E kush tha që Çiljeta nuk do këndonte :)

anazapta

Të gjithë ata që ishin kuriozë se si do ta përballonte një festë të përbashkët me kundërshtarët Sali Berisha, kanë shansin të mos zhgënjehen. Ka vendosur sërish të mos festojë bashkë. Ka 23 vite në politikën shqiptare, që nuk pranon të festojë kurrë me kundërshtarët, edhe kur festa është e Shqipërisë. Sa herë ka qenë ai në pushtet, kundërshtarët kanë pranuar të festojnë bashkë festat kombëtare apo ngjarje të shënuara. Ish- opozita socialiste madje e shoqëroi deri në Bruksel në vitin 2006, kur u nisën negociatat për marrjen e statusit. Ai nuk i pranoi kurrë. Për tetë vite në opozitë, nga viti 1997 deri më 2005, ai bënte ndaraz dhe festën kombëtare dhe nuk shkonte në ceremoninë e presidentitt.
Ky ishte rasti që ai t’i bashkohej një feste, ku Partia Demokratike ka meritat e saj shumë të mëdha. Por ai nuk ka punë me historinë e Partisë Demokratike, por me egon e tij për pushtet. Dje në mesnatë ka urdhëruar Lulzim Bashën të ndryshojë axhendën dhe të shpallë në të njëjtën orë dhe datë një festë të Bashkisë së Tiranës për marrjen e statusit, ndërsa Bujar Nishanin e ka urdhëruar ta bëjë këtë festë të hënën. E gjithë çfarë kërkon të bëjë është t’u gjejë një alibi gjithë të ftuarve nga qeveria, që mes pritjes së Barozos dhe asaj të Bashkisë, të zgjedhin Bashkinë. Për më tej ka përdorur Bujar Nishanin, i cili përveçse si shef kuadri i PD, po sillet dhe si shef protokolli për t’u organizuar festa. Ai ende nuk ka konfirmuar që do të shkojë apo jo tek festa zyrtare e qeverisë, dhe vetë njofton se do të bëjë festë të tij, për të çuar deri në fund provokimin. Kjo dëshmon se sa konfident është ai me planet më perverse të Sali Berishës kundër imazhit të këtij vendi dhe sa ushtar është në zbatimin e dëshirave të tij. Bile në këtë pikë lë mbrapa dhe Bashën.
Edhe pse protokolli i shtetit ka njoftuar aktivitetet e qeverisë për këtë festë, edhe pse në këto festa janë ftuar gjithë ish- kryeministrat e Shqipërisë, ish- presidentët, ish- kryeparlamentarët dhe ish- ministrat, Sali Berisha nuk e duroi dot. Ai nuk duron dot, që dikush në këtë vend, të ketë shansin t’i shikojë gjithë politikanët bashkë, në një ngjarje të shënuar. Nuk e duron dot të shikojë presidentin e Komisionit Evropian mes gjithë politikanëve shqiptarë dhe të mos jetë ai në qendër të vëmendjes. Nuk e duron dot, që njerëz nga partia e tij, qoftë dhe Basha, të jetë në vend të tij në këto festa. Nuk duron dot (dhe këtu ka të drejtë) të shikojë gjithfarë debilash që ka ngritur në karrierë në PD për t’u tallur me ne, që tani të jenë në vend të tij në festa të tilla. Nuk duron dot të shikojë Bujar Nishanin në krah të Edi Ramës dhe ai të jetë diku më tutje. Ka një mllef me gjithë botën për këtë që po ndodh. Për gati një muaj, qysh nga fillimi i muajit maj, u përpoq ta ndalte këtë festë. Nisi grevat e urisë, futi në çadra militantë të papunë dhe ish- të persekutuar të hallakatur mes vuajtjeve dhe PD, por nuk i eci. Tentoi të ngrejë Lazaratin në këmbë duke ulëritur, por nuk i eci. U bë si i çmendur në Kuvend, duke sharë me nënë, motër e grua deputetët, dhe mori PD zvarrë jashtë Kuvendit që të mos ishte në këto ngjarje. Por prapë nuk ia doli. Statusi u dha. Lazarati ishte një sukses i sigurisë që ofron pushteti i ri në kontrollin e territorit dhe zhdukja e një oazi krimi. Tani ngeli vetëm ceremonia. Shqiptarët u gëzuan për statusin. Ai është kaq i mllefosur që nuk e ndali dot këtë festë, sa tani i ka ngelur vetëm një armë e fundit: ta prishë! Por në fakt nuk ka aq fuqi sa të prishë. Thjesht dëshmon se nuk gëzon dot vetë!

 

***

Liqeni Artificial, si vendi i duhur per një feste Artificiale…

A ju kujtohet Lulzim Basha që lëvizte sa herë Fyle mbërrinte në Tiranë. Shpikte gjithmonë një udhëtim jashtë shtetit, një takim të beftë… Burime të sigurta pranë delegacionit europian të Tiranës tregonin se Basha kishte frikë. Ishte ftuar disa herë në Bruksel nga zoti Fyle por pikërisht ai, burri që kreh flokët me xhel, që të krijon idenë se ështe fiks politikani i dashur për ndërkombëtarët, ai oratori dhe hokatari zhdukej në cast të fundit. Zhdukej si njeriu i mirë Sami Matoshi, si me magji. Ishte pështjelluese sesi një figurë që vinte nga kultura e Euroës perëndimore po sillej kështu. Ndërkombëtarët të shashtisur dhe të befasuar nga kjo sjellje politike aspak diplomatike ishte lehtë e dëshifriueshme, off the record: Lulzim Basha nuk lëvizte gishtin pa lejen e babait të tij, doktor Berishës. I zënë nga ky hall zoti Basha shpiku udhëtimet në vende të ndryshme të Europës. Kur në Tiranë ishte së fundmi komisioneri Fyle, Basha udhëtoi në Gjermani. Një zot e di se kë takoi atje, sepse Merkel e kishte shpallur verdiktin gjerman me kryeministrin Edi Rama duke e konfirmuar këtë edhe në një konferencë për shtyp. Që Lul Basha nuk është rehat kjo nuk ka më dyshim. Paqartësia dhe mos-konseguenca në qëndrime e kanë karakterizuar në këto muaj si kryetar në letër dhe prej letre në PD.

Dje është rikthyer në strehën e Bashkisë së Tiranës dhe ka shpallur festën e madhe përmes një emaili ku shkruhet:

“…Rrugëtim drejt Europës!Për të festuar së bashku  lajmin e shumëpritur të marrjes së statusit të vendit kandidat, Bashkia e Tiranës ka ftuar ditën e shtunë në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit Artificial artistë të njohur shqiptarë,  për të performuar pjesë të zgjedhura të kryeveprave të njohura europiane. Repertori i përzgjedhur përmban vepra të kompozitorëve europianë si Moxart, Bethoven,   Vivaldi etj, por nuk do të mungojë dhe vepra e të madhit Çesk Zadeja. Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët ti bashkëngjitën këtij organizimi festiv ditën e   shtunë në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit Artificial…”

Liqeni artificial eshte vendi i duhur per një feste artificiale. Zoti Basha drejton dy institucione ku në njërin ka muret, (Bashkia) dhe tek tjeri ka vulën(PD) por në asnjërin nuk është vetvetja dhe i zoti i punës. Sepse Bashkinë e urren, e ka si një hije e cila i kujton se ai është një hajdut i vogël. Partinë e dashuron, por është ende në rolin e dashnores dhe jo të gruas. Në zemër me siguri është një burrë që nuk ka sherr me Europën. Ai do donte me siguri të ishte në Evropë. Pa dyshim vdes ta takoj njëherë Fylen e ti hap merimangat e ndërgjegjës së vrarë, por nuk e bën dot. E vetmja gjë është të bëj një festë, si gjoja mesazh që ai feston edhe pa lejen e shefit të tij. Ndoshta si një meaculpa. Por është shumë vonë për të kërkur falje, shumë vonë sepse si i thonë asaj këngës zoti Basha: The ëinner take’s it all!

E këndojnë Aba-t një grup I madh që Ciljeta , artistja e madhe me siguri s’e ka dëgjuar kurrë.

Share This Article
4 Comments
  • 2B i bejne karshillek Rames per festimin modest per marrjen e statusit.Ata me domozdo do te nxjerrin ne skene per te kenduar Çiljeten,ne te njejten ore.Kjo do te thot se 2B kan vendosur te mos bashkpunojne me mazhorancen edhe per nhjarje te tilla te medha.Sidoqofte bota e di se kush jane 2B-hajdut dhe kriminelet me te medhenj te ketij vendi.

  • Po aman more por cmerreni me “OJQ” e 2B”-ve! Merruni me bemat e tyre dhe me arkivin e tyre se nuk e shikoni se cfare bejne??? Po e kthejne Tiranen si ne Berlin ne kohen e Rajhut!!

  • Për ne injorantët që s’dimë anglisht , a mund të na japësh në shqip titullin e asaj këngës ?!
    Kastravec e pordhac !!

  • Si perhere antishqiptaret 2B dhe kekyshet e tyre qe lehin pas te zotit me ze te cjerre nga pafuqia ,festojne te ndare nga populli qe eshte nje ,por e ndajne keta soj hajvanesh qe hiqen si politikane .Ja po shikoj Bashen qe vetem me punonjesit e bashkise po flet per sukseset e pd ne marrjes e statusit ,nuk i vjen turp ,maskarait ,vodhi rrugen e veriut ,vrau 4 te pafajshem ne bulevard e prape nuk ka marre asnje denim nga gjoja drejtesia shqiptare . Turp per ne qe durojme kriminele te tille si keta qedrejtojne akoma .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *