Kishte ditë qe Aleanca Kuqezi kishte paralajmëruar opinionin publik se ne datën 1 maj drejtuesi i kësaj partie zoti Kreshnik Spahiu dhe përkrahësit e saj do te largonin nga pushteti shtetasin Berisha. Dje u zhvillua manifestimi i tkurrur qe u mbyll me një veprim simbolik. Një jelek antiplumb i cili u hoq nga trupi i një te riu, u mor nga zoti Spahiu dhe u flak nga ai në drejtim të kryeministrisë, pa arritur tek ajo; ca se zoti Spahiu ndodhej në një distancë të pallogaritur mirë prej tij, ca sepse ai nuk e zotëronte forcën e duhur për të dërguar objektin në shenjë. Vetë simbolika e përdorimit të jelekut antiplumb si devizë mbyllëse e manifestimit ishte huazuar nga gazeta DITA e djeshme, dhe zoti Spahiu pati të gjithë kohën e nevojshme që ta kopjonte këtë ide prej saj.
Lëvizja ose Partia Aleanca Kuqezi u lajmërua e më pas u shfaq bujshëm para publikut shqiptar duke ndjekur dy drejtime njëkohësisht, denoncimin e qeverisjes dhe në veçanti denoncimin e drejtimit të saj nga kryeministri Berisha, dhe ndjekjen e kauzës patriotike e nacionaliste duke filluar me denoncimin e marrëveshjes se Qeverisë Shqipëtare me Qeverinë Greke, për hapësirën ujore të jugut të Shqipërisë.
Është për t’u theksuar se rrethet intelektuale dhe politike të Tiranës, asnjëherë nuk e morën seriozisht zotin Spahiu madje e panë me mosbesim atë për një sërë arsyesh që lidheshin me të kaluarën e zotit Spahiu si një njeri i Berishës herë në hije e herë në publik, së fundmi i vendosur prej tij si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe nga fakti se kjo lëvizje e re dhe ky lider i shfaqur rishtas, me kërkesa radikale për luftë kundër korrupsionit e për ndëshkim ligjor, asnjëherë nuk iu përgjigj në mënyrë transparente pyetjes së bërë nga shumë analistë se ku i gjente fondet për të realizuar aktivitetet e tij. Pyetje kjo që shtrohet përsëri sot dhe përsëri do të mbetet pa përgjigje.
Zoti Spahiu filloi të trajtonte disa çështje me karakter nacionalist dhe të mbushte një hapësirë bosh në këtë drejtim, e lënë e tillë për shkak të konjukturave politike të partive shqiptare në qarkullim. Vecaërisht lëvizja tentoi të mbushte hapësirën nacionaliste të cënuar seriozisht nga qeveria dhe kryeministri. Për shkak të këtyre qëndrimeve që edhe kështu përgjithësisht nuk kanë patur një linjë të qartë, të menduar mirë, të programuar e të strukturuar si duhej, fillimisht njerëz të ndryshëm, panë tek Aleanca Kuqezi një lloj forcë që mendonte t’i jepte përgjigje nacionalizmit serb nga njëra anë dhe shovinizmit grek e formave të tij nga ana tjetër. Radikalizimi i qëndrimeve nacionaliste e antiqeveritare dhe sidomos radikalizimi i qëndrimeve kundër shtetasit Berisha, krijuan idenë se erdhi koha që të vendoset drejtësi dhe sidomos qeveritarët e korruptuar me shtetasin Berisha në krye të shkojnë të japin llogari para saj.
Por teza e nacionalizmit të zotit Spahiu, pasi u kopjua e u përdor keq nga zoti Berisha, u bë objekt kritikash nga ndërkombëtarët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian të cilët folën në një zë për dëmin që i sillte Shqiperisë, faktorit shqipëtar në rajon, e çështjes shqiptare në përgjithësi, por edhe rajonit, përdorimi i nacionalizmit si mjet politik për të fituar ca vota më shumë. Ndërkombëtarët i tërhoqën veshin (term ky i përdorur shpesh këto ditët e fundit) zotit Berisha dhe njëkohësisht këshilluan zotin Spahiu të ulte tonet nacionaliste e të ndiqte një orientim tjetër politik . Në këtë mënyrë zotit Spahiu i ra kauza nacionaliste e i mbeti vetëm radikalizmi opozitar për të vendosur drejtësi.
Pikërisht me këtë staturë dhe me përkrahës të pakonfirmuar mirë, zoti Spahiu hyri në negociata për të përcaktuar qëndrimin që do të mbante ai dhe partia e tij, nëse do të hynin vetëm në zgjedhje apo do të bashkoheshin me frontin opozitar me gjithë zhvillimet brenda tij. Sic është edhe e njohur tani mes debatesh e dilemash të shumta zoti Spahiu vendosi të mos bashkohej me frontin opozitar, gjë që shkaktoi edhe një largim të shumë drejtuesve dhe përkrahësve të Aleancës Kuqezi.
Manifestimi i djeshëm i Aleancës Kuqezi, i përkrahur kësaj rradhe nga një ditë shume e bukur me diell, tregoi se nuk u përkrah nga ndjekësit e zotit Spahiu, dhe pati rënie drastike të pjësmarrësve në të, në krahasim me tubimin e mëparshëm që megjithëse i mbajtur në një ditë me shi, ishte në numër më i madh se tubimi i djeshëm.
A ishte tubimi i djeshëm një test dhe tregues i rënies së forcës së Aleancës Kuqezi? Por pse ra kauza e Aleancës Kuqezi? Pse ra pjesëmarrja e përkrahësve të Aleancës Kuqezi? Pse daljet e Spahiut në media nuk përbëjnë më lajm? A i bëri mirë llogaritë Spahiu? A ka patur megallomani në të gjithë veprimet e shfaqjet e tij? A donte t’i imponohej Spahiu frontit opozitar, dhe sidomos Partisë Socialiste për të përfituar disa mandate direkt nga lista e PS, apo për të marrë disa poste në qeveri për një numër të caktuar votash? A do të ketë sukses ai në zgjdhjet e 23 qershorit?
Këto janë një sërë pyetjesh që opinioni publik ngre pas paraqitjes së djeshme të kësaj force politike, por le të qëndrojmë te llogaritë e zotit Spahiu dhe te gabimet e tij.
Në aspektin programor – Para së gjithash vetë lëvizja u fillua pa një program të plotë afatshkurtër e afatgjatë, pa objektiva të qarta, pa përcaktuar interesat që duheshin përfaqësuar, pa patur synime të tjera sociale në mënyrë që të ruhej më mirë orientimi afatmesëm e afatgjatë.
Në aspektin organizativ – Paraqitja jo si një forcë politike e organizuar e strukturuar dhe me funksione të cilat u krijuan deri diku në qendër por që nuk arritën të strukturoheshin në bazë dhe nuk arritën të shtriheshin në të gjithë territorin shqiptar.
Në aspektin e drejtimit e lidershipit – Lëvizja u drejtua përgjithësisht nga njerëz të ndryshëm pa përvojë në drejtimin e lartë të shtetit apo institucioneve të cilët më parë nuk kishin eksperiencë politike, ose kishin qenë në nivele të ulta drejtimi në ndonjë parti tjetër më parë. Mungesa e eksperiencës në drejtim dhe magallomania e shfaqur disa herë la gjurmë në deklarata politike dhe në shfaqjet në publik duke krijuar idenë ë një lëvizje nganjëherë jashtë realitetit. Lidershipi doli jashtë realitetit edhe në aspektin e përllogaritjes numerike. Përkrahësit në një sallë sporti apo edhe në një mjedis të hapur, ardhur nga të gjithë qytetet ku Aleanca ka përkrahës, mund të jenë shumë shumë katër deri në pesëmijë persona. Por ky numur në referim të sistemit zgjedhor në Shqipëri nuk të jep deputetë, aq më tepër nëse në zgjedhje nuk futesh në një koalicion. Duke luajtur me numrat dhe duke menduar se do të bënte një lloj shantazhi tek zoti Rama si lideri i opozitës, vuri kushte të cilat çdo njohës i mirë i realitetit nuk do t’i pranonte. Në këtë mënyrë zoti Spahiu rrezikohet të mos marrë asnjë deputet në votimet e 23 Qershorit, dhe rrezikon që të mbyllë përfundimisht lëvizjen pas këtyre votimeve sepse jo vetëm nuk do të ketë rezultate, por nuk do të ketë më as përkrahës për ta ndjekuar në një drejtim pa objekt.
Por gabimi i fundit i zotit Spahiu që gjithashtu do ta dëmtojë atë në vazhdim, është dalja e djeshme para një sfondi ku dukeshin Rama dhe Berisha, të perceptuar në të si dy personazhe të barabartë për t’u goditur opozitarisht. Kjo mënyrë e ideuar nga Spahiu u shoqërua edhe me fjalimin e tij ku sulmoi zotin Rama me ide dhe fjalë të paqarta, por përsëri me një megallomani jashtë realitetit se ai do të vendoste se si do të ishte drejtimi politik i vendit pas zgjedhjeve. Tema e barazimit të Rames me Berishën është një temë që i shkon për shtat Berishës, por që për opinionin e gjerë është një temë e shterur dhe dita dites në këtë fushatë Rama po ecën në një rrugë të cilën edhe ai vetë po e shkel për herë të parë, i pakrahasuar jo vetëm me Berishën që tashmë i lodhur e i konsumuar që nuk ju thotë me asgjë shqiptarëve, por as me drejtues të partive të vjetra e të reja. Zoti Rama ka një program të përgatitur nga ekspertët më të mirë të vendit, ai po prezantohet si një lider jo konfliktual që po bashkëbisedon me shqiptarët për qeverisjen e nesërme, dhe që nëpërmjet programit, organizimit, përfaqësimit, por dhe forcës politike e numerike, ka dhe mundesinë që të mbledhë rreth tij të gjithë ata që duan të rrëzojnë Berishën.
Qëndrimi i zotit Spahiu në manifestimin e djeshëm po largon prej tij të gjithë ata që duan largimin e Berishës, dhe po i çon ata drejt frontit opozitar të drejtuar nga zoti Rama. Ai nuk ka përllogaritur mire distancen, por nuk ka as forcën e duhur per te goditur objektivin. Le te ndjekim zhvillimet e ardhshme dhe të shohim nëse koha do na japë të drejtë.
alanca kuq e zi nik shkrihet po do forcohet dhe do dali dhe e para
amon se po na plas shum u shkrit apo u ngrit juve. Dava tollumbacesh te droguara
Kreshniku u rrit me parate e PS-se dhe biznesmeneve afer saj. kur erdh ora e se vertetes beri bisht dhe doli matan lumit. Keq e ka punen tani, t shofim si do vej. KA genjyer shum per ato para qe ka marr, nuk t fal njeri sot
ik lepiju nikut qe te hash buke more idiot
mirjoni jepja voten tende sales direkt pse tja japesh AKZ dhe KRESHNIK SPAHIUT. eshte e njejta gje
Kujton se jemi budallenj dhe nuk kuptojne se synimi i Spahiut eshte percarja e votes se opozites qe te futet ne shtratin e ngrohte te saliut dhe te bejne dashuri
Lum si aleanca!
epo kryetar kqz ne 96 dhe nenkryetar kld ka qene cfar prisnit
Niku miku i Shkelzen Berishes,nuk e prish kollaj traditen!
Hajt mo mos u merrni kaq shume me Kreshnikun se qejfin i beni. Ne 23 qershor do ta mrim vesh tamam sa i vlen lekura
Ore si ka mundsi qe nuk proteston nju jorku per nikun?? A eshte qytetar nderi i nju jorkut ky apo jo?? 🙂
HAHAHA! O Tano, na shkrive! bravo!
Iken karrieristet dhe mbeten patriotet. Iken kollonat e pesta te Ed tradhetarit, Sali te shiturit dhe Ilir hajduti.
Kuq e zinjte U spastruan nga agjentet dhe dolen me te paster
thua???
O antihipokrit , ketu ja ke fut kot. Vetem mendo dy gjera:
1_ Ku i gjente parate ky “Niku” qe bridhte boten dhe organizonte mbledhje e mitingje?
2_ Perse Salbserbi se ka share asnjehere me gjithe ato akuza qe ky Niku i Spahijve leshonte kunder tij?
Me kaq une e mbyll ceshtjen Nik Spahija. Ndjese paste! Personalsiht asnjehere s’i kam besuar, dhe mu neverit para pak kohesh kur e pashe ne nje video duke folur( nje njeri i shkeputur nga realiteti qe bertiste si nje sali i vogel)
Djali i Sali V.P. , se edhe ky merret me politike pas kuintave, Shkelzeni ka thene per Kreshnik Spahiun: ” Nuk kerkoji shume ai LEGANI “. Tani gjykoheni vete legenin e cpuar, Kreshnik Miu, mashtrues 24 karat.
Ne qoftese e kishe me te vertete se doje te burgosie shtetasin berisha ja fute vetes e kuptuam te gjithe shqiptaret more qyqar qe je ber si don kishoti i mances qe luftonte me mullinjt me ere Shqiptaret nuk jane aq budallenj sa i mendon ti more plehre Ti bastard je nje pateric e berishes kete e kujton edhe idioti me i madhe Do te shoim ore trap sa traper te tjere do nxjeresh ne 1 maj Ekishe ne dore dhe ja hoqe mundesine vetes te bashkoheshe me opoziten per rezimin e sali shkerdhates por ti vure kushte per te mare deputet ne tavoline dhe keta deputet ti ktheje ne kamikazne sherbim te berishes beniaminit tend qe i ke sherbyer ne vite Te sateme do maresh ore idiot
o gezimo kthjellou mor djale,,larg liliputit veshgjat,me thon te drejten o gezimo,spo ja them emrin spaiut se se meriton, sa here qe e shija te tv me ten te drejten me dukej si i lajthitur.vecanerisht kur i xixellonte floket dhe anash i dilnin veshet si petulla,me dukej si mi aleje, ky nen kryetar i gjykates te larte,me pune po ,me leke po e po,pa prit e pa kujtu na u be patriot,,shpesh here bisedoi me familien,ju them ky punon per salen,sipas asaj qe kemi pare e degjuar shume u ashkuan e te tjere si puna ime ishin me ?flas per vete,ne fillim berisha beri sikur e shau dhe ai beri sikur do ta burgose,baca nuk ka njeri tjeter ne goje pervec rames,nga nje here e kruan lehte topin,spaiun e kish lene ne qetesi,njerezit sane bar,plakut te pa cipe vetem keto dy dite i plasen dy bomba te kurdisura nga vet nasia ie tij baca i vucitolit po sju kuitohet spaiu faqe ziu dhe nerit te cekajve,
Nuk i ka ndodhur gje e madhe Nikut :
Beri nje udhetim ne politike si ne perralla dhe u rikthye ne vendin e nisjes, ne aerodromin fillestar ku nisi te mesoje fluturimin, me ndihmen e instruktoreve pushtetor, financiator e mediatik.
Breshka, sado zili ta kete shqiponjen nuk behet dot si ajo, madje dhe pse mund ta ventilojne e ngrene perpjete si laraske.
Kreshniku i maleve u kthye ne baltovinen kenetore pushtetore.
Si mund te largohesh nga nje levizje politike apo parti, vetem pse nuk beri alenace me PS+LSI+PBDNJ? Pse nuk u larguan me perpara kur ishte kaq e keqe klima aty? Apo prisnin emrin te listat e PS!
Nese AK do futej ne aleancen PS, do kishte fatin e Erjon Veliajt dhe G99999…
Tani te pakten e ka nje shanc.
Nuk kam ndonje simpati per Spahiun, ne fakt e degjiova dje dhe me tere mend nuk degjohet, te acaron kur flet. Po nje gje eshte e vertete, Shyqiperia nuk mund te ndahet ne dy bahce, nje kullot PS-ja, dhe nje kullot PD-ja. Po do nje fije bar, duhet te behesh me nje nga keto te dyja. Jo.
Niku mos i prit floket se te shkojne shume kacurrelat.Po te degjosh shqiptaret e ketej kufirit duhet te vrasesh veten.Ben mire qe degjon veten Kosovaret dhe vetem ata kosovare qe jane ne Amerike,pasi ne fund te fundit ata te shkolluan dhe te mbajne me pare.Vazhdo ,mos u tut he burre malcijet.
Ju komunistet qe ia hengret kokat njeri – tjetrit gjate 50 viteve jeni te pandreqshem. Kur Kreshniku kuiste neper podiume se do t’i fuste ne burg demokratet ju kalonit ne orgazem. Tani qe Nik trapi nuk u fut ne vathen tuaj ulerini. Ju shkon mire thenia se e mire eshte vetem ajo qe ma jep mua.
SI DHELPRA KUR SE KAPI RRUSHIN THA ESHTE I PAPJEKUR HAHAHA LAN NAM ME KTO QE SHKRUAJN E HARRUAN 21 JANARIN HARRUAN QE U RROP SHQIPRIA NGA KTA HAJDUT PO MEJNDOJN SI TE VINE NE PUSHTET TE VJEDHIN DHE KTA BEJN SIKUR PERVELOHEN PER POPULLIN ,MJER NE QE JEMI POPULLI ME INJORANT DHE TALLIN BYTHEN KTA POLITIKAN.
PSE PIKERISHT DJE SHKRUANIT DUKE E NGRITUR NE QIELL KRESHNIKUN SOT E SHANI ,SE DI CFAR JENI SE PAK MORAL DUHET TA KENI ,TURP NE VEND TE SHKRUANI PER HALLET E KTIJ KOMBI MERENI ME KRESHNIKUN ,KUR NA QENKA KSHU SI THONI JU PSE MERENI ME AK DUKET QE KENI FRIKE SA ME SHUME E SHANI AQ ME SHUME AK RRITET LERINI SHPIFJET LERENI TA TREGOJ KOHA ,PO TU BASHKONTE ME PS DO SHKRUNIT KTO QE PO SHOH SOT,JO PER NJE NATE NA U BE I KEQ NIKU?
Spahiu , beri gabim qe nuk ju bashkuar opozites se do te ishte dhe me e forte,se te gjiteha ata qe sihin kuder PS+LSI do ti merrte Ak, duke qene se vota ishte brenda se majite.
Po tani AK e humbi filllin, dhe forcio me shume PS, se mund te ndodhte e kundrta qe me vota e te majteve ne kualicion mund te shkonte tek PD.mbas zgjrdhjeve.
Orenti i gabura AK n.q.s ishte sygjerim nga PD humben te dyja AK dhe PD.
Beri mire qe nuk ju bashkua se nuk mund te bente koalicion me nje parti qe punon per interesa greke,kaq nuk e kuptoni o injorante,se te gjithe politikanet kryesore te dy partive te medha punojne sa per grekun dhe sa per serbin,ka ardhur koha qe te zgjoheni o njerez.mire e tha dikush me siper se u larguan nga AK vetem ato qe jane te interesuar per pushtet.Vazhdoni punen AK,mos kete here heren tjeter njerzit do e kuptojne se kush e drejton opoziten.
Beni dallimin mes Ps dhe Pd.U largue Oketa asnjeri nuk e shau nuk i shkoji njeri tek shtija nuk e kercnoji njeri ne parlament kur votoji kunder qeverise.U largue Islami u desh nderhyrja Amerikane se rrezik do e pushkatonin para pallatit.Formoji Oketa partine Topit askush nga Pd nuk merret me Topin as partine e tije.AKZ sa nuk ju bind urdherit te krijuesit Rama gjithe medjet dhe tellallet e Rames ju turren kunder.Ju turren ata te pa fytyre qe deri para 23 prillit i ngrinin ne qiell Kuqalashat Komunist te Kreshnikut.Turp Turp