Nga i dërguari i Ditës në Prishtinë,
Bedri Islami
Sot, herët në mëngjes, një mik i imi i vjetër, më telefonoi dhe më pyeti se si ishte e mundur që deputetët e LDK-së, në seancën e djeshme të Parlamentit, thuajse njëzëri, votuan për Hashim Thaçin, kundërshtarin e tyre tradicional, duke e bërë atë Presidentin e ri të Kosovës.
Ai më pyeti, gjithashtu, se si është e mundur që nga raundi i parë i votimit, në atë të tretin, numri i atyre që votuan pro kandidaturës së zotit Thaçi, u rrit me 21 “pro”, ose më shumë se 40 për qind e votimit të parë.
Në fund më pyeti, se, nëse do të kisha qenë ende aktiv në jetën politike të Kosovës, ku do e kisha gjetur veten.
Ishin tri pyetje të një miku, desha t’i përgjigjesha privatisht, si më ka pyetur, pastaj pashë një pikëpyetje të njërit ndër miqtë e mi më të vjetër, idealist deri në palcë, dhe mendova të bëja këtë përgjigje, për të gjithë.
– Ajo që ndodhi dje në parlament, nuk është asgjë tjetër, veçse një kthim i borxhit që LDK i kishte Hashim Thaçit.
Veç marrëveshjeve të hershme, të ditura dhe të paditura, ishte më shumë një kthim borxhi politik, jo sepse e kishte bërë Isa Mustafën kryeministër, njeriu që nuk do të duhej të ishte as në jetën politike të Kosovës, por sepse nga Vendimi Politik i Hashim Thaçit, kemi edhe zgjedhjen për herë të parë pas luftës, të Ibrahim Rugovës si president.
Kjo ndodhi pas zgjedhjeve të para pluraliste, kur ato, papritur, por bindshëm, i fitoi LDK-ja. I fitoi, por jo thellësisht dhe për të patur presidentin e saj në krye të shtetit, i duheshin edhe votat e opozitës.
Në dy raundet e para Rugova nuk u zgjodh dot president i Kosovës.
Mbetej votimi i tretë, ose, si ndodh rëndom, do të shkohej drejt zgjedhjeve të reja.
PDK-ja, përmes Thaçit, dhe ngulmimit të ndërkombëtarëve, kishte vendosur që në raundin e tretë t’i jepte votat Rugovës, duke marrë për vete vendin e shefit të qeverisë. Rugova ishte dakord plotësisht, por me një kusht: Hashim Thaçi të mos ishte kryeministër.
Rugova ishte njeriu më dinak i politikës në Kosovë dhe e dinte se qenia e Thaçit kryeministër do e rriste rolin dhe staturën e tij politike dhe, qetësisht, mendoi jo vetëm për atë mandat, por edhe për mandatet e tjerë.
Personalisht kam qenë për kushtin e vetëm: votojmë për Rugovën, por kryeministrin e vendosim vetë. Thaçi nuk ra dakord me mendimin tim, dhe u bë marrëveshja. Rugova, në votimin e tretë, si tani Thaçi, u bë president, shefi i qeverisë u bë Bajram Rexhepi.
Pas kësaj, rastësisht isha në Kosovë, dhe shkuam në një darkë afër Prizrenit. Ishim të gjithë miq në atë tryezë. Disa prej atyre që ishin asaj darke sot janë kundërshtarët më të mëdhenj të Thaçit. U bisedua për marrëveshjen dhe i thashë Thaçit se kishte bërë një lëshim të madh, nga i cili vonë do e merrte veten PDK-ja, si edhe ndodhi. Hashim Thaçi, qetësisht, më është përgjigjur se, vjen koha dhe na e kthejnë borxhin. Këtë e kam botuar edhe në Epoka e re, përmes një shkrimi, “Cilën portë la hapur Hashim Thaçi”.
Pra, i kishte bërë të gjitha llogaritë. Sido që të themi për të, ai është një njeri i politikës. Askush nuk e di se cili është hapi i ardhshëm i tij. Më mirë nga të gjithë, këtë e dinë shokët e vjetër të tij.
Deputetët e LDK-së, që ishin në sallë, por që dhanë një votë të pavlefshme, në fakt ishin tepër të dobishëm: Thaçi u zgjodh edhe përmes tyre, prandaj të mos bëjnë sot rolin e atyre që ishin më të dinjitetshëm.
Thaçi, duke i dhënë lulet vajzës së Rugovës, si duket, i tha edhe një herë, më ktheve borxhin e babait tënd, po të kthej lulet.
Gjithçka, por në anën e kundërt, u përsërit mbrëmë.
– Ndryshimi i votës së deputetëve brenda të njëjtës sallë, në të njëjtën ditë, për të njëjtën çështje, për të njëjtin person, dëshmon nivelin e mendimit politik, intelektual dhe formimin e karakterit të vetë politikës sonë.
Jam i bindur se në gjithë trevat shqiptare, nuk ka gjë më të bindur, më të shitshëm dhe më të gatshëm për t’u shitur se sa deputetët tanë.
Faji nuk është i atij që i blen, por i atyre që shiten.
– Pas formimit të kësaj qeverie, unë, po të isha pa angazhime të tjera, do të isha me opozitën, sepse, qoftë edhe për faktin e thjeshtë, se qeverinë e drejton një ish-ministër i kohës millosheviçiane, është e mjaftueshme të jesh në opozitë.
Por me një ndryshim, që mendoj unë, është themelor.
Opozita e sotme i bën thirrje njerëzve: ejani tek ne. Unë mendoj se deviza e vetme do të ishte tjetër: ne po vijmë tek ju.
Sepse opozita që është në parlament nuk vuan për bukën e gojës, nuk i ikin djemtë, vajzat, motrat e vëllezerit në mërgim, sepse kanë humbur besimin për një jetë ndryshe. Opozita në parlament është komode në jetën e saj dhe, duke i ftuar njerëzit, ejani tek ne, krijon hendekun mes saj dhe varfërisë.
Disa nga ata që janë në opozitë sot, kur ishin në qeveri, ishin po aq, në mos më shumë të korruptuar, se sa të sotmit.
Njeriu i vetëm nga opozita, që e kam provuar, në të mirë e në të keq, është Ramush Haradinaj. I besoj atij, por më vjen keq që ai nuk beson tek vetja, aq sa unë besoj tek ai.
Disa nga opozita e sotme kanë qenë dikur krahët e Hashim Thaçit për t’i mundur politikisht të tjerët. Sot, ai, edhe pa ju, duhet ta pranoni se ju mundi. Në qofshi të zotët, hiqeni. Nëse nuk jeni të zotët, heshtni.
Mendimi im është: Kur opozita të mësojë se duhet shkuar tek ata që kanë halle e që vuajnë, kur të mësojë se jo retorika, por fjala njerëzore është e kapshme për të tjerët; kur ajo të njësojë veten me ata që heqin dhe që kanë humbur shpresën, kur opozita të dijë të vërtetën se fitorja nuk vjen nga tribunat, por nga ndenja normale me të tjerët; kur ajo të dijë të vërtetën se jo çdo fillon prej saj dhe mbaron tek ajo dhe mërinë ndaj klasës politike drejtuese të shtetit ta kthejë në vizionin e saj qeverisës, atëherë ajo do të vijë në pushtet.
Miku im i vjetër, që më bëri një pikëpyetje në një shkrim timin, ndaj të cilit, mikut tim, besimi im është absolut, e di krejt mirë se luftën çlirimtare nuk e bëmë përmes tribunave, por edhe nëpërmes shtëpisë së tij, kur nganjëherë në ato dhoma të vogla, mblidheshim deri në 40 vetë dhe bisedonim gjithë natën, e shumë nga ne ishim të gatshëm për të qenë dëshmorët e Kosovës.
Një opozitë që të fton për të shkuar tek ajo e nuk të vjen, duhet të dijë të vërtetën se rruga drejt pushtetit fillon nga shtëpitë e varfëra.
Këto ishin tri përgjigjet e mia për mikun që më bëri pyetjen e mëngjesit, dhe për të tjerët që mund të kenë mbetur në hallakamë.
Si gazetar, si njeri që i kam shërbyer luftës në Kosovë me të gjithë mundësitë e mia, ndjehem i detyruar të them të vërtetat, edhe kur ato nuk pëlqehen nga njerëzit
Dhe vërteta është: Hashim Thaçi është presidenti i ri i Kosovës. Unë, jam apo nuk jam i një mendje me idetë e tij, i uroj atij mbarësi.


FAKTI I ‘DITES’!
‘Kamikaze’ te informacionit:’E duam ish Shqiperine si Maqedonine’!
—————————-
-Gjithe Bote me Boten ne 25 vjet me Bathoren!
-Gjithe mendimi intelektual e informacioni i Botes flet per krrizen dhe ekonomine mendimi ‘intelektual’ i Bathores dhe ‘kamikazet’ e informacionit meren me 25 vjet me Saline ,Nanon,Blushin Ramen dhe Like Florine!Tani me Taçin!
-Gjithe Bota meret me popujt si ti japin buke e luftojne Varferine ne 25 vjet meremi me ‘NJISHAT’ Taçin dronat dhe Serbine!
-Gjithe vendet e Europes bejne zgjedhje me standarte dhe popullit e jepet e drejta me themelore :TE ZGJEDHE E TE ZGJIDHET ne 25 vjet flasim per :RROTACION -RROTASH!Istitucionet e shtetit i ngaterrojme me emerat qe ne demokraci vene e vine!
-Ne gjithe Boten populli udheheq shtetin nepermjet perfaqesimit ku zgjedh dhe zgjidhet tek ne nje çerek shekulli jane te njejtet SURRETER Bushat,Blushat,Bodet,Bashat e tani na bombardojne edhe me Taçat sikur te jemi bageti qe nuk jetojme dot pa çobenj!
-Ne Ballkan ne Serbi e Maqedoni ku ka shtet te se drejtes e demokraci populli i njeh me emer e mbiemer perfaqesuesit e tij ne njohim 25 vjet te njejtet emera e mbiemera Blushat karabushat KA-QIn Liken dhe ‘BABAJIN’ sali tani po na shtojne edhe Taçat qe vete emerohen vete firmosin e vete vulosin e popujt si i Kosoves ashtu edhe i Bathores vazhdojne te marrin arratine!
-Ne Greqi dhe Maqedoni populli i shpije brenda nje viti ndoshta edhe 3 here parlamentin dhe qeverrite ne shtepi po nuk u jep buke e ekonomi tek ne 25 vjet jane te njejtet ‘KRRIMINELE ME IMUNITET’ me ne krye shokun Sali qe ketij vendi i nxoren uje te ZI tani kerkojme te bejme krahesime me Kosoven se pake i lodhur eshte ky popull duke mbajtur ne kurriz 25 vjet nje bande qe krriminelesh e antropofagesh qe jetojne me gjakun e femijeve shqipetare!
-Nuk rilind shteti pa rilindur informacioni ne kete vend si ne Maqedoni ,Greqi e Serbi!
-Shkallen e demokracise e mat ‘sistemi elektoral’ si ne Greqi,Serbi e Maqedoni ku populli sa here e shikon te arsyeshme e ngre me kembe perpjete parlamentin dhe qeverrite dhe shuan e rilind subjekte te REJA e partite ,tek ne ska as sistem elektoral as ligj elektoral por 100 parti Banda qe kane te njejtet emera e te njejten ALTERNATIV E.–HAJDUTERINE !
-Ne Greqi,Serbi e Maqedoni zgjedhjet i organizon ,numuron administron shteti i se drejtes nepermjet istitucioneve te tij tek ne i organizojne bandat partri dhe per turpin e Ballkanit nje KQZ me emerin ‘LUZI’ qe i akordohen çdo vit 200 MILION lek per te vrare MIZAT ne fytyrat e lulave te Vocerr e nje here ne 4 vjet ben sikur numuron votat—TURPI TU MBULOJE!
-Ne Greqi,Serbi e Maqedoni perfshi edhe ne Afganistan ku fletet e votimit shperndahen neper male me mushka rrezultati i zgjedhjeve del per 15 dite tek ne kemi 25 vjet qe rrezultati nuk del
KURRRE se dihet me pare se kush do fitoje Bushat karabushat e parlamentit te ‘leshit’ te Topallit!
P.S-A e kane te qarte kamikazet e ketij informacioni qe Kosova pas 25 vjetesh ka standarte te civilizimit e ‘demokracise’ shume me te larta se ato te dikur ish Shqiperise sepse ka 2 gjera :INTELIGJENCE-INFORMACION qe ne 25 vjet na MUNGOJNE!?
Te flasesh pas 25 vjetesh akoma per emera te veçante ne shekullin e 21 eshte as me pak e as me shume ‘MJERIM INFORMACIONI’ e do na nxjerin edhe nga Ballkani si popull drejt shperberjes pas 25 vjet qe u morem me Saline e Like floririn tani po meremi me Hashimin e Ibrahimin e tere MUXHAHEDINET E TJERE!
Urgjente reforma radikasle e sistemit elektoral,qofte dhe me referendum popullor si shkalla me e larte e demokracise nepermjet pjesemarrjes direkte e kjo klase politike duhet te shkoje 100 perqind ne mos para drejtyesise ne terr te harreses-kush ka me teper se 2 legjislatura!?