REDAKSIONAL
Kush është kushëriri i “Lady Champagne”? (ose një pyetje që duhej ta bënte zyrtarisht prokuroria shqiptare)
Më së pari njëherë le të përcaktojmë shkurtimisht se kush është “Lady Champagne”. Ajo është një shtetase italiane e quajtur Chiara Rizzo. Është e arrestuar. Arsyet e arrestit lidhen me një skandal që ka plasur në Itali, por që prek rangje të larta dhe në Shqipëri. Rizzo është bashkëshortja e një deputeti italian, ai quhet Amedeo Macatena. Është pikërisht ai personi në epiqendër të hetimeve të antimafias italiane. Macatena prej vitesh kishte thurur një rrjet të fortë bashkëpunëtorësh, në disa shtete për të arritur më pas një qëllim që sillte miliarda. Plani i Macatenës ishte i thjeshtë: Nëpërmjet miqve në BE, vilte fonde për ndërtimin e “centraleve të prodhimit të energjisë nga era”. Këto projekte, nëpërmjet ryshfeteve, i impononte në vendet e Mesdheut, përfshirë Shqipërinë thjesht dhe vetëm sa për të bërë kalimin e fondeve nga BE-ja në mënyrë fiktive. Por nuk mbaron këtu, pasi në këtë lum fondesh të BE-së, krijohej atmosfera e duhur që organizatat mafioze italiane të gjenin shteg për të pastruar paratë e tyre. Pra ishte një skemë me implikime të dyfishta, spekulohej dhe vidheshin fondet e BE-së, por nga ana tjetër Ndrageta apo Cosa Nostra italiane pastronin qetë-qetë miliardat. Macatena u shpall në kërkim në Shtatorin e vitit të kaluar. Ai mundi t’i shpëtonte arrestit. U njoftua në kohë dhe ia mbathi në Dubai. Personi që e njoftoi në kohë ishte…as më shumë e as më pak se sa ish-ministri i Ekonomisë së Berluskonit, Klaudio Skajola. Tre javë më parë prokurorët italianë i hodhën prangat dhe Skajolës për këtë implikim.
Por nëse Macatena luante një rol kyç sa i takon koordinimit të kontakteve me zyrtarët në BE dhe me kapot italianë të mafias, bashkëshortja e tij, “Lady Champagne”, Chiara Rizzo, kishte një rol kyç dhe të dorës së parë në vende ‘pritëse” të Mesdheut(dhe jo vetëm). Ishte personi që do koordinonte kontaktet me zyrtarët shtetërorë në shtete si Shqipëria, Libia, Greqia, Slovakia etj.
Ndaj dhe, roli dhe dijenitë që ajo ka për mënyrën se si u bënë pazaret në Shqipëri për injektimin e këtyre projekteve është i rëndësishëm. Zonja Rizzo, është interceptuar në një telefonatë në Shtatorin e vitit të kaluar kur në Tiranë po ndërronte pushteti politik. Ajo i thoshte bashkëbiseduesit në telefon se “kushëriri i saj në Tiranë” do krijonte të gjitha lehtësitë që këto projekte në Shqipëri të mos cenoheshin me ndërrimin e qeverive.
“Kam kushëririn që mi rregullon të gjitha punët në Shqipëri”, – i thoshte ajo bashkëbiseduesit në telefon.
Nesër ka data 29 Maj. Nesër zonja Rizzo do të pyetet gjerë e gjatë nga prokuroirët e antimafias në lidhje me të gjitha dijenitë e saj në lidhje me këtë skandal që ka tronditur italianë dhe ka çuar në pranga deri dhe ish-ministrin e Ekonomisë atje. Ajo çfarë di “Lady Champagne” janë me një rëndësi të dorës së parë për prokurorët italianë, por me siguri që italianët në këtë histori kanë “hallin e tyre” dhe Shqipërinë s’mund ta kenë objekt kryesor të sqarimeve që do kërkojnë nga e arrestuara.
Por nga ana tjetër, zonja Rizzo në Shqipëri shprehej se kishte “kushëririn”, duke lënë të nënkuptuar me këtë nofkë, një person shumë të besuar të saj, një garant në Tiranë, një lidhje të fortë që shërbente si siguresë. Ishte lidhja që në Tiranë kishte dhënë të gjitha garancitë se projektet me fondet e BE-së dhe me mbështetjen e miqve mafiozë do të kishin dritë jeshile në Tiranë.
Cili është ky person? Kush është pra njeriu që i kishte krijuar të gjitha kushtet kësaj tentakule ndërkombëtare për të arritur planin?
Prokuroria Shqiptare e kontaktuar dy ditë më parë nga DITA tha se nuk kishte një interes të posaçëm në lidhje me këtë çështje dhe këtë hetim të nisur në Itali. Por avokati i “Lady Champagne” dje ka deklaruar s eklientja e tij do i përgjigjet të enjten të gjitha interesimeve të hetuesve dhe nuk do të fshehë asgjë. Ky ëhstë një lajm i mirë nëse ndodh vërtetë. Sidomos për shqiptarët. Mund të mësojmë emrin e “kushëririt” në Tiranë që kishte dhënë dritën jeshile që projektet mafioze të zbatoheshin pa probleme në vendin tonë. Por e mira do ishte që këto interesime të mos i lëmë në dorë të hetuesve italianë. Kemi prokurorinë tonë apo jo?
Mjafton një letër-porosi dhe emri i kushëririt del vetë.
Nuk janë kurioz fare këta prokurorët tanë xhanëm?
***
Nesër “Zonja Shampanjë” flet për kushëririn në Tiranë, kontroll vilës
Teksa nesër do të japë deklaratat e saj gruaja e deputetit italian, për kushëririn në Tiranë, krerët e antimafies italiane “zbarkuan” në vilën e ish-m inistrit, ku në bodrumin e saj u sekuestruan dhjetra dokumente të kupolës. Shqipëria është përmendur më shumë se 2 herë në përgjimet e Antimafies Italiane, të botuara nga mediet fqinje, ku në një rast, shtatorin e 2013-s, “kushëriri” në Tiranë i garantonte gruas së deputetit se projekti i hidrocentralit në Shqipëri ishte gati, ndonëse u anullua dhe në rastin tjetër përmendet avokati Mafrici, rreth të cilit silleshin politikanë, zyrtarë e biznesmenë, të cilët kishin qëllim pastrimin e parave të mafies italiane në energjinë e rivovueshme. Tri akuza të reja rëndojnë tani mbi ish-ministrin italian të Ekonomisë, Klaudio Scajola, ajo për financim të paligjshëm, marrja e mallrave të vjedhura dhe implikim në vrasje. Marco Biagi, shefi i sekretarisë së ish-ministrit të Brendshëm asokohe, Klaudio Scajola, do të dëgjohet pasnesër nga Prokuroria e Bolonjës, e cila hapi një hetim të ri për Biagin, i cili u vra 12 vjet më parë në shtëpinë e tij, në Bolonja.
Nesër flet “Zonja shampanjë”
Më 20 mars Rizzo, që i thërrisnin ndryshe edhe “Lady shampagne”, u ekstradua nga Franca, ku ishte arrestuar. Ajo akuzohet se ndihmoi të shoqin, Amedeo Macatenën, deputet i Forca Italia, të arratisej në Dubai dhe për financime të dyshimta të parave të mafies italiane në energjinë shqiptare. “Chiara Rizzo është e gatshme për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe unë jam i sigurt se do të japë përgjigje më shumë se bindëse.” Kështu është shprehur dje për “Liberoquotidiano”, avokati i gruas së Macatenës, Candido Bonaventure. Ai u shpreh se “Sot kemi pasur një bisedë që zgjati rreth 5 orë. Rizzo do të dëgjohet të enjten nga prokurorët në Reggio Calabria. Ajo është në rregull. Kërkoi që të mos jetë vetëm, por në një qeli me të burgosura të tjera dhe filloi një kurs kitare. Ndihet mirë, është e ngazëllyer me stafin”.
Dokumentet në bodrumin e vilës
Francesco Curcio, Zëvendës Prokurori i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Giuseppe Lombardo, prokurori i Antimafies në Reggio Calabria, dje në orën 17.00 ndodheshin në “Villa Ninina” rezidencën e ish-ministrit Claudio Scajola, për të filluar shqyrtimin e dokumenteve të tij, të cilat janë konfiskuar në një bodrum. Siç njofton prestigjozja “ANSA” por edhe “Ilsecoloxix”, hetuesit duhet të përqëndrohen në materiale të dobishme në marrjen në pyetje të Chiara Rizzos, gruaja e Amedeo Matacenës, fshehja e të cilit, sipas prokurorisë, ishte favorizuar nga gruaja dhe nga pikërisht Scajola. Në mesin e më shumë se 100 dosjeve, tabletave dhe kompjuterave të konfiskuar, të cilat ruheshin në një bodrum mund të jenë të dobishme për të treguar marrëdhëniet në mes Scajolës dhe Chiara Rizzos, pasi atu ka gjurmë të mbledhjeve të një “kupole” midis biznesmenëve dhe politikanëve, të mbikëqyrura nga ministri. Krerët e Antimafies kërkojnë mes këtyre dokumenteve edhe prova ku del “kushëriri” në Tiranë, i cili bënte lidhjet mes kupolës në Romë dhe projekteve në energjinë e erës apo atë ujore në Shqipëri. Ndërkaq, mes këtyre dokumenteve ndodheshin edhe disa që ishin sekuestruar më parë, për të tjera hetime ndaj ish-ministrit. Ndërkohë, Vincenco Spoeziali, sipërmarrësi i hetuar, në një intervistë televizive tha se ata kurrë nuk kanë favorizuar arratisjen e Matacenës. “Unë jam në dispozicion të prokurorëve. Nuk e përgatita fluturimin në Beirut të Matacenës”- tha ai për “Rai Neës”, duke shtuar se “Sigurisht që takohesha me ministrin Scajola, por nuk takohesha me Toto Rinën”. Marco Mangia, avokati i Scajolës, i cili foli për klientin e tij tha se “Të shohim se çfarë bëhet fjalë”, ndërsa për kushtet e Scajolës shtoi se “Është i kthjellët dhe i vendosur edhe pas marrjes në pyetje”. Avokati u pyet edhe për kostot e punimeve në vilë, për të cilat pohoi se procedurat ishin të rregullta. Brenda në shtëpi janë gruaja e Claudio Scajolës, Maria Tereza Verda dhe vajza Luçia.
***
Avokati-ortakut: Hapim studio në Tiranë, kam miq te mafia e lartë
Një dosje shqiptare te Antimafia italiane. Premtimi i avokatit Mafrici, që njihte politikanë shqiptarë dhe “gjeneralë të financës”
Në fashikujt e Antimafies italiane thuhet se “Ish-ministri Scajola dhe ish-deputeti i “Forza Italia”, kanë interesa që shkojnë përtej arsyes humanitare. Të dy janë futur në një qark kriminal shumë më të gjerë. Scajola i dinte të gjitha për Matacenën dhe problemet ligjore për mafien. Chiara Rizzo, gruaja e të arratisurit, ka një vëlla oficer policie, bodigard i ministrit tjetër të Berluskonit, Graziano Delrio, me të cilët përfunonin projektet për fondet. Prokurori që po e ndjek këtë çështje, Cafiero de Raho, i quante si “të padukshmit”, pasi të gjithë vërtiteshin rreth studios ligjore të Bruno Mafricit, avokatit të njohur. Sipas de Raho, në këtë rreth përfshihehsin masonistët, zyrtarët e lartë, mafiozët dhe sipërmarrësit, të aftë për të pastruar para dhe të qarkullonin eurot e klanit. Mafrici është afër klanit De Stefano. Vetëm duke përgjuar Mafricin, prokurori në Reggio Calabria ra në gjurmët e Amedeo Matacenës, i cili i kishte kërkuar ndihmë sesi mund të blinte një jaht, pa “rënë në sy”. Ish-deputeti i arratisur, megjithatë, është vetëm një nga kontaktet. Nga Antimafia italiane mësohet se Mafrici ishte i lidhur edhe me Francësco Belsiton, ish-shefin e thesarit të “Lega Nord”, i arrestuar për një tjetër çështje, por edhe me një emër të madh, Paolo Martinon, i quajtur ndryshe si “ministri i thesarit i klanit Di Stefano”. Për një shoqëri në Katar Mafrici i drejtohet ortakut të tij të studios ligjore, Romolo Giardelli, gjenovezit që e quanin “admiral”, duke i thënë “Ta marrim atë projekt që ka 20 milionë fitime” dhe i shpjegon kontaktet me Katarin, që do të mundësonin krijimin e marrëdhënieve me industrinë e naftës. Telefoni i Mafricit ishte me 2 karta sim dhe gjithashtu merr një telefonatë nga ata që duan të rekomandonin Belsiton. Dy sipërmarrës i kërkojnë atij që të ndërmjetësojë për Belsiton për lajmet e “dorës së parë”, sesi do të sillen në mënyrë që të fitojnë tenderin për zhvillimin e Jugut. Në dosjen e Antimafies thuhet se “Në çdo vend ai ka miq të gatshëm t’i japin një dorë”. Mafrici flet me Romolo Girardellin, (admiralin) për një projekt, për të hapur një studio në Tiranë, në Shqipëri. Nga përgjimet rezulton se Mafrici është shprehur “Nëse të duhet një tik, të prezantoj politikanë dhe gjeneralë të financës. Kam miq në të gjitha nivelet. Mafie e nivelit të lartë”. Gjithçka thuhej, sipas Antimafies, kishte mbikqyrjen e Scajolës dhe Macatenës.

ARTIKULL FANTASTIK
Macatea nuk ekziston si person as edhe si mbiemer ne Itali. Mbase ne redoksine e DITA-s.
Ai qe kur e lindi e ema quhej Amedeo Matacena.
Kriminaliteti i organizuar i Reggio Calabria-s nuk quhet drageta por NDRANGHETA !!!
Scajola Claudio nuk ka qene asnjehere minister i ekonomise (dhe finanzave) por minister i Zhivillimit Ekonomik.
Dhe me e bukura lajthitje nen deget e thanes:
“Marco Biagi, shefi i sekretarisë së ish-ministrit të Brendshëm asokohe, Klaudio Scajola, do të dëgjohet pasnesër nga Prokuroria e Bolonjës, e cila hapi një hetim të ri për Biagin, i cili u vra 12 vjet më parë në shtëpinë e tij, në Bolonja”
Po flini me sy hapur apo ka nje tjeter ringjallje ne kete planet? Si mund te flase nje i vdekur, i vrare 12 vjet me pare nga Brigatistet e Kuq ndersa kthehej me biçiklete ne shtepi?
Nje nder personat qe ju kontrollua shtepia me urdher te hetuesit Lombardo ishte Meo Danesi me teser nr. 752 ne grupin e Liçio Gelit P2. Pa harruar edhe dy femijet e ish kryeministrit italian Amintore Fanfani: Cecilia dhe Giorgio !
Ndersa per Graziano Delrio, 53 anni, deputato del Pd. Già sindaco di Reggio Emilia e vicepresidente dell’Anci (Associazione nazionale dei Comuni italiani) nuk ka qene kurre bodigard i Berluskonit.
Se fundi sekretari i Scajoles ishte Luciano Zocchi, ex segretario di Claudio Scajola, sarà sentito giovedì in procura a Bologna nell’inchiesta sulla revoca della scorta a Marco Biagi.
O Rik Basha
http://it.wikipedia.org/wiki/Amedeo_Matacena
hap syte kush esht dhe mos na caj shum trapin
I kenaqur sepse do dalin njerezit e mafias italian ne Shqiperi 🙂
KUSHURIRI I RIZZOS NE TIRANE
Eshte i kerkuar nga sherbimet sekrete te gjysmes se botes, ai quhet
FERDINANDO DALL’O dhe banon ne Tirane !
Ja çfare shkruan revista italiane L’ESPRESSO
Cartotto in una deposizione del 1997 davanti alla procura di Palermo, «il defunto Vladimiro Pizzetti, dirigente della Coldiretti; Roberto Ruppen, giornalista; Giovanni Mucci, giornalista; Rodolfo Garofalo, di Brescia, di area socialista». Un manipolo ristrettissimo, di massima fiducia. Gente che aveva in mano la sfida più importante per il gruppo di Silvio Berlusconi.
A sorprendere ancora oggi è il nome di Roberto Ruppen, l’unico senza un vero curriculum politico, ma con un profilo particolare. «Era stato collocato nel delicato ruolo di coordinatore della segreteria», ricorda Cartotto: cioè era la persona che organizzava gli incontri, teneva i contatti, preparava le riunioni su dossier politici riservati e fondamentali per la costruzione del futuro partito Forza Italia.
Ruppen non era un tipo che passava inosservato. Già nel 1992 aveva un curriculum criminale di un certo rilievo. Furto, falso, ricettazione (tutti reati commessi in gioventù) e un fallimento risalente a qualche anno prima.
Ma soprattutto era un imprenditore al centro di una rete strettamente collegata con il governo provvisorio della Somalia in piena guerra civile. Non solo. Proprio in quei mesi del 1993 – quando il gruppo Botticelli lavorava al progetto politico di Silvio Berlusconi – la procura di Palmi si stava interessando a lui aprendo un fascicolo con pesantissime accuse, «attività illecite riconducibili ad associazioni massoniche (…) in relazione a traffici di armi e/o di rifiuti con paesi esteri, in particolare con la Somalia». E per rendere ancora più pesante l’accusa la procura di Palmi ipotizzava un legame stretto tra Ruppen e il duo Licio Gelli e Francesco Pazienza.
Secondo alcuni documenti raccolti dalla procura di Milano alla fine degli anni ’90 – che ‘l’Espresso’ ha potuto consultare – il coordinatore della segreteria del progetto Botticelli voluto da Dell’Utri faceva parte di un gruppo specializzato in traffici internazionali di rifiuti, conosciuto come progetto Urano, promosso da una fantomatica “Autorità territoriale del Sahara” (in sigla Ats).
In un documento del 2 giugno 1992, relativo ad un accordo tra la società romana Interservice – diretta da un altro imprenditore strettamente legato a Ruppen, Ferdinando Dall’O – e la Ecos di Gibilterra (società di copertura della Ats), viene definito “ministro plenipotenziario” e garante di un accordo commerciale che di lì a poco lo avrebbe portato ad occuparsi di Somalia.
Ancora più interessante è un secondo documento datato 24 giugno 1992, redatto a Nairobi, dove la Ecos di Gibilterra si presenta come promotrice di un progetto non ancora ben definito per il Corno d’Africa: a controfirmare è Giancarlo Marocchino, l’imprenditore di Mogadiscio che accorse per primo sul luogo dell’agguato mortale contro Ilaria Alpi e Miran Hrovatin. Dunque un filo diretto con il Corno d’Africa, zona dove era in arrivo il contingente italiano della missione Ibis, destinata ad un ritiro inglorioso pochi giorni prima delle elezioni del 1994.
Per Ruppen quei mesi passati seguendo il piano pensato da Marcello Dell’Utri – «lavoro attualmente al cosiddetto progetto Forza Italia», raccontò alla procura di Alessandria il 23 novembre 1993, nell’ambito di indagini su una storia di riciclaggio – erano particolarmente intensi. Il governo provvisorio somalo qualche mese prima aveva concesso a Ruppen e al suo socio Ferdinando Dall’O una delega per occuparsi di un tema delicatissimo, il recupero dei fondi della cooperazione italiana per la Somalia, bloccati con la guerra. Nello stesso tempo – con un documento datato 10 aprile 1992 – li aveva autorizzati a sbarcare rifiuti ferrosi – “armamenti distrutti e altro” – in territorio somalo, al prezzo di 38 dollari la tonnellata, per una quantità di due milioni di tonnellate. Un affare gigantesco.
Roberto Ruppen è morto sette anni fa, dopo essere sparito subito dopo le elezioni del marzo del 1994. Insieme a lui era sparito il suo socio, Ferdinando Dall’O; riapparirà solo nel 2006, rintracciato dalla ex moglie. Da qualche anno si occupa di imprese nell’area dei Balcani, a capo della Reale 2011 con uffici a Tirana. Presso il suo indirizzo italiano ha sede la direzione di una fabbrica di giocattoli che si intreccia, curiosamente, con affari di ben altro tipo: infrastrutture e consulenze per i paesi africani.
Andrea Palladino – L’Espresso – 3 giugno 2013