LISTA: 27 krimet KÇK, nuk preken gjyqtarët dhe prokurorët

Nela

Nga Aleksandra Bogdani

Qeveria fuqizoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe një strukturë speciale të quajtur Operacioni i Forcës së Ligjit me kompetenca të prokurorisë dhe gjykatës, duke e konsideruar këtë “një ndërhyrje emergjente” për ashpërsimin e luftës kundër kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe një sërë veprash të tjera penale në vend. Ligji nuk prek në asnjë rresht gjyqtarët dhe prokurorët, ndonëse kryeministri Edi Rama e ndërtoi narrativën për emergjencën e kësaj ndërhyrjeje me dëmet e shkaktuara nga njerëzit e drejtësisë, të cilët i ironizoi si “banda Kap Ç’a të Kapësh”.

 

Paketa ligjore e miratuar si Akt Normativ të premten është prezantuar nga kryeministri Edi Rama me titullin populist ‘AntiKÇK’.

Të shtunën, ajo u botua në një cep të faqes së Kryeministrisë si dhe në Fletoren Zyrtare, duke marrë fuqinë e ligjit. [Kliko për të lexuar ligjin]

Akti Normativ përban 39 nene dhe do të ketë fuqi të përkohshme deri më 31 dhjetor 2020. Objekt i tij do të jenë personat e dënuar me vendim të formës së prerë brenda ose jashtë Shqipërisë si dhe personat nën hetim për vepra penale që lidhen me organizatat ose grupet e strukturuara kriminale, terrorizmin si dhe 27 krime të tjera të rënda, përfshirë vrasjet, vjedhjet me dhunë si dhe shkatërrimin e pronës.

Paketa ligjore është e ndërtuar mbi dy shtylla kryesore; ndërmarrjen e masave kufizuese personale ndaj personave të dënuar ose nën hetim si dhe masat e karakterit pasuror. Këta të fundit mundet gjithashtu të penalizohen dyfish, si nga ligji i qeverisë ashtu edhe nga Kodi Penal apo Paketa Antimafia.

Ligji nuk prek në asnjë rresht gjyqtarët dhe prokurorët, ndonëse kryeministri Edi Rama e ndërtoi narrativën për emergjencën e kësaj ndërhyrjeje me dëmet e shkaktuara nga njerëzit e drejtësisë, të cilët i ironizoi si “banda Kap Ç’a të Kapësh”.

Një numër organizatash të shoqërisë civile paralajmëruan të premten rrezikun e shkeljes së Kushtetutës përmes këtij akti si dhe denoncuan miratimin e tij pa konsultim publik dhe përtej rrethanave të një gjendjeje të jashtëzakonshme.    “Duke e konsideruar si paketë të një rëndësie të veçantë që mund të cenojë respektimin e të drejtave të shtetasve, organizatat e mësipërme bëjnë thirrje që diskutimi i kësaj pakete do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe në respektim të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” deklaruan organizatat.

Aktet Normative janë një hapësirë në Kushtetutën e Shqipërisë, që i jepin mundësi qeverisë që në kushtet e një emergjence civile, të miratojë një vendim me fuqinë e ligjit, i cili hyn në fuqi menjëherë, por i nënshtrohet procedurës parlamentare më vonë. Në pushtet prej 7 vitesh, qeveria nuk e ka shpjeguar ende se cila është emergjenca që justifikon përdorimin e këtij mjeti kushtetues.

Masat e kufizimeve personale  

Sipas aktit normativ të qeverisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe një strukturë speciale e quajtur Operacioni Forca e Ligjit, OFL do të kenë fuqinë që të vendosin një sërë masash kufizuese ndaj personave të dënuar apo të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar dhe në krime të tjera të rënda.

Struktura e emërtuar “Operacioni Forca e Ligjit” do të drejtohet nga kreu i Departamentit të Policisë Kriminale, post i cili mbahet aktualisht nga Tonin Vocaj.

OFL ka të drejtën që t’i kërkojë Prokurorisë së Posaçme, SPAK një sërë masash kufizuese ndaj personave të dënuar ose të dyshuar; të tilla si kufizimin e perimetrit të lëvizjes, dëbimin deri në një vit nga një zonë e caktuar administrative, bllokimin e pasaportës ose të daljes jashtë vendit për një periudhë 1 vjeçare.

Gjithashtu, subjektet mund të urdhërohen të mos largohen nga banesa ose t’u deklarojnë autoriteteve të policisë oraret dhe vendet ku mund të gjenden çdo ditë.

Sipas ligjit, masa të tilla ekstreme mund të ndërmerren në mungesë të një vendimi gjykate edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit “në rastet e nevojës dhe urgjencës”.

Në këto raste, ligji parashikon që masat parandaluese t’i komunikohen prokurorit jo më vonë se 24 orë, ndërsa ky i fundit ka afat deri në 72 orë për t’ia paraqitur gjykatës.

Ligji përsërit shpesh edhe mundësinë e ngatërrimit të personit.

“Kur del qartë se është ngatërruar personi ose nuk është një nga subjektet e parashikuara në nenin 5 të këtij akti normative, prokurori me vendim të motivuar urdhëron heqjen e masës parandaluese,” thuhet aty.

Masat personale të karakterit parandalues nuk shuhen në rastet kur subjektet po procedohen sipas Kodit të Procedurës apo legjislacionit penal. Sipas ligjit të qeverisë, në rastet kur një individ është duke vuajtur një masë të sigurimit personal si p.sh burgu apo arresti shtëpiak, masa parandaluese mbetet e pezulluar dhe aktivizohet pas përfundimit të masës së parë.

Masat e sekuestrove

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal konsiderohet si një ndër mënyrat më efikase në luftën kundër krimit të organizuar. Në drejtim të aseteve kriminale, Shqipëria aplikon prej vitesh ligjin Antimafia.

Megjithatë, ligji i qeverisë ngarkon “Operacionin Forca e Ligjit” që të verifikojë pasuritë e personave të dënuar me vendim të formës së prerë ose personave nën hetim për krim të organizuar dhe krime të rënda dhe brenda 48 orëve, t’u kërkojë atyre ose familjarëve të tyre që të vetëdeklarojnë burimin e pasurive të dyshuara.

Në kushte normale, kreu i Policisë së Shtetit i referon rastet tek prokurori dhe i kërkon këtij të fundit të kërkojë një masë sekuestroje në gjykatë. Por njësoj si në rastet e masave personale, ligji parashikon që kreu i Policisë së Shtetit të kryejë vetë sekuestrime në rastet e nevojës dhe urgjencës dhe kur ka dyshime të arsyeshme.

Urdhri i sekuestros së pasurisë, i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i komunikohet menjëherë subjektit dhe brenda 72 orëve prokurorit. Pasi ka informuar subjektin, kreu i Policisë merr masa për ekzekutimin e urdhrit përmes kalimit të pronës në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara.

Ligji i jep të drejtë prokurorit që të heqë masën e sekuestros në rastet kur ai e dikton të nevojshme ose kur del qartë se është ngatërruar personi ose nuk është një nga subjektet e ligjit dhe në fund çështja i shkon gjykatës.

Megjithatë, ligji i qeverisë nuk parashikon problemet apo penalitetet që mund të shkaktojë ngatërrimi i personave.

Përgjatë një viti të funksionimit të ligjit, qeveria parashikon përjashtimin e subjekteve të mësipërme nga e drejta për të përfituar leje apo licensa, koncesione apo tendera publikë. Nga diskutimet e mëparshme është kufizuar gjithashtu e drejta e stukturave të policisë për të kryer përgjime pa urdhër prokurori apo vendim gjykate.

Ligji lë megjithatë një shteg hapur në rastet kur dyshohet se një subjekt po planifikon, organizon apo po merr pjesë në kryerjen e një krimi. Në këto raste, drejtueri i OFL-së mund t’u kërkojë operatorëve të telefonisë celulare apo atyre që ofrojnë shërbime interneti që të identifikojnë në kohë reale një subjekt ose numrin e tij të telefonit ose komunikimet në internet, duke informuar më pas Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe prokurorin.

 

Veprat penale që preken nga Akti Normativ

Neni 77; Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër

Neni 78; Vrasje me paramendim

Neni 78/a; Vrasje për gjakmarrje

Neni 79; Vrasje në rrethana të tjera cilësuese

Neni 79/a; Vrasja e funksionarëve publikë

Neni 79/b; vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

Neni 79/c; Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

Neni 109; rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit

Neni 109/b; shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

Neni 110/a; Trafikimi i personave të rritur

Neni 114; Shfrytëzimi i prostitucionit

Neni 117; Pornografia

Neni 128/ b; Trafikimi i të miturve

Neni 134; Vjedhje me pasoja të rënda

Neni 136; Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

Neni 138/a; Trafikimi i veprave të artit

Neni 139; Vjedhje me dhunë

Neni 140; Vjedhje me armë

Neni 141; Vjedhje me pasojë vdekjen

Neni 151; Shkatërrimi i pronës me zjarr

Neni 152; Shkatërrimi i pronës me eksploziv

Neni 278/a; Trafikimi i armëve dhe municioneve

Neni 282/a; Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioactive

Neni 283; Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Neni 283/a; Trafikimi i narkotikëve

Neni 284; Kultivimi i bimëve narkotike

Neni 284/a; Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

 

*****

Aleksandra Bogdani është gazetare e BIRN Albania. Bogdani ka një ekperiencë të gjatë në mediat shqiptare dhe më parë ka punuar zëvendës kryeredaktore e gazetave Mapo dhe Shekulli

Share This Article
16 Comments
  • Hahahaaa
    I madh Ramiu
    Hajde genjeshtar publik hajde
    Uee ueee ueee cfare karagjozi monster
    Ky tall trapin me shtetin dhe gjithe miletin
    Se ndryshe nuk ben sens e gjithe kjo histori

      • Në dukje, pak gjëra mund ta ndajnë komedianin nga karagjozi, por në thelb botët e këtyre të dyve janë shumë larg njëra-tjetrës. Që me Aristofanin e Greqisë së lashtë, komedia ka qenë një ndër instrumentet më të rëndësishme, nëpërmjet të cilit arti ka paraqitur të vërtetën e vet. Don Kishoti, konsideruar nga shumëkush si romani i parë modern në perëndim, ishte jo rastësisht (tragji-) komedi, ashtu si edhe kinemaja e pionierëve Baster Kiton e Çarli Çaplin.

        Pavarësisht kësaj, bota ka prodhuar gjithmonë edhe art banal, dhe humori si surrogat i komedisë është ndoshta më i keqpërdoruri. Nevoja e turmave për gallatë dhe dëfrim është e papërmbajtshme dhe arti është shfrytëzuar për të përmbushur orekset e tyre. Duke u maskuar si art, produktet komerciale mbushin barkun e masave me mall konsumi pa vlerë, në të gjitha zhanret – muzikë, pikturë, letërsi, kinema etj.

        E njëjta gjë ndodh shpesh edhe në politikë, sidomos në atë të Ramës. Propaganda e tij falsifikon vlerat, duke i shitur dështimet e këtyre drejtuesve si suksese. Në mënyrë të pacipë, ajo paraqet, bie fjala, betonizimin si zhvillim, duke i konsideruar vlerë kullat në qendrën historike të qytetit, ndërsa një ndërtesë historike si ajo e Teatrit Kombëtar e quan “karakatinë” pa vlerë.

        Në këto kushte, është e kuptueshme ortakëria e kësaj qeverie me individë apo produksione komerciale me zero ose shumë pak vlerë artistike. Qeveria është vetë e tillë: komerciale dhe propagandistike, shumë piar, zero mirëqeverisje.

        Në këtë linjë, bashkëpunimi i aktorëve Edi Rama me Ermal Mamaqin në dy filmat e tij të fundit është, gjithashtu, jo i habitshëm.

        Humori i nivelit të Ermal Mamaqit, si edhe i shumë të tjerëve të ngjashëm, është një produkt konsumi me vlera të dyshimta artistike, në mos pa ndonjë vlerë fare, përveç asaj monetare. Ky lloj humori nuk thotë asgjë, nuk evokon asnjë ide apo mendim, nuk pasqyron asnjë realitet apo fenomen, si dhe nuk shfaq finesë apo mprehtësi në atë çfarë ofron. Ai është i drejtpërdrejtë, i atypëratyshëm, i parafinuar dhe, madje, banal. Qëllimi është të tërheqë sa më shumë vëmendjen, pavarësisht se si dhe me çfarë.

        Edhe shfaqjet karnavaleske të Kryeministrit Rama gjatë viteve të para të karrierës së tij politike kishin për qëllim të prodhonin një profil politikani ndryshe nga të tjerët. Rama përpiqej të shfaqej si një personazh trendi, pa komplekse, gallatë, që nuk e çan kokën për asgjë dhe bën atë që mendon.

        I rrethuar dhe i mistifikuar nga aureola e artistit, ai përpiqej të thyente tabutë në politikë, dhe këtë e tregonte edhe në detajet më pa rëndësi, si shfaqjet qesharake në media e spektakle televizive. Ndaj diçitura e fotos së Mamaqit me Ramën në Instagram është shprehje e saktë e vazhdimësisë së kësaj prirjeje.

        Përfshirja që herët, kur kandidonte për Bashkinë e Tiranës, në një videoklip të grupit West Side Family, ishte ndër hapat e tij të parë në politikën variete. Një sërë shfaqjesh të tilla do të vijonin më tej si daljet televizive duke luajtur basketboll, duke luajtur në lodrat e fëmijëve gjatë inagurimit të “7 xhuxhave”, shëtitja me sëpatë në dorë para kamerave për të prerë një shtyllë në mes të Tiranës, vallëzimi në Dancing With the Stars etj.

        Karriera e tij është e mbushur me shfaqje të tilla, duke e bërë atë të ngjajë më shumë me një personazh në show biz, sesa me një drejtues që kërkon të qeverisë.

        Pak pas ardhjes në pushtet, qeveria Rama shkaktoi pakënaqësi në rritje në publik, përkrah skandaleve të paimagjinueshme, ku pushteti u shfaq në ortakëri me krimin e organizuar, trafikantë e banda kriminale, që erdhën e vazhdojnë të vijnë deri në parlament e në krye të bashkive.

        Të gjitha këto ndodhin teksa varfëria dhe papunësia rriten, ndërsa njerëzit po ikin masivisht nga vendi i tyre.

        Nevoja për trukim të imazhit është rritur aq shumë, sa në shfaqjet e qëverisjes së tij, Kryeministrit i duhet të marrë tashmë rolin e një kllouni. Nga veshjet me kostum e këmishë, por me kravata e çorape që vezullojnë prej ngjyrave të ndezura, ai kaloi tek jamamotot e shallvaret, tutat e sportit, e deri te shfaqja në samite ndërkombëtare me atlete të bardha.

        Dy vjet më parë ai u shfaq me kostumin e babagjyshit në një emision televiziv gjatë festave të fundvitit, ku i bëri dhuratë një të ftuareje një vend punë në qeveri.

        Një vit më parë, në pikun më të ulët të besueshmërisë, ku e zhytën protestat studentore, ai u shfaq në dush, në reklamën për një emision humoristik, ku u përpoq ta mbulonte me harresë situatën ku ishte përfshirë.

        Sot, në kulmin e krizës politike dhe të autoritarizmit të tij, teksa prokuroria bën çmos të shpëtojë nga burgu frytet e zgjedhjeve njëpartiake të tij, ku mori mbështetjen më të ulët në historinë e PS-së, Rama shfaqet si personazh në një film gallatë, “thyerje brinjësh e tabush”, me siguri me vlera të ngjashme artistike si humori banal e dylekësh i një autori komercial si Mamaqi.

        Ky është vetëm stacioni i rradhës i kësaj metamorfoze të Ramës, e imponuar nga dështimi dhe nga nevoja për ta mbuluar atë.

        Qëllimi i kësaj propagande është vetëm spostimi i vëmendjes, për t’i bërë njerëzit të flasin për gjithçka përveç qeverisjes. Ajo synon të jetë argëtuese, eglendisëse, madje edhe skandalizuese, duke i mbajtur turmat në gjendjen e të mos menduarit.

        Duke e orientuar publikun në nivele gjykimi që nuk shkojnë përtej imazhit, habisë apo thashethemnajës, kjo lloj politike kërkon ta mbajë të angazhuar spektatorin në ngjarje periferike, pa rëndësi, që zbusin mllefin e krijuar nga qeverisja.

        Megjithatë, kjo lloj politike nuk mund t’ia dalë mbanë pa pasur një kontroll absolut mbi mediat. Në çdo vend tjetër, kryeministrin do ta merrnin me shqelma, nëse do të sillej në këtë mënyrë.

        Nga ana tjetër, nga skandali në skandal, kjo lloj politike piari nuk mund të mbajë gjatë. Sado truke mediatike e kontroll mbi televizionet, gazetat, portalet, e deri te profilet dhe faqet në mediat sociale të ketë qeveria, dështimi i saj është bërë tepër i dukshëm dhe i rëndë për të qëndruar mbi paterica.

        Në fakt, pa këto instrumente, qeverinë Rama nuk do të kishte propagandë humoristike që ta mbante në këmbë.

  • Jemi Kolumbia apo kemi NDRAGETEN,CAMORREN,COSA NOSTREN apo JAKUZZI-n????
    Jo…sepse Shteti vet eshte ORGANIZATA KRIMINALE në Albanistan!!!
    400 mije € për Prefekt
    600 mije për Deputet
    200 mije për drejtor Policie….etj me rradhe.

    Kush e ngriti dhe e mban KËTË SISTEM në këmbë…?
    Vete Shteti Mafie me Ramen Saliun Metën Nanon…Basha eshte vecse nje spurdhjak 1 ushtar asgje me shume.
    E ateher….??
    Ky eshte 1 show para negociatave asgjë më shume 0 rezultat për veç ndonjerit që do kete fatin e keq.
    Show i Mafias Shtet!!!

  • Jemi i vetmi shtet ne planetin Toke, qe me nje akt normativ rrezon Kushtetuten, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, Kodin Penal dhe Kodin e Procedures Penale.

    Besuat se do benim reforme ne Drejtesi ?

    Pijini legun.

  • Genjen per cdo gje pa teklif se e ndjen qe ka futur virusin e mosbesimit gjithandej. Ndaj i sulmon mediat

    Dileme e veshtire: eshte karagjoz apo mashtrues?

    Dje u perball me durrsake qe termeti i ka lene rrugeve. Genjente si ne harados dhe pa u skuqur nga shtatlartesia e kryeministrit qe te ben gjemen e te mbyll gojen.

    Atij qe i thoshte na eshte prishur shtepia, ai i thoshte se kishin filluar shume ‎rindertime. Asnje nga ata qe ishin te pranishem nuk e paskeshin patur fatin te ishin mes mijera projekteve.

    Atyre qe i thonin se nuk kishin marre ende parate e bonusit te qerase dhe qeradhenesi kerkonte parate, i thoshte se sa kohe kishte letren e bashkise ne dore, qeradhenesi eshte i garantuar. ‎Por asnje nga hallexhinjte qe e pyeten nuk e kishte marre bonusin dhe qeramarresit nuk pranojne letra pa vlere por para te thata.

    Nje zonje qe u ankua se po i vidhnin sendet nga shtepia e braktisur dhe nuk kishte polici te ruante, per Edi Ramen ‎ajo fliste pa lidhje. Ajo i tha qe ky ishte fakt. Fundja ate te gjoren kishin vjedhur se ne Surrel eshte Garda e Republikes.

    Durrsakeve qe u ankuan se askush nuk po bente riparime, u tha qe qeveria kishte kthyer mbrapsh projektet se qeveria na qenkerkesh shume e preokupuar qe projeketet te jene me standarte, shume te thella e te plota. Nderkohe hallexhinjte as kane pare njeri t’u shkoje ‎e beje verifikime te sakta e jo me projekte.

    Kulmi ishte kur e pyesnin se kur do riktheheshin ne shtepite e tyre: ” Shihni Italine , ku njerezit kane me shume se dhjete vjete qe ende jane ne shtepi konteiner”. Pra u tha mes rreshtave qe meqe ne Itali jane rrugeve tash dhjete vjet, durrsaket do te rrijne njezet e kusur vite.

    Edi Rama nuk u shpjegoi edhe pse termeti shkaterroi Durresin, shumica e zonave dhe projekteve te rindertimit qe miratoi qeveria e tij do ti kete ne dore Veliaj ne Tirane. Hienat nuk krahasohen me keta!

    Durrsake, ndajeni ju dilemen nese ky person qe ju qeveris eshte karagjoz apo mashtrues. Njesoj si ai jane ata qe i rrine pas ne kete cirk turpi. Edhe po te zgjidhni te dy opsionet bashke, nuk gaboheni aspak. Nje gje eshte e sigurt: sic ju ka vjedhur voten, parate dhe shpresen, po ju vjedh edhe vitet qe jua ka dhene Zoti!

    • Ajo qe vertet me vjen keq ne kete vendin tone kaq me halle, nuk eshte varferia dhe sa e sa te keqia te tjera, (jo se keto nuk me dhembin), por korruptimi shpirteror i asaj shtrese qe ne zhargonin e perditshem quhet shtresa intelektuale e shoqerise.
      Heshtja, indiferenca, pasiviteti, pa aftesia per te ngritur nje fryme te ndergjegjes shoqerore, apo akoma me keq, rreshtimi i tyre pas cetave te hajduterise!
      Kjo eshte e keqja me e madhe jona. Ne nuk kemi nje strukture morale ku shoqeria te mbeshtetet e te qendroje fort para pushtetit, sidomos para pushtetit te korrupsionit e parase.

  • Do i detyrojne gjithe kontrabandistet te paguajne nga dy here.
    Njehere kur kane gjyqin e ligjshem, dhe heren tjeter kur kerkesa e policise do ti paraqitet gjykatesit per vleresim.
    Ky eshte dobic nga te kater anet.
    Gjynah qe studentet u braktisen.
    Ketu po perfitojne perseri gjykatesit dhe prokuroret, aq me teper politikanet, qe nuk u preket qimja fare.
    Jepi Ramut, eshte koha jote.. Vidh sa me shume, sepse me shume ke per te rrahur gjoksin.
    Kur ke nje popull kaq idiot, pse jo?

  • Si ka mundesi tani qe vijne zgjedhjet KCK shfaqet si varka e shpetimit !!!
    Rama eshte nje palaco nje mashtrues me ngjyra dhe piktura Pse ? Ja ta them une .U zotua se do te vendoste drejtesine e 21 Janrit, Gerdecit ? Ku eshte Drejtesia ?!! Kap Ca te Kapesh si fenomen eshte i vjeter, ne politiken shqiptare ! Ai 700 mije euro nje Kafe, ishte bruto me ze e figure !
    Cberi Rama ? U bashkua me Like Floririn regjizorin e Viktimave 4 vet u vrane ne Bulevard U kap me bllok ne dore !
    Cfare beri Rama ?
    U bashku me Meten ndau pushtetin pastaj u prishen prap !
    Ky eshte karagjozlliku i politikaneve shqiptare , qe kane marr dhe marin ne qaf qytaret e ndershem shqiptar !
    Paketa me aktet normative kunder gjasme krimit eshte nje mashtrim pse ?
    Sepse nuk eshte per VIP -at e krimit ata qe e ushtrojne vertet ate duke patur nje pushtet ?
    Skandali i Unazes pse mbulohet ?!! Vangjush Dako ? Pse MBULOHET ? Sajmir Tahiri pse mbulohet ?!!
    Ikeni pare pasurite e socialisteve VIP ?

    Nje fjale e urte thote :
    ” Ujku ujku por cakalli beri namin”

    Nje koment per “i love Tropoja” nje surrugato film qe nuk ka asnji fije talenti percielles !
    Eshte nje humor halabakesh te nje shoqerie halabakesh bashkohor qe kane nje regjizor halabak qe tall njerzit dhe i ofendon femrat si nje maskara i vertete !
    Nje mi hale qe imiton artin e humorit duke bere banalitet qe te sjell zorret ne gryk !

  • Vetë termi “Kap ç’a të kapësh” i shëndruar në trajtën KÇK, një produkt i zhargonit primitiv të kryeministrit, kompromenton nga pikpamja e përdorimit normal gjuhën e qytetruar shqipe, aq më tepër gjuhën zyrtare të një shtetari dhe për më tepër s’ mund të jetë një term serioz juridik i një shteti normal. Një zyrtar shtetëror serioz nuk mund të kthej në term juridik zhargonin e një mejhaneje periferike “Kap ç’a të kapësh”.Nuk e di por një specialist i gjuhësisë t’më shpjegojë pjesëzën “ç’a”.
    Mender anti KÇK ka synime që Edi Rama, bashkë me bandën e tij të kusarëve, të rrëmbej pasuritë e krimenelëve duke filluar nga makinat lluksoze, resortet, tokat dhe Rama ka peng edhe pasuritë e prokurorëve dhe gjykatësve por të jeni të sigurt që nuk do ti cënoj aspak por do ti shantazhoj që të mos i kundërvihen në sekuestrot abuzive që duan firmën dhe vendimet e tyre. Anti KÇK është një kapje të gjithçkaje nga Edi Rama dhe banda e tij nga pasuria e kriminelëve ordinerë të dënuar dhe atyre që s’janë dënuar, por ligji do ti shantazhoj që edhe ata, të padnuarët, të mos i kundërvihen kryekusarit kryeministër.
    Synimi tjetër është që ti bëj presion, të mbaj nën kontroll dhe të mënjëanoj SPAK dhe BKH nga goditja ligjore e krimit të organizuar dhe të mos bjen pasuritë që do të sekuestrohen nga SPAK dhe BKH në duar e shtetit simbas rregullave por vetëm në duart e vetë kryekusarit. Anti KÇK e Ramës është goditja vdekje prurse dhe dinake kundër SPAK dhe BKH që në qoftë se do të realizonin drejtësi me duar të pastra të parin që duhet të ndalonin urgjentisht si njeriu më i rrezikshëm aktualisht i kombit tonë është Edi Rama. Ai është i vetëdishëm për këtë, mjafton të mendosh krimin e çpopullimit galopant të trojeve shqipëtare, vetëm në fshatin tim kohët e fundit janë gati dhjetë familje që përfundimisht ikën jashtë shtetit, dhe familjet e tjera përbëhen vetëm nga pensionistët pothuaj të gjitha. Edi Rama po bën atë që asnjë pushtues nuk i ka bër këtij kombi, dhe është antishqiptari më i madh i të gjithë kohrave dhe duhet ndalur urgjentisht si subjekt i një seri veprash të rënda penale.
    Synimi tjetër është krijimi i një garde gadafiane që do ta mbroj atë nga urrejtja popullore, një gardë e armatosur gjer në dhëmbë, e mir trajnuar dhe e veshur me kompetenca mbi ligjore dhe antikushtetuese që do të jetë nën urdhërat direkt të tij për të realizuar grumbullimin e pasurive të krimit ordinerë në mënyrë urgjente para se ato të sekuestrohen në mënyrë të ligjëshme nga SPAK dhe BKH dhe diskutohen miljarrda që do të bjen në duar të Ramës. Dhe mbas gostis së sekuestros garda do të jetë më e motivuar për të mbrojtur prapanicën e bosit Rama që është detyra kryesore e strukturës diktatoriale Operacioni Forca e Antiligjit.
    Anti KÇK nuk është gjë tjetër veçse shpikja më e flliqur dhe më djallëzore e Ramës për të kapur e rrëmbyer gjithçka. Edhe asetet e krimit duhet të bjen vetëm në kthetrat e tij të flliqura. Qoftë i mallkuar ky djall i zi i antishqipëtarizmit!

  • hahaha ai qe vret gruan apo burrin femijet ngelen jetim dhe RAMA u mere dhe shtepin
    Ik o trap se ike me turp. Ky esh kompromisi qe ta mare luli i mbaruar qeverin. Ajde dorezim ajede.!!! Dorezim pa kushte fare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *