Tritan Kalon, i cili u tregua i papërtuar, i kudogjendur, i disponushëm në çdo kohë me këshillat dhe sugjerimet apo rekomandimet e tij mjaft të vlefshme. Faleminderit Dr. Tritan Kalo, pa ndihmën dhe kujdesin tuaj bota për mua do të ishte një mynxyrë e vërtetë. Respekte pa fund për gjithçka që ju dhe kolegët tuaj bëjnë në shërbim të ruajtjes së jetës.
Faleminderit edhe të gjithë miqve dhe shokëve që këto ditë janë interesuar për shëndetin tim. Ruajeni veten, mbani maskën, ruani distancën, kujdes me duart dhe mos neglizhoni asnjë shenjë. Deri sa të dali vaksina antikovid, bota do të jetë e mbërthyer nga frika dhe pasiguria për jetën.
Duajeni dhe mbrojeni jetën!
Çlirim Hoxha
Vlorë, 01.11.2020

Te shkuara dhe uroj te jeni mire ne vazhdim. U emocionova duke lexuar pershkrimin e asaj qe keni kaluar me detaje Z.Clirim, duke ndjekur dhe zbatuar me perpikmeri keshillat e profesorit dhe mirenjohjes ndaj doktorit te nderuar Prof.Tritan Kalos. Une si studente e doktor Tritanit dhe si kolege e falenderoj per profesionalizmin, humanizmin dhe perkushtimin ndaj te gjitheve ne qe e kemi bezdisur per familjaret dhe pacientet me keshillat, pyetjet orar pa orar ne pamundesi te vizitave per arsye te Covid19.
JEMI KRENAR ME JU DOKTOR TRITAN KALO. FALENDERIME DHE RESPEKTE QE KEMI PROFESIONISTE SI JU DHE KENI QENE DHE JENI DISPONIBEL PER TE GJITHE NE.
I mire eshte dr.Tritan Kalo,por Shendetesine e komandon nje KIMISTE e jo nje doktor si Tritani!
Se pervec kesaj qe te jesh ministre duhet te jesh besnike vetem e kryeministrit e jo ligjeve,te japesh cdo sherbim me PPP,pavaresisht se sa efekt japin etj!
Por kjo minisre kukull nuk merret fare me sherbimet mjekesore qe u behen qytetareve se e ka futur cdo gje me planifikim,pavaresisht se mjeket mund te rrijne pa pune gjate diteve dhe nuk te vizitojne se nuk te del emri ne kompiuter!
Ministrja nuk merret fare se ne qendren shendetesore nr.2 mjeket vizitat i bejne nga dritaret,mjeja kardiologe te fut ne dhome,por te jep nje karrige tek dera si i burgosur dhe nuk te kontrollon as tensionin,as te ben EKG,as te viziton funksionin e zemres etj dhe te jep ilacet sipas bisedes qe ben me ty!
Ja kjo eshte sot SHENDETESIA FALAS!
ore di njeri ndonjë lajm për nastradinin tonë??
“intelekti”,zgjuarsia,e tij po na mungon!!
nukkemi me kë me tall hajdart!!
Kisha nje pyetje per kete artikullshkruesin.
Eshte e hera e pare ne jeten e tij qe ky zoteria ka pasur kolle dhe temperature?
Apo keto simptoma i provoi per here te pare ne 2020-en?
Me sa di une kolla dhe temperatura kane ekzistuar aq sa ka ekzistuar dhe njerezimi, dhe nuk linden ne 2020-en. Apo hajde, meqenese ekziston axhenda Covid-19 te gjitha llojet e ftohjeve, gripit apo semundjeve te tjera jane Covid-19.
Phoenix
sipas alfred cakos,ja ka pas thënë babai atij,pastaj ufo-t,kollë e temperaturë ka pasur gjithnjë,prandaj kjo puna e kovidit është kot fare!është për të nënshtruar popullin e lirë në të gjithë botën!!
psh unë ju përgjigja pyetjes tënde,për kollën e temperaturën,ti a mund të për gjigjesh kësaj pyetje:
kur ke qënë ti i lirë si popull,atëherë kur everi të quante zot të lirisë,apo sot që “luftove për “lirinë”???
pa pritur përgjigjen
ti e unë asnjëherë nuk kemi qënë të lirë,nuk kemi vendosur asnjëhrë!deri dje na kanë mäshtruar njerzit e mënçur për lirinë tonë inegzistent!
sot!?
po të mashtrojnë idiotët!!
unë do të preferoja të tallte hajdarin me mua një i mënçur dhe jo ver llapa!
me ty po tall hajdarin ver llapa,që beson në tokën e sheshtë,tek iluminati,tek putini trampi dhe erdogani!!
llogaritë bëji vet!!
nse je në gjëndje!!
Na ndricove o Ceno!
Nuk e kuptoj se c’fare te shtyn te flasesh percart. Ndoshta duhet te ndryshosh ilacet.
është e mundur,por ti duhesh mbyllur në çmdninë,nuk ka ilaç që të bën derman!!
jeni shumë!!
e kjo lloj sëmundje quhet budallallëk!!
ska dalë akoma ilaçi!!
Mark Twain thoshte:
“It’s easier to fool people than to convince them that they have been fooled.”
Eshte shume me e thjeshte qe ti mashtrosh njerezit, se sa tu mbushesh mendjen se po mashtrohen.
mirë e ka thënë o fen x morki
problemi është se si e kupton ti!!
pergezime DOKTOR !
nga nje shoku jot i gjimnazit !
Kur keni kollin edhe temperature sot, nuk keni nevoje per tampon: ESHTE kovid! Dr kalo ju ka dhane mjekimin e duhur , edhe kjo ju ka shpetuar, se form pulmonar keni pasur.
Duhet me pi shume 2-3 litra ne dite, kur nuk keni probleme kardiak . Edhe me marr kuren e Doktorit , qe zvogelon pasojet e kovidit.
Lexoj disa komente dhe cuditem me njerezit. Thone eshte loje. Kjo eshte loje per ata qe nuk i ze dhe ata qe kane imunitet. Une jam 55 vjec dhe as paracetomol nuk kam pi ne jeten time. Por me kete koronen 8 dite me temperature dhe me dhimbje koke e trupi i mora te gjitha. Plus pneumoni ne mushkeri. Tani qe me kalo uroj qe te mos zere njeri. Por do ju lutesha ruani veten se eshte nje e keqe e madhe.
Keshtu thua ti, po automatikisht behesh i pabesueshem per vete faktin se te gjithe pa prerjashtim jemi semure gjate jetes sone edhe me kolle dhe me dhimbje koke por edhe me temperature, pavaresisht se dikush nuk ka pire paracetamol, aspirine apo kokaine. Ketu jemi ende bile dhe komentojme te Dita. Nuk ka vdekur njeri.
Apo hajde rrofte axhenda Covid-19 e tja fusim si kau peles, se keshtu na intereson apo keshtu na thone.
Jetoni nen nje realitet virtual e te manipuluar. Gjynah!