Gjendje alarmante në burgje, të dënuarit flenë me turne përtokë

anazapta

Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, strukturë pranë Avokatit të Popullit, ka bërë publike këtë të hënë problemet e konstatuara gjatë monitorimit të burgjeve për vitin 2014.

Sipas këtij monitorimi në burgjet tona ka mbipopullim deri mbi 40 % të kapaciteteve dhe se të burgosurit flenë  për tokë dhe me turne.

“Vihej re një gjendje alarmante e mbipopullimit në sistemin penitenciar, me deri 1500 persona mbi kapacitet. Veçanërisht problematike paraqitej situata në institucionet e paraburgimit. IEVP-të Jordan Misja, Fushë-Krujë, Rrogozhinë, Elbasan, Berat, Drenovë, Vlorë, Tepelenë, Sarandë, Durrës e Lezhë funksiononin në pjesën më të madhe të kohës dukshëm mbi kapacitetin zyrtar. Për arsye të mbipopullimit, në disa prej IEVP-ve e më konkretisht në IEVP Jordan Misja, Drenovë e Sarandë nuk realizohej observimi e më pas sistemimi në dhoma sipas kritereve të përshtatshmërisë”, thuhet në draft.

Në morinë e problemeve të konstatuara, Mekanizmi i Parandalimit të Torturës  pranë Avokatit të Popullit vë në dukje mos zbatimin e marrëveshjes ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Drejtësisë për ngritjen e një institucioni  shëndetësor të posaçëm për të burgosurit me probleme mendore, marrëveshje e cila ka mbetur në letër, raporton TCH.

“Edhe gjatë vitit 2014, marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ngritjen e një Institucioni të Posaçëm Mjekësor, të parashikuar në ligjin Nr. 44/ 2012, datë 08.05.2012 “Për Shëndetin Mendor”, me qëllim strehimin dhe trajtimin e personave që kanë marrë nga gjykata masën “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” nuk ka gjetur zbatim. Trajtimi i kësaj kategorie në IEVP, në kushtet kur në organikat e tyre mungon mjeku psikiatër dhe kur aksesi për konsulta psikiatrike pranë spitaleve psikiatrike rajonale paraqet vështirësi, ose në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve për rastet me episode akute, vijon të mbetet i paligjshëm, duke u reflektuar edhe në problematikën e përgjithshme të mbipopullimit”, vijon drafti.

Drafti i monitorimit  i përgatitur nga Mekanizmi për Parandalimin e Torturës do të konsultohet me shoqërinë civile dhe institucionet shtetërore më parë se të paraqitet para deputetëve në Parlament.

Share This Article
7 Comments
  • Kjo eshte nje gangrene e vjeter, por me e theksuar pas viteve 90-te.Mbipopullimi i burgjeve dhe paraburgimit ka disa shkaqe te cilat jo te gjitha varen nga Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Pergjitheshme e Burgjeve.
    Se pari : Zvarritja e gjyqeve nga gjykatat pambarimisht duke imbajtur te arrestuerit ne paraburgim.
    Se dyti: Lojrat qe bejne avokatet me gjyqtaret per tejkalimin e afateve dhe nxjerrjen jashte te tyre me procedura etj.
    Se treti : Ndalime dhe arrestime te panevojshme me urdhera politike nga Ministri i Brendshem, “per drejtim te automjetit pa patente”, “Drejtim automjeti ne gjendje te dehur”, “Per vjedhje te energjise elektrike”, “Per mbjellje dhe te korra te kanabisit”, “Per perdorim te lendeve narkotike”, “shfrytezim dhe ushtrim prostitucioni” e disa vepra te tjera penale te rendomta te cilat mund edhe te mos mbahen ne arrest me burg.
    Se katerti: Duke patur parasysh se keta elemente te shoqerise nuk prodhojne por vetem konsumojne duhet domosdoshmerisht per keta te hapen fronte pune me qellim qe te lirohen hapsirat e burgjeve.
    Ne paraburgim eshte teper e veshtire te ndash te rriturit nga te miturit, te vendosesh ne nje dhome nje invalid, nje te semure psiqik deri sa ti behen egzaminimet, nje femer e mjafte raste te tjera.
    Eshte e nevojshme qe Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me struktura te tjera shterore te hartojne studime afat mesme dhe afat gjata qe ky problem te mos qendroje gjithemone ne kete gjendje, po kush ti beje Nacua apo DPBurgjeve..
    Mesa kam pare une ketij Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve ti rroje Partia, desha te thosha LSI-ja se ky s’ja ka haberin fare nga kjo pune, per numror topi mire e kane se vetem me burgjet nuk eshte marre ndonje here qe kur ka dale nga shkolla.

  • njeriu mbi te gjtha,kjo eshte kapitale dhe e drejte per te vuajtur denimin,por ne kushte jetesore.
    duhet politika penale per njerez qe gabojne dhe jo kriminelet, vrases, perdhunues e trafik njerzish.
    frika e avokatit te popullit igli totozani eshte edhe per vehten e tij se ai ka abuzuar me fondet e B.E-se dhe megjithese e mbron ps,se e saj eshte ky avokat,perseri
    mendon se me perfundimin e mandatit e pret perballja me drejtesine.

  • Shume gabim te hapen hotele me 5 yje per keta barbar…..ashtu dhe e them me bindje qe po bejne jete luksi, cfare kerkon Xhuvani qe vrau 5 veta…..aty me turne dhe me dru tek koka deri ne sekondin e fundit…

  • Burgjet nuk jane vende ferri …boll u eshte privuar liria ….per faj te tyre sigurisht …por kjko sdo te thote qe te vdesin si kafshe ..Kush ka gabuar ..dhe ka jetuar ….Burgjrt jane institucione ku te denuarit duhet te rehabilitohen ,….qe kur te mbarojne denimin ,.,.,te integrohen ne shoqeri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *