Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj tregon se ka festuar si ultras fitoren 2-0 ndaj Milsamit.
“Nuk e ekzagjeroj aspak. Kam festuar sikur të jem ultras i Skënderbeut. Ishte diçka shumë emocionuese dhe nuk munda të përmbahem dot’, tregon ai.
Takaj ka deklaruar për “Panorama Sport” se në rast kualifikimi lojtarët do të marrin 500 mijë euro.
“E thashë që pas kualifikimit kundër Krusadersit. Është premio që lojtarët e kanë fituar me atë çka dhanë në fushë. Për kalimin e këtij turi kanë 500 mijë euro. Më pas të shohim, gjithçka do të vijë me kalimin e kohës”, shprehet presidenti i Skënderbeut.

Bravo, hallall ti kene po arriten ne grupet e europa-lige.
hallall Ujqerve