Basha mbledh grupin e PD-së, mungon Berisha

anazapta

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për “betejë” me qeverinë për vjedhjen e zgjedhjeve si dhe për gjendjen e mjeruar ekonomike.

Basha akuzoi për rishikimin e buxhetit që sipas tij heq investime të domosdoshme për qytetarët si dhe për “zhdukjen” e 150 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat.

Mbledhjes i mungoi Berisha, ndërsa Topalli ishte prezent pavarësisht debateve të fundit me kreun e PD-së mbi politikat rreth zgjedhjeve lokale.

“Me 150 milion dollarë që i mungojnë doganave dhe tatimeve të shtetit, një pjesë e të cilave padyshim janë përdorur për të blerë masivisht votat në procesin e 21 Qershorit, nuk jemi mjaftuar e nuk do të mjaftohemi të denoncojmë, por do të bejmë gjithçka kemi në dorë për ta atakuar korrupsionin me forcën e ligjit dhe institucioneve të drejtësisë, dhe me forcën e sovranit që është humbesi më i madh nga ky korrupsion“, u shpreh Basha.

Basha iu rikthye sërish analizës për zgjedhje e 21 qershorit duke thënë: “Shumica humbi mbi 250 mijë zgjedhës përgjatë dy viteve të para të qeverisjes dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar; Partia Demokratike dhe opozita kanë rritur ndjeshëm përqindjen e votave në krahasim me vitin 2013 dhe kjo tendencë vjen duke u thelluar gjithashtu.”

Share This Article
5 Comments
  • Basha e “vajtueka” Shqiperine se po vun nga vjedhjet,vertet kjo eshte brealitet i perjetuar.Basha vodhi 230milion euro vetem nga “Rrugen e Kombit” ne Kalimash.Bashi si ai i verberi, qe i drejtohet te verbrit tjeter ne sofer,Ti po hane me dy luge.Po si po e di ti,kur as une e as ti nuk shohim.Po e di se, vet po ha me dy luge”. Po te kane mbetur edhe ndonje kohe hajdutet si,Ristani,Paloka, e keta tjeret qe jane si ti e rreth teje.Topalli po prite te mbyll bilansin e hajdurtise dhe perfitimit nga PD, e te ndahet edhe me ty,sepse Salo i ka marr kusurin e lamtumires nga politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *