Rasti i tij të sjell ndërmend skenarë kinematografikë. Është rasti i vëllait më të vogël, jo i projektuar fillimisht për rolin e parë, atë të protagonistit.
Ngjarjet rrodhën në të atillë mënyrë që deputet u bë ai, jo i vëllai Arbeni, ndaj të cilit sot prokuroria kërkon burgim të përjetshëm si i akuzuar për vrasjen e oficerit të policisë Dritan Lamaj.
Votat e një rajoni të tërë si Puka tashmë ishin siguruar, familja me biznese dhe me një ekip futbolli në patronazh, patjetër edhe me logon e partisë së kristianëve demokratë me vete, i kishte bërë “detyrat e shtëpisë”.
Dhe ndodhi që mbi Mark Frrokun ranë befasisht dritat e publicitetit. Një deputet i ri, ardhur “nga hiçi” dhe njëherësh aleat tek pullë i mazhorancës; i cili kishte vëllanë në burg me një proces të rëndë gjyqësor në zhvillim e sipër.
Çfarë dihej për të? Fare pak. Kishte biznese, përflitej ortakëria e të vëllait në subjektin privat të arsimit të lartë, “Vitrina”, jo vetëm i shumëpërfolur për cilësinë e mësimdhënies, por edhe proverbial për mënyrën sesi paguanin nxënësit. Pa harruar edhe nja dy çështje rrahjesh mes policëve privatë dhe studentëve, që kishin përfunduar në polici. Për të vetmen gjë që deputeti i ri pyetej nga gazetarët, akuzën ndaj të vëllait, ai deklaronte pa u lodhur, se Arbeni ishte i pafajshëm dhe e vërteta do të dilte.
Por jetojmë në epokën e internetit dhe haberet që një herë e një kohë do donin muaj e vite, tani përhapen për punë minutash. Emri i tij, pra Markut, u përfshi në një akuzë vrasjeje mes shqiptarësh në Belgjikë, këtu e mbi 15 vjet më parë.
I përmenduri e refuzoi prerë mundësinë që ai të ishte i përfshirë (sipas shtypit belg, asokohe ai mbante emër tjetër), por opozita e djathtë kërkoi sqarime dhe e mediatizoi çështjen. Këtu del reagimi i parë nervoz i Mark Frrokut. I kujtoi ish kryetares së parlamentit Jozefina Topalli (ndër më të zëshmet ato ditë) se s’i takonte asaj të fliste për të, pasi e kishte ndihmuar financiarisht dhe materialisht në fushatat e saj elektorale në Shkodër e veri, për vite me radhë deri në zgjedhjet e 2009-ës. “Sepse e pranoj që ne kemi qenë vazhdimisht të angazhuar pranë të djathtës”, tha Mark Frroku.
Por përdorimi i një fjale të pahijshme ndaj Topallit, solli reagimin e Rames. Ky i tha Frrokut të kërkonte ndjesë publike, ndryshe do përjashtohej nga grupi parlamentar socialist, ku ishte atashuar. Në njëfarë mënyre, incidenti i shkurtit 2014 u mbyll. Ndërkohë ishte mbyllur dhe “Vitrina” bashkë me disa universitete të tjera private.
Duhej të kalonte një vit, që emri i Mark Frrokut të bëhej sërish kryefjalë e medias, tashmë i bashkëngjitur deputetit tjetër të veriut, mikut të tij Tom Dosh, me të cilin kishin shenjuar në historinë e freskët elektorale shqiptare, kalimin e qarkut Shkodër nën hijen e së majtës për të parën herë.
Pasi Doshi e përmbylli përshkallëzimin e pakënaqësive të tij publike ndaj qeverisjes dhe Edi Ramës, me akuzën se kryeparlamentari Ilir Meta i paskish stisur një atentat, duhej të kalonin disa ditë që ai të nxirrte emrin e Frrokut si njeriu që e kishte vënë në dijeni për herë të parë për këtë “atentat”.
Frroku e mohon kategorikisht ta ketë bërë këtë, qëndrim që e mban sot e kësaj dite, ndërsa ndodhet ende në paraburgim. Prokuroria kërkoi arrestimin e tij për kallëzim të rremë, pra me bindjen se Frroku vërtet e kishte njoftuar Doshin. Marku sërish mohoi.
Me përjashtim pak daljeje publike, ku thjesht përsëriti mohimin e tij, Mark Frroku ka ruajtur profilin e tërhequr, duke u mjaftuar me qëndrimin kategorik mohues.
Dhe ja tek del sërish historia belge ku është vrarë shqiptari Aleksandër Kurti. Policia i paskësh kërkuar një vit më parë, sqarim prokurorisë përmes një shkrese, mbi këtë çështje. Organi i akuzës rezulton të mos ketë reaguar, por tani del se po, ka informacion që Mark Frroku po rigjykohet në Belgjikë, edhe pse nga vendi tjetër nuk ka ardhur ndonjë letër-porosi.
Sot, Gjykata e Lartë duhet të japë vendimin nëse Doshi e Frroku do rrinë në gjendje arresti apo do hetohen në liri. Ndërkohë pritet vendimi i gjykatës për të vëllanë.
A do vazhdojë të heshtë Mark Frroku? / DITA

Ore,po si u beken te pasur te gjith politikanet shqiptar qe ne vitin e mbrapshte ishin te gjith nji lloi te varfer?
Kta,Froket pasken pasur dhe univerzitet privat,dhe ca biznise qera,dhe klub fudbolli!
Po,si i pasken bere kto pasuri djhe po shofet nga ajroplani se vetem me krime dhe vjedhje eshte bere kjo pasuri.A’Dotja shofin hajrin pasuris?Un,them qe brezat e rij qe kan lan pase,ndoshta ndoshta,nese nuk jua sukeostron shteti apo nese e kan koruptue dhe shtetin atehere ka gjasa por po them ndoshta??
Po,nese froket pasken vrare dhe ne belgjik ma merr mendja qe pak kan shance qe te shijojn pasurin dhe nese gjygjsia shqiptare tregohet epa koruptuar atehere nuk ka gjasa qe te shijojn lirin dhe pasurin.Pra,harami ecen,ecen por ne fund bije ne gremin ore njerez.
Meqw del edhe kwtu kioska “Vitrina” po ju tregoj njw fakt tw vertetw dhe jo barcoletw.
Njw profesionist me tw kaluar te pasur si pedagog, provoi zarin tw jepte mesim nw kwtw kioskw qoftesh qw ambalazhoheshin me diploma.
I erdhi njw ditw njw koleg dhe pedagogu i shquar doli nga kioska dhe u ul nw njw kafe aty pranw te blloku.
Sa e moren vesh drejtuesit e kioskws Vitrina, e kryqwzuan pedagogun dhe e urdheruan qw kafen duhet ta pijw aty te kafeja e kioskws dhe jo jashtw “Vitrinws”, ndryshe…
Pedagogu u shastis kur degjoi kwto procka. Si, u tha, ju mw detyroni ku ta pi kafen?! A jam nw njw universitet apo nw njw dyqan-shtwpi, si ato qw kishte dikur kooperativa e konsumit tw fshatit nepwr fshatra, qw edhe grumbullonin vezw, gjineshtwr e produkte tw tjera bujqwsore e blegtorale dhe u shiste fshatarwve mallra industriale, si vaj, sheqer, kripw, vajguri, beze etj., si dhe bwnte edhe kafe e nxirrte ndonje shishe raki pwr teriaqinjte.
Kwshtu edhe haleuniversiteti Vitrina, shiste diploma koti, por edhe tw detyronte tw pije kafenw e kioskes, ndryshe ta hiqte koromanen.
Hajde thuaj po ta mbajti qw kjo kioskw nuk ishte mw e mirw se universiteti i Sorbonws.
Kjo ishte Vitrina e Frrokut dhe e Myqerem Tafaj, shokut tw Frrokut. Dava kriminelash.
Deri diten kur te hetohen pasurite e Edmond Vlashajve (president i “Vitrines”), Mark Frrokeve etj (lista eshte e gjate) me anen e te cilave do te dalin dhe faktet per afera te pista te ketyre tipave brenda dhe jashte vendit, dhe qe pastaj me keto para te pista te futen ne politike (Vlashaj dhe Frroku krijuan edhe parti ku ky i fundit fitoi nje vend ne parlament, sepse parate e pista nuk u dhimbsen sepse duke u futur ne politike krijojne edhe imunitet, pra mendojne se i shpetojne keshtu drejtesise dhe shumica e tyre, per fat te keq, deri me sot ia kane arritur kesaj, atehere pislleku nga Shqiperia jone, jo vetem qe nuk do te pastrohet, por do te shtohet aq sa te na zeje frymen. Atehere ngelet qe me vullnet te forte mbeshtetur edhe nga nderkombetaret, agjensite ligjzbatuese, sipas eksperiences kroate te bejne te mundur jo vetem fajet dhe pislleqet e ketyre fare ‘biznesmenesh” e “politikanesh” duke u vene hekurat, por kjo do te ishete e ishte e pamjaftueshme nese njeherazi ketyre nuk do t’u konfiskoheshin te gjitha pasurite te cilat sigurisht qe jane te paligjshme per vete menyren e krijuar. Keshtu po, keshtu u vjen fundi dhe shporren perfundimisht nga skena politike dhe e konomike e vendit kjo skote e ndyrre qe po ndot atmosferen shoqerore ne vendin tone. Pse nuk ndodh kjo? A nuk ka burra dhe gra ne kete vend qe duke patur ne dore diçka (ne parlament, qeveri, drejtesi etj) te dalin ne skene, duke dale nga gjumi letargjik dhe te ndermarrin inisiativa si ato qe kerkova me siper, te cilat jane aspirate e gjithe popullit. Sot eshte koha kur ne skenen politike jane hedhur zaret per dekriminalizimin, korrupsionin dhe lustracionin e skenes politike dhe administrates se larte nga keto lepushka, te cilet duke bashkepunuar me doshet, frroket, vlashjat etj, kane krijuar kete situate kaq te rende. Prtishmeria eshte e larte, ndryshe kjo klase politike do dale nga skena me turp.
Po ca thua o bureto edhe nje here qe e morì guzimin nje prekurore kryek…. E quajti la ire bulevardi e imagjinon ne cfar vendi jetojme