27 të infektuar me COVID, 4 pacientë në spital në 24 orët e fundit

Ornela
Ambulanca prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1, nderkohe qe varianti i ri i Covid-19, i njohur si Omicron eshte konfirmuar ne Shqiperi dhe ka sjelle rritje te ndjeshme te infektimeve. /r/n/r/nAmbulances near the Infectious Diseases Service at the Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has turned to quarantine, and has been renamed COVID 1 Hospital, while the new variant of Covid-19, known as Omicron is confirmed in Albania and has led to a significant increase in infections.

Ministria e Shëndetësisë: 616 testime, 27 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 616 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Shkodër, Gjirokastër, 1 në Kavajë, Vlorë, Sarandë.
Janë 291 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,224 që nga fillimi i epidemisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *