Bedri Islami
Disa kohë më parë, në DITA, mes të tjerave kam shënuar edhe se njëri ndër institucionet më të besuara të shtetit shqiptar, sipas institucioneve europiane që monitorojnë Shqipërinë, është pa dyshim Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Më pas para pak ditëve, përsëri sipas këtyre institucioneve, saktësova se si do të mund të ishte ulur korrupsioni në Shipëri nëse përcaktimet, delegimet dhe kallëzimet penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit do të ishin trajtuar si duhej, seriozisht dhe me përgjegjësi nga organi i akuzës, i cili vetëm në raste të pakta dhe ku nuk kishte asnjë interes, kishte bërë diçka.
Tani, në një emision televiziv është sjellë një e dhënë tjetër, që është po ashtu tronditëse: vetëm në 5 vitet e fundit prokuroria e shtetit, me porosi të veçantë të zotit Llalla, ose sipas oreksit special të prokurorëve , pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, kishte mbyllur më shumë se 280 kallzime penale, për zyrtarë të mesëm dhe të lartë që kishte bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në shumësinë e rasteve kjo kishte ndodhur nga presioni i prokurorëve ndaj të denoncuarve për të paguar shuma të konsiderueshme për mbylljen dhe kyçjen e dosjeve.
Dhe u mbyllën më shumë se 280 dosje, të cilat po hapen.
Në Shqipëri mekanizat e kontrollit nuk kanë munguar asnjëherë. As ligjet. Ata nuk janë as më të mira dhe as më të këqia se sa ligjet e vendeve europerëndimore. Në fund të fundit, në shumicën e tyre ata janë hartuar, mbështetur dhe financuar pikërisht nga këto institucione.
Përralla e tanishme për ndërhyrjen “Soros” në përgatitjen e ligjeve, si u tjerr gjatë edhe për reformën në drejtësi, në fakt është veçse vazhdimi i anetemimit të një pale ndaj një pale tjetër, dhe kjo e gjitha bëhet më e fortë, sa herë që pushtetet ndërrojnë në Shtetet e Bashkuara.
Ligjet shqiptare kanë problemet e tyre. Nganjëherë më të mëdha nga nganjëherë më të vogla. Duke qenë një vend në zhvillim të vazhdueshëm ata kanë mbështetur këto ndryshime, herë i kanë përshpejtuar e në raste të veçanta edhe i kanë ngadalësuar. Reforma në Drejtësi është njëri ndër ato raste madhore kur gjërat shpejtohen në të mbartë; ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 është rasti tjetër kur gjërat vonohen, ndryshimet bëhen më të thekshme dhe gravititeti i qeverisjes bëhet më i njëanshëm.
Por ligjet janë. Institucionet janë. Të ngritura me mundim, të ndryshuara, sipas shijeve qeveritare, por ekzistojnë dhe disa prej tyre e bëjnë si duhet punën e tyre. Nuk mund të thuash se e gjithë piramida shtetërore çalon dhe është gati të hidhet në erë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është njëri prej tyre. Në fakt edhe sot e kësaj dite është opozita e vërtetë e shtetit. Opozitë jo politike, por që qëmton, ashtu si e kanë përcaktuar ligjet përkatëse, dëmet që i janë bërë shtetit, humbjet, mangësitë, por edhe përvetësimet, në atë masë që ia lejon vetë përmasa e tyre. Nuk është një institucion akuzues, por që i hap rrugë institucionit të akuzës.
Ka qenë pikërisht Kontrolli i Lartë i shtetit, i cili, disa vite më parë, jo në këtë përmbajtje drejtuese, ka ngritur me forcë abuzimet e mëdha, qindra milionëshe në Rrugën e Kombit, pikërisht në kohën kur drejtues i Ministrisë përkatëse dhe nxitësi më i madh i “parimit”, përvetsues, “punë dhe të paguajmë” ishte shefi i tashëm i opozitës, Lulzim Basha.
Megjithëse çështje nuk është gjykuar asnjëherë dhe dosjet janë mbyllur , duke krijuar precedentin e rerzikshëm të “kalimit të afateve”, përsëri, të gjithë e besojnë se konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë, jo vetëm të dëshmuara, por dëmet kanë qenë shumë më të mëdha se sa ajo që është dëshmuar nga shikimi i parë.
Duke biseduar ditët e fundit në Tiranë me njërin nga ndihmësit e afërt të kupolën drejtuese qeveritare në Shqipëri dhe ngriti pyetjen , përse të dhënat e arritura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk merren edhe aq fort për “zemër”, për më tepër lihen në harresë, u ndesha me përgjigjen befasuese se, atë institucion në akt e drejton opozita. Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit është zoti Bujar Leskaj, dikur funksionar i lartë i qeverisë Berisha 1.
Edhe në media të ndryshme apo në komente të hapura e kam ndeshur idenë se Kontrolli i Lartë i Shtetit është një strukturë opozitare dhe se ajo kontrollon me përparësi strukturat lokale apo qendrore që drejtohen nga socialistët.
Nuk i kam hyrë asnjëherë analizës se sa përqind e të kontrolluarve janë të PS dhe sa janë të opozitës. Është krejt e natyrshme që shumica të jenë të qeverisjes së sotme, jo vetëm se ata janë në pushtetin qendror, por edhe se institucionet lokale drejtohen në një masë të madhe prej tyre.
Në fakt, nëse do të ketë një “rendje” drejt kontrollit të qeverisjes në pushtet do të ishte fat i mirë për vetë atë në radhë të parë, sepse, duke qenë të kontrolluar do të mund të ndërtojnë më saktë, pa gabime, devijime , e, sidomos pa korrupsion, strukturën e tyre. Kjo ndodh edhe me institucionet qendrore.
Vazhdoj të kem mendimin se është mirë, krejt mirë, që institucionet kontrolluese të shtetit të drejtohen nga njerëz të opozitës, megjithëse, thënë të drejtën, nuk e di se sa zoti Bujar Leskaj i takon sot opozitës. Mbaj mend se ai më është shumë akuzuar si përkrahës i zotit Bamir Topi, disa vite më parë, se sa idhtar i politikës që hartohet e zbatohet në Shqup-in politik të tashëm.
Por e gjithë kjo nuk është e rëndësishme. Themelore është se institucionet e ngritura në Shqipëri, sipas përvojës më të mirë ndërkombëtare, sidomos europerëndimore, nuk janë bërë për t’u ndarë me thikë; kjo i takon shumicës dhe kjo tjetra, opozitës. Ato janë ngritur për të saktësuar ato probleme që përbëjnë edhe thelbin e qënies së tyre.
Përse prokuroria desh “varrosi” më shumë se 289 kallzime të Kontrollit të lartë të Shtetit?
Ka disa arsye për këtë. Nuk është vetëm përfitimi material që është arritur nga prokurorë të veçantë. Kjo ka qenë, e për disa kohë do të mbetet një praktikë pune e prokurorëve. E përkthyer në mall, kjo praktikë do të thotë vila moderne, toka të blera me çmime qesharake, ndërtesa të dyta, shkollime të shtrenjta për fëmijët e tyre, luks i shfrenuar, dhe mbi të gjitha, pasuri e fshehur ose në parajsa fiskale, ose në banka të afërta, si në Qipro, ose tek vjehrritë, ose nën tokë.
Por prokuroria jonë, deri më tani, ka qenë pesë e rëndësishme e politikës. Me vetdije ajo i ka shërbyer asaj. Ajo ka pasur një pakt, jo vetëm të heshtur me politikën, përmes së cilit kanë lëvizur lirisht padrejtësitë, vjedhjet dhe zhvatjet masive.
Organi i akuzës shpesh herë ka qenë më i ashpër me një hallexhi që ka devijuar linjën e ndriçimit në familjen e tij, se sa me atë që përmes një vjedhje të zakonshme, ka përfituar aq shumë të holla sa dëmi i shkaktuar do të ishte i njëjtë me ndriçimin e gjithë vitit për të gjithë lagjen.
Prokuroria e ka ndjekur politikën, por nuk e ka ndjekur institucionin paralel me të. Në këtë rast Kontrollin e Lartë të Shtetit apo edhe institucionet e tjera qendrore. Me dhjetra kallzime penale kanë bërë ministritë dhe institucione të tjera qendrore ndaj paraardhësve të tyre. Janë vënë në spikamë abuzime të shumta, lëshime abuzive të marramendshme, por të gjitha, ose thuajse të gjitha janë mbyllur pa dhënë asnjë shenjë jete.
Si duket, tani, ndoshta edhe me këmbënguljen e institucioneve jashtë shtetit shqiptar, po fryen një erë ndryshe. Dosjet e vjetra po shkunden nga pluhuri Llalla. Vetëm në qarkun e Elbasanit ato janë mbi 50 dosje të të tilla, që po dalin nga harresa. Ndoshta edhe 280 kallzimet penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit do të dalin në dritë në shumicën e tyre.
Atëherë, korrupsioni do e ndjejë frikën dhe do të bëjë hapa pas.
Institucionet nuk janë krijuar për t’i nxjerrë sytë njëri- tjetrit. Është e njëjtë, edhe kur ata drejtohen nga qeveria, edhe kur drejtuesit e tyre janë nga opozita, ata janë hallka të rëndësishme të shtetit, që nuk e përjashtojnë njëra- tjetrën. Boll janë përpjekur t’ ja nxjerrin sytë njëra-tjetrës.
E keni harruar se si ish presidenti Nishani, në ditën e parë të qeverisë Rama i thirri në takim krerët e institucioneve që vareshin prej tij , nën thirrjen “ t’i qëndrojmë qeverisë Rama”, sikur ishte në luftë me të.
Ndoshta një ditë, edhe Prokuroria e Përgjithshme do të futet si duhet në këtë rrugë. E tashmja është më shprehëse se e djeshmja.
Dhe së fundi: vetëm një herë e kam takuar dhe kam biseduar gjatë me Kryetarin e Kontrollit të lartë të Shtetit. Në zyrën e tij. Dhe, më shumë kemi folur për letërsinë dhe artet , se sa për qëllimin e shkuarjes sime aty, që e ezaurua për pak minuta dhe që nuk kishte lidhje me dosjet e ngritura nga Institucioni i tij.

Retorike Z. Bedri! Keto i dine gjithe shqiptaret! Mos merrni mundimin te shkruani gjera te tilla!
Korrupsioni ne Shqiperi ka qene der ne 2013 kur ishte Saliu ne pushtet. Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet te kryesu nga Edi Rama i Pare, korrupsioni, vjedhja, abuzimi eshte zdukur fare. Hetime dhe denime duhet te kete pra vetem der ne 2013. Me tutje s’ka asnje te korruptuar.
Do pranohet ndonje rast vetem po u deklarua nga vete Edi Rama i Pare, ose e shumta, nga shoku Taulant Balla.
shyqyr qe eshte KLSH se keta nuk e njohin friken fare
BEDRI ISLAMI TI JE KTHYER NE NJE ZYLFO QE THERRISTE UJKU.PO E DEMTON RENDE KETE TE PERDITESHME SE NUK BEN INFORMACION PO TREGON PERRALLA ME MBRET KU NE PUSHTET JANE NJE SALI DHE LIKE FLORI QE SHQIPETARET VJEDH.PERDHUNON-VRET!!!!!!!!!!
E paske fut njerin ne pune te Bujari, ore Bedrio, dhe i bone qoken me ket shkrim.
Kontrolli i Larte i Shtetit, eshte, Mohimi i Larte i Shtetit.
Nese, Prokuroria ngre akuza dhe …, Kontrolli i Larte i Shtetit ka per detyre ta ruaje shtetin, qe te mos bjere ne korupsion. Dhe kur shteti shqiptar rezulton i koruptuar, gje qe e di gjithe bota, do te thote se Komisioni ka bere nje vere ne uje, me dashje.
Kaq nuk di ti Bedri. Tashme je bere i pabesueshem me tamam.
C’fare do ti Bedriu Islami? Hapje dosjesh te KLSH-se? Shume mire thua, por le te hapen se pari ato dosjet e fresketa te KLSH-se per vitin 2017 p.sh. E di ti Bedri sa eshte shifra e shperdorimeve ne administraten shteterore te Rames per vitin qe shkoi? Shko e pyet ne KLSH! Une nuk po ta them se kam frike mos te bie te fiket.
Po shkrimi flet për 5 vitet e fundit! Pra, qeverisjen Rama!
Por KLSH-ne kush e kontrollon dhe heton?
Apo ata jane te simboli i ndershmerise ne Shqiperi.
Ata kontrollojne, auditojne dhe nuk kontrollohen.
A mundet ndokush te sqaroje?
Shqipo hesapi.KLSH vetem denoncon pastaj i takon prokurorise dhe gjykatave te bejne punen e tyre. Kuptove nashti. Pra eshte gjykata ajo qe vlereson nese denoncimi i KLSH-se ka qene i drejte apo jo.
O shoku Bedri a e degjove shefine e antimafias italiane qe e tha cope se krimi dhe trafiku i droges jane te lidhur me politiken. Eshte i dyti qe e ben nje pohim te tille gjate drejtimit rilindjot.
Nga keto 280 dosja qe cuditerisht
paska zbulura Artamarku me Bedrislamin me cuditerisht 255 + prej tyre i takojne monstres Berishes
..Cfare do te thote kjo???…Kjo do te thote qe i lezecmi Donald Lu duhet te filloje
reformen e DEBERISHIZIMIT..jo te dekriminalizmit
ME VJEN KEQ PER KETO BEDRISALMIKET E GAZETES DITA
SEPSE DHE ARTAMARKU DO PERFUNDOJE SI EKSEPRTIZAT E FBI
ME TE CILAT BERISHA FSHIU BYTHEN (MOS ME FALNI PER SHPREHJEN)
1-puci shtetit 2 prill 1991
2-lufta veri-jug 1997
3-kater mije te vrare ne 1997
4-urdheri per sulm kimik 1997
5-remzi hoxha
6-fshehja e kumbaros
7-kosta trebicka
8-fatmir xhindi
9-oficeri shikut
10 gjyqtari konomi
11-viktimat e gerdecit
12-protestuesit e 21 janarit
13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
15-ktheu k/m ne spital fushor
16-refuzoi dorzimin e gardisteve
17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
18-perdhosi k/prokuroren di lavire
19-ofendoi k/shikasin si pucist
20-kercenoi ramen me egzekutim
21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
23-u fshine filmimet
24-u ndrruan tytat e armeve
25-u dekorua burri shtetit
26-u dekorua ylli ne ngjitje
27-u menderosen ekpertizat e FBI
28-u zevendesua presidenti
29-u zevendesua k/prokurri
30-u zevendesua k/bashkiaku
31-u zevendesua k/shiku
32-u terrorizuan gazetare
33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
35-genocid fisit haklajve
36-tritol te varezat e haklajve
37-bulldozer te shtepia e haklajve
38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
40-vrasja e Aleks Kekes
41-masakrimi Edi Rames
42-masakrimi Zamir Dules
43-masakrimi Bardhok Lales
44-vrasja Florian Viles
45-egzekutimi Anton Gjergjit
46-egzekutimi Vaid.Lames
47-perndjekja e Zef Brozit
48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
49-perndjekja e Shinasi Rames
50-terrorizimi Eduart Sallamit
51-terrorizimi Arben Dukes
52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
53-burgosjae e A.Frangajt
54-burgosja e A.Ristanit
55-vdekja misterioze P.Arbnorit
56-vdekja misterioze Safet zhulalit
57-vdekja misterioze Ali Spahia
58-vdekja misterioze Besnik jacellit
60-vdekja misterioze Gezim Dibra
61-egzekutimi ahmet krasniqit
62-egzekutimi ilir koloshevcit
63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
67-vdekja misterioze Tani Topit
68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
68-Eleminimi Gani Malushit
69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
70-vrasja e 10 komisareve te policise
71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
73-…1800 te vrare me kanun
74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
75-fronezimi i janullatusit
76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
78-furnizimi me nafte i milloshevicit
79-vjedhjen e votimeve 96′
80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
82-grushti i shtetit shtator 98′
83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
85-injorimi total i ceshtjes came
86-shitja e detit jon
87-implikimi me ligjin e plehrave
88-vjedhje e votimeve ne 2009
89-prishja klasave sportive
90-prishja e rrjeteve kulluese
91-tallja me shkollene plepave
92-masakra e 21 janarit
93-vjedhja e votimeve 2011
94-perdhosja e luftes N.CL
95-glorifikimi i satrapit zog
96-deklarata qe kemi gjak turku.
97-Shitja e resurseve strategjike
98-lidhja me mafiozet e podestes
99-parlameti i ri
100-stadiumi i ri
101-xhamia e re
102-rruga e Arberit
103-rrethrrotullimi ne unaze
104-h/c skavices
105-h/c devollit
106-mullinjte e eres ne karaburun
107-centrale atomike per tu bere superfuqi
108-hekurudha tirane-pekin
109-superfuqi arroresh
110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
117-mashtrimi kriminal me legalizimet
118-deshtimi i censusit
119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
120-shitja e hidrocentraleve
121-shitja mafjoze e armatimeve
122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
125-shqiperia 1-euro
126-denoncimi i Hysen Shoshorit
127-enoncimi i Margarira Kostaqit
128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
134-borxhi stratosphere me Cezin
135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
140-poshtrimi i Jon Withersit
141-poshtrimi i Arvizuse
142-loja me LHL
143-komplloti Sokol Olldashit
144-loja me lazaratin
145-helmimi Ferdinant Ponit
146-pagesa e vrasjes se Santos
147-teatri qe po luan me Fullanin
148-uzurpimi bsh
149-uzurpimi i bankes Santos
150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
169-takimi sekret me milloshevin (1995)
170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
185-denimi Top Channel me 13 milion euro
186-Trafik I madh armesh me Armenine
187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin
Problemi eshte se qeveria nuk merr as masa administrative por i nge ne detyre.
Nee koken e MONIZMIT qeveritareve te c’do rangu i dreidheshin leqet e kembeve,u meresh goja ne te folur,u shkonin djerset curk ,u shpetonte shura ne brek KUR KONTROLLI I SHTETIT i gjente ne punen e tyre me shkelje te ligjishmerise te cdo forme.Pa le kur ishte rasti per pervetesime te vlerave materiale e monetare. BUJAR LESKAJ te mos meret vetem me formulim aktesh per shkeljet e konstatuara POR ti shkule dhembet edhe Prokurorise qe nuk i shpie para pergjegjesise ligjore fajtoret.