Shqipëria dhe shqiptarët janë një komb në zgjerim, dhe Serbia duhet të tregohet e kujdesshme dhe të ketë marrëdhënie të mira me ta. Pohimi i mësipërm është i mysafirit të sotëm në Tiranë, kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Një arsyetim pragmatist, që i shkon paralel edhe pohimit tjetër të fundit të zotit Vuçiç, se nuk ka ndërmend të “kthejë kusur” për provokimin e dronit mbi Beograd.
A tradhton gjithsesi një nuancë droje qëndrimi publik i Vuçiçit në intervistën e tij për B92 para kësaj vizite? Pra, nëse shqiptarët “nuk do të ishin një komb në zgjerim”, a do të sillej ndryshe Beogradi? Fakti është që kështu ka ndodhur historikisht më parë; por është fakt gjithashtu që Aleksandar Vuçiç po luan mbi një litar ekuilibri në politikën e brendshme të Serbisë, dhe besoj se ky lloj pohimi ishte një tërheqje vëmendjeje edhe ndaj audiencave nacionaliste të vendit të tij: Ata nuk janë aq të vegjël sa ç’pandehni, mjaft me fërkime, duhet të merremi vesh!
Sido që ta marrësh, është fjala për një qëndrim të kthjellët dhe “ylber-kapërcyes” të kryeministrit Vuçiç. Ai ka hedhur edhe hapa të tjerë të ngjashëm më përpara: Ka pranuar pafajësinë e shqiptarëve në “masakrën e Pejës” ku misteriozisht u vranë pesë të rinj serbë; e ka pohuar se Kosova është pengesë e pakapërcyeshme për integrimin e Serbisë në BE, dhe ka shpallur solemnisht në fushatat e tij elektorale, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit galopant në vend, dhe forcimin ekonomik. “Po mbetëm në vend numëro, Serbinë e pret katastrofa”, tha hapur ai pas zgjedhjeve të marsit 2014.
Pra, me hir a me pahir, me pragmatizëm, realizëm apo ta quajmë si të duam, Aleksandar Vuçiç në Tiranë “vjen për biznes”. Infrastruktura, energjia, lidhje rrugore e hekurudhore, akses në një port shqiptar etj. Dhe mirë bën. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne, të shohim çfarë na bashkon dhe si mund të bashkëpunojmë me përfitim reciprok për të dyja vendet. Vuçiç mund të thotë të vetën për Kosovën, ashtu si kryeministri ynë e tha të tijën në Beograd. Por fakti që mysafiri ka marrë me vete në delegacion edhe ministren e Infrastrukturës dhe Ndërtimit, njëherësh zëvendëse e tij në qeveri Zorana Mihajloviç, nënkupton që “he means business”. Ashtu qoftë!/A.Koçiko

poshtersia dhe pabesia serbe nen mbrojtjene dhe pameshirshmerine angleze e amerikane vjene ne tirane per te vjedhure dhe shkatruare perfundimishte tokene dhe njerzite e kesaje toke skllave te perjetsheme te serbise mjer kete vende qe e ka ne dore ky shtet i ci sa nderohete sala qe ishte komplete ne sherbime te serbise po serbia i ve keshilltare gjoja rames qe do mendonte per shqiperine dhe shqiptaret i ve keshilltare shkelzene maliqine birine e saje serbine ne disa breza qe vetem shqiperine nuk do apo ju dita qe bete ate shkrime aq brilante kunder ketije serbi te paguare mire ne disa breza nuk ka skllever do ngelemi derisa politikanete e ketije vendi vendosene nga armiqte e shqiperis
Nuk harij te kuptoj se si mundet te behesh ti europian kur ndjell kaq urejtje kur ne se bashku kemi kerkuar dhe europa na dha statusin kandidat per tu antarsuar ne ket familje!
Kultura e jote por edhe vendit nga vjen ka nevoje te rishikohet e tu pergjigjet integrimit ate qe koha ka treguar se kush integrohet gezon dashurin e respektin e te gjith vendalinjve me renje e me dege?
Perse respekton gjith krishterimi shqiptar faik konicen nje mysliman, qe evuloj ne raport me kulturat ku ai jetoj dhe ngelet per gjith shqiptaret nje nder figurat me te respektuara te shqiptarise!
Ka ardhur koha qe genjeshtrat dhe obskurantizmin fetar ta shporri edhe Europa !
Feja e Europes , duhet te jete dhe do te jete Shqiptaria , qe eshte dija hyjnore shkencore e sterlashte mbi te cilen u krijua Europa nga Albanet !
“Feja” reale e Europes deri ne Urale , eshte Kultura dhe dija shkencore e Albaneve , si themeluesit dhe zhvilluesit e Atlantit , dije qe eshte e paster edhe sot e kesaj dite ne Gjuhen Hyjnore Shqipe !
Kush kerkon te na terheqe pas 4 mije vite , kur filloi lufta kunder Albaneve , gabohet rende ! Universi nuk mund te eci perpara me genjeshtra !