Edhe më i pashpresi tek klasa politike ka pasur një ndjenjë të vockël besimi se në ndërrimin pushtetor do të kishte, të paktën, disa zhvillime të reja në dhënien e drejtësisë. Ka shpresuar dhe ka pritur. Ka pritur me durimin e njerëzve të nëpërkëmbur.
Dilema e parë që është shtruar para 23 qershorit ishte tronditëse, por e vërtetë: mafia e kishte në dorë përfundimisht politikën, apo kishte vetëm një pjesë të saj, pjesën qeverisëse?
Dilema e dytë kishte të bënte me ndëshkimin, me ndëshkimin si afat dhe jo si domosdoshmëri; pra me përcaktimin e një harku kohor, në të cilin ndëshkimi do të bëhej një normë e zakonshme jetese, dhe jo me përballjen nëse do të kishte apo jo ndëshkim. Kjo e fundit, sidomos nga 1 milionëshi i njohur që votoi pro qeverisë së sotme nuk është vënë në dyshim asaj kohe. Tani, ndërsa është harruar ajo pjesë e dilemës, që kishte të bënte me afatin kohor, janë kthyer të dyja njëherësh: është e gjithë klasa politike nën sundimin e mafias financiare e politike, dhe, me rëndesën e dytë se nuk do të ketë kurrë ndëshkim.
Ka disa ditë që e gjithë media shqiptare, politika, deri në majat më të larta të saj, flasin dhe dëshmojnë për një skandal të ri financiar: DIA –CEZ dhe për dhjetra e qindra milionë euro që janë zhdukur nëpër pusetat bankare të parajsave financiare. Emra, përgjime, fakte, dëshmi, njerëz të arrestuar, të tjerë të akuzuar, kërkesë për hetim ndërkombëtar, ripërsëritje kërkese, duel i heshtur në SHQUP, përgjigje negative nga ambasada e SHBA-së, që kësaj here kërkojnë të rrijnë larg gjithçkaje, ndoshta edhe nga që e dinë se edhe kjo aferë do të shpërbëhet si të tjerat; përsëri akuza, shpresë shqupse për prishje qeverie, kërkim dorëheqje, përgjigje skraparllije, në dukje e zakonshme, por pas saj mund të ketë shumë të papritura. Një grup i vogël njerëzsh, të gjithë të lidhur me pushtetin e djeshëm janë bërë nga vetë shteti i tyre milionerë. Pastaj…
Është krejt e mundur që kjo aferë, dalëngadalë, të shuhet, të jetë memece dhe e gjitha të përfundojë në aktorët e dorës së tretë, ata që u futën për të qenë kurbanët e ardhshëm. Në të vërtetë kjo ishte një furtunë që erdhi nga jashtë, për të tronditur gjërat brenda; por mund të ndodhë edhe ndryshe, që shoshitja nga brenda të lërë gojëhapur edhe ata që janë jashtë.
A e dinte qeveria e sotme, skandalin CEZ-DIA? Po, e dinte. E dinte në të gjitha detajet e saj; që nga nënshkrimi, sepse e ka denoncuar kur ishte në opozitë; që nga përdorimi i saj politik, sepse Berisha shkoi ditën për diell për të dhënë në ankandin çek, që kishte presidencën europiane të rradhës, një pjesë të vendit të tij; edhe këtë e kanë denoncuar dje në opozitë; e dinin se drejtori ishte vëllai i ish-këshilltarit të kryeministrit..ashtu si dinë gjithçka që ka ndodhur në tetë vitet e para qeverisjes së tyre.
Nuk mendoj se rastësisht ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Lu, hodhi një shashkë politike, duke barazuar dy krahët e qeverisjes në një të vetme. Ishte njëlloj sikur të thonte se ndërrimi i kahut të pushtetit nuk e ndryshon shumën e saj përfundimtare. Një diplomat i karierës, edhe kur bën krahasime të tilla në një gjuhë të huaj, të mësuar jashtë Shqipërisë, duhet të jetë matur disa herë për të bërë diçka të tillë.
Problemi është në atë se çfarë ka parë më tepër ambasadori amerikan, të cilën nuk e kanë parë ende të tjerët? Çfarë di ai më shumë se të tjerët, kur gjërat ende nuk janë zbardhur? Ka në të gjithë këtë deklaratë vetëm një mendim përsonal të tij, – çka nuk i lejohet kurrsesi, (nuk ishte në një darke qejfi, si dikur një përfaqësues i OSBE-së me kukurrecka dhe birrë, por në një takim qeveritar, bile shumë të rëndësishëm, kryetemë e ditës) – apo ka diçka edhe më shumë se kaq?
Qeveria e di gjendjen. Edhe nëse ka patur ngurrime e dyshime, në ndihmë të tyre kanë qenë dhjetra institucione të specializuara, të cilat, duke operuar në Shqipëri, janë në fakt mbështetje për secilën qeveri që kërkon të dijë më shumë se të vërtetën: të dijë edhe rrugën e përcaktimit të kësaj të vërtete. Të vërtetën e dinë edhe qytetarët e thjeshtë. E dinë edhe ata,të varfërit e zakonshëm, për të cilët “ përgjërohet” milioneri Lulzim Basha, jo vetëm në konferenca shtypi, por edhe në ecejaket e tij hollandeze. Edhe ata që nuk e kanë ditur, mjafton të shohin se si vilat kanë bujuar në zonat e shtrenjta dhe në të cilat më shumë se gjysma është e njerëzve të politikës.
Qeveria e di. Problemi është në se do të bëjë fakt pritjen e shqiptarëve – ndëshkimin e krimit, të korrupsionit, të varfërisë, të vjedhjeve, të vrasjeve. Është tronditëse që një i akuzuar dhe i penduar për 32 raste krimi të akuzojë shtetin përse nuk arreston vrasësit e gjykatësit Konomi. Është e çuditshme heshtja gjysmake dhe deklaratat që nuk lënë shije të hajrit të ministrit të punëve të brendshme, i cili, megjithë arritjet, ka lënë, si duket të çara, që nuk po heshtin.
Nuk ka asnje qeveri në botë që nuk do të verë me shpatullat pas murit pararendësit e tyre pushtetor. Aq më tepër në Ballkan. Aq më shumë në Shqipëri, ku në 25 vite kemi pasur mijëra përleshje partiake, akuza e kundërakuza, krime e antikrime, sa për 25 shekuj. Edhe qeveria e sotme kërkon këtë: vendosjen me shpatulla pas murit të të gjithë atyre që janë përlyer në krim, në korrupsion, që janë tallur me njerëzit duke i vjedhur e vrarë njëkohësisht, që kanë krijuar oligarkinë financiare mafioze të lidhur me politikën, që e kanë drejtuar vendin sipas modelit bandit al-kaponez. E do, por nuk e bën.
Nuk e bën, sepse nuk mundet, apo sepse pas heshtjes së saj fshihen skenarë të tjerë apo presione të tjera?
Mjaft herë të dërguarëve specialë në vendin tonë, por edhe qeverive të tyre, u është dukur më e arsyeshme, të paktën për sa kohë janë ata vetë në pushtet se, më mirë të durohen paudhësitë e një klase politike, se sa vendi të ketë destabilizim.
Karta e destabilitetit politik është luajtur mjeshtërisht nga Sali Berisha, sa herë që ka dashur dhe në momentet kur i është dashur.
Në vitin 1992 prishi Qeverinë e Stabilitetit, që megjithë dobësitë e saj, ishte një shenjë paqeje dhe e prishi pikërisht me skenarin e destabilitetit, çka edhe ndodhi në një orgji të paparë politike, morale, financiare. Në vitin 1996 bëri puçin zgjedhor dhe bota, përmes syleshëve të saj austriakë, të dërguar këtu, ia fali, sepse kërcënoi se do të destabilizonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, çka e provoi përmes Demaçit e kundër Rugovës.
Në vitin 1998, viti i provës së madhe për kombin, bëri grushtin e shtetit, me tanke, kallanikov, makina të blinduara, pushtim institucionesh, kërcënime vrasjesh dhe vrasje, dhe përsëri gjithçka u la në harresë nga frika e destabilizimit.
Edhe tani, mbi qeverinë shqiptare është i njëjti presion: që vendi të mos destabilizohet, është e dobishme të gjendet një kauzë tjetër, ku të jenë të gjithë të barabartë: të fajshmit dhe të pafajshmit, të pushtetit në ikje dhe të pushtetit në ardhje. Kauza ishte e gatshme: dekrimjinalizimi i parlamentit, për të shkuar më tej tek dekriminalizimi i politikës , dhe ndoshta, për të “qetësuar” ngjarjet, tek dekriminalizimi i gjithë vendit.
Qeveria e tashme e ka hedhur pengun e harresës tek drejtësia, që ka pjesën e vet të fajit, por nuk është i gjithë faji. Bota diplomatike luan me kartën e dekriminalizimit më fort nga sa edhe ata vetë e besojnë, sepse duan heshtjen diplomatike. Megjithëse e dinë fare mirë gjendjen e politikës në vend, sepse është e pamundur të mos kenë skanuar politikën shqiptare, pesha më e rëndë e dekriminalizimit po hidhet nga pushteti, si për t’i thënë atij që duhet të qëndrojë urtë.
Njerëzit që presin më shumë nga qeveria e tashme janë njerëzit që e mbështetsin atë. E mbështesin sepse duan ndryshimin, i cili nuk duhet të shkojë drejt kalendrave greke. Sepse britmat e një tufe njerëzish thellësisht të korruptuar dhe të mbuluar nga mëkati milionësh, thjeshtë se janë në opozitë, nuk kanë të bëjnë vetëm me revoltën, por edhe me padurimin e këtij cinizmi të pashoq, i cili hidhet mbi to si një farsë përqeshje. Një farsë që u thotë: këtu ishim, këtu jemi e këtu do të jemi, në majat e jetës, ndërsa ju, të tjerët, zgërdhihuni me skamjen.
Qeveria e sotme është në dilemat e saj. Ajo ra viktimë e lojës politike, jo vetëm opozitare, të dekriminalizimit. Dhe po lihen mënjanë çështje themelore, pa të cilat nuk mund të zgjidhet vetë dekriminalizimi. Ajo, për fat të keq, nën trysni jo vetëm opozitare, po bën lojën e dobët të atij që ka ardhur në pushtet e nuk e di se deri kur do të rrijë. Dhe kur këtë pasiguri e ka një pjesë qeveritare, mund të mendohet lehtësisht se çfarë ndjejnë ata që janë poshtë tyre dhe se çfarë shpejtojnë të bëjnë.
Është piku: më në fund qeveria duhet të vendosë në dilemën e saj. Ajo, përfundimisht duhet të thotë konkretisht: Unë dua dhe mundem. Dhe do ta bëj!
*******
*Kjo është pjesa e dytë e shkrimit mbi: “Nuk di, nuk do, nuk mundet, nuk e lënë…”. Pjesa e parë mund të lexohet KËTU
FOTO: E dielë, 15 Shtator 2013: Kryeministri Edi Rama duke folur perpara godines se Kryeministrise, i rrethuar nga anetaret e kabinetit te tij, perpara mbledhjes se pare te qeverise. (Arkiva LSA – DITA)

MIRMENGJES DITA
Koqe Koqedhjeri ka kerkuar t’i bleje me cmim shume te lire disa pitura nje inxhinjeri London Bedini (vlonjat ne origjine, piktor amator dhe banues ke nje rrugice te Ali Demi afer nje kompleksi sportiv) Ky bedini piktor amator nuk ia ka shitur deputeti 2K pikturat. Koqoja ka urdheruar policine tatimore, qe t’ia sekuestroje pikturat, sepse inxhinjeri na i shiska pa kase fiskale dhje pa kupon apo fature tatimore. Ky inxhinjer piktori na qenkerka grindur me tatimorret dhe me urdher te Tahirit nej furgon me police rendi kan mbeshtetur tatimoret duke i sekuestruar nja 80 piktura ne bojra vaji, akuarel, grafike etj si edhe duke e shoqeruar Bedinin ne komisariat. Investigojeni nje here sa e vertete eshte kjo info qe me ka ardhur mua.
Nje gje duhet bere ne kete vend te shkerdhyer, populli te ngrihet dhe te djege kete parllament te qelbur dhe mafioz qe po na merr shpirtin te gjithe jane superhajdute, nuk ka paqe me keta deputete kurva qe vetem grabisin, gllaberojne dhe shqyerje si te babezitur pasurite e shqiprise