28 faqet që mund të ndryshojnë këndvështrimet për sulmet e 11 shtatorit

redaktor

Një grup dypartiak kongresistësh amerikanë është takuar me familjarët e viktimave të 11 shtatorit për të dyfishuar përpjekjet dhe të deklasifikojnë 28 faqet e një hetimi të Kongresit për sulmin më të madh terrorist kundër Shteteve të Bashkuara.

“Nuk është më sekret që 28 faqet e raportit i drejtojnë gishtin qeverisë së Arabisë Saudite, si aktorja kryesore e sulmeve terroriste”, tha ish senatori demokrat i Floridas, Bob Graham. “Presidenti George W. Bush censuroi 28 faqet e këtij raporti”, tha ai.

Raporti në fjalë titullohet “Hetimi i përbashkët mbi aktivitetet e inteligjencës para dhe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001” dhe u realizua nga komiteti i Dhomës dhe Senatit të SHBA-së në dhjetor 2002.

“Pozicioni i qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka qenë mbrojtja e Arabisë Saudite”, mbështet ish senatori Graham.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite ka mohuar në mënyrë kategorike çdo lloj përfshirjeje në atentate.

“Kur qeverisë së Shteteve të Bashkuara iu kërkua që të mbante një qëndrim, ajo mori një pozicion kundër interesave të qytetarëve amerikane që kërkojnë drejtësi dhe mbrojtjen nga një qeveri që sipas mendimit tim është përgjegjësja kryesore e atij rrjeti”, tha Graham duke iu referuar Arabisë Saudite.

Terry Strada, e shoqatës “Familjet e 11 shtatorit të bashkuara për drejtësi”, burri i të cilës u vra në sulmin ndaj Kullave Binjake, do që këto faqe të bëhen publike.

“Dua të di nëse Arabia Saudite, një vend që supozohet aleati ynë, jo vetëm që financoi Al Kaedan dhe sulmin më të keq terrorist në tokën amerikan, por ishte gjithashtu instrumentistja e krijimit të një rrjeti terrorist në të gjithë botën”, tha Strada për grupin e mbledhur në Capitol Hill.

Arsyetimi për klasifikimin e faqeve ishte se, nëse informacioni bëhej publik ai do të pengonte përpjekjet e SHBA-së për të zhvilluar një politikë të jashtme dhe për të luftuar terrorin. Dymbëdhjetë vjet më vonë, zërat në rritje thonë se publiku ka të drejtë të dijë.

“Unë nuk e kuptoj se si ju mund të bëni një politikë të fortë të jashtme, kur po përpiqeni t’i fshihni të vërtetën popullit amerikan”, tha një bashkëautor i projekt-ligjit për të deklasifikuar raportin.

Nëse informacioni bëhet publik, mund t’u japë të drejtë familjarëve të viktimave të 11 shtatorit që të padisin Arabinë Saudite në gjykatat amerikane.

Presidenti Obama thuhet se ka u thënë anëtarëve të familjes së viktimave se ai do ta bënte publik atë informacion, megjithatë ende sot pas 6 vjetësh qëndrimi në detyre, ato faqe nuk janë deklasifikuar.

Share This Article
6 Comments
  • ORE KU KA NEVOJE PER RAPORTE KJO PUNE.

    1. PILOTAT U STERVITEN NE USA
    2. AVIONET ISHIN TE USA
    3. NGRITJA U BE NGA AEROPORTET USA.

    CFARE HYJNE KETU IRAKU E AFGANISTANI QE U SHKATERRUAN SI POPUJ, A MA THOTE DOT KUSH???!!!!!!!!

    CFARE RAPORTESH HOPE TOPE THONI.

    • Ti qenke shume i qarte per cdo gje, ke harruar vetem nje fakt te vogel, qe nuk dihet mire. Ne fakt aeroplanet do te ngriheshin nga Kina, po pastaj e llogariten qe nuk u delte karburanti, e keshtu vendosen ti ngrinin nga USA. Pilotat do t’i kishin stervitur ne Afganistan, apo ne Irak por doli qe ne asnje nga keto vende nuk kishte Boing. Kurse qe avionat ishin te USA, kjo eshte per te ngaterruar.

  • Sipas radhes duhet zbuluar vrasja presidentit Kenedi,keshtu del me keto punet me te ngateruara.Mirpo edhe kjo nuk zbulohet dot se vrasesi i vrasesit u vra.

  • Sipas videos …http://albtime.com/index.php/top-news/27155/genjeshtrat-rreth-sulmeve-te-11-shtatorit-video

    Nji hetues privat , qe u more drejteperdrejte me hetimin e ngjarjes se 11 shtatorit ,ku humben jeten vetem 3000 vete amerikane te kombesive te ndryshme dhe asnji cifut ,tha ;

    kam pyetur njerez qe mbijetuan ose nuk qene ate dite ne pune per aresye te ndryshme.
    Ata, me thane se dy dite para se te gjuheshin kullat binjake ,kishin pare njerez ne kollonat e kullave te lidhnin litare te pafund qe nuk u shpjegua se cfare ishin ato qe po beheshin http://lajmpress.com/lajme/bota_rajoni/38829.html!Njerezit ,qe ishin te shkujdesur ,nuk i vune re ato veprime dhe ne qe i pame ,nuk i dhame shume rendesi.Dhe keta litare ishin fitila te stergjate me kallupe dinamiti ,qe do te ndihmonin renien e kullave ,me nji shperthim te dyte ,pervec goditjes se avioneve !

    Dhe ,eshte shume e vertete ,se ne momentin e goditjes prej avioneve ,kullat nuk pordhen shume ,por rrezimi u be mbasi degjohet nji shperthim tjeter nga poshte ,ku dhe fillon rrafshimi i tyre !

    Ne momentin kur Bushi ,merr lajmin ,ishte ne nji cerdhe ,dhe ne vende qe te irritohet apo alarmohet ,ai ve buzen ne gaz .

    Hetuesi ne fjale ,ka dale edhe ne tv,duke akuzuar drejteperdrejte Xhorxh Bushin si projektuesi i rrezimit te kullave ,per te patur nji aresye te forte qe te godase Irakun ne 2003.

    Jam filoamerikan ,por keto te dhena qe pashe e degjova ne tv,me bene anti bush ,dhe isha gati ti rrasja ndonji kepuce kokes ,po te me vinte rasti !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *