Mbi 2000 emigrantë shpëtohen në brigjet e Libisë

anazapta

Më shumë se 2000 emigrantë dhe refugjatë janë shpëtuar nga brigjet e Libisë që shënon një nga operacionet më të mëdha. Thirrjet për ndihmë erdhën njëkohësisht nga mbi 20 varka, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Dy anije të marinës italiane u përfshinë në përpjekjet për shpëtim të së shtunës. Duke iu përgjigjur SOS-it të një varke druri në rrezik mbytjeje, “Cigala Fulgosi” arriti të shpëtonte 507 persona, ndërsa “Vega” plot 432 të tillë, bën të ditur Marina e Italisë.

Në operacion janë përfshirë edhe anije të tjera të vogla italiane, ashtu sikurse dhe anija luftarake norvegjeze “Siem Pilot”, e cila është dislokuar në ujërat e Mesdheut si pjesë e misionit të patrullimit “Triton” të Bashkimit Evropian. Një anije, që i përket grupit humanitar të “Mjekëve pa Kufij” shpëtoi 311 emigrantë përfshi edhe një fëmijë të sapolindur.

Më shumë se 2000 njerëz kanë humbur jetën nëpër ujërat e Mesdheut, në përpjekje për të mbërritur në Evropës dhe varka të mbingarkuara.

Kanali kryesor i trafikimit të refugjatëve apo emigrantëve të paligjshëm është ai mes Libisë dhe Italisë, një prej më të ngarkuarve gjatë kësaj periudhe vere, si dhe më i preferuari i trafikantëve për t’i kaluar klandestinët në Evropë.

Sipas OKB-së nga 264 mijë e 500 emigrantë që kanë kaluar Mesdheun gjatë këtij, rreth 104 mijë kanë zbritur në territorin italian, ndërsa 160 mijë të tjerë janë dërguar në Greqi.

Share This Article
1 Comment
  • Po Italianet çte semes duan qe shkojne i hpetojne afer brigjeve libiane?
    Ata tallin k me italianet. Sa nise japin sinjalin sos dhe vijne italianet i marrin e e kan te sigurt kalimin e detit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *